
Në emër të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, deputeti Sylejman Meholli mori fjalën për t’i numëruar sukseset e Qeverisë në shëndetësi, me arsyetimin se ministrit Arben Vitia nuk i mjaftoi koha për t’i përmendur.
Por, fjalimi i tij u shoqërua me reagime të menjëhershme nga deputetët e opozitës.
“Nëse ndonjë kolegë e ka problem t’i përballojë sukseset e Qeverisë, unë ia bëj me të lehtë, të dalë në byfe të qetësohet e të kthehet përsëri në debat”, është shprehur Meholli.
Burimi: Insajderi