Blog

  • Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje

    Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje

    Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje

    Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, në këtë rast, nëna ka raportuar në organet policore djalin e saj për dhunë fizike dhe psikike.

    I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

    “Gjakovë / 09.11.2026 – 14:30. Më 14.11.2026 është raportuar se viktima f/k, në vazhdimësi ka dhunë psikike dhe fizike nga djali i saj i dyshuari m/k. Viktima ka refuzuar strehimin, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin policor. /Klankosova.tv

  • Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm

    Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm

    Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm

    Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga ish-bashkëshorti i saj.

    Sipas raportit të Policisë së Kosovës, përveç sulmit ndaj ish-bashkëshortes, ai dyshohet se i ka lënë edhe tre fëmijët e tyre të mitur në rrugë, pa përkujdesje.

    Pas rastit, gruaja së bashku me tre fëmijët janë dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është në kërkim të policisë.

    “Dyshohet se ish bashkëshorti i ankueses, i dyshuari m/k e ka sulmuar fizikisht atë, si dhe i kishte lënë në rrugë pa përkujdesje tre fëmijët e tyre të mitur. Ajo së bashku me fëmijët janë dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është në kërkim të policisë. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti”, thuhet në njoftimin 24-orësh të Policisë. /Klankosova.tv

  • Armend Xhoxhaj pëson humbje në Magdeburg

    Armend Xhoxhaj pëson humbje në Magdeburg

    Boksieri shqiptar Armend Xhoxhaj është mposhtur nga gjermani Roman Fress, në përballjen e zhvilluar në sallën e ekspozitës së Magdeburgut. Fress triumfoi me vendim unanim të gjyqtarëve, duke fituar për herë të parë ndaj Xhoxhajt në duelin e tyre të tretë.

    Kjo përballje ishte cilësuar si “finalja e madhe” dhe u karakterizua nga një luftë intensive mes dy boksierëve. Pas humbjes në vitin 2022 dhe barazimit në maj të vitit 2026, Fress arriti më në fund ta mposhtte rivalin shqiptar.

    Fress e nisi më mirë meçin, por Xhoxhaj mori iniciativën në raundet nga i katërti deri në të nëntin, ku u paraqit më mirë se kundërshtari.

    Armend Xhoxhaj gjatë duelit Foto: Eroll Popova

    Në raundin e dhjetë, gjermani u godit në syrin e djathtë. Sipas raportimit, gjyqtari nuk e vërejti një goditje me kokë të qëllimshme. Pas këtij raundi, eksperti i MDR-së, Dominic Bösel, vlerësoi se Fress duhej t’i fitonte dy raundet e fundit për të siguruar fitoren.

    Në fund, gjyqtarët vendosën unanimisht në favor të boksierit vendas. Dy prej tyre e vlerësuan meçin 115-113, ndërsa i treti 116-112 për Fressin.

    Me këtë triumf, Fress mbrojti titullin ndërkontinental të WBO-së dhe fitoi edhe rripin e Kampionatit Evropian të kësaj organizate. Gjermani tashmë mund të shpresojë për një përballje për titullin botëror të WBO-së. /Telegrafi/

  • Moska zbut qëndrimin: Nuk do të diktojë pjesëmarrjen e përfaqësuesve evropianë në negociatat për Ukrainën

    Moska zbut qëndrimin: Nuk do të diktojë pjesëmarrjen e përfaqësuesve evropianë në negociatat për Ukrainën

    Moska ka sinjalizuar për herë të parë se nuk do ta kundërshtojë pjesëmarrjen e përfaqësuesve evropianë në negociatat për përfundimin e luftës në Ukrainë, duke hapur rrugën për përfshirjen e një delegacioni të Bashkimit Evropian në rundin e ardhshëm të bisedimeve.

    Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi se Rusia nuk ka ndërmend të përcaktojë se kush duhet ta përfaqësojë BE-në në tryezën e negociatave, ndonëse më herët kishte këmbëngulur se përfaqësuesit evropianë “nuk kanë punë” aty.

    “Ne nuk mund dhe nuk duam të vendosim kushte për ekipin e tyre negociator. Kjo është mënyrë krejtësisht e gabuar për ta paraqitur çështjen”, tha Peskov për mediat lokale të shtunën.

    Ai shtoi se Moska duhet fillimisht të zhvillojë bisedime me përfaqësuesit evropianë, për të kuptuar “në çfarë mase qëndrimi i tyre mund të kontribuojë në procesin e paqes”, transmeton Telegrafi.

    Deklarata e fundit shënon një ndryshim të dukshëm në tonin e Rusisë ndaj Brukselit, pasi në muajt e fundit Moska kishte akuzuar vazhdimisht Evropën se po “zgjat luftën” dhe po “shton vuajtjet e njerëzve të zakonshëm” përmes mbështetjes që i jep Ukrainës.

    Rusia nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

    Të martën, përfaqësuesit negociues të Shteteve të Bashkuara, Ukrainës dhe Rusisë zhvilluan bisedime trepalëshe në Abu Dhabi, ku përfaqësuesit evropianë nuk u përfshinë.

    Disa ditë më vonë, të enjten, i dërguari amerikan Jared Kushner bëri të ditur se Rusia kishte rënë dakord që në rundin e ardhshëm të negociatave të përfshiheshin edhe përfaqësuesit evropianë.

    Ndërkaq, liderët e BE-së ranë dakord të premten që Evropa të përfaqësohet nga Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia, Polonia dhe institucionet e Bashkimit Evropian. /Telegrafi/

  • Zelensky: US proposes Ukraine to issue land to Russia in exchange for NATO membership

    American negotiators have supported the idea of withdrawing Ukraine’s forces from the eastern Donbas region in exchange for NATO membership, Volodyr Zelensky said.

    The United States has not confirmed the Ukrainian president’s comments. An American official told the BBC that many ideas continue to be discussed, but any final agreement will have to be approved by both sides, the BBC writes.

    Zelensky’s comments came after US envoys met with him and Russian President Vladimir Putin, as part of US efforts to end the war between their two countries.

    Kiev has long called for membership in the military alliance, but that was previously rejected by the US and others, while Russia has said another member of the military NATO at its border is unacceptable.

    Russia began a full – scale invasion of Ukraine in February 2022 and currently controls most of the Donbas industrial region. Zelensky has repeatedly said Ukraine was not ready to give up sovereign territory.

    The Americans raised a question: What if Ukraine joins NATO? Would Ukraine withdraw from Donbas? ) This was the first time this was established, Zelensky said in comments released by his office on Saturday.

    He went on to say that if he received a specific proposal containing security guarantees, no restrictions on the Ukrainian Army and funds for the country’s reconstruction, he would put it in a referendum.

    American envoys Jared Kouchner and Steve Whitoff travelled to the Irish capital, Dublin, on Thursday to meet Zelensky after a round of talks with Putin in Moscow.

    Comments by Putin and Kremlin officials suggest that Russia’s stance on war has not changed. It has earlier proposed restrictions on the size of the Ukrainian Army, territorial concessions and neutrality guaranteed by Kiev as conditions for a peace agreement.

    Ukraine has rejected these suggestions, arguing that such restrictions would hinder its ability to avoid any future conquest.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • ​Zelensky: SHBA-ja propozon që Ukraina t’i lëshojë tokë Rusisë në këmbim të anëtarësimit në NATO

    ​Zelensky: SHBA-ja propozon që Ukraina t’i lëshojë tokë Rusisë në këmbim të anëtarësimit në NATO

    ​Zelensky: SHBA-ja propozon që Ukraina t’i lëshojë tokë Rusisë në këmbim të anëtarësimit në NATO

    Negociatorët amerikanë kanë mbështetur idenë e tërheqjes së forcave të Ukrainës nga rajoni lindor i Donbasit në këmbim të anëtarësimit në NATO, tha Volodymyr Zelensky.

    SHBA-të nuk i kanë konfirmuar komentet e presidentit ukrainas. Një zyrtar amerikan i tha BBC-së se “shumë ide vazhdojnë të diskutohen, por çdo marrëveshje përfundimtare do të duhet të miratohet nga të dyja palët”, shkruan BBC.

    Komentet e Zelensky-t erdhën pasi të dërguarit e SHBA-së u takuan me të dhe Presidentin rus Vladimir Putin, si pjesë e përpjekjeve të SHBA-së për t’i dhënë fund luftës midis dy vendeve të tyre.

    Kievi ka kërkuar prej kohësh anëtarësim në aleancën ushtarake, por kjo është kundërshtuar më parë nga SHBA-të dhe të tjerët, ndërsa Rusia ka thënë se një anëtar tjetër i NATO-s në kufirin e saj është i papranueshëm.

    Rusia nisi një pushtim në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022 dhe aktualisht kontrollon pjesën më të madhe të rajonit industrial të Donbasit. Zelensky ka thënë vazhdimisht se Ukraina nuk ishte e gatshme të hiqte dorë nga territori sovran.

    “Amerikanët ngritën një pyetje: ‘Po sikur Ukraina t’i bashkohet NATO-s? A do të tërhiqej Ukraina nga Donbasi?’ Kjo ishte hera e parë që kjo ishte ngritur”, tha Zelensky në komentet e lëshuara nga zyra e tij të shtunën.

    Ai vazhdoi duke thënë se nëse merrte një propozim specifik që përmbante garanci sigurie, asnjë kufizim mbi ushtrinë e Ukrainës dhe fonde për rindërtimin e vendit, ai do ta vinte atë në një referendum.

    Të dërguarit amerikanë Jared Kushner dhe Steve Witkoff udhëtuan për në kryeqytetin irlandez, Dublin, të enjten për t’u takuar me Zelenskyn, pas një raundi bisedimesh me Putinin në Moskë.

    Komentet nga zyrtarët e Putinit dhe të Kremlinit sugjerojnë se qëndrimi i Rusisë ndaj luftës nuk ka ndryshuar. Ajo më parë ka propozuar kufizime në madhësinë e ushtrisë së Ukrainës, lëshime territoriale dhe neutralitetin e garantuar nga Kievi si kushte për një marrëveshje paqeje.

    Ukraina i ka hedhur poshtë këto sugjerime, duke argumentuar se kufizime të tilla do të pengonin aftësinë e saj për të shmangur çdo pushtim të ardhshëm.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Ardian Krasniqi continues winning series, nokauto Venezuelan in third round

    Ardian Krasniqi continues winning series, nokauto Venezuelan in third round

    Albanian boxer Ardian Krasniqi has continued with impressive presentations in the ring, registering another convincing victory in his professional career.

    In a spectacular atmosphere in ʹ Stutgart’s SCHARRena, Krasniqi triumphed over Venezuelan boxer Ricardo Guapana, whom he defeated by knockout in the third round.

    The grandson of Albanian boxing legend Luan Krasniqi is going through a fantastic period, and this victory confirms his excellent form once again.

    Ardian Krasniqi continues winning series, nokauto Venezuelan in third round

    With this success, Ardian Krasniqi takes the number of victories to a professional career, maintaining the perfect balance: 14 victories in as much as developed meccas.

    Thus, the Albanian boxer continues to remain invincible and to build a promising career in professional boxing. /Telegraphy/

  • Ardian Krasniqi vazhdon serinë e fitoreve, nokauton venezuelianin në raundin e tretë

    Ardian Krasniqi vazhdon serinë e fitoreve, nokauton venezuelianin në raundin e tretë

    Boksieri shqiptar Ardian Krasniqi ka vazhduar me paraqitje mbresëlënëse në ring, duke regjistruar një tjetër fitore bindëse në karrierën e tij profesioniste.

    Në një atmosferë spektakolare në “SCHARRena” të Stuttgartit, Krasniqi triumfoi ndaj boksierit venezuelian Ricardo Guarapana, të cilin e mposhti me nokaut në raundin e tretë.

    Nipi i legjendës së boksit shqiptar, Luan Krasniqi, po kalon një periudhë fantastike dhe kjo fitore e konfirmon edhe një herë formën e tij të shkëlqyer.

    Ardian Krasniqi continues winning series, nokauto Venezuelan in third round

    Me këtë sukses, Ardian Krasniqi e çon në 14 numrin e fitoreve në karrierën profesioniste, duke ruajtur bilancin perfekt: 14 fitore në po aq meçe të zhvilluara.

    Kështu, boksieri shqiptar vazhdon të mbetet i pamposhtur dhe të ndërtojë një karrierë premtuese në boksin profesionist. /Telegrafi/

  • Drake surprises Albanian singer, suddenly shows up at her concert

    The renowned Canadian rapper Drake has surprised the public during the concert of the singer of Albanian origin, Stander, held in Toronto on Thursday evening.

    He has suddenly appeared on the scene, where he and the Albanian artist have performed the song “Slap the City,” their co-operation included in the 2026 Drake album, HABIBTI.

    The rapper’s performance at the concert is seen as another evidence of his support for the stand, with which he has created a close artistic and friendly report.

    The Africa between the two artists began after Drake published the singer’s music on Instagram, giving her great attention and exposure to an international audience.

    Since then, the two artists have collaborated on several musical projects, while stability has been involved in recent Canadian rapper projects.

    The joint appearance in Toronto marks another important moment in their co-operation and a special presentation for the singer of Albanian origin.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Drake i bën surprizën këngëtares shqiptare, shfaqet papritur në koncertin e saj

    Drake i bën surprizën këngëtares shqiptare, shfaqet papritur në koncertin e saj

    Drake i bën surprizën këngëtares shqiptare, shfaqet papritur në koncertin e saj

    Reperi i njohur kanadez, Drake, ka surprizuar publikun gjatë koncertit të këngëtares me origjinë shqiptare, Qëndresa, të mbajtur të enjten mbrëma në Toronto.

    Ai është shfaqur papritur në skenë, ku së bashku me artisten shqiptare ka interpretuar këngën “Slap the City”, bashkëpunimin e tyre të përfshirë në albumin e Drake të vitit 2026, “HABIBTI”.

    Paraqitja e reperit në koncert është parë si një tjetër dëshmi e mbështetjes së tij për Qëndresën, me të cilën ka krijuar një raport të afërt artistik dhe miqësor.

    Afrimiteti mes dy artistëve nisi pasi Drake publikoi në Instagram muzikën e këngëtares, duke i dhënë asaj vëmendje të madhe dhe ekspozim para një audience ndërkombëtare.

    Që nga ajo kohë, dy artistët kanë bashkëpunuar në disa projekte muzikore, ndërsa Qëndresa është përfshirë edhe në projektet e fundit të reperit kanadez.

    Dalja e përbashkët në skenë në Toronto shënon një tjetër moment të rëndësishëm në bashkëpunimin e tyre dhe një paraqitje të veçantë për këngëtaren me origjinë shqiptare.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali