Blog

  • Tragic accident on Arbri Street, two people die and five more are injured

    A serious traffic accident with fatal consequences has occurred near the Murriz tunnel on Arbri Street, where two vehicles have crashed face – to – face at the site called quite Zoll Marica in Tirana’s Administrative Unit Zall Bastar.

    As a result of a severe blow, two people have passed away in the country, while five others have been severely injured.

    The victims of this tragic accident are the 42-year-old driver of one of the vehicles, Bledian Osmani, and the citizen Maltina Ferati, about 45, who was a passenger in the other vehicle.

    Meanwhile, the other five passengers traveling to both cars have been rushed to the hospital, where they are receiving needed medical assistance.

    The first field investigation allegedly caused the loss of vehicle control was also moisture on the street. The investigative group is continuing to work on the scene to fully whiteen the circumstances and causes of this serious event.

    Source Layer: Signal

  • Aksident tragjik në Rrugën e Arbrit, vdesin dy persona dhe plagosen pesë të tjerë – dalin emrat e viktimave

    Aksident tragjik në Rrugën e Arbrit, vdesin dy persona dhe plagosen pesë të tjerë – dalin emrat e viktimave

    Aksident tragjik në Rrugën e Arbrit, vdesin dy persona dhe plagosen pesë të tjerë – dalin emrat e viktimave

    Një aksident i rëndë trafiku me pasoja fatale ka ndodhur pranë tunelit të Murrizit në Rrugën e Arbrit, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë në vendin e quajtur “Zall Maricë”, në Njësinë Administrative Zall Bastar të Tiranës.

    Si pasojë e goditjes së fortë, dy persona kanë ndërruar jetë në vend, ndërsa pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë.

    Viktimat e këtij aksidenti tragjik janë drejtuesi 42-vjeçar i njërit prej automjeteve, Bledian Osmani, si dhe shtetasja Maltina Ferati, rreth 45 vjeçe, e cila ndodhej si pasagjere në automjetin tjetër.

    Ndërkohë, pesë pasagjerët e tjerë që udhëtonin në të dyja veturat janë dërguar me urgjencë në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

    Nga hetimet e para në terren, dyshohet se shkaktar i humbjes së kontrollit mbi automjetet ka qenë edhe lagështira në rrugë. Grupi hetimor po vijon punën në vendngjarje për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

    Burimi: Sinjali

  • Limaj seeks support for changes to Special Law

    KThe re of the Social Democrat Initiative, Fatmir Limaj, has stated that a draft law on changing the Law for Specialised Chambers should be backed up through it, assessing some injustices that, according to him, have been done to Kosovo.

    Limaj said the proposed law is not among the best, but enables addressing issues that have so far not been addressed.

    I believe that the Special Change Law should be supported. This law that I’ve seen is not among the best, but by this law many things can be done so far. There are injustices there that have been done to Kosovo, with the beginning of my law improved, Limaj has declared, reports EO, broadcasts Klakosova.tv.

    He has expressed surprise and shockd with recent developments about this process, including voting, failure and the return of the case in further procedures.

    What we’ve seen in the last few days, I’m also shocked at these developments, voting, non-vote, return and the behavior that’s becoming I’m surprised. But I hope he’s changed, Limaj said.

  • Limaj kërkon mbështetjen e ndryshimeve në Ligjin për Specialen

    Limaj kërkon mbështetjen e ndryshimeve në Ligjin për Specialen

    Limaj kërkon mbështetjen e ndryshimeve në Ligjin për Specialen

    Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se duhet të mbështetet projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke vlerësuar se përmes tij mund të përmirësohen disa padrejtësi që, sipas tij, i janë bërë Kosovës.

    Limaj tha se ligji i propozuar nuk është ndër më të mirët, por mundëson adresimin e çështjeve që deri më tani nuk janë trajtuar.

    “Unë besoj se duhet të mbështet Ligji për ndryshim për Specialen që është paraqitur. Ky ligj që unë e kam parë nuk është prej më të mirëve, por me këtë ligj shumë gjëra mund të bëhen që s’janë bërë deri më tani. Ka padrejtësi aty që i janë bërë Kosovës, me fillu prej këtij ligji e mi përmirësu”, ka deklaruar Limaj, raporton EO, transmeton Klankosova.tv.

    Ai është shprehur i habitur dhe i shokuar me zhvillimet e fundit rreth këtij procesi, përfshirë votimin, mosvotimin dhe rikthimin e çështjes në procedura të mëtejshme.

    “Çka kemi parë ditët e fundit, unë jam edhe i shokuar me këto zhvillime, votimi, mosvotimi, kthimi edhe sjellja që po bëhet jam i habitur. Por, shpresoj që ky ka me ndryshua”, ka thënë Limaj.

  • 19-vjeçari përplas për vdekje këmbësorin, aksident në aksin rrugor Fushë-Krujë–Thumanë

    19-vjeçari përplas për vdekje këmbësorin, aksident në aksin rrugor Fushë-Krujë–Thumanë

    19-vjeçari përplas për vdekje këmbësorin, aksident në aksin rrugor Fushë-Krujë–Thumanë

    Një aksident me pasojë vdekjen e një 65-vjeçari është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Fushë-Krujë–Thumanë.

    Një automjet, me drejtues një 19-vjeçar, ka përplasur këmbësorin, i cili për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë, transmeton klankosova.tv

    Sipas Top Channel, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

    Njoftimi i policisë:

    Rreth orës 14:10, në aksin rrugor “Fushë-Krujë–Thumanë”, automjeti me drejtues shtetasin F. B., rreth 19 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin P. F., rreth 65 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

    Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

    Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

  • Aksident pranë Tunelit të Murrizit, dy persona humbin jetën

    Aksident pranë Tunelit të Murrizit, dy persona humbin jetën

    Aksident pranë Tunelit të Murrizit, dy persona humbin jetën

    Një aksident i rëndë me dy viktima ka ndodhur pranë tunelit të Murrizit në Rrugën e Arbrit. Dy automjete janë përplasur kokë më kokë në vendin e quajtur “Zall Maricë” të Njësisë Administrative Zall Bastar të Tiranës.

    Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën drejtuesi 42-vjeçar Bledian Osmani i njërit prej automjeteve, si dhe shtetasja Maltina Ferati rreth 45 vjeçe, e cila udhëtonte si pasagjere në automjetin tjetër, raporton A2CNN, transmeton Klankosova.tv.

    Ndërkohë, pesë persona të tjerë të plagosur pasagjerë në të dyja automjetet janë transportuar në spital, ku po marrin ndihmën mjekësore.

    Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti tragjik. Sipas hetimeve paraprake dyshohet se automjetet kanë humbur drejtimin si pasojë edhe të lagështirës në rrugë.

  • Ambasada e Kosovës në Suedi organizon takim me bizneset e diasporës, diskutohet për investimet në vendlindje

    Ambasada e Kosovës në Suedi organizon takim me bizneset e diasporës, diskutohet për investimet në vendlindje

    Ambasada e Republikës së Kosovës në Stokholm ka organizuar një takim informues me përfaqësues të bizneseve të diasporës kosovare në rajonin e Stokholmit, ku në fokus ishin mundësitë e investimit në Kosovë dhe mekanizmat financiarë që mund t’i mbështesin këto iniciativa, shkruan Telegrafi.

    Sipas njoftimit të Ambasadës së Kosovës në Suedi, takimi kishte për qëllim krijimin e lidhjeve të drejtpërdrejta ndërmjet institucioneve financiare të Kosovës dhe bizneseve të diasporës, si dhe informimin e bashkatdhetarëve për mundësitë e investimit në vendlindje.

    Ambasadorja Shkendije Geci-Sherifi, në fjalën hyrëse, uroi mirëseardhje për të pranishmit dhe theksoi rëndësinë e forcimit të komunikimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe diasporës, me synim lehtësimin e investimeve dhe përfshirjen e potencialit të saj ekonomik në zhvillimin e vendit.

    Gjatë takimit, përfaqësues të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore prezantuan mundësitë që ofron ky institucion përmes skemave të garancive kreditore, të cilat synojnë të lehtësojnë qasjen në financim për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme.

    Vëmendje e veçantë iu kushtua edhe Dritares për Investime të Diasporës, një instrument që synon të lehtësojë qasjen në kredi për bashkatdhetarët që dëshirojnë të themelojnë biznese të reja në Kosovë ose të zhvillojnë ato ekzistuese, nëse i plotësojnë kriteret përkatëse.

    Ndërkaq, përfaqësuesi i BKT Kosovës, Milot Kadrijaj, prezantoi mundësitë e financimit dhe rolin e bankës në zbatimin e kësaj skeme.

    Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të bizneseve të diasporës nga sektorë të ndryshëm, përfshirë ndërtimtarinë, gastronominë, dizajnin grafik, shtypin dhe shërbimet publike. Diskutimet u përqendruan në mundësitë dhe procedurat e investimit në Kosovë, ndërsa të pranishmit patën mundësi të shkëmbejnë përvoja dhe të parashtrojnë pyetje konkrete.

    Ambasada e Kosovës në Stokholm ka bërë të ditur se do të vazhdojë të mbështesë iniciativat që synojnë forcimin e lidhjeve ekonomike me diasporën dhe shfrytëzimin e potencialit të saj investues, profesional dhe ndërmarrës në zhvillimin e Kosovës./Telegrafi/

  • Deputetët opozitarë me kërkesë për shkarkimin e Neime Binaku-Isufit nga Autoriteti i Konkurrencës

    Deputetët opozitarë me kërkesë për shkarkimin e Neime Binaku-Isufit nga Autoriteti i Konkurrencës

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, njëherësh kryetar i Komisionit për Ekonomi në Kuvendin e Kosovës ka bërë të ditur se kanë iniciuar kërkesën për shkarkimin e kryetares së Autoritetit të Konkurrencës, Neime Binaku – Isufi.

    Mustafa në një postim në Facebook një iniciativë e tillë është marr bashkë me deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës.

    Lexoni të plotë postimin e tij:

    Në kuadër të angazhimit për të adresuar parregullsitë në Autoritetin e Konkurrencës, si Kryetar i Komisionit për Ekonomi, bashkë me deputetë të PDK-së, LDK-së dhe Aleancës, kam iniciuar kërkesën për shkarkimin e Kryetares së Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës, Neime Binaku-Isufi.

    Shkeljet e dyshuara ligjore, moszbatimi i vendimeve të institucioneve administrative dhe gjyqësore, përfshirja në aktivitete politike të ndaluara me ligj dhe mungesa e llogaridhënies para Komisionit parlamentar kërkojnë përgjegjësi institucionale.

    Ndërkohë, deputetët e Vetëvendosjes, duke votuar vazhdimisht largimin e kësaj pike nga rendi i ditës së Komisionit për Ekonomi, kanë penguar diskutimin parlamentar lidhur me parregullsitë dhe shkeljet e dyshuara ligjore të raportuara në këtë institucion.

    Përgjegjësia për funksionimin e ligjshëm të këtij institucioni është edhe përgjegjësi e Kuvendit dhe e të gjithë deputetëve që kanë për detyrë ta mbikëqyrin atë. /Telegrafi/

  • The head of the Swiss Intelligence Service warns: Numerous spies from Russia, China and Iran operate here.

    Switzerland is facing an increased wave of foreign spying, cyber attacks and the risk of online radicalisation of young people. So declared Serge Bawaud, director of the Confederata Intelligence Service. ( UB, in an interview for the Swiss newspaper Neue Zürcher Zeitung ( NZZZ, on the occasion of an anniversary of taking office.

    According to Bawaud has declared for Neue Zürcher Zeitung, Switzerland has become an important target for foreign intelligence services, especially those from Russia, China and Iran. The financial centre, international organisations, elite universities and the powerful economy make Switzerland extremely attractive to these states, which are preparing for future conflicts where technological superiority will be crucial.

    The head of Swiss intelligence found during a conversation with the NZZ that spies are trying to bypass sanctions by using extinguishing companies and mediators to export high precision machinery from Switzerland to third states, such as China.

    There the equipment can be dismantled and reexported to Russia. In the end, Moscow can be equipped with Swiss machines that produce components for intimidation or rockets, Bavaud warned.

    He added that the NDB, in co-operation with international partners, is working intensively to cut off these supply chains and detect local industry through a preventative programme.

    Bawaud acknowledged that foreign partner services are putting great pressure on Switzerland to show more severity to Russian agents.

    He warned that if other European states discover and expel the spies, while Switzerland hesitates, the country risks becoming a logistical and operational base for Russian hybrid attacks on Europe ʹ which would seriously damage the country’s reputation. However, he explained that the decision to expel diplomats-spyu belongs to politics, not to the secret service, respectively.

    As far as internal security is concerned, Bawaud stressed in the interview for NZZZ that the terrorist threat remains high, especially on the eve of holidays and the opening of Christmas markets. According to him, terrorist groups are very active on the internet, where they recruit and radicalise young people. Today you no longer need to travel to Syria to radicalize this could happen in your room, eventually along with a friend, he said, citing the stabful attack on an Orthodox Jew in Zürrich by an ISIS fan. The timely trace of these lonely ones, who are often driven by mere magic after violence, remains one of the biggest security challenges.

    In parallel with these warnings, 53-year-old Serge Bawaud é, who has a colonel’s rank in the Swiss Army and heads NDB since November 1st 2025 after a long career in diplomacy and crisis management, reported Friday from headquarters in the Bern that the decades-old and controversial process of service restructuring has ended. The new facility will take effect in 2027, reducing the board of directors from six to four and dividing the ministry into four main areas: Governments, operations, resources and security, as well as Technology. /Telegraphy/

    Source Layer: Insander

  • Kreu i Shërbimit Informativ të Zvicrës paralajmëron: Këtu veprojnë spiunë të shumtë nga Rusia, Kina dhe Irani

    Kreu i Shërbimit Informativ të Zvicrës paralajmëron: Këtu veprojnë spiunë të shumtë nga Rusia, Kina dhe Irani

    Kreu i Shërbimit Informativ të Zvicrës paralajmëron: Këtu veprojnë spiunë të shumtë nga Rusia, Kina dhe Irani

    Zvicra po përballet me një valë të shtuar të spiunazhit të huaj, sulmeve kibernetike dhe rrezikut nga radikalizimi online i të rinjve. Kështu ka deklaruar Serge Bavaud, drejtori i Shërbimit Informativ të Konfederatës (NDB), në një intervistë për gazetën zvicerane Neue Zürcher Zeitung (NZZ), me rastin e njëvjetorit të marrjes së detyrës.

    Sipas asaj që Bavaud ka deklaruar për Neue Zürcher Zeitung, Zvicra është kthyer në një objektiv të rëndësishëm për shërbimet e huaja të inteligjencës, veçanërisht ato nga Rusia, Kina dhe Irani. Qendra financiare, organizatat ndërkombëtare, universitetet elitare dhe ekonomia e fuqishme e bëjnë Zvicrën tejet tërheqëse për këto shtete, të cilat po përgatiten për konfliktet e së ardhmes ku epërsia teknologjike do të jetë vendimtare.

    Kreu i inteligjencës zvicerane zbuloi gjatë bisedës me NZZ se spiunët po tentojnë të anashkalojnë sanksionet duke përdorur kompani fiktive dhe ndërmjetës për të eksportuar makineri të precizionit të lartë nga Zvicra në shtete të treta, si Kina.

    “Aty pajisjet mund të çmontohen dhe të rieksportohen në Rusi. Në fund, Moska mund të pajiset me makineri zvicerane që prodhojnë komponentë për dronë apo raketa”, paralajmëroi Bavaud.

    Ai shtoi se NDB-ja, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, po punon intensivisht për të ndërprerë këto zinxhirë furnizimi dhe për të sensibilizuar industrinë vendase përmes një programi parandalues.

    Bavaud pranoi se shërbimet partnere të huaja po ushtrojnë presion të madh mbi Zvicrën që të tregohet më e ashpër ndaj agjentëve rusë.

    Ai paralajmëroi se nëse shtetet e tjera evropiane i zbulojnë dhe i dëbojnë spiunët, ndërsa Zvicra heziton, vendi rrezikon të shndërrohet në një bazë logjistike dhe operacionale për sulme hibride ruse ndaj Evropës – gjë që do të dëmtonte rëndë reputacionin e vendit. Megjithatë, ai sqaroi se vendimi për dëbimin e diplomatëve-spiunë i takon politikës, përkatësisht Departamentit të Punëve të Jashtme, dhe jo shërbimit sekret.

    Sa i përket sigurisë së brendshme, Bavaud theksoi në intervistën për NZZ se kërcënimi terrorist mbetet i lartë, veçanërisht në prag të festave dhe hapjes së tregjeve të Krishtlindjeve. Sipas tij, grupet terroriste janë shumë aktive në internet, ku rekrutojnë dhe radikalizojnë të rinjtë. “Sot nuk ke më nevojë të udhëtosh drejt Sirisë për t’u radikalizuar – kjo mund të ndodhë në dhomën tënde, eventualisht bashkë me një shok”, u shpreh ai, duke përmendur si shembull sulmin me thikë ndaj një hebreu ortodoks në Zürich nga një i ri simpatizant i ISIS-it. Gjurmimi me kohë i këtyre “ujqve të vetmuar”, të cilët shpesh shtyhen nga magjepsja e thjeshtë pas dhunës, mbetet një nga sfidat më të mëdha të sigurisë.

    Paralelisht me këto paralajmërime, 53-vjeçari Serge Bavaud – i cili ka gradën kolonel në ushtrinë zvicerane dhe drejton NDB-në që nga 1 nëntori 2025 pas një karriere të gjatë në diplomaci dhe menaxhim krizash – njoftoi të premten nga selia qendrore në Bernë se procesi disavjeçar dhe i diskutueshëm i ristrukturimit të shërbimit ka përfunduar. Struktura e re do të hyjë në fuqi në vitin 2027, duke e zvogëluar bordin drejtues nga gjashtë në katër persona dhe duke e ndarë shërbimin në katër fusha kryesore: Qeverisje, Operacione, Burime dhe Siguri, si dhe Teknologji./Telegrafi/

    Burimi: Insajderi