Blog

  • OKB: 245 fëmijë palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor që nga tetori i vitit 2023

    OKB: 245 fëmijë palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor që nga tetori i vitit 2023

    Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, ka deklaruar se forcat izraelite kanë vrarë 245 fëmijë palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar që nga 7 tetori i vitit 2023, përfshirë 41 në incidente që lidhen me raportimet për hedhje gurësh.

    “Vrasja e një fëmije është e dënueshme. Vrasja e një fëmije vetëm pse mban ose hedh gurë është e neveritshme”, tha Turk.

    Ai theksoi se e drejta ndërkombëtare kërkon që çdo përdorim i forcës të jetë “i domosdoshëm dhe proporcional me kërcënimin e paraqitur”, duke shtuar se shkeljet duhet të ndiqen dhe të mbahen përgjegjëse.

    “Duhet të ketë përgjegjësi për shkeljet”, tha ai.

    Në Bregun Perëndimor të pushtuar janë intensifikuar bastisjet ushtarake izraelite dhe sulmet nga kolonët izraelitë që nga tetori i vitit 2023, ndërsa palestinezë, përfshirë fëmijë, janë vrarë dhe plagosur në incidente të ndryshme.

    Më 8 nëntor, forcat izraelite qëlluan dhe plagosën një fëmijë palestinez gjatë një bastisjeje në qytetin Qalqilya, në veri të Bregut Perëndimor.

    Në muajin maj, UNICEF-i bëri të ditur se të paktën 70 fëmijë palestinezë ishin vrarë në Bregun Perëndimor të pushtuar, përfshirë Kudsin Lindor, që nga fillimi i vitit 2025, ndërsa 93 për qind e tyre ishin vrarë nga forcat izraelite. /AA/

  • Facebook gets access to photos of non-recilative users, Italy fines Meta 805m euros

    Meta technology giant has been fined 805m euros by Italian authorities, due to access to photos and videos of Android users without their consent.

    According to the Italian Authority for Data Protection, some 20 million users had not been properly informed that Facebook had access to their galleries through a function suggesting photos and videos for publishing.

    The authority has given the company 60 days to disable this post as pre-election and to seek particular approval of users.

    According to the BBC, the regulator estimated that Facebook announcement did not make it clear that the app could use stored photos on the phone to create suggestions for publication.

    The large number of affected persons and Meta’s lack of co-operation were cited as the reason for the high fine.

    This is one of the biggest fines imposed by an Italian authority on a technology company.

    Meta, who also owns the Instagram and Whatsapp, has recently faced a fine of $25 billion in New Mexico, U.S.A., regarding the treatment of user data.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Facebook merr qasje në fotografitë e përdoruesve pa pëlqim, Italia e gjobit Metën me 805 milionë euro

    Facebook merr qasje në fotografitë e përdoruesve pa pëlqim, Italia e gjobit Metën me 805 milionë euro

    Facebook merr qasje në fotografitë e përdoruesve pa pëlqim, Italia e gjobit Metën me 805 milionë euro

    Gjiganti i teknologjisë Meta është gjobitur me 805 milionë euro nga autoritetet italiane, për shkak të qasjes në fotografitë dhe videot e përdoruesve të Android pa pëlqimin e tyre të shprehur.

    Sipas Autoritetit Italian për Mbrojtjen e të Dhënave, rreth 20 milionë përdorues nuk ishin informuar siç duhet se Facebook kishte qasje në galeritë e tyre përmes një funksioni që sugjeronte fotografi dhe video për publikime.

    Autoriteti i ka dhënë kompanisë 60 ditë afat për ta çaktivizuar këtë funksion si parazgjedhje dhe për të kërkuar pëlqimin e veçantë të përdoruesve.

    Sipas BBC-së, rregullatori vlerësoi se njoftimi i Facebook-ut nuk e bënte të qartë se aplikacioni mund të përdorte fotografitë e ruajtura në telefon për të krijuar sugjerime për publikime.

    Si arsye për gjobën e lartë u përmendën numri i madh i personave të prekur dhe mungesa e bashkëpunimit nga ana e Metës.

    Kjo është një nga gjobat më të mëdha të shqiptuara nga një autoritet italian ndaj një kompanie teknologjike.

    Meta, që zotëron edhe Instagramin dhe WhatsApp-in, është përballur së fundmi edhe me një gjobë prej 25 miliardë dollarësh në Nju Meksiko të SHBA-së, lidhur me mënyrën e trajtimit të të dhënave të përdoruesve.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Monarkitë e Gjirit në alarm, demokratët përgatitin hetime për lidhjet financiare me familjen Trump

    Monarkitë e Gjirit në alarm, demokratët përgatitin hetime për lidhjet financiare me familjen Trump

    Qeveritë e Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Katarit po përgatiten për hetime të mundshme të demokratëve në Kongresin amerikan lidhur me marrëdhëniet financiare me presidentin Donald Trump, administratën e tij dhe familjen e tij, raporton The Washington Post.

    Pas fitores së demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit të javës së kaluar, të cilat u dhanë atyre shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senat, ligjvënësit kanë paralajmëruar hetime të gjera për pretendimet për korrupsion dhe ndikim financiar në vendimmarrjen e administratës Trump.

    Sipas zyrtarëve amerikanë dhe diplomatëve në rajonin e Gjirit, përfaqësues të demokratëve tashmë kanë paralajmëruar qeveritë e këtyre tri shteteve për hetimet e pritshme. Në fokus pritet të jenë marrëveshjet e pasurive të paluajtshme, investimet financiare dhe transaksionet e tjera, përfshirë dhuratën prej 400 milionë dollarësh të Katarit për një aeroplan luksoz.

    Një prej çështjeve që pritet të marrë vëmendjen më të madhe është investimi i lidhur me Emiratet e Bashkuara Arabe në kompaninë e kriptomonedhave World Liberty Financial, të themeluar nga tre djemtë e Trumpit dhe Zach Witkoff, djali i të dërguarit të lartë amerikan Steve Witkoff.

    Vetëm disa muaj para se Emiratet të fitonin qasje në mikroçipat e avancuar amerikanë, një subjekt i lidhur me një anëtar të lartë të familjes mbretërore emiratase, Sheikh Tahnoon bin Zayed al-Nahyan, bleu një pjesë të aksioneve në vlerë prej 500 milionë dollarësh në këtë kompani.

    Senatorja demokrate Elizabeth Warren e kishte cilësuar këtë marrëveshje si “korrupsion, të thjeshtë dhe të qartë”.

    Edhe Arabia Saudite pritet të jetë në fokus të hetimeve për shkak të investimeve në bizneset e familjes Trump. Fondi sovran i pasurisë së këtij shteti kishte investuar dy miliardë dollarë në kompaninë private të investimeve Affinity Partners, të themeluar dhe drejtuar nga Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan.

    Pas rikthimit të Trumpit në Shtëpinë e Bardhë për mandatin e dytë, familja e tij ka zgjeruar marrëveshjet në sektorin e patundshmërive në Arabinë Saudite. Këto përfshijnë projektet për ndërtimin e një kulle Trump në Xhedah, një kompleksi Trump Plaza me vlerë një miliard dollarësh dhe dy komuniteteve rezidenciale luksoze në Riad.

    Në hetime pritet të përfshihet edhe marrëveshja e administratës Trump me Riadin, e nënshkruar në korrik, për ndërtimin e centraleve bërthamore duke përdorur teknologjinë amerikane. Marrëveshja i hapi Arabisë Saudite rrugën për pasurimin e karburantit bërthamor, megjithëse Trumpi më vonë e kushtëzoi atë me normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin, pas kundërshtimeve të forta në Kongres.

    Ndërkaq, dhurata e Katarit për administratën amerikane, një aeroplan luksoz Boeing 747-8, është një tjetër transaksion që pritet të hetohet. Demokratët e kishin cilësuar këtë marrëveshje si ryshfet dhe kishin propozuar bllokimin e shitjeve të armëve në vlerë prej 1.9 miliardë dollarësh për Dohën.

    Senatori demokrat Chris Murphy, i cili vizitoi Gjirin Persik në tetor, tha se gjatë takimeve me princin saudit Mohammed bin Salman dhe emirin e Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, kishte ngritur shqetësimet për korrupsionin.

    “Politika jonë e jashtme është korruptuar”, citohet të ketë thënë Murphy në një aktivitet në Washington, pas kthimit nga rajoni.

    Sipas The Washington Post, demokratët nuk kanë autoritet të përdorin thirrjet zyrtare të Kongresit për t’i detyruar qeveritë e huaja të dorëzojnë dokumente, por mund të përdorin ndikimin e tyre në çështje ku Kongresi ka kompetenca mbikëqyrëse, si shitjet e armëve dhe ndihma për sigurinë.

    Kjo mund të shkaktojë tensione në marrëdhëniet e Washingtonit me tri monarkitë e Gjirit, të cilat nuk pritet të ofrojnë komunikimet private dhe dokumentet që kërkojnë hetuesit amerikanë.

    Zyrtarët e këtyre shteteve kanë mbrojtur marrëveshjet me administratën Trump, duke i cilësuar ato si transparente dhe duke mohuar se kanë synuar të fitojnë ndikim në vendimmarrjen e presidentit amerikan. Ambasadat e Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Katarit kanë refuzuar të komentojnë hetimet e pritshme.

    Sipas ish-drejtoreshës për Çështjet e Gadishullit Arabik në Këshillin e Sigurisë Kombëtare gjatë administratës së parë Trump, Allison Minor, marrëdhëniet e këtyre vendeve me demokratët mund të përballen me vështirësi të mëtejshme edhe për shkak të çështjeve të tjera, përfshirë luftën në Sudan dhe veprimet ushtarake saudite në Jemen.

    Minor tha se demokratët kanë pakënaqësi të akumuluara lidhur me këto çështje, duke përfshirë pretendimet për mbështetjen e Emirateve ndaj forcave paramilitare në Sudan dhe shqetësimet për numrin e lartë të viktimave civile nga operacionet saudite në Jemen.

    Burimi: Dukagjini

  • Rama denies being held hostage by Balluk: Ministers You Choose

    During closed-door discussions at the National Assembly of the Socialist Party, Prime Minister Edi Rama has reacted sharply to the algorithms for the influence of Belinda Balluk on his decision making, especially in the election of ministers and appointments to public administration.

    Rama has rejected what he described as a legend set up for Balluk’s alleged blackmail against him, stressing that no one holds him hostage and that the election of ministers is his personal competence.

    You’ve established a legend that you hold me hostage and blackmail me Balluk. Nobody holds me hostage, and the ministers choose them themselves, while the directors elect the ministers in co-operation with the district political leaders, are taught to express Rama during discussions.

    In this way, Rama has rejected claims of an uncontrolled Balluk influence on government appointments and decisionmaking, placing responsibility for electing ministers and running political structures in the Socialist Party’s respective hierarchy.

    Source Layer: Insander

  • Rama mohon se mbahet peng nga Balluku: Ministrat i zgjedh vetë

    Rama mohon se mbahet peng nga Balluku: Ministrat i zgjedh vetë

    Rama mohon se mbahet peng nga Balluku: Ministrat i zgjedh vetë

    Gjatë diskutimeve me dyer të mbyllura në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj aludimeve për ndikimin e Belinda Ballukut në vendimmarrjen e tij, veçanërisht sa i përket zgjedhjes së ministrave dhe emërimeve në administratën publike.

    Rama ka kundërshtuar atë që e cilësoi si një legjendë të ngritur për shantazhin e pretenduar të Ballukut ndaj tij, duke theksuar se askush nuk e mban peng dhe se përzgjedhja e ministrave është kompetencë e tij personale.

    “Ju keni ngritur një legjendë se mua më mban peng dhe më bën shantazh Balluku. Mua nuk më mban peng askush dhe ministrat i zgjedh vetë, ndërsa drejtoret i zgjedhin ministrat në bashkëpunim me drejtuesit politikë të qarqeve”, mësohet të jetë shprehur Rama gjatë diskutimeve.

    Në këtë mënyrë, Rama ka kundërshtuar pretendimet për një ndikim të pakontrolluar të Ballukut në emërimet dhe vendimmarrjen brenda qeverisë, duke e vendosur përgjegjësinë për zgjedhjen e ministrave dhe drejtimin e strukturave politike në hierarkinë përkatëse të Partisë Socialiste.

    Burimi: Insajderi

  • Kurti cheers therdians after the tie to Israel: If we didn’t get red punishment, we’d win.

    Kosovo Prime Minister Albin Kurti has praised the Kosovo representative’s football players for presenting the match to Israel, which ended with a score of 0-0.

    Through a social networking post, Kurt has praised the game shown by the ledians at the Fadil Vokrı Stadium, saying that the red card taken in the 66th minute affected the possibility of Kosovo winning the match.

    Praise Kosovo football players for today’s beautiful game at the Faldil Vokri Stadium towards Israel. If we weren’t punished with red card in 66 minutes, we could score and win, but time doesn’t turn back.

    We go ahead for victory in the next fight, Kurt wrote.

    Kosovo took a point from this confrontation, going to six points after five matches in the League of Nations.

    Source Layer: Insander

  • Kurti përgëzon “Dardanët” pas barazimit me Izraelin: Po të mos ndëshkoheshim me të kuq, do të fitonim

    Kurti përgëzon “Dardanët” pas barazimit me Izraelin: Po të mos ndëshkoheshim me të kuq, do të fitonim

    Kurti përgëzon “Dardanët” pas barazimit me Izraelin: Po të mos ndëshkoheshim me të kuq, do të fitonim

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përgëzuar futbollistët e përfaqësueses së Kosovës për paraqitjen në ndeshjen ndaj Izraelit, e cila përfundoi me rezultat 0-0.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti e ka vlerësuar lojën e treguar nga “Dardanët” në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke thënë se kartoni i kuq i marrë në minutën e 66-të ndikoi në mundësinë që Kosova ta fitonte ndeshjen.

    “Përgëzime futbollistëve të Kosovës për lojën e bukur sot në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ ndaj Izraelit. Po të mos ndëshkoheshim me karton të kuq në minutën 66, do të mund të shënonim dhe fitonim, por koha nuk kthehet prapa.

    Vazhdojmë përpara për fitore në ndeshjet e radhës!”, ka shkruar Kurti.

    Kosova mori një pikë nga kjo përballje, duke shkuar në kuotën e gjashtë pikëve pas pesë ndeshjeve në Ligën e Kombeve.

    Burimi: Insajderi

  • Ylli i njohur i viteve të 80-ta shfaqet pothuajse e panjohshme në një dalje të rrallë në Los Angeles

    Ylli i njohur i viteve të 80-ta shfaqet pothuajse e panjohshme në një dalje të rrallë në Los Angeles

    Aktorja e njohur amerikane, Wendy Phillips, e cila fitoi popullaritet gjatë viteve të 80-ta dhe 90-ta, është fotografuar në një dalje të rrallë publike në Los Angeles, duke u shfaqur dukshëm ndryshe nga vitet kur ishte aktive në ekran.

    74-vjeçarja, e njohur për rolet e saj në filmat Midnight Run dhe Bugsy, si dhe në serialet televizive Homefront, Falcon Crest dhe Promised Land, u pa teksa kryente disa punë të përditshme në qytet.

    Për këtë dalje, Phillips kishte zgjedhur një kombinim të thjeshtë dhe elegant, me veshje në ngjyrë blu të errët dhe një xhaketë të gjatë.

    Ajo kishte veshur gjithashtu një bluzë të bardhë me mbishkrimin “E ardhmja është femërore”, ndërsa dukjen e kompletoi me atlete sportive blu dhe të bardha të markës Hoka.

    Aktorja mbante dy çanta në nuanca kafe, ndërsa flokët e saj të gjatë, tashmë të argjendtë, i kishte lidhur prapa. Syzet e diellit plotësonin paraqitjen e saj të përditshme.

    Phillips e nisi karrierën televizive në vitet ’70, por suksesin më të madh e arriti gjatë dekadës pasuese.

    Ajo luajti përkrah Robert De Niros në komedinë kriminale Midnight Run, ndërsa në vitin 1991 u shfaq në filmin Bugsy, me protagonist Warren Beatty.

    E lindur në Brooklyn në vitin 1952, aktorja u rrit në një familje artistësh, me të dy prindërit të angazhuar në aktrim. Më vonë, familja e saj u zhvendos në Berkeley të Kalifornisë, ku nëna e saj themeloi një shkollë aktrimi.

    Vitet e fundit, Phillips e ka vazhduar lidhjen me profesionin duke ua përcjellë njohuritë e saj në aktrim brezave të rinj të studentëve. /Telegrafi/

  • Ronaldinho po përgatitet për rikthim në futboll, veprimi i tij në stërvitje mahnit tifozët

    Ronaldinho po përgatitet për rikthim në futboll, veprimi i tij në stërvitje mahnit tifozët

    Ronaldinho po përgatitet për një rikthim të veçantë në futbollin aktiv, pasi ka zhvilluar stërvitjen e parë me skuadrën italiane Ravenna, ku pritet të luajë në një ndeshje të kampionatit të Serie C.

    Legjenda braziliane dhe ish-ylli i Barcelonës, tashmë 46-vjeçar, ka treguar se klasi i tij nuk është zhdukur, ndërsa pamjet nga seanca stërvitore kanë tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale.

    Ronaldinho iu bashkua Ravennas në qershor si aksionar dhe ambasador i klubit. Në të njëjtën kohë, u bë e ditur se ai kishte nënshkruar edhe si futbollist, me mundësinë që të paraqitej në të paktën një ndeshje të Serie C gjatë këtij sezoni.

    Tashmë braziliani ka zgjedhur edhe sfidën në të cilën synon të rikthehet në fushë. Bëhet fjalë për ndeshjen në shtëpi ndaj Forlit, e planifikuar për të dielën.

    Për këtë arsye, Ronaldinho ka udhëtuar drejt Italisë dhe ka zhvilluar një seancë stërvitore me skuadrën, e cila mund të jetë e vetmja para paraqitjes së tij të shumëpritur.

    Në një video të publikuar fillimisht nga Fabrizio Romano dhe më pas të shpërndarë edhe në llogarinë zyrtare të Ronaldinhos, braziliani shihet duke kontrolluar në mënyrë spektakolare një top të gjatë nga bashkëlojtari i tij.

    Edhe pse topi dukej se do t’i kalonte mbi kokë, ish-ylli brazilian reagoi në momentin e fundit, e ndali me këmbën e djathtë dhe e kontrolloi me një lëvizje të vetme, përpara se ta ngrinte sërish drejt bashkëlojtarit.

    Pamjet kanë rikujtuar teknikën dhe elegancën që e karakterizuan Ronaldinhon gjatë karrierës së tij, ndërsa tifozët presin ta shohin sërish në fushë, këtë herë me fanellën e Ravennas./Telegrafi/