Blog

  • Elisa Spiropali përjashtohet nga të gjitha funksionet në Partinë Socialiste, mbetet vetëm anëtare e thjeshtë

    Elisa Spiropali përjashtohet nga të gjitha funksionet në Partinë Socialiste, mbetet vetëm anëtare e thjeshtë

    Elisa Spiropali përjashtohet nga të gjitha funksionet në Partinë Socialiste, mbetet vetëm anëtare e thjeshtë

    Elisa Spiropali është përjashtuar nga të gjitha funksionet në Partinë Socialiste të Shqipërisë.

    Lajmi është bërë i ditur nga sekretari i përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, i cili përmes një postimi ka njoftuar se Spiropali është larguar nga të gjitha forumet e larta të partisë.

    Sipas Klosit, vendimi përfshin përjashtimin e saj nga Kryesia, Asambleja, si dhe nga pozita e drejtuese politike në një njësi të Tiranës.

    Ndërkohë, pritet të zyrtarizohet edhe përjashtimi i saj nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste.

    Pas këtyre vendimeve, Spiropali mbetet vetëm anëtare e thjeshtë e Partisë Socialiste, sipas deklarimit të Klosit.

    Burimi: Insajderi

  • Special Law, PDK agrees to delay review for next session

    On Thursday it was set as the last point of the plenary session agenda.

    But since after the pause, MPs were delayed to be in the hall, the chief district officer postponed the session work Friday, part of which was the Law on Changing the Special Court Law.

    And yesterday, after about 12 hours of discussion of other points, he had a corummer for the law.

    One day after, The PDK is revealing to television if it considers that the review of this point has been deliberate.

    We have no reason to consider the delay deliberate. There have been two busy sessions, with long debates on two extremely important topics: health and energy. The important thing is that the law is involved in the agenda and we expect to proceed with the session over the next few days. )

    Meanwhile, PDK Chairman Vlora Citaku’s post — Vlora Citaku said they have taken seriously the concerns raised by the EU.

    We have also welcomed the international partners’ readiness for consultations. The Democratic Party of Kosovo takes seriously concerns expressed by the European Union over the Specialised Chambers Law. Partnerships with the EU and respect for international obligations are part of our uncontaminated state orientation. For that reason, we expect the discussion of the law to develop on concrete provisions and legal arguments, Citaku has said.

    But lawyer Ardian Bajraktari estimates that some changes would have to be made before the vote.

    I appreciate that the need or necessity to make some interventions so that the law is in harmony above all with the relevant constitutional administration is obvious, so I appreciate that political subjects should engage in a literal consultancy process with both international experts and relevant field experts, Bajraktari said.

    Duagjini has tried during the day to take a stance even from the Vetevendosje Movement, but its officials have not returned.

    Source Layer: Dukeagini

  • Ligji për Specialen, PDK mirëkupton shtyrjen e shqyrtimit për seancën e radhës

    Ligji për Specialen, PDK mirëkupton shtyrjen e shqyrtimit për seancën e radhës

    Të enjten u vendos si pikë e fundit e rendit të ditës së seancës plenare.

    Por meqë pas pauzës, deputetët u vonuan të jenë në sallë, kryekuvendarja i shtyu për të premten punimet e seancës, pjesë e së cilës qe edhe Ligji për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

    E, dje pas rreth 12 orësh diskutime të pikave tjera, s’pati kourum për ligjin.

    Një ditë pas, PDK-ja bën të ditur për televizionin nëse konsideron që shyrja e shqyrtimit të kësaj pike ka qenë e qellimshme.

    “Nuk kemi arsye ta konsiderojmë shtyrjen të qëllimshme. Kanë qenë dy seanca të ngarkuara, me debate të gjata për dy tema tejet të rëndësishme: shëndetësinë dhe energjinë. E rëndësishme është që ligji është përfshirë në rendin e ditës dhe presim të procedohet në vazhdimin e seancës, gjatë ditëve në vijim.”

    Ndërkohë, ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku tha se i kanë marrë seriozisht shqetësimet e ngritura nga BE-ja.

    “Kemi mirëpritur edhe gatishmërinë e partnerëve ndërkombëtarë për konsultime. Partia Demokratike e Kosovës i merr seriozisht shqetesimet e shprehura nga Bashkimi Evropian lidhur me Ligjin për Dhomat e Specializuara. Partneriteti me BE-në dhe respektimi i obligimeve nderkombetare jane pjese e orientimit tone te palekundur shteteror. Pikerisht për këtë arsye, presim që diskutimi për ligjin të zhvillohet mbi dispozita konkrete dhe argumente juridike”, ka thënë Çitaku.

    Por, avokati Ardian Bajraktari vlerëson se do të duhej të bëheshin disa ndryshime para votimit.

    “Vlerësoj që nevoja apo domosdoshmëria për të bërë disa intervenime ashtu që ligji të jetë në harmoni mbi të gjitha me amandamentin përkatës kushtetues janë evidente prandaj vlerësoj që subjektet politike duhet të angazhohen në një proces të mirëfilltë konsultimi si me ekspertët ndërkombëtarë ashtu edhe me ekspertë përkatës të fushës”, ka thënë Bajraktari.

    Dukagjini ka provuar gjatë ditës të marrë një qëndrim edhe nga Lëvizja Vetëvendosje, por zyrtarë të saj nuk kanë kthyer përgjigje.

    Burimi: Dukagjini

  • 140 mijë të diagnostikuar me diabet në Maqedoninë e Veriut, 40 mijë të tjerë jetojnë me sëmundjen pa e ditur

    140 mijë të diagnostikuar me diabet në Maqedoninë e Veriut, 40 mijë të tjerë jetojnë me sëmundjen pa e ditur

    Rreth 142 mijë persona në Maqedoninë e Veriut janë të regjistruar me diabet, ndërsa rreth 40 mijë të tjerë mund të jetojnë me këtë sëmundje pa e ditur. Në Ditën Botërore të Diabetit, mjekët bëjnë thirrje për parandalim dhe diagnostikim të hershëm, ndërsa pacientët kërkojnë qasje më të madhe në sensorë për matjen e glukozës dhe pompa të insulinës.

    Sipas të dhënave, mbi 95 për qind e rasteve në vend janë me diabet të tipit 2.

    “Nëse para pesë vitesh flisnim se çdo person i 11-të kishte diabet, sot të dhënat tregojnë se çdo person i 9-të në botë ka diabet. Rreth 593 milionë njerëz në botë jetojnë me diabet, por parashikimet janë edhe më shqetësuese: deri në vitin 2050, kjo shifër pritet të kalojë 850 milionë. Duhet të fokusohemi te faktorët e rrezikut, pra te faktorët që kontribuojnë në shfaqjen e diabetit, kryesisht të tipit 2, në mënyrë që t’i identifikojmë dhe trajtojmë në kohë, me qëllim parandalimin e gjendjes paradiabetike dhe më pas të shfaqjes së diabetit të tipit 2. Nëse në vendin tonë kemi rreth 135 mijë persona me diabet, atëherë afërsisht 40 mijë persona kanë diabet, por nuk janë të diagnostikuar, tha Irfan Ameti, drejtor I Klinikës së Endokrinologjisë.

    Një nga kërkesat kryesore të pacientëve me diabet është zgjerimi i mbulimit me sensorë për monitorimin e vazhdueshëm të glukozës. Aktualisht, sensorë janë siguruar për rreth 800 persona me diabet të tipit 1, ndërsa synimi i shoqatave është që brenda dy ose tre viteve të arrihet mbulim prej 80 për qind për pacientët që kanë indikacion mjekësor edhe për sensorë, edhe për pompa të insulinës.

    “Sensorë ose sisteme për monitorimin e glikemisë për të gjithë personat me diabet të tipit 1 në Maqedoni. Kjo është kërkesa jonë prej shumë vitesh. Deri më sot kemi siguruar sensorë vetëm për 800 persona me diabet të tipit 1, ku të gjithë të rinjtë dhe fëmijët deri në moshën 25-vjeçare janë të mbuluar. Nevojitet që sa më shpejt të vazhdojmë me zgjerimin e këtij numri, duke e rritur gradualisht mbulimin, me synimin që brenda dy ose tre viteve të arrijmë në rreth 80 për qind të mbulimit”, theksoi Dimçe Velev, Kryetar i Lidhjes së Shoqatave të Diabetikëve të Maqedonisë.

    Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, thekson rëndësinë e ndryshimit të mënyrës së jetesës, aktivitetit fizik dhe ushqyerjes së shëndetshme. Klekovski theksoi shqetësimin për kontrollet parandaluese, duke thënë se një pjesë e rezultateve me glikemi të rritur nuk evidentohen në sistemet shëndetësore, pasi ende punohet me dokumentacion në letër.

    “Vetëm aktiviteti fizik, edhe pa elementet e tjera, mund të kontribuojë në uljen e rasteve të diabetit të tipit 2 me 5 %. Gjatë vitit 2025 kemi realizuar pothuajse 200 mijë kontrolle sistematike periodike, gjatë të cilave matet edhe niveli i glukozës në gjak. Por, a e dini se çfarë ndodh me rezultatet e këtyre kontrolleve, skush nuk i lexon ato. Supozoj se kemi të paktën 10 për qind të rezultateve me nivel të rritur të glukozës në gjak, të cilat nuk regjistrohen askund në sistemet tona, sepse ende punojmë me formularë në letër”, vlerëson Sasho Klekovski, ministër i Shëndetësisë.

    Në Ditën Botërore të Diabetit u rekomandua që qytetarët të mos presin shfaqjen e simptomave për të kontrolluar nivelin e sheqerit në gjak. Sipas mjekëve, diagnostikimi i hershëm dhe qasja në trajtim mbeten vendimtare për parandalimin e komplikimeve dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.

  • Irish police discover explosive devices near where world leaders dined, part of dinner was also Kurti

    Irish police have discovered and neutralised an explosive device at a office building in Merrion Square in downtown Dublin, near Ireland’s National Gallery, where official dinners of leaders at the European Political Community Summit ( EPC, reports Reuters.

    Duagjini has unofficially learned that Kosovo Prime Minister Albin Kurti, who was part of the Istanbul European Political Community Summit, attended this dinner.

    The device was discovered on Friday afternoon, while Irish Army experts committed themselves to neutralising it.

    Irish police disclosed that the explosive disposal team had made the device secure, which it described as improvised but functional. Authorities have launched investigations into the case, while giving no details as to when equipment or other related information may have been established.

    Various world leaders attended Thursday’s dinner at the National Gallery of Ireland. Reuters has mentioned among them French President Emmanuel Macron, British Prime Minister Andy Burnham, and Canadian Prime Minister Mark Carney.

    Ukrainian President Voldymyr Zelensky, although attending the summit, was not present at dinner because at that time he was holding a meeting with US envoy Jared Kouchner and Steve Witkoff outside Dublin.

    The two – day summit in Ireland was accompanied by widespread security. Irish police had named the security operation the largest they have ever undertaken for such an event.

    Source Layer: Dukeagini

  • Policia irlandeze zbulon pajisje shpërthyese pranë vendit ku liderët botërorë darkuan, pjesë e darkës ishte edhe Kurti

    Policia irlandeze zbulon pajisje shpërthyese pranë vendit ku liderët botërorë darkuan, pjesë e darkës ishte edhe Kurti

    Policia irlandeze ka zbuluar dhe neutralizuar një pajisje shpërthyese në një ndërtesë zyrash në sheshin Merrion, në qendër të Dublinit, pranë Galerisë Kombëtare të Irlandës, ku të enjten mbrëma ishte mbajtur darka zyrtare e liderëve pjesëmarrës në Samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC), raporton Reuters.

    Dukagjini ka mësuar jozyrtarisht se në këtë darkë ka marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ishte pjesë e Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Dublin.

    Pajisja u zbulua të premten pasdite, ndërsa ekspertët e ushtrisë irlandeze për çaktivizimin e bombave u angazhuan për ta neutralizuar atë.

    Policia irlandeze bëri të ditur se ekipi për asgjësimin e mjeteve shpërthyese e kishte bërë të sigurt pajisjen, të cilën e përshkroi si të improvizuar, por funksionale. Autoritetet kanë nisur hetimet për rastin, ndërsa nuk kanë dhënë detaje se kur mund të jetë vendosur pajisja apo informacione të tjera lidhur me të.

    Në darkën e së enjtes në Galerinë Kombëtare të Irlandës morën pjesë liderë të ndryshëm botërorë. Reuters ka përmendur në mesin e tyre presidentin francez, Emmanuel Macron, kryeministrin britanik, Andy Burnham, dhe kryeministrin kanadez, Mark Carney.

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ndonëse mori pjesë në samit, nuk ishte i pranishëm në darkë, pasi në atë kohë zhvillonte një takim me të dërguarit amerikanë Jared Kushner dhe Steve Witkoff, jashtë Dublinit.

    Samiti dyditor në Irlandë u shoqërua me masa të gjera sigurie. Policia irlandeze e kishte cilësuar operacionin e sigurisë si më të madhin që ka ndërmarrë ndonjëherë për një ngjarje të tillë.

    Burimi: Dukagjini

  • Winter arrives firmly in Croatia, snow paralyses circulation on several roads

    Heavy snowfalls and difficult weather conditions have caused problems in the road flow in Croatia, where some vehicles have remained blocked, while drivers have faced difficulties during the movement.

    The most problematic situation has been reported on the A6 highway, which connects Rijeka with Zagreb, where snow has made circulation difficult and created obstacles to vehicles travelling in this direction.

    According to reports by the Croatian portal Index, some trucks that were not equipped with the necessary winter equipment have remained blocked on the road, preventing not only the flow of other vehicles but also the work of services responsible for snow cleaning.

    Problems have also been reported in the Delnica area, as well as on the old route that runs through the mountain region of Gorski Kotar, an area known for snowfall and harsh atmosphere conditions during the winter season.

    Clouds have brought difficulty in moving vehicles, especially heavy vehicles, highlighting the importance of adequate winter equipment for safe circulation on snow – covered roads. /Telegraphy/

  • Dimri mbërrin fuqishëm në Kroaci, bora paralizon qarkullimin në disa rrugë

    Dimri mbërrin fuqishëm në Kroaci, bora paralizon qarkullimin në disa rrugë

    Reshjet e dendura të borës dhe kushtet e vështira atmosferike kanë shkaktuar probleme në qarkullimin rrugor në Kroaci, ku disa automjete kanë mbetur të bllokuara, ndërsa drejtuesit e mjeteve janë përballur me vështirësi gjatë lëvizjes.

    Situata më problematike është raportuar në autostradën A6, e cila lidh Rijekën me Zagrebin, ku bora ka vështirësuar qarkullimin dhe ka krijuar pengesa për automjetet që udhëtojnë në këtë drejtim.

    Sipas raportimeve të portalit kroat Index, disa kamionë që nuk ishin të pajisur me pajisjet e nevojshme dimërore kanë mbetur të bllokuar në rrugë, duke penguar jo vetëm qarkullimin e automjeteve të tjera, por edhe punën e shërbimeve përgjegjëse për pastrimin e borës.

    Probleme janë raportuar gjithashtu në zonën e Delnicës, si dhe në rrugën e vjetër që kalon përmes rajonit malor të Gorski Kotarit, një zonë e njohur për reshjet e borës dhe kushtet e ashpra atmosferike gjatë sezonit dimëror.

    Reshjet kanë sjellë vështirësi në lëvizjen e automjeteve, veçanërisht të mjeteve të rënda, duke nxjerrë në pah rëndësinë e pajisjeve të përshtatshme dimërore për qarkullim të sigurt në rrugët e mbuluara nga bora. /Telegrafi/

  • Former football player and member of Shklomija technical staff Agron Memedi separates from life

    The Pristina football club has announced the separation from life of Agron Memed, former football player and member of the Albanian club technical staff Shtendija from Tetovo.

    Through a telegram of comfort published on Facebook, FC Pristina has expressed the pain of his death and has expressed condolences to family members, club Shkendija, friends and relatives of the deceased.

    ) The Pristina FC expresses the deep pain of dividing Agron Memed ‘%s’ life, said in the club’s announcement.

    Finally, the club has conveyed the message: “You rest in peace, Agron.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Ndahet nga jeta ish-futbollisti dhe anëtari i stafit teknik të Shkëndijës, Agron Memedi

    Ndahet nga jeta ish-futbollisti dhe anëtari i stafit teknik të Shkëndijës, Agron Memedi

    Ndahet nga jeta ish-futbollisti dhe anëtari i stafit teknik të Shkëndijës, Agron Memedi

    Klubi i futbollit Prishtina ka njoftuar për ndarjen nga jeta të Agron Memedit, ish-futbollist dhe anëtar i stafit teknik të klubit shqiptar Shkëndija nga Tetova.

    Përmes një telegrami ngushëllimi të publikuar në Facebook, FC Prishtina ka shprehur dhimbjen për vdekjen e tij dhe u ka shprehur ngushëllime familjarëve, klubit Shkëndija, miqve dhe të afërmve të të ndjerit.

    “FC Prishtina shpreh dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të Agron Memedit”, thuhet në njoftimin e klubit.

    Në fund, klubi ka përcjellë mesazhin: “U prehsh në paqe, Agron”.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali