Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacollit, ka njoftuar se Komuna e Skenderajt është obliguar të bëjë pastrimin e një pjese të lumit Klina, pas evidentimit të mbeturinave të hedhura përgjatë rrjedhës së tij.
Pacolli ka bërë të ditur se Inspektorati i Ministrisë ka inspektuar gjendjen e lumit në fshatin Klinë e Epërme të Skenderajt, ku janë evidentuar mbeturina përgjatë një gjatësie prej rreth 250 metrash.
“Përkundër pastrimeve të realizuara disa herë gjatë këtij viti, hedhja e mbeturinave nga qytetarë të papërgjegjshëm ka vazhduar”, ka njoftuar Pacolli.
Sipas saj, Inspektorati i Ministrisë ka urdhëruar Komunën e Skenderajt dhe Drejtorinë e Inspektoratit që të pastrojnë hapësirën e ndotur, të identifikojnë personat përgjegjës dhe të ndërmarrin masa ndaj tyre.
Komuna gjithashtu është obliguar të parandalojë përsëritjen e rasteve të tilla dhe të raportojë në Ministri për veprimet e ndërmarra.
“Mbrojtja e lumenjve është përgjegjësi e përbashkët!”, ka theksuar Pacolli. /Telegrafi/