Blog

  • Limaj: Në Hagë nuk dallohej kush ishte prokuror e kush gjyqtar, u dëmtua barazia e palëve

    Limaj: Në Hagë nuk dallohej kush ishte prokuror e kush gjyqtar, u dëmtua barazia e palëve

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kritikuar ashpër punën e trupit gjykues në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

    Në një panel diskutimi me temën “Kosova pas 16 shtatorit”, Limaj ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me mënyrën e zhvillimit të procesit gjyqësor, duke vënë në pikëpyetje paanshmërinë dhe integritetin e trupit gjykues.

    Ai ka thënë se në një proces gjyqësor, gjyqtari duhet të jetë neutral dhe të garantojë barazinë e palëve, ndërsa barra e provës i takon prokurorisë.

    “Për të akuzuarin nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa me pas një trup gjykues përpara I cili jep siguri, siguri që po zbatohet ligji, siguri që është I aftë, që ka integritet. Ajo që unë kam parë në këtë rast është se trupi gjykues në sistemin e drejtësisë çfarë është gjykuar katërshja, barra e provës i takon prokurorisë, ai që të akuzon, gjyqtari është i heshtur, trupi gjykues është i heshtur, ai është neutral, ai balancon, ai dëgjon fakte dhe prova nga palët, mbrojtja në njërën anë dhe prokuroria në anën tjetër. Gjyqtari kurrë nuk merr një rol aktiv ndaj njërës apo tjetrës palë. I predispozuar trupi gjykues më shumë me ru, me mbrojt të drejtën e të akuzuarit se sa me ndihmu prokurorinë në sallë të gjyqit’, ka deklaruar Limaj.

    Limaj ka pretenduar se gjatë procesit gjyqësor në Hagë, trupi gjykues ka qenë tepër aktiv në pyetjet ndaj dëshmitarëve, duke e krahasuar këtë me rolin e prokurorisë.“Çfarë kemi parë ne?Në këtë proces gjyqësor, kushdo që ka përcjellë, kemi parë një trup gjykues i cili, për mua ka qenë shokante, që ka qenë dorë e zgjatur, ka qenë aktiv gjatë procesit gjyqësor në marrje, pyetje dhe në vetë procesin e prokurorisë. Janë 74 orë të gjyqtarëve, të cilët kanë bërë pyetje, 74 orë në proces gjyqësor kanë qenë aktiv në procesin gjyqësor, dhe pyetjet e tyre kanë qenë pyetje të prokurorit. Aty ku e ka lënë, ka vazhduar gjyqtari, dyfishin e asaj të prokurorit”, ka deklaruar Limaj.

    Ai ka përmendur edhe përvojën e tij në procesin gjyqësor në Hagë, duke thënë se gjatë dy vjetëve të gjykimit të tij, trupi gjykues kishte bërë vetëm shtatë pyetje, të cilat, sipas tij, kishin qenë në favor të mbrojtjes.

    “Për me ilustruar një shembull që kjo s’bëhet, në rastin tim, në Hagë, për dy vjet gjykim, shtatë pyetje ka bërë gjykata, trupi gjykues në rastin tim, për dy vjet vetëm shtatë pyetje, të shtatë pyetjet e kanë qenë në favorin e mbrojtjes.Intervenimi që gjykata e ka pasur në drejtim në dhomën e gjyqit kanë qenë të shtatë pyetjet në favorin e mbrojtjes, duke e ruajtur integritetin e procesit gjyqësor. Nuk e ka lejuar prokurorinë me dalë jashtë rregullave dhe standardeve”, ka shtua ai.

    Sipas Limajt, në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së është vështirë të dallohet roli i prokurorit nga ai i gjyqtarit, gjë që, sipas tij, e dëmton parimin e barazisë së armëve.

    “Në rastin këtu, e keni pasur problem me pa se cilë është prokurori, cilë është gjyqtari, edhe kjo tregon mungesë të integritetit të këtij gjyqtari. Kjo tani pastaj e dëmton të ashtuquajturin barazinë e armëve. Barazia e armëve, është kur të dy palët kanë mundësinë dhe të drejtën e barabartë të shfaqin provat e veta, mbrojtjen e vet, ose akuzat e veta para trupit gjykues. Dhe për të qenë barazia e armëve e garantuar është ai trup gjykues që garanton të drejtat e barabarta, dhe ai trup gjykues nuk merr krah në proces gjyqësor të asnjëres palë. Tjetra që ka munguar në këtë proces gjyqësor është standardi i provës. Nesër keni me mësuar praktikën juridike ju këtu, është shumë me rëndësi prova. Është baza, është zemra e krejt një procesi gjyqësor që keni me udhëheq nesër”, ka thënë ndër të tjera Limaj./EO

    Burimi: Dukagjini

  • Lansohet "ChatGPT Wallet" - që u mundëson agjentëve të OpenAI të blejnë gjëra për ju

    Lansohet “ChatGPT Wallet” – që u mundëson agjentëve të OpenAI të blejnë gjëra për ju

    OpenAI lanson “ChatGPT Wallet”, një funksionalitet të ri që u mundëson agjentëve të saj të AI (të quajtur “Dots”) të kryejnë blerje në emrin tuaj.

    Ky funksionalitet është krijuar në bashkëpunim me American Express, Mastercard dhe Visa, dhe fillimisht është i disponueshëm vetëm për abonentët e “ChatGPT Pro” në Shtetet e Bashkuara, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

    Ideja është e thjeshtë. Ju shtoni një kartë në “Wallet” (portofol) një herë të vetme; më pas, i kërkoni agjentit tuaj (“dot”) t’ju ndihmojë të gjeni diçka për të blerë, si për shembull një bluzë të re ose një hotel për udhëtimin tuaj të radhës.

    Kur vjen momenti i pagesës, ju shfaqen shitësi, artikujt, shuma totale dhe karta e zgjedhur.

    Ju duhet ta miratoni transaksionin përmes një verifikimi biometrik, siç është “Face ID” ose skanimi i gjurmës së gishtit. Çdo miratim krijon një regjistrim të asaj që keni autorizuar agjentin të blejë.

    Të dhënat reale të kartës suaj nuk ndahen kurrë me agjentin apo me biznesin nga i cili po blini.

    Në vend të kësaj, pasi ju miratoni një blerje, rrjeti i pagesave gjeneron një “token” (kod dixhital) që përmban një numër karte, kod sigurie dhe datë skadimi të veçantë; pikërisht ky kod përdoret për të kryer pagesën, e cila më pas debitohet nga karta juaj.

    OpenAI thekson se ju do t’i ruani përfitimet ekzistuese të kartës suaj, si dhe mbrojtjen në rast mosmarrëveshjesh të pranueshme – për shembull, nëse një produkt rezulton të jetë me defekt.

    Në të ardhmen, kompania synon t’ju lejojë t’ia delegoni plotësisht blerjet agjentit tuaj, duke vendosur parametra të tillë si kufijtë e shpenzimeve, kategoritë e blerjeve ose periudhat kohore, si dhe duke i para-miratuar ato.

    Megjithatë, ende nuk kemi arritur në atë pikë.

    Sigurisht, e gjithë kjo funksionon vetëm nëse faqet e internetit nuk i bllokojnë agjentët e AI – gjë që disa prej tyre e bëjnë aktualisht.

    Për këtë arsye, OpenAI po publikon gjithashtu një udhëzues (“Commerce Partner Playbook”) për bizneset, i cili shpjegon se si të sigurohen që faqet e tyre dhe sistemet e pagesave të mos refuzojnë gabimisht blerjet legjitime të kryera nga agjentët.

    “ChatGPT Wallet” fillon të shpërndahet fillimisht brenda “Dots”, për përdoruesit e “Pro” në SHBA që janë mbi 18 vjeç dhe zotërojnë karta të vlefshme (të lëshuara në SHBA) nga American Express, Chase, Mastercard ose Visa.

    Ky zhvillim vjen pak muaj pas lansimit të “ChatGPT Finance” – i cili ju lejon të lidhni llogaritë tuaja bankare me chatbot-in – dhe më shumë se një vit pasi “ChatGPT Agent” i dha për herë të parë chatbot-it mundësinë për të kryer detyra në vendin tuaj. /Telegrafi/

  • Albanian boxer Viktor Cakiqi competes tonight in Stutgart, Germany

    Albanian boxer Viktor Cakiqi will climb the ring tonight in Stutgart, Germany, within the boxing evening Showdown for Legacy V..

    Cakiqi will face Mexican boxer Eduardo Leonel Rodriguez, in a match of the Welterweight category, the first to take place in 10 rounds.

    The night of boxing gathers several boxers, while other Albanian names are part of it, including Arigon Avdimitaj and Ardian Krasniqi.

    Source Layer: Insander

  • Boksieri shqiptar Viktor Cakiqi garon sonte në Stuttgart të Gjermanisë

    Boksieri shqiptar Viktor Cakiqi garon sonte në Stuttgart të Gjermanisë

    Boksieri shqiptar Viktor Cakiqi garon sonte në Stuttgart të Gjermanisë

    Boksieri shqiptar Viktor Cakiqi do të ngjitet sonte në ring në Stuttgart të Gjermanisë, në kuadër të mbrëmjes së boksit “Showdown for Legacy V”.

    Cakiqi do të përballet me boksierin meksikan Eduardo Leonel Rodriguez, në një duel të kategorisë welterweight, i paraparë të zhvillohet në 10 raunde.

    Mbrëmja e boksit mbledh disa boksierë, ndërsa pjesë e saj janë edhe emra të tjerë shqiptarë, përfshirë Arigon Avdimetajn dhe Ardian Krasniqin.

    Burimi: Insajderi

  • Limaj: The Hague was unaware of who the prosecutor was and who judged

    KSocial Democrat Initiative Chief Fatmir Limaj has sharply criticised the court’s work in the judicial process against former KLA leaders in The Hague.

    At a panel discussion with the topic of Kosovo after September 16th, Limaj has expressed his concern about the way the judicial process develops, questioning the judiciary’s impartiality and integrity.

    He has said that in a trial process, the judge should be neutral and guarantee the equality of the parties, while the burden of evidence belongs to the prosecution.

    For the accused, there is nothing more important than following a court of justice that provides assurances, that the law is being implemented, that it is capable of integrity. What I’ve seen in this case is that the juro in the justice system what’s judged four, the burden of evidence belongs to the prosecution, the one who accuses you, the judge is silent, the court is silent, he’s neutral, he balances, he listens to facts and evidence on the sides, the defence on one side and the prosecution on the other. The judge never takes an active role toward one or the other. Predisposed more to the juro juro, with the defense of the accused’s right than helping the prosecutor in the courtroom, Limaj has declared, EO reports, broadcast Klankosova.tv.

    Limaj has claimed that during the trial process at The Hague, the court has been very active in questions against witnesses, comparing this to the prosecution’s role. In this court process, anyone who submitted has seen a court of law which, for me, has been a shock, which has been an extended hand, has been active during the trial process in prosecution, interrogation and the prosecution itself. There are 74 hours of judges who have asked questions, 74 hours in the judicial process have been active in the judicial process, and their questions have been questions of the prosecutor. Where he left, the judge has continued, twice as many as the prosecutor, Limaj has declared.

    He has also cited his experience in the court process in The Hague, saying that during his two years of trial, the court had asked only seven questions, which he said had been in favour of protection.

    To illustrate an example of this, in my case in The Hague, for two years of trial, seven questions have been asked by the court, the court in my case, for two years only seven questions, the seven questions have been in favor of protection. The investigation the court has had in the direction of the courtroom has been the seven questions in favour of defence, maintaining the integrity of the judicial process. He has not allowed the prosecution to go beyond rules and standards, he has added.

    According to Limaj, in the process against former KLA leaders it is difficult to distinguish the prosecutor’s role from that of the judge, which, according to him, undermines the principle of arms equality.

    In the case here, you’ve had a problem with who the prosecutor is, who is the judge, and that also shows a lack of the integrity of this judge. This now harms so-called arms equality. The equality of weapons is when both sides have the opportunity and the equal right to demonstrate their own evidence, their own protection, or their accusations before the court. And to be the equality of weapons guaranteed is that jury that guarantees equal rights, and that jury doesn’t take sides in the court process of neither side. The other that has been missing in this judicial process is the standard of testing. Tomorrow you’ve learned the law practice here, it’s very important evidence. It’s the basis, it’s the heart of a whole court process you have led tomorrow, Limaj said among other things.

  • Limaj: Në Hagë nuk dallohej kush ishte prokuror e kush gjyqtar

    Limaj: Në Hagë nuk dallohej kush ishte prokuror e kush gjyqtar

    Limaj: Në Hagë nuk dallohej kush ishte prokuror e kush gjyqtar

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kritikuar ashpër punën e trupit gjykues në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

    Në një panel diskutimi me temën “Kosova pas 16 shtatorit”, Limaj ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me mënyrën e zhvillimit të procesit gjyqësor, duke vënë në pikëpyetje paanshmërinë dhe integritetin e trupit gjykues.

    Ai ka thënë se në një proces gjyqësor, gjyqtari duhet të jetë neutral dhe të garantojë barazinë e palëve, ndërsa barra e provës i takon prokurorisë.

    “Për të akuzuarin nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa me pas një trup gjykues përpara I cili jep siguri, siguri që po zbatohet ligji, siguri që është I aftë, që ka integritet. Ajo që unë kam parë në këtë rast është se trupi gjykues në sistemin e drejtësisë çfarë është gjykuar katërshja, barra e provës i takon prokurorisë, ai që të akuzon, gjyqtari është i heshtur, trupi gjykues është i heshtur, ai është neutral, ai balancon, ai dëgjon fakte dhe prova nga palët, mbrojtja në njërën anë dhe prokuroria në anën tjetër. Gjyqtari kurrë nuk merr një rol aktiv ndaj njërës apo tjetrës palë. I predispozuar trupi gjykues më shumë me ru, me mbrojt të drejtën e të akuzuarit se sa me ndihmu prokurorinë në sallë të gjyqit’, ka deklaruar Limaj, raporton EO, transmeton Klankosova.tv.

    Limaj ka pretenduar se gjatë procesit gjyqësor në Hagë, trupi gjykues ka qenë tepër aktiv në pyetjet ndaj dëshmitarëve, duke e krahasuar këtë me rolin e prokurorisë.“Çfarë kemi parë ne?Në këtë proces gjyqësor, kushdo që ka përcjellë, kemi parë një trup gjykues i cili, për mua ka qenë shokante, që ka qenë dorë e zgjatur, ka qenë aktiv gjatë procesit gjyqësor në marrje, pyetje dhe në vetë procesin e prokurorisë. Janë 74 orë të gjyqtarëve, të cilët kanë bërë pyetje, 74 orë në proces gjyqësor kanë qenë aktiv në procesin gjyqësor, dhe pyetjet e tyre kanë qenë pyetje të prokurorit. Aty ku e ka lënë, ka vazhduar gjyqtari, dyfishin e asaj të prokurorit”, ka deklaruar Limaj.

    Ai ka përmendur edhe përvojën e tij në procesin gjyqësor në Hagë, duke thënë se gjatë dy vjetëve të gjykimit të tij, trupi gjykues kishte bërë vetëm shtatë pyetje, të cilat, sipas tij, kishin qenë në favor të mbrojtjes.

    “Për me ilustruar një shembull që kjo s’bëhet, në rastin tim, në Hagë, për dy vjet gjykim, shtatë pyetje ka bërë gjykata, trupi gjykues në rastin tim, për dy vjet vetëm shtatë pyetje, të shtatë pyetjet e kanë qenë në favorin e mbrojtjes.Intervenimi që gjykata e ka pasur në drejtim në dhomën e gjyqit kanë qenë të shtatë pyetjet në favorin e mbrojtjes, duke e ruajtur integritetin e procesit gjyqësor. Nuk e ka lejuar prokurorinë me dalë jashtë rregullave dhe standardeve”, ka shtua ai.

    Sipas Limajt, në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së është vështirë të dallohet roli i prokurorit nga ai i gjyqtarit, gjë që, sipas tij, e dëmton parimin e barazisë së armëve.

    “Në rastin këtu, e keni pasur problem me pa se cilë është prokurori, cilë është gjyqtari, edhe kjo tregon mungesë të integritetit të këtij gjyqtari. Kjo tani pastaj e dëmton të ashtuquajturin barazinë e armëve. Barazia e armëve, është kur të dy palët kanë mundësinë dhe të drejtën e barabartë të shfaqin provat e veta, mbrojtjen e vet, ose akuzat e veta para trupit gjykues. Dhe për të qenë barazia e armëve e garantuar është ai trup gjykues që garanton të drejtat e barabarta, dhe ai trup gjykues nuk merr krah në proces gjyqësor të asnjëres palë. Tjetra që ka munguar në këtë proces gjyqësor është standardi i provës. Nesër keni me mësuar praktikën juridike ju këtu, është shumë me rëndësi prova. Është baza, është zemra e krejt një procesi gjyqësor që keni me udhëheq nesër”, ka thënë ndër të tjera Limaj.

  • Forca Kosovë! - Nis përballja me Izraelin në "Fadil Vokrri"

    Forca Kosovë! – Nis përballja me Izraelin në “Fadil Vokrri”

    Forca Kosovë! - Nis përballja me Izraelin në "Fadil Vokrri"

    Ka nisur ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, e vlefshme për Ligën e Kombeve të UEFA-s.

    Përballja po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku Dardanët synojnë të marrin rezultat pozitiv përpara tifozëve të tyre.

    Kujtojmë se Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një mesazh motivues, duke u bërë thirrje tifozëve që të mbështesin Kombëtaren.

    “DITA E KOSOVËS! Një komb. Një zemër. Një qëllim. Fitorja! Për Kosovën, deri në fund! Forca Dardanë!”, thuhet në mesazhin e FFK-së.

    Forca Kosovë!

  • Artmotion zbut zemrën, dhuron edhe dy bileta për ndeshjen Kosovë – Izrael në BBVK5 (VIDEO)

    Artmotion zbut zemrën, dhuron edhe dy bileta për ndeshjen Kosovë – Izrael në BBVK5 (VIDEO)

    Artmotion zbut zemrën, dhuron edhe dy bileta për ndeshjen Kosovë – Izrael në BBVK5 (VIDEO)

    Artmotion ka surprizuar sërish, duke dhuruar mundësinë për të fituar dy bileta për ndeshjen Kosovë – Izrael.

    Përmes një zarfi të bardhë, Artmotion vendosi t’i japë edhe një tjetër mundësi banorëve të Big Brother VIP Kosova që ta shikojnë ndeshjen.

    Kësaj radhe, me fat ishte Kledja dhe ajo pati mundësinë ta ftojë edhe një banor.

    Për më shumë:

  • Thaçi: Ligjin për përdorimin e gjuhëve do ta marr seriozisht kur të ketë plan financiar, duhet që edhe sporteli të funksionojë në dy gjuhë

    Thaçi: Ligjin për përdorimin e gjuhëve do ta marr seriozisht kur të ketë plan financiar, duhet që edhe sporteli të funksionojë në dy gjuhë

    Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka folur për çështjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, duke u ndalur edhe te zbatimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

    Thaçi tha se zbatimin e ligjit do ta konsiderojë serioz vetëm atëherë kur për të ekzistojë një plan i qartë financiar i përgatitur nga Ministria e Financave.

    “Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe, për mua, do të jetë serioz atëherë kur ta shoh planin financiar për realizimin e tij nga ana e Ministrisë së Financave”, deklaroi Thaçi.

    Sipas tij, për implementimin e plotë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve nevojiten rreth 470 milionë euro.

    Thaçi theksoi se kjo shumë, sipas analizave të ekspertëve të PDSH-së, do të mbulonte një sërë nevojash që lidhen me zbatimin praktik të ligjit, përfshirë përgatitjen dhe shkollimin e kuadrove, organizimin e seminareve, diplomat, vulat dhe nevojat e tjera administrative.

    “Sipas analizave të bëra nga ekspertët e PDSH-së, nevojiten 470 milionë euro për implementimin e këtij ligji. Kjo përfshin përgatitjen dhe shkollimin e kuadrove, seminaret, diplomat, vulat dhe të gjitha nevojat e tjera për personat që janë të përgatitur”, tha ai.

    Kryetari i PDSH-së u ndal edhe te mënyra se si duhet të zbatohet përdorimi i gjuhës shqipe në institucionet publike, duke kërkuar që shërbimet për qytetarët të jenë funksionale në të dyja gjuhët.

    “Dhe po e përmbyll: duhet që edhe sporteli të funksionojë në dy gjuhë. Jo që unë, si shqiptar, të flas në dy gjuhë”, deklaroi Thaçi.

  • "Kam rrahur burra, kanë guxuar t’më afrohen" - deklarata e fortë e Valbona Selimllarit në emisionin e Luizit

    “Kam rrahur burra, kanë guxuar t’më afrohen” – deklarata e fortë e Valbona Selimllarit në emisionin e Luizit

    E ftuar në emisionin “Live me Luizin”, Valbona Selimllari ka ndarë disa rrëfime nga jeta e saj, duke bërë edhe një deklaratë të papritur lidhur me raportet me meshkujt.

    Gjatë bisedës me moderatorin Luiz Ejlli, ish-Missi shqiptar u pyet se si do ta përshkruante veten, ndërsa pranoi se nuk ka qenë asnjëherë shumë e zonja për ta prezantuar vetveten. Megjithatë, ajo e cilësoi veten si një person të paqtë, por me personalitet të fortë.

    “Sa kam rrahur! Jam nga ’91 dhe ’97”, u shpreh ajo me humor, duke iu referuar periudhave të jetës së saj.

    Biseda mori një drejtim tjetër kur Luizi i përmendi një lajm që kishte qarkulluar së fundmi, sipas të cilit Valbona ishte dhunuar.

    Ajo e mohoi kategorikisht këtë pretendim, duke thënë se në fakt kishte qenë vetë ajo që kishte reaguar ndaj djemve që kishin tentuar t’i afroheshin.

    “O Luiz, sa djem i kam rrahur. Kurrë nuk ka ndodhur në jetën time të më dhunojë dikush. Nuk e di pse e bëjnë. Dy nga ata tre djemtë që i kam rrahur, kanë guxuar të më afrohen”, deklaroi Selimllari.

    Gjatë intervistës, ajo foli edhe për paqen, duke u ndalur te rëndësia e saj në kohët e sotme. E pyetur se sa e konsideron veten një person që promovon paqen, ajo tha se lutet që ajo të mbizotërojë sa më shpejt, pasi zhvillimet aktuale në botë e prekin emocionalisht.

    Ndërkaq, sa i përket jetës personale, Valbona tregoi se paqen e saj e gjen te tre fëmijët, ndonëse ata ndonjëherë ia marrin dhe ia rikthejnë atë.

    Ajo foli edhe për raportin me rrjetet sociale, duke treguar se është pak aktive në Instagram dhe se nuk i ndjek rregullisht publikimet dhe komentet. Madje, pranoi se kishte ndryshuar algoritmin e rrjeteve sociale për të shmangur përmbajtjet që e shqetësojnë.

    E pyetur për mbylljen e komenteve në një prej postimeve të saj të fundit, Selimllari tha se ky vendim lidhej me shqetësimin e djemve të saj, pasi bëhet fjalë për çështje që prekin edhe fëmijët. /Telegrafi/

    – YouTube youtu.be