Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, thotë se Ligji për përdorimin e gjuhëve do të jetë serioz vetëm kur të ketë një plan të qartë financiar për zbatimin e tij nga Ministria e Financave.
Sipas analizave të PDSH-së, për implementimin e plotë të ligjit nevojiten 470 milionë euro, përfshirë përgatitjen e kuadrove dhe pajisjen e institucioneve. Thaçi kërkon që shërbimet në sportelet e institucioneve të funksionojnë në dy gjuhë, në mënyrë që qytetarët të mos detyrohen të flasin në dy gjuhë.
Sipas Menduh Thaçit, zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë pas humbjes së Bërvenicës edhe rënies së Vuçiqit. Sipas Thaçit, në Bërvenicë nuk kemi të bëjmë me atë se kush ka fituar, por me atë se qytetarët i dhanë një mesazh qeverisë se në çfarëdo zgjedhje që të kemi, ata nuk do t’i kenë më 61 deputetë.
Këto komente Thaçi i bëri në kuvendin e degës së Tetovës, ku si kryetar dege i PDSH-së u zgjodh Fatmir Tresi.
Duke folur për raportimet lidhur me largimin e tyre, Stojkoviq tha se Veselinoviqi dyshohet se ka udhëtuar drejt Rusisë përmes Turqisë, ndërsa për Radoiçiqin nuk dihet rruga që ka ndjekur. Sipas tij, Radoiçiqi aktualisht ndodhet në Moskë.
Avokati vlerësoi se largimi i tyre është pasojë e bashkëpunimit të shërbimeve të inteligjencës serbe dhe ruse, duke pretenduar se të dy po kërkojnë mbrojtje në Rusi, pasi, sipas tij, pushteti i ri në Serbi nuk do t’i mbrojë më.
Duke komentuar përgjegjësinë e institucioneve serbe, Stojkoviq tha se nuk është hera e parë që persona të dyshuar për veprimtari kriminale largohen nga Serbia, me pretendimin se këtë e mundësojnë vetë strukturat shtetërore.
Ai përmendi edhe rastin e dy shtetasve kinezë, për të cilët tha se, sipas raportit të fundit të kryeprokurorit të shtetit, Prokuroria e Lartë në Beograd kishte ndihmuar largimin e tyre nga Serbia, ndonëse ndaj tyre kishte urdhër-arreste amerikane dhe kërkesë për ekstradim.
Sa i përket Milan Radoiçiqit, i cili përballet me akuza lidhur me organizimin e sulmit të armatosur në Banjskë, Stojkoviq tha se nuk dihet saktësisht se si është larguar nga Serbia, duke pasur parasysh masat e sigurisë të vendosura ndaj tij nga gjykata.
Megjithatë, ai pretendoi se largimi i Radoiçiqit nuk do të ishte i mundur pa veprimin e shërbimeve sekrete serbe.
Tutje, Stojkoviq foli edhe për zhvillimet politike në Serbi dhe pritjet nga një qeveri e re, në kontekstin e ngritjes së Listës Studentore.
Ai tha se pret një qasje ndryshe të Beogradit ndaj Kosovës, por përjashtoi mundësinë që qeveria e re ta njohë pavarësinë e Kosovës, pasi, sipas tij, një zotim i tillë nuk ka qenë pjesë e programit të saj politik.
Stojkoviq u shpreh se ndryshimi kryesor që pret është në aspektin e sigurisë, duke vlerësuar se qeveria e re mund të ketë marrëdhënie më miqësore me vendet fqinje dhe të mos përdorë mjete ushtarake apo paramilitare ndaj Kosovës dhe shteteve të tjera të rajonit.
Sipas tij, raportet me Prishtinën mund të karakterizohen nga një qasje më diplomatike, edhe në rastet kur palët nuk pajtohen për çështje të caktuara.
Ai theksoi se mbetet të shihet se si do të duket konkretisht politika e qeverisë së re ndaj Kosovës, pasi ajo ende nuk është formuar.
Kryeterroristi që mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë, Milan Radoiçiq, raportohet se është larguar nga Serbia dhe ka ikur në Rusi, ndonëse ndaj tij janë në fuqi masa kufizuese të gjykatës, përfshirë ndalimin e largimit nga vendi dhe konfiskimin e pasaportës. Deri më tani, autoritetet serbe nuk kanë konfirmuar nëse ai ndodhet në Rusi apo nëse ka marrë leje për t’u larguar. Ndërkohë, Serbia vazhdon të mos e dorëzojë atë para drejtësisë në Kosovë për sulmin në Banjskë.
Milan Radoiçiq, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e grupit të armatosur që kreu sulmin terrorist në Banjskë, vazhdon të jetë nën masa kufizuese të shqiptuara nga Gjykata e Lartë në Beograd.
Atij i ndalohet largimi nga vendbanimi dhe territori i Serbisë pa miratimin e gjykatës. Pasaporta i është konfiskuar përkohësisht, ndërsa është i obliguar të paraqitet në polici dy herë në muaj, më datat 1 dhe 15.
Gjykata ka bërë të ditur se Radoiçiq është paraqitur për herë të fundit në polici më 1 nëntor. Për këtë, policia e ka njoftuar gjykatën katër ditë më vonë.
Ky njoftim erdhi pas deklaratave të ish-inspektorit të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë, Milan Zvezdanoviq, i cili tha për mediat se, sipas informacioneve të tij jozyrtare, Radoiçiq është larguar nga Serbia dhe ka shkuar në Rusi.
Deri më tani, nuk ka konfirmim zyrtar nëse ai ka kërkuar apo ka marrë leje nga gjykata për t’u larguar nga vendi.
Ndërkohë, procedura penale ndaj tij në Serbi vazhdon të jetë në fazën e hetimeve. Përveç marrjes së përgjegjësisë për organizimin e grupit të armatosur, Prokuroria serbe e ngarkon Radoiçiqin për sigurimin, transportimin dhe magazinimin e armëve, municionit dhe mjeteve shpërthyese.
Pavarësisht këtyre zhvillimeve, Serbia po refuzon kërkesat për ekstradimin e Radoiçiqit në Kosovë. Mbetet të shihet se si do të veprojnë autoritetet e reja të Serbisë në këtë rast.
Mungesa e përgjegjësisë për sulmin në Banjskë vazhdon të rëndojë marrëdhëniet e Beogradit me partnerët perëndimorë dhe procesin e dialogut me Kosovën. Bashkimi Evropian i ka kërkuar vazhdimisht Beogradit që personat përgjegjës për sulmin terrorist në Banjskë të arrestohen dhe të dalin para drejtësisë.
Motrat Rrezarta dhe Krenare Dushi, kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor, të titulluar “Natë pa dritë”.
Dy artistet, të cilat kanë fituar vëmendjen e publikut përmes interpretimeve vokale dhe instrumentale, janë rikthyer me një tjetër këngë, duke pasuruar repertorin e tyre muzikor.
Rrezarta dhe Krenarja janë bërë të njohura veçanërisht për interpretimet e tyre me kitarë, ndërsa janë mjaft aktive edhe në rrjete sociale, ku ndajnë vazhdimisht performanca muzikore me ndjekësit.
Përveç projekteve muzikore, dy motrat performojnë edhe në ahengje familjare dhe lokale të ndryshme, ku argëtojnë publikun me muzikë shqipe.
Me publikimin e këngës së re, Rrezarta dhe Krenarja vazhdojnë rrugëtimin e tyre të përbashkët artistik, duke sjellë materiale të reja për adhuruesit e muzikës së tyre. /Telegrafi/
Heavy snowfalls have caused numerous problems in the road flow in Croatia, where some vehicles have remained blocked, while moving on some road axes has been significantly difficult.
The most problematic situation has been reported on the A6 highway, connecting Rijeka and Zagreb, where snow has created obstacles for vehicles that circulate in this direction.
According to reports by the Croatian media media, some trucks that were not equipped with the necessary winter equipment have remained blocked on the road, preventing the flow of other vehicles and the work of teams responsible for snow cleaning.
Challenges have also been reported in the Delnica area, and on the old route that passes through the mountainous region of Gorski Kotar, known for dense snowfall during the winter.
Difficult weather conditions have particularly influenced the movement of heavy vehicles, while the situation has turned its attention to the importance of winter safety equipment in traffic.
The signal where the truth speaks before the news!
Reshjet e dendura të borës kanë shkaktuar probleme të shumta në qarkullimin rrugor në Kroaci, ku disa automjete kanë mbetur të bllokuara, ndërsa lëvizja në disa akse rrugore është vështirësuar ndjeshëm.
Situata më problematike është raportuar në autostradën A6, që lidh Rijekën me Zagrebin, ku bora ka krijuar pengesa për automjetet që qarkullojnë në këtë drejtim.
Sipas raportimeve të mediumit kroat “Index”, disa kamionë që nuk ishin të pajisur me pajisjet e nevojshme dimërore kanë mbetur të bllokuar në rrugë, duke penguar edhe qarkullimin e automjeteve të tjera dhe punën e ekipeve përgjegjëse për pastrimin e borës.
Vështirësi janë raportuar edhe në zonën e Delnicës dhe në rrugën e vjetër që kalon përmes rajonit malor të Gorski Kotarit, i njohur për reshjet e dendura të borës gjatë dimrit.
Kushtet e vështira atmosferike kanë ndikuar veçanërisht në lëvizjen e automjeteve të rënda, ndërsa situata ka rikthyer vëmendjen te rëndësia e pajisjeve dimërore për sigurinë në trafik.
The former secretary of the Democratic League of Kosovo, Ismet Beqiri, has reacted to internal developments in this party, criticising the way people who have contributed to the LDK have been treated for years.
Through one scripture, Beqiri has said that being part of the LDK does not mean silence in the face of mistakes and neither reconciliation with any party decision, but courage to criticise and seek responsibility.
He has expressed dissatisfaction with, as he has described, people who have not contributed to the party and who today dare to lecture those who have been part of its history.
It is unacceptable that people who haven’t brought no vote have made no real contribution and have not been near LDK when there was a greater need, today they take up the courage to lecture those who are part of its history. Before judging someone else’s contribution, ask yourself what you did for LDK?
He has also criticised the party’s silence, praising that the LDK lacks the courage to react and face internal problems.
According to him, the historical merits of the LDK cannot constantly be used to justify the weaknesses and failures of the present.
You can’t talk about unity by driving away those who built the LDK. You cannot seek respect by disrespecting others ‘ contributions. And you can’t pretend to change if you don’t have the courage to change yourself, he has declared.
In the end, Beqiri has stressed that the LDK should not be anyone’s property, but the home of all those who have contributed and continue to contribute to it.
The signal where the truth speaks before the news!
Ish-sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, ka reaguar lidhur me zhvillimet e brendshme në këtë parti, duke kritikuar mënyrën se si po trajtohen njerëzit që kanë kontribuar ndër vite në LDK.
Përmes një shkrimi, Beqiri ka thënë se të qenit pjesë e LDK-së nuk nënkupton heshtje përballë gabimeve dhe as pajtim me çdo vendim të partisë, por guxim për të kritikuar dhe kërkuar përgjegjësi.
Ai ka shprehur pakënaqësi ndaj, siç i ka cilësuar, njerëzve që nuk kanë kontribuar në parti dhe që sot marrin guximin t’u japin leksione atyre që kanë qenë pjesë e historisë së saj.
“Është e papranueshme që njerëz që nuk kanë sjellë asnjë votë, nuk kanë dhënë asnjë kontribut të mirëfilltë dhe nuk kanë qenë pranë LDK-së kur kishte më së shumti nevojë, sot marrin guximin t’u japin leksione atyre që janë pjesë e historisë së saj. Para se të gjykosh kontributin e dikujt tjetër, pyete veten çfarë ke bërë ti për LDK-në?”, ka shkruar Beqiri.
Ai ka kritikuar edhe heshtjen e partisë, duke vlerësuar se LDK-së i mungon guximi për të reaguar dhe për të përballur problemet e brendshme.
Sipas tij, meritat historike të LDK-së nuk mund të përdoren vazhdimisht për të justifikuar dobësitë dhe dështimet e së tashmes.
“Nuk mund të flasësh për bashkim duke i larguar ata që e ndërtuan LDK-në. Nuk mund të kërkosh respekt duke mos respektuar kontributin e të tjerëve. Dhe nuk mund të pretendosh ndryshim, nëse nuk ke guximin të ndryshosh vetë”, ka deklaruar ai.
Në fund, Beqiri ka theksuar se LDK-ja nuk duhet të jetë pronë e askujt, por shtëpi e të gjithë atyre që kanë kontribuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë për të.
Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) kanë paralajmëruar protesta të reja më 19 nëntor, në Prishtinë, duke kërkuar paga meritore dhe kushte më të mira të punës.
Sindikata e Re e KEK-ut ka njoftuar se protesta do të mbahet duke filluar nga ora 11:00, ndërsa u ka bërë thirrje punëtorëve që të vazhdojnë të bashkuar në kërkesat e tyre.
“Vazhdojmë të bashkuar për fëmijët tanë, për familjet tona, për prindërit tanë, për dinjitetin tonë dhe për një të ardhme me paga meritore, që të jemi krenarë për punën që bëjmë në KEK”, thuhet në njoftimin e sindikatës.
Sindikata ka shprehur pakënaqësi për pagat e ulëta, punën e rëndë dhe rrezikun e lartë me të cilin përballen punëtorët çdo ditë.
“Jo të varfëruar, jo të nëpërkëmbur, jo të pavlerësuar, jo pa dinjitet dhe jo të lodhur duke humbur shëndetin, duke u varfëruar nga pagat e ulëta, puna e rëndë dhe rreziku i lartë me të cilin përballemi çdo ditë”, thuhet më tej në reagim.
“Të vendosur, vazhdojmë të bashkuar!”, përfundon njoftimi i Sindikatës së Re të KEK-ut.
Mbrëmjen e kaluar, gjatë Prime-it të “Big Brother VIP Kosova 5”, u transmetua një klip ku disa nga banorët meshkuj u panë duke bërë veprime ndaj Adrianit, të cilat u konsideruan si bullizim ndaj tij.
Në mesin e banorëve të përfshirë në këtë situatë ishte edhe Fuego, i cili sot ka shprehur keqardhje për sjelljen e tij ndaj Adrianit.
“Realisht, ai gjesti që ia bona Adrianit hiç s’ke i mirë, por edhe unë e kisha presionin se m’erdhën 3-4 veta këtu edhe e bona një gjest shumë palidhje. Ma së pari, familja jem nuk m’ka rritë në atë kulturë”, u shpreh Fuego.