Blog

  • Dhimbje e papritur në kraharor dhe vështirësi në frymëmarrje? Kirurgu Shqiptar Demaçi shpjegon çfarë është pneumotoraksi

    Dhimbje e papritur në kraharor dhe vështirësi në frymëmarrje? Kirurgu Shqiptar Demaçi shpjegon çfarë është pneumotoraksi

    Dhimbja e papritur dhe e fortë në kraharor, sidomos kur shoqërohet me vështirësi në frymëmarrje, mund të jetë shenjë e një problemi serioz që kërkon vlerësim urgjent mjekësor.

    Kirurgu torakal Shqiptar Demaçi, i ftuar në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, i cili është i mbështetur nga United Hospital dhe Qendra Laserike e Syrit “Kubati”, ka folur për pneumotoraksin, një gjendje që karakterizohet nga grumbullimi i ajrit në hapësirën ndërmjet mushkërisë dhe murit të kraharorit.

    Ai ka shpjeguar se pneumotoraksi spontan mund të paraqitet si pasojë e çarjes së strukturave të vogla ajrore pranë sipërfaqes së mushkërisë.

    Sipas tij, kjo gjendje haset edhe te personat e rinj, veçanërisht te disa meshkuj të gjatë dhe të hollë.

    “Ajo fillon me një dhimbje shumë të fuqishme”, ka deklaruar Demaçi, duke shtuar se më pas mund të shfaqen edhe probleme me frymëmarrjen.

    Pneumotoraksi mund të jetë i lehtë ose serioz, ndërsa trajtimi varet nga madhësia e tij, simptomat dhe gjendja e pacientit.

    Dhimbja e papritur në kraharor ose vështirësia e theksuar në frymëmarrje nuk duhet të neglizhohet dhe kërkon ndihmë të menjëhershme mjekësore.

    Për më shumë shikoni të plotë podcastin “Shëndeti në rend të parë”:


    – YouTube www.youtube.com

  • Israel’s anthem whistles at Fadil Vokrri)

    The confrontation between the Kosovo representative and Israel’s at the Faldil Vokryı Stadium in Pristina has started, a match that is valid under the League of Nations.

    However, just moments before the start of the meeting signal was given, a special moment was recorded on the stadium steps that caught the attention of those present.

    During the execution of Israel’s national anthem, a considerable part of the fans present at Fadil Vokrrião reacted with constant whistles, openly expressing their displeasure.

    The confrontation is being carried out in a hot atmosphere and with increased security measures, while the Dyrdians are desperately seeking victory in the face of the local public in the capital.

    Source Layer: Signal

  • Himni i Izraelit fërshëllet në “Fadil Vokrri”

    Himni i Izraelit fërshëllet në “Fadil Vokrri”

    Himni i Izraelit fërshëllet në “Fadil Vokrri”

    Ka nisur përballja ndërmjet Përfaqësueses së Kosovës dhe asaj të Izraelit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndeshje kjo e vlefshme në kuadër të Ligës së Kombeve.

    Mirëpo, pak çaste para se të jepej sinjali për fillimin e takimit, në shkallët e stadiumit u regjistrua një moment i veçantë që tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve.

    Gjatë ekzekutimit të himnit kombëtar të Izraelit, një pjesë e konsiderueshme e tifozëve të pranishëm në “Fadil Vokrri” reaguan me fishkëllima të vazhdueshme, duke shprehur hapur pakënaqësinë e tyre.

    Përballja po zhvillohet në një atmosferë të zjarrtë dhe me masa të shtuara sigurie, ndërsa “Dardanët” po kërkojnë me çdo kusht fitoren përballë publikut vendas në kryeqytet.

    Burimi: Sinjali

  • Israel’s anthem is heard with the swelling

    Kosovo-Israel match under the League of Nations began

    Israel’s Jimni was met with a burst of cheers from fans at the Faldil Vokrri Stadium.

    Source Layer: Insander

  • Me fishllima dëgjohet himni i Izraelit

    Me fishllima dëgjohet himni i Izraelit

    Me fishllima dëgjohet himni i Izraelit

    Ka fillluar ndeshja Kosovë- Izrael në kuadër të Ligës së Kombeve

    Himni i Izraelit u prit me fishllima nga tifozet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

    Burimi: Insajderi

  • Start confronting Kosovo. COSOVE FORCA

    Ka game between Kosovo and Israel, valid for the UEFA League of Nations.

    The confrontation is under way at the Faldil Vokrı in Pristina, where the Dardans aim to get positive results in front of their fans.

    We remember that the Kosovo Football Federation has published a motivating message, calling on fans to support the National.

    ) D COSOWY! A nation. A heart. A purpose. Victory! For Kosovo, to the end! Dardane, this is an NK message.

    Come on, Kosovo!

  • Nis përballja Kosovë–Izrael, FORCA KOSOVË

    Nis përballja Kosovë–Izrael, FORCA KOSOVË

    Nis përballja Kosovë–Izrael, FORCA KOSOVË

    Ka nisur ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, e vlefshme për Ligën e Kombeve të UEFA-s.

    Përballja po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku Dardanët synojnë të marrin rezultat pozitiv përpara tifozëve të tyre.

    Kujtojmë se Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një mesazh motivues, duke u bërë thirrje tifozëve që të mbështesin Kombëtaren.

    “DITA E KOSOVËS! Një komb. Një zemër. Një qëllim. Fitorja! Për Kosovën, deri në fund! Forca Dardanë!”, thuhet në mesazhin e FFK-së.

    Forca Kosovë!

  • Artmotion zbut zemrën, dhuron edhe dy bileta për ndeshjen Kosovë – Izrael për BBVK5 (VIDEO)

    Artmotion zbut zemrën, dhuron edhe dy bileta për ndeshjen Kosovë – Izrael për BBVK5 (VIDEO)

    Artmotion zbut zemrën, dhuron edhe dy bileta për ndeshjen Kosovë – Izrael për BBVK5 (VIDEO)

    Artmotion ka surprizuar sërish, duke dhuruar mundësinë për të fituar dy bileta për ndeshjen Kosovë – Izrael.

    Përmes një zarfi të bardhë, Artmotion vendosi t’i japë edhe një tjetër mundësi banorëve të Big Brother VIP Kosova që ta shikojnë ndeshjen.

    Kësaj radhe, me fat ishte Kledja dhe ajo pati mundësinë ta ftojë edhe një banor.

    Për më shumë:

  • Gazetari Andi Shabani: Gjendja e fushës në stadiumin “Fadil Vokrri” është e mirë (VIDEO)

    Gazetari Andi Shabani: Gjendja e fushës në stadiumin “Fadil Vokrri” është e mirë (VIDEO)

    Gazetari Andi Shabani: Gjendja e fushës në stadiumin “Fadil Vokrri” është e mirë (VIDEO)

    Gazetari Andi Shabani, në një lidhje të drejtpërdrejtë nga fusha e gjelbër e stadiumit “Fadil Vokrri”, ku pritet të zhvillohet ndeshja e Kosovës me Izraelin, ka bërë të ditur se gjendja e barit është e mirë.

    Shabani tha se pas kritikave të adresuara ndaj Kosovës për gjendjen e fushës pas ndeshjes me Austrinë, janë ndërmarrë masa për përmirësimin dhe mirëmbajtjen e saj.

    Ai theksoi se që nga përfundimi i ndeshjes me Austrinë, fusha nuk është shfrytëzuar, pikërisht për ta ruajtur atë në gjendjen më të mirë për përballjen e radhës, njofton Klankosova.tv.

    “Nuk ka pasur diskutime për fushën dhe barin në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Duhet të theksohet se pas ndeshjes me Austrinë, fusha nuk është shfrytëzuar më, me qëllim që të ruhet për këtë ndeshje”, deklaroi Shabani.

  • Çifti filmoi momentin dramatik teksa anija cisternë ‘afrohej për t’u përplasur’ me mjetin lundrues turistik në Mississippi

    Çifti filmoi momentin dramatik teksa anija cisternë ‘afrohej për t’u përplasur’ me mjetin lundrues turistik në Mississippi

    Një çift, që ndodhej në një anije turistike të ankoruar e cila u përmbys në lumin Mississippi, filmoi momentin e tmerrshëm kur një anije e madhe cisternë u drejtua drejt tyre, përpara se të përplasej me anijen të premten.

    Anija “American Heritage”, e operuar nga kompania “American Cruise Lines”, ishte e ankoruar në lumë, në New Orleans të Louisiana, kur u godit nga anija cisternë “Atlantic Asphalt” (e gjatë rreth 158 metra), pak pas mesditës.

    Një operacion shpëtimi i jashtëzakonshëm bëri të mundur shpëtimin e të gjithë 180 personave që ndodheshin në bord – ngjarje që është quajtur “mrekullia në Mississippi” – falë përpjekjeve heroike të Rojës Bregdetare të SHBA-së, shërbimeve të tjera të urgjencës dhe qytetarëve të pranishëm, përcjell Telegrafi.

    Helena Moreno, zyrtare në New Orleans, deklaroi të premten rreth orës 16:00 (me orën lokale) se 32 pasagjerë nga anija turistike ndodheshin në spitalet vendase.

    Asnjëri prej tyre nuk kishte lëndime kritike për jetën.

    Mes personave që po trajtohen në spitale janë edhe dy oficerë të Policisë Portuale të New Orleansit, të cilët u hodhën në ujë për të shpëtuar pasagjerët, tha Moreno.

    Ndërkohë, u shfaqën pamje shqetësuese që tregonin pasagjerët në bordin e anijes turistike teksa mbaheshin fort pas parmakëve për të shpëtuar, ndërsa anija filloi të përmbysej.

    Tani kanë dalë pamje të reja video, ku shihet një çift duke filmuar anijen cisternë që afrohej, përpara se të kuptonin papritur se përplasja ishte e pashmangshme.

    Pamjet, të shpërndara në rrjetet sociale, është filmuar fillimisht nga ballkoni i një prej kabinave të anijes turistike dhe tregon anijen cisternë (me ngjyrë të gjelbër dhe të kuqe) duke u drejtuar direkt drejt anijes së pasagjerëve. /Telegrafi/