Blog

  • Policia bastis shtëpinë e 24-vjeçarit në Zhegër të Gjilanit, gjen pistoletë TT dhe 14 fishekë – ky është i dyshuari

    Policia bastis shtëpinë e 24-vjeçarit në Zhegër të Gjilanit, gjen pistoletë TT dhe 14 fishekë – ky është i dyshuari

    Policia bastis shtëpinë e 24-vjeçarit në Zhegër të Gjilanit, gjen pistoletë TT dhe 14 fishekë – ky është i dyshuari

    Një aksion i Policisë në fshatin Zhegër të Gjilanit ka përfunduar me sekuestrimin e një pistolete, municionit dhe inicimin e procedurës penale ndaj një 24-vjeçari, i cili dyshohet për armëmbajtje pa autorizim, raporton Gazeta Sinjali.

    Sipas burimeve të Sinjalit, bëhet fjalë për Milaim Bislimin, 24 vjeçar, në shtëpinë e të cilit hetuesit policorë kanë kryer bastisje të premten, më 13 nëntor.

    Kontrolli është realizuar nga Njësia e Hetimeve e Stacionit Policor në Gjilan, në bazë të një urdhri të lëshuar nga Gjykata, në kuadër të hetimeve për dyshimet lidhur me posedimin e paautorizuar të armëve.

    Gjatë bastisjes, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë të tipit TT, 14 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe një karikator të zbrazët.

    Pas sekuestrimit të armës dhe municionit, i dyshuari është shoqëruar për intervistim, i cili është zhvilluar në prani të avokatit mbrojtës.

    Ndaj Bislimit është ngritur kallëzim penal për veprën “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    Rasti do të trajtohet nga organet kompetente të drejtësisë.

    Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • I rrëfeni mikut më shumë sesa partnerit? Ja kur miqësia mund të kthehet në tradhti emocionale

    I rrëfeni mikut më shumë sesa partnerit? Ja kur miqësia mund të kthehet në tradhti emocionale

    Nuk ka puthje, as marrëdhënie intime, por ekziston një afërsi që mund ta lëndojë partnerin po aq sa tradhtia fizike. Kufiri shpesh kalohet pa u vënë re

    Tradhtia nuk është gjithmonë fizike. Ndonjëherë ajo fillon me një bisedë të zakonshme, një mesazh të përditshëm apo një person që duket se ju kupton më mirë se partneri.

    Tradhtia emocionale shfaqet kur dikush që është në një lidhje fillon të kërkojë afërsi, mbështetje dhe mirëkuptim te një person tjetër, veçanërisht kur kjo marrëdhënie gradualisht zë vendin e intimitetit emocional me partnerin.

    Megjithatë, jo çdo miqësi jashtë lidhjes përbën problem. Miqtë janë pjesë e rëndësishme e jetës dhe mbështetja e tyre është e natyrshme. Vështirësia lind kur kufijtë bëhen të paqartë dhe një marrëdhënie e re fillon të ndikojë në besimin mes partnerëve.

    Kur miqësia e kalon kufirin?

    Një nga shenjat e para është ndryshimi i personit të cilit i drejtoheni për çështjet më personale.

    Nëse problemet, vendimet e rëndësishme dhe ndjenjat tuaja i ndani gjithnjë e më shpesh me një mik, ndërsa komunikimi me partnerin zvogëlohet, mund të jetë krijuar një distancë emocionale.

    Një afërsi e tillë ndonjëherë zhvillohet në tërheqje romantike ose seksuale, por edhe pa këto ndjenja mund të ndikojë në marrëdhënie.

    Për ta kuptuar më mirë situatën, pyeteni veten:

    • Kujt i tregoj së pari kur më ndodh diçka e rëndësishme?
    • A ndihem më i kuptuar nga ky person sesa nga partneri?
    • A po investoj më pak kohë dhe vëmendje në lidhjen time?
    • A i fsheh mesazhet ose bisedat me këtë person?

    Fshehja e vazhdueshme e komunikimit, minimizimi i rëndësisë së tij dhe ndjenja e parehatisë nëse partneri mëson për të mund të tregojnë se kufijtë janë cenuar.

    foto: nd3000

    Pse tradhtia emocionale mund të jetë kaq e dhimbshme?

    Edhe pa kontakt fizik, partneri mund të ndiejë se është përjashtuar nga një pjesë e rëndësishme e marrëdhënies.

    Kur bisedat intime, mbështetja dhe afërsia emocionale zhvendosen te dikush tjetër, mund të shfaqen pasiguri, xhelozi dhe humbje e besimit.

    Situata bëhet veçanërisht e ndërlikuar kur lidhja tashmë po kalon një periudhë të vështirë.

    Rrëfimi te një person tjetër mund të duket më i lehtë sesa përballja me problemet në çift. Megjithatë, shmangia e bisedave të nevojshme zakonisht nuk e zgjidh pakënaqësinë, por mund ta thellojë largimin.

    Çfarë po ju mungon në lidhje?

    Nëse vëreni se jeni lidhur emocionalisht me dikë tjetër, përpiquni të kuptoni arsyet.

    A ju mungon vëmendja? Bisedat e sinqerta? Përkëdhelja? Apo ndjenja se partneri ju dëgjon dhe ju kupton?

    Ndonjëherë afërsia me dikë tjetër sinjalizon se marrëdhënia ekzistuese ka nevojë për më shumë kujdes dhe komunikim.

    Në raste të tjera, ajo mund të tregojë se partnerët janë larguar emocionalisht dhe duhet të shqyrtojnë me sinqeritet të ardhmen e lidhjes.

    Biseda është më e rëndësishme se fshehja

    Nëse dëshironi ta ruani marrëdhënien, filloni duke folur hapur për atë që ju mungon.

    Shmangni akuzat dhe përqendrohuni te ndjenjat, pritshmëritë dhe ndryshimet që dëshironi.

    Po aq e rëndësishme është të përcaktoni kufijtë e pranueshëm në marrëdhëniet me persona të tjerë.

    Tradhtia emocionale mund të jetë një paralajmërim se lidhja kërkon më shumë përkushtim. Ndonjëherë, megjithatë, ajo nxjerr në pah probleme më të thella.

    Pyetja vendimtare nuk është vetëm nëse keni kaluar një kufi, por edhe pse keni filluar ta kërkoni te dikush tjetër afërsinë që dikur e kishit me partnerin. /Telegrafi/

  • Dua Lipa me xhaketën që ende nuk ka dalë në shitje: Mjaftuan një palë xhinse për një kombinim që bie në sy

    Dua Lipa me xhaketën që ende nuk ka dalë në shitje: Mjaftuan një palë xhinse për një kombinim që bie në sy

    Jakë gjigante, mëngë me gëzof dhe një prerje e pazakontë. Krijimi i Charlotte Simone tregon pse këtë dimër një xhaketë mund të vlejë sa e gjithë veshja

    Ekziston një lloj xhakete dimërore që nuk kërkon kombinime të ndërlikuara për t’u dukur mbresëlënëse. Dua Lipa, e njohur për dashurinë ndaj veshjeve ekstravagante, e kupton këtë më mirë se kushdo.

    Mjafton ta vishni mbi një palë xhinse të zakonshme dhe gjithçka është gati. Nuk nevojiten aksesorë të shumtë apo përzgjedhje e kujdesshme e çdo detaji. Vetë xhaketa bëhet elementi kryesor i veshjes.

    Këngëtarja shqiptare ka prezantuar një model që ende nuk ka dalë në shitje, nga koleksioni i ardhshëm Winter Drop 2 i kreatores londineze Charlotte Simone, shkruan Vogue.

    Xhaketa që e ndryshon të gjithë kombinimin

    Modeli dallohet për jakën jashtëzakonisht voluminoze me gëzof ngjyrë kafe, fundet e mëngëve me gëzof të dendur dhe prerjen e shkurtër.

    Dua Lipa e kombinoi me xhinse blu të zbehura Didy nga Icon Denim dhe një çantë të zezë Madison nga Bottega Veneta.

    “Dua është personifikimi i asaj që imagjinoj kur krijoj”, thotë Charlotte Simone për Vogue.

    “Ajo nuk duket kurrë sikur është përpjekur tepër për veshjen e saj. Mund ta hedhë një nga xhaketat tona mbi xhinse të thjeshta ose një fustan elegant dhe menjëherë xhaketa bëhet e gjithë veshja”, shpjegon kreatorja.

    Photo: Instagram (@dualipa)

    Palltot ekstravagante po ndryshojnë modën dimërore

    Veshjet e sipërme me detaje të pazakonta po bëhen gjithnjë e më të pranishme në modën dimërore.

    Jennifer Lawrence është shfaqur në Nju-Jork me një pallto luksoze prej kadifeje në nuancë të gjelbër në të verdhë, të krijuar nga Colleen Allen.

    Ndërkohë, palltot me frymëzim vintage dhe detaje gëzofi të markës Carelli janë bërë të njohura në Londër.

    Edhe Kendall Jenner dhe Hailey Bieber kanë zgjedhur krijimet e Conner Ives, mantela mëndafshi të qëndisur, me jaka dhe mëngë të zbukuruara me gëzof voluminoz.

    Këtë sezon, ngjyrat e pazakonta, teksturat e theksuara dhe përmasat dramatike po u japin palltove një karakter më teatror.

    Charlotte Simone, marka që adhurojnë yjet

    Marka londineze, e themeluar nga Charlotte Simone Beecham, njihet për modelet nostalgjike Penny Lane, jakat e mëdha prej gëzofi artificial dhe teksturat e buta.

    Taylor Swift, Gigi Hadid, Charli XCX dhe Lila Moss janë ndër emrat e njohur që kanë zgjedhur krijimet e saj.

    Edhe Dua Lipa është adhuruese e kahershme e markës.

    Vetëm disa javë më parë, ajo u fotografua në Nju-Jork me xhaketën Lila, në nuanca blu të errët dhe të zezë, të kombinuar me xhinse të çelëta, çizme të trasha Chrome Hearts, syze të mëdha dhe çantë Chanel.

    Photo: Instagram (@dualipa)

    Koleksionet që shiten brenda pak minutash

    Një nga veçoritë e Charlotte Simone është prodhimi në sasi të kufizuara. Në vend të koleksioneve të shumta, marka prezanton vetëm disa seri gjatë vitit.

    Modelet dizajnohen në Londër dhe prodhohen në sasi të vogla, me vëmendje ndaj cilësisë dhe jetëgjatësisë. Disa prej krijimeve më të kërkuara shiten brenda pak minutash.

    Koleksioni i parë dimëror, i prezantuar në tetor, u frymëzua nga nuancat e arta të agimit dhe atmosfera romantike e mëngjeseve dimërore.

    Tani pritet Winter Drop 2, ndërsa Dua Lipa tashmë ka prezantuar një nga modelet e tij.

    “Më pëlqen vetëbesimi i saj. Ajo nuk ndjek trendet, por vesh atë që i pëlqen dhe e bën krejtësisht të vetën”, thotë Simone. /Telegrafi/

  • 14-year-old denouncing father to the police: It’s not my first time he denies violence and gets released.

    A 14-year-old girl in Pristina has denounced her father for physical and psychic violence, claiming it was not the first time he practiced violence against her, but that previous incidents had not reported. Father has denied the charges, while after the interview he was released in regular procedure, the Signal newspaper reports.

    The case was reported Friday, November 13th, around 5:00, at Pristina Police Station.

    According to signal sources, minor E.S. The 14-year-old appeared in the Police and claimed to have experienced physical and psychic violence from her father, Mr.S. 50 years old.

    The girl has claimed that Father had beaten her before, but that those cases had not been denounced to the police.

    After the report, the suspect appeared at the North Police Station, where he was interviewed in connection with the girl’s claims.

    He has denied violence, claiming that the girl had only spoken abusively of him.

    Even the mother of the minor has been interviewed in the quality of the witness.

    After consulting with the district attorney for domestic violence, it has been decided to initiate a criminal case for the family’s mahuna work while the father is released in regular procedure.

    According to information provided by the signal, the girl has returned home on her own wish.

    The case will be handled in regular procedure.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • 14-vjeçarja denoncon babanë në Polici: “Nuk është hera e parë që më rreh” – ai mohon dhunën dhe lirohet

    14-vjeçarja denoncon babanë në Polici: “Nuk është hera e parë që më rreh” – ai mohon dhunën dhe lirohet

    14-vjeçarja denoncon babanë në Polici: “Nuk është hera e parë që më rreh” – ai mohon dhunën dhe lirohet

    Një vajzë 14-vjeçare në Prishtinë ka denoncuar babanë e saj për dhunë fizike dhe psikike, duke deklaruar se nuk ishte hera e parë që ai ushtronte dhunë ndaj saj, por se incidentet e mëparshme nuk i kishte raportuar. Babai i ka mohuar akuzat, ndërsa pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, raporton Gazeta Sinjali.

    Rasti është raportuar të premten, më 13 nëntor, rreth orës 17:00, në Stacionin Policor në Prishtinë.

    Sipas burimeve të Sinjalit, e mitura E.S. 14 vjeçar është paraqitur në Polici dhe ka deklaruar se kishte përjetuar dhunë fizike dhe psikike nga babai i saj, Z.S. 50 vjeçar.

    Vajza ka deklaruar se babai e kishte rrahur edhe më herët, por se ato raste nuk i kishte denoncuar në Polici.

    Pas raportimit, i dyshuari është paraqitur në Stacionin Policor Veriu, ku është intervistuar lidhur me pretendimet e vajzës.

    Ai ka mohuar të ketë ushtruar dhunë, duke deklaruar se vajzën vetëm e kishte qortuar me fjalë.

    Në cilësinë e dëshmitares është intervistuar edhe nëna e të miturës.

    Pas konsultimit me prokurorin kujdestar për dhunë në familje, është vendosur që të iniciohet rast penal për veprën “Dhuna në familje”, ndërsa babai të lirohet në procedurë të rregullt.

    Sipas informacioneve të siguruara nga Sinjali, vajza është kthyer në shtëpi me dëshirën e saj.

    Rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Hidden over 50 pounds [8 kg] of silver in a washing machine, Dogana finds out in Merdare

    Kosovo customs has prevented smuggling about 8,27kg of silver at the Border Cross Point in Merdare.

    According to Dogana’s announcement, undeclared silver was discovered on Saturday, during the search of a van with foreign license plates, which was travelling in transit from Belgium to a neighbouring country.

    The vehicle was selected for scanner control, as customs officials had raised doubts during the initial search. After analyzing images, cargo irregularities have been identified, leading to detailed control.

    During the search, officials have discovered that silver was hidden in the upper part of a used washing machine and had been camouflaged in a way that could only be identified after the device was dismantled.

    The temporarily seized amount consists of six silver investment coins, weighing one kilogram each, a one – pound [1 kg] silver ring, and another 40 coins, weighing two ounces [31 g] each.

    The total silver plate discovered is about 8,274 kg, while its estimated market value is estimated from 8,000 to 10,000 euros, the Customs report said.

    The control is carried out by customs officials, in co-operation with relevant officials and with Kosovo Police assistance.

    Customs has made it known that the goods have been temporarily seized, while the case has been processed for further investigation and the development of relevant anti-profit customs procedures.

    Source Layer: Insander

  • Fshehu mbi 8 kilogramë argjend në një lavatriçe, Dogana e zbulon në Merdare

    Dogana e Kosovës ka parandaluar kontrabandimin e rreth 8.27 kilogramëve argjend në Pikën e Kalimit Kufitar në Merdare.

    Sipas njoftimit të Doganës, argjendi i padeklaruar është zbuluar të shtunën, gjatë kontrollit të një furgoni me targa të huaja, i cili po udhëtonte në tranzit nga Belgjika drejt një vendi fqinj.

    Automjeti ishte përzgjedhur për kontroll me skaner, pasi zyrtarët doganorë kishin ngritur dyshime gjatë kontrollit fillestar. Pas analizimit të imazheve, janë identifikuar parregullsi në ngarkesë, çka ka çuar në kontrollin e detajuar.

    Gjatë kontrollit, zyrtarët kanë zbuluar se argjendi ishte fshehur në pjesën e sipërme të një lavatriçeje të përdorur dhe ishte kamufluar në atë mënyrë që mund të identifikohej vetëm pas çmontimit të pajisjes.

    Sasia e sekuestruar përkohësisht përbëhet nga gjashtë monedha investuese argjendi, me peshë nga një kilogram secila, një lingotë argjendi prej një kilogrami dhe 40 monedha të tjera, me peshë nga 31.1 gramë secila.

    “Pesha e përgjithshme e argjendit të zbuluar është rreth 8.274 kilogramë, ndërsa vlera e tij e përafërt në treg vlerësohet nga 8,000 deri në 10,000 euro”, thuhet në njoftimin e Doganës.

    Kontrolli është realizuar nga zyrtarët doganorë, në bashkëpunim me zyrtarët përkatës dhe me asistimin e Policisë së Kosovës.

    Dogana ka bërë të ditur se malli është sekuestruar përkohësisht, ndërsa rasti është proceduar për hetime të mëtejshme dhe zhvillimin e procedurave përkatëse kundërvajtëse doganore.

    Burimi: Insajderi

  • Komandanti i KFOR-it takohet në Beograd me shefin e ushtrisë serbe

    Komandanti i KFOR-it takohet në Beograd me shefin e ushtrisë serbe

    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, është takuar sot në Beograd me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjeneralin Milan Mojsiloviq.

    Sipas njoftimit të KFOR-it, gjatë takimit është theksuar rëndësia e dialogut të vazhdueshëm, koordinimit efektiv dhe mirëkuptimit të përbashkët.

    “Ata theksuan rëndësinë e dialogut të vazhdueshëm, koordinimit efektiv dhe mirëkuptimit të përbashkët”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

    Më tej, KFOR-i ka bërë të ditur se vazhdon të angazhohet në mënyrë konstruktive me të gjitha palët përkatëse dhe partnerët ndërkombëtarë.

    “KFOR-i vazhdon të angazhohet në mënyrë konstruktive me të gjitha palët përkatëse dhe partnerët ndërkombëtarë, duke nxitur marrëdhënie të bazuara në paanshmëri, profesionalizëm dhe respekt të ndërsjellë, si dhe duke siguruar komunikim transparent dhe në kohë”, thuhet në njoftim.

    KFOR-i ka ritheksuar se mbetet plotësisht i aftë dhe i përkushtuar për përmbushjen e mandatit të tij, në përputhje me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. 

    Burimi: RTKLive

  • 400 euros become a source of contention between the two families in Lipjan, the police end up in domestic violence cases

    A 400 euro amount has become the cause of a dispute between the two family members in Lipjan, who have ended up at the police station complaining against each other. Although both have claimed no violence or threats, the case has been initiated as a family dandan, the Signal newspaper reports.

    According to signal sources, it’s about M.G. 68 years old and 47-year-old L.G., who appeared at the police station on November 13th, about 9:00 p.m.

    The dispute was initiated after L.G. He gave it to M.G. a total of about 400 euros a week ago. When she had demanded the return of the money, he had not returned it, prompting a debate among them.

    Both have claimed that they had disagreements earlier, but that the latest incident had only been verbal, with no physical violence or defeat.

    In the case, domestic violence investigators are involved, and after consulting the guardian prosecutor, the procedure for ʹDeuna work is decided to be initiated in the family.

    The case will be handled in regular procedure.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • 400 euro bëhen mollë sherri mes dy familjarëve në Lipjan, përfundojnë në Polici – hapet rast për dhunë në familje

    400 euro bëhen mollë sherri mes dy familjarëve në Lipjan, përfundojnë në Polici – hapet rast për dhunë në familje

    400 euro bëhen mollë sherri mes dy familjarëve në Lipjan, përfundojnë në Polici – hapet rast për dhunë në familje

    Një shumë prej 400 eurosh është bërë shkak i një mosmarrëveshjeje mes dy familjarëve në Lipjan, të cilët kanë përfunduar në stacionin policor duke u ankuar ndaj njëri-tjetrit. Ndonëse të dy kanë deklaruar se nuk kishte pasur dhunë apo kërcënime, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”, raporton Gazeta Sinjali.

    Sipas burimeve të Sinjalit, bëhet fjalë për M.G. 68 vjeçar dhe L.G. 47 vjeçare, të cilët janë paraqitur në Polici mbrëmjen e 13 nëntorit, rreth orës 21:00.

    Mosmarrëveshja kishte nisur pasi L.G. i kishte dhënë M.G. një shumë prej rreth 400 eurosh një javë më parë. Kur ajo kishte kërkuar kthimin e parave, ai nuk ia kishte kthyer, duke nxitur një debat mes tyre.

    Të dy kanë deklaruar se kishin pasur mosmarrëveshje edhe më herët, por se incidenti i fundit kishte qenë vetëm verbal, pa dhunë fizike apo kanosje.

    Në rast është përfshirë edhe hetuesi për dhunë në familje, ndërsa pas konsultimit me prokurorin kujdestar është vendosur që të iniciohet procedurë për veprën “Dhunë në familje”.

    Rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali