Blog

  • Two Palestinians reportedly killed by Israeli attack with fears north of Gaza

    Two Palestinians have been killed and several others have been wounded by an Israeli attack with fears north of Gaza City, reports local Palestinian media, writes the Times of Israel.

    According to reports, the victims have been identified as Momen Rizk al-Sandaghli and Mohammed Jihad Omar.

    Meanwhile, the Israeli army ( The IDF has confirmed that it has carried out an attack on the area, saying the target was two people calling them terrorist operatives.

    The IDF has indicated that the results of the attack are still under consideration.

    Source Layer: Dukeagini

  • Dy palestinezë raportohet se u vranë nga një sulm izraelit me dron në veri të Gazës

    Dy palestinezë raportohet se u vranë nga një sulm izraelit me dron në veri të Gazës

    Dy palestinezë janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur nga një sulm izraelit me dron në veri të qytetit të Gazës, raportojnë mediat lokale palestineze, shkruan “The Times of Israel”.

    Sipas raportimeve, viktimat janë identifikuar si Momen Rizk al-Shandaghli dhe Mohammed Jihad Omar.

    Ndërkaq, ushtria izraelite (IDF) ka konfirmuar se ka kryer një sulm në atë zonë, duke thënë se objektiv ishin dy persona që i cilëson si operativë terroristë.

    IDF ka bërë të ditur se rezultatet e sulmit janë ende duke u shqyrtuar.

    Burimi: Dukagjini

  • Kosova "vetëm" barazim ndaj Izraelit

    Kosova “vetëm” barazim ndaj Izraelit

    Kosova "vetëm" barazim ndaj Izraelit

    Skuadra dardane ka arritur një barazim pa gola ndaj Izraelit në ndeshjen e luajtur në shtëpi, në “Fadil Vokrri”.

    Deri në minutën e 67-të, Kosova pati iniciativën pothuajse në tërësi, duke krijuar një sërë rastesh shënimi, mirëpo nga ky moment, Veldin Hoxha u përjashtua pas kartonit të dytë të verdhë.

    Izraeli mori iniciativën, por nuk arriti të gjente golin.

    Deri në fund, të dyja ekipet krijuan raste shënimi, por rezultati mbeti ai i fillimit të ndeshjes.

    Kështu, Kosova mban vendin e dytë me 6 pikë nga 5 ndeshje, kurse Izraeli mbetet i fundit me 3 pikë.

    Në ndeshjen e fundit Kosova takohet me Irlandën në udhëtim, kurse Izraeli e pret Austrinë. /Klankosova.tv

  • Sondazh: Shumica e evropianëve mbështesin krijimin e një ushtrie të BE-së

    Sondazh: Shumica e evropianëve mbështesin krijimin e një ushtrie të BE-së

    Sipas një sondazhi të ri të realizuar nga instituti i studimeve të sigurisë GLOBSEC, shumica e evropianëve mbështesin krijimin e një ushtrie të Bashkimit Evropian (BE), me 71 për qind që janë në favor të kësaj ideje, në një kohë kur po rriten shqetësimet për besueshmërinë e angazhimeve të sigurisë së SHBA-së.

    Raporti “Trendet 2026”, i publikuar nga GLOBSEC, zbuloi se mbështetja për një ushtri të BE-së ishte e gjerë në vendet e anketuara, duke arritur në 82 për qind në Rumani, 78 për qind në Lituani dhe 75 për qind në Francë.

    Mbështetja ishte rreth 70 për qind në Poloni dhe Bullgari, ndërsa 69 për qind e të anketuarve në Gjermani ishin në favor të kësaj ideje, pavarësisht rezervave tradicionale në disa vende për një integrim më të thellë të mbrojtjes evropiane.

    Sondazhi përfshiu 14 vende në rajonin transatlantik, përfshirë 11 vende anëtare të BE-së, Ukrainën, Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA-në.

    Gjetjet treguan gjithashtu mbështetje të fortë për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Evropës krahas NATO-s dhe jo për zëvendësimin e aleancës transatlantike.

    Rreth 78 për qind e të anketuarve në vendet e BE-së mbështetën zhvillimin e kapaciteteve të veta mbrojtëse të bllokut krahas NATO-s, ndërsa 77 për qind e të anketuarve në vendet anëtare të NATO-s thanë se do të votonin për të mbetur në aleancë.

    Mbështetja për rritjen e gatishmërisë ushtarake përfshinte edhe shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

    Mes të anketuarve në vendet ku nuk zbatohet rekrutimi i detyrueshëm, 64 për qind ishin në favor të rikthimit të tij, me mbështetjen më të lartë në Republikën Çeke, Francë, Gjermani dhe Sllovaki.

    Sipas raportit, më shumë se 80 për qind e të anketuarve besojnë se vendet evropiane duhet të marrin përsipër përgjegjësi më të madhe për sigurinë e tyre, nëse SHBA-ja e zvogëlon rolin e saj.

    Ndërkohë, 60 për qind mbështesin rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen, ndërsa një përqindje e ngjashme thanë se do ta mbronin personalisht vendin e tyre në rast sulmi.

    Megjithatë, besimi në aftësinë e Evropës për t’u mbrojtur mbetet i kufizuar.

    Vetëm gjysma e të anketuarve besojnë se Evropa mund të garantojë sigurinë e saj pa mbështetjen e fortë të SHBA-së, ndërsa vetëm një e treta e konsiderojnë vendin e tyre të përgatitur për një krizë të madhe ose luftë. /AA/

  • Notat e lojtarëve, Kosovë 0-0 Izrael: Kush ishte më i miri dhe kush më i dobëti?

    Notat e lojtarëve, Kosovë 0-0 Izrael: Kush ishte më i miri dhe kush më i dobëti?

    Kombëtarja e Kosovës ka luajtur baras pa gola me rezultat 0-0 në shtëpi ndaj Izraelit në kuadër të raundit të pestë në Ligën e Kombeve.

    ‘Dardanët’ e nisën më mirë takimin duke dominuar si në aspektin e posedimit ashtu edhe në atë të krijimit të rasteve për gol, por pa arritur të gjejnë rrjetën.

    Në pjesën e dytë gjërat u vështirësuan për Kosovën pas përjashtimit të Veldin Hoxhës, i cili u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

    Me këtë barazim Kosova shkon në kuotën e gjashtë pikëve dhe aktualisht renditet e dyta në grup, por me një ndeshje më shumë se Irlanda dhe Austria që do të përballen në mbrëmje.

    Lojtari më i mirë te Kosova sipas Sofascore ishte Ilir Krasniqi i cili u vlerësua me notën 7.6.

    Me paraqitje pozitive kaluan edhe Amir Saipi që mori notën 7.3 si dhe Kreshnik Hajrizi dhe Edon Zhegrova me 7.1 dhe 7.0 respektivisht.

    Dështimi i ndeshjes fatkeqësisht doli të jetë Veldin Hoxha i cili mori vetëm një 6.2 pas kartonit të kuq.

    Lojtari i ndeshjes ndërkohë ishte portieri mysafir Daniel Peretz i cili mori notën 7.8 pas disa pritjeve vendimtare.

    Notat e lojtarëve të tjerë:

  • Kosovo fails to defeat Israel in Pristina, everything is decided in match against Ireland

    Kosovo’s national has equalled with no goals, 0-0, to Israel at the Faldil Vokriı Stadium in Pristina, in the match for the fifth lap of the League of Nations League B.

    They played for about 30 minutes with a player less after Veldin Hoxha was punished with the second yellow card and expelled from the game.

    Kosovo had several good cases of note, including the strike of Linder Kamberi, who ended up at the stake, but failed to find the way to the goal.

    With this draw, Kosovo amounts to six points, while Israel has three points.

    The next match, Kosovo will hold November 17th on a trip to Ireland, where it needs victory to target second place in the group.

    Source Layer: Insander

  • Kosova nuk arrin ta mposhtë Izraelin në Prishtinë, gjithçka vendoset në ndeshjen ndaj Irlandës

    Kosova nuk arrin ta mposhtë Izraelin në Prishtinë, gjithçka vendoset në ndeshjen ndaj Irlandës

    Kosova nuk arrin ta mposhtë Izraelin në Prishtinë, gjithçka vendoset në ndeshjen ndaj Irlandës

    Kombëtarja e Kosovës ka barazuar pa gola, 0-0, ndaj Izraelit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e pestë të Ligës B të Ligës së Kombeve.

    “Dardanët” luajtën për rreth 30 minuta me një lojtar më pak, pasi Veldin Hoxha u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja.

    Kosova pati disa raste të mira shënimi, përfshirë goditjen e Lindrit Kamberit që përfundoi në shtyllë, por nuk arriti të gjente rrugën drejt golit.

    Me këtë barazim, Kosova shkon në kuotën e gjashtë pikëve, ndërsa Izraeli ka tri pikë.

    Ndeshjen e radhës, Kosova do ta zhvillojë më 17 nëntor në udhëtim ndaj Irlandës, ku i nevojitet fitorja për të synuar vendin e dytë në grup.

    Burimi: Insajderi

  • Kosovo equates goalless with Israel

    Kosovo’s national has equalled 0:0 to Israel in the match held Saturday at the Fajdil Vokriı Stadium in Pristina, within the fifth round of the B3 League of Nations Group.

    The Dardans had several good opportunities to score, but they failed to find their way to the opposing gate, despite Kreshnik Hajrizi’s attempts, Edon Zegrova, Milot Rasica and Lindri Kamberi.

    The best case in the first half came in the 41st minute, when debuter Linder Kamberi hit the beam with his head, following a bow in Veldin Hoxha.

    Kosovo had great support for fans in the Tribuna, while during Israel’s anthem intoning, there were whispers from local fans.

    The match was difficult for Kosovo’s representative in the 66th minute, when Veldin Hoxha was punished with the second yellow card and expelled from the game.

    Israel focused mainly on the defensive phase and had few exits to attack, while the result did not change until the end of the meeting.

    With this draw, Kosovo has collected six points in Group B3, including Austria and Ireland, while Israel remains at the bottom with three points.

    In the group’s latest matches, Kosovo will face Ireland, while Israel will play against Austria.

    Source Layer: Dukeagini

  • Kosova barazon pa gola me Izraelin

    Kosova barazon pa gola me Izraelin

    Kombëtarja e Kosovës ka barazuar 0:0 me Izraelin në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të raundit të pestë të Grupit B3 të Ligës së Kombeve.

    Dardanët patën disa raste të mira për të shënuar, por nuk arritën ta gjejnë rrugën drejt portës kundërshtare, pavarësisht tentimeve të Kreshnik Hajrizi, Edon Zhegrova, Milot Rashica dhe Lindrit Kamberi.

    Rasti më i mirë në pjesën e parë erdhi në minutën e 41-të, kur debutuesi Lindrit Kamberi goditi traversën me kokë, pas një harkimi të Veldin Hoxhës.

    Kosova e pati përkrahjen e madhe të tifozëve në tribuna, ndërsa gjatë intonimit të himnit të Izraelit pati vërshëllima nga tifozët vendas.

    Ndeshja u vështirësua për përfaqësuesen e Kosovës në minutën e 66-të, kur Veldin Hoxha u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja.

    Izraeli u përqendrua kryesisht në fazën defensive dhe pati pak dalje në sulm, ndërsa rezultati nuk ndryshoi deri në fund të takimit.

    Me këtë barazim, Kosova ka grumbulluar gjashtë pikë në Grupin B3, ku bëjnë pjesë edhe Austria dhe Irlanda, ndërsa Izraeli mbetet në fund me tri pikë.

    Në ndeshjet e fundit të grupit, Kosova do të përballet me Irlandën, ndërsa Izraeli do të luajë kundër Austrisë.

    Burimi: Dukagjini

  • Nuk ka fitues në Prishtinë, Kosova dhe Izraeli pajtohen me nga një pikë

    Nuk ka fitues në Prishtinë, Kosova dhe Izraeli pajtohen me nga një pikë

    Kombëtarja e Kosovës nuk ka arritur të fitojë më shumë se një pikë në shtëpi ndaj Izraelit.

    “Dardanët” u ndalën në një barazim pa gola, ndërsa ishin me një lojtar më pak për më shumë se 25 minuta si pasojë e kartonit të kuq të marrë nga Veldin Hoxha.

    Kosova e nisi shumë më mirë për të krijuar disa raste falë Kreshnik Hajrizit dhe Edon Zhegrovës mirëpo që nuk ia dolën t’i finalizojnë.

    Gol ishte afër të shënonte edhe Lindrit Kamberi në debutim, por goditja e tij me kokë përfundoi në traversë.

    Dominimi i Kosovës vazhdoi në tërë këtë pjesë mirëpo që mbrojtja mysafire rezultoi të jetë gjithnjë në vendin e duhur për të mos lejuar befasi.

    Situata u përkeqësua për “Dardanët”, kur mesfushori Veldin Hoxha mori kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrje në mesfushë, kësisoj gjyqtari e përjashtoi nga loja (72’).

    Pas kësaj, Izraeli e mori posedimin për të fituar që ishin me një lojtar më shumë sidoqoftë sërish nuk krijuan ndonjë rast që vlen të ceket.

    Faktikisht, edhe një tjetër mundësi shënimi e kishte Zhegrova, mirëpo goditja e tij përfundoi jashtë portës.

    Kësisoj, Kosova merr vetëm një pikë në Prishtinë dhe shkon në kuotën e gjashtë pikëve, ndërsa pas tre ditëve do të përballet me Irlandën në Dublin./Telegrafi/