Blog

  • DJ Khaled humbi rreth 40 kilogramë - ai zbuloi se çfarë e ndihmoi të humbiste peshë

    DJ Khaled humbi rreth 40 kilogramë – ai zbuloi se çfarë e ndihmoi të humbiste peshë

    Producenti amerikan i muzikës, DJ Khaled, zbuloi se ka humbur rreth 40 kilogramë gjatë vitit të kaluar, një vendim që e mori pasi nuk mundi të ngrihej në këmbë gjatë një performance.

    Siç i tha ai revistës People në një intervistë, përpara se ta merrte seriozisht shëndetin e tij, peshonte midis 134 dhe 136 kilogramë. Pika e kthesës erdhi në tetor të vitit të kaluar, gjatë një koncerti.

    “Ka një pjesë të performancës sime ku gjunjëzohem dhe them faleminderit, tregoj mirënjohjen time”, tha Khaled. Pastaj, siç thotë ai, nuk mund të ngrihej lehtë në këmbë dhe miqtë e tij më vonë i thanë se po merrte frymë me vështirësi.

    Khaled thotë se më parë bënte ushtrime fizike dhe përpiqej të ushqehej më shëndetshëm, por kishte nevojë për më shumë ndihmë. Pasi u konsultua me një mjek, ai filloi të përdorte Wegovy, një ilaç për humbje peshe nga grupi GLP-1, të cilit ia atribuon 34 kilogramët që humbi vitin e kaluar.

    Ai e quajti planin e tij “Ecje, Golf dhe Wegovy”. Ai luan golf deri në gjashtë herë në javë, mbulon të 18 vrimat në këmbë në vend që të përdorë karrocë dhe bën më shumë se 10,000 hapa në ditë.

    “Jam shumë më i shëndetshëm. Kam më shumë energji. Jam më i motivuar për gjithçka”, tha Khaled.

    Pika e kthesës erdhi në tetor të vitit të kaluar, gjatë një koncerti. Ai shtoi se mjeku i tij i kishte thënë më parë se ishte i shëndetshëm pavarësisht peshës së tij, por tani thotë se duhet të studiohet për të parë se sa i shëndetshëm është. Ai përmendi djemtë e tij si motivimin për ndryshimin.

    “Ne jetojmë për fëmijët tanë dhe fëmijët tanë na bëjnë të jetojmë”, tha ai. Qëllimi i tij, thotë ai, është të ulë peshën deri në 91 kilogramë.

    Khaled ka vite që lufton me peshën e tepërt. Në fillim të vitit 2018, ai u bë ambasador i programit Weight Watchers, dhe në fillim të vitit 2019, njoftoi se kishte arritur qëllimin e tij prej 113 kilogramësh nga 133 kilogramë. /Telegrafi/

  • “Pulke, bad milk,” “Surrat potatoes” &#82/11; A rough crash between Nichi and Antonette: Injury Trade ( V IDEO)

    – What?A tense debate has erupted between Nichitt and Antoneta, where neither insults nor harsh statements against each other have been missed.

    Initially, Nichi addressed Antonetha with grave words, saying: He’s having trouble… You can’t hurt me, you can’t. Shut up, you little shit. Shuj, stylish ) Said Nichi.

    Meanwhile, Antonette replied: Don’t raise my voice. Oh, my potato faces. Coward, you chicken.

  • “Pulë”, “Çikë e keqe”, “Surrat patate” - Përplasje e ashpër mes Nichit dhe Antonetës: Shkëmbim ofendimesh (VIDEO)

    “Pulë”, “Çikë e keqe”, “Surrat patate” – Përplasje e ashpër mes Nichit dhe Antonetës: Shkëmbim ofendimesh (VIDEO)

    “Pulë”, “Çikë e keqe”, “Surrat patate” - Përplasje e ashpër mes Nichit dhe Antonetës: Shkëmbim ofendimesh (VIDEO)

    Një debat i tensionuar ka shpërthyer mes Nichit dhe Antonetës, ku nuk kanë munguar as ofendimet dhe as deklaratat e ashpra ndaj njëri-tjetrit.

    Fillimisht, Nichi iu drejtua Antonetës me fjalë të rënda, duke thënë: “Po munohet me m’qit keq… Jeni munu me qit keq, nuk keni mujt. Shuj, çikë e keqe. Shuj, stilashkë” – tha Nichi.

    Ndërkohë, Antoneta ia ktheu: “Mos ma ngri mua zërin. O surrat patate. Frikacak, o pulë”.

  • “ I hope 3-0л &#82/11; Citizens Optimistic for Victory on Israel ( VIDEOS)

    AThe positive and enthusiasm climate prevails near the stadium Fadil Vokrı, where citizens are gathered to watch the match between Kosovo and Israel.

    In brief proposals for Klan Kosovo, some of them have shared predictions of the outcome of this confrontation, voicing hope for the Dardans’ victory, Klankosova reported.tv.

    I hope 3-0, one of the citizens said.

    Kosovo match, Israel starts at 1500.

    For this confrontation, the Dardans will land in the field with formation 4-1-4-1.

  • "Shpresoj 3-0” - Qytetarët optimistë për fitore ndaj Izraelit (VIDEO)

    “Shpresoj 3-0” – Qytetarët optimistë për fitore ndaj Izraelit (VIDEO)

    "Shpresoj 3-0” - Qytetarët optimistë për fitore ndaj Izraelit (VIDEO)

    Atmosferë pozitive dhe entuziazëm mbizotëron pranë stadiumit “Fadil Vokrri”, ku qytetarët janë mbledhur për të përcjellë ndeshjen mes Kosovës dhe Izraelit.

    Në prononcime të shkurtra për Klan Kosovën, disa prej tyre kanë ndarë parashikimet për rezultatin e kësaj përballjeje, duke shprehur shpresën për fitore të Dardanëve, njofton Klankosova.tv.

    “Veç ishalla fitojmë, shpresoj 3-0”, u shpreh njëri nga qytetarët.

    Ndeshja Kosovë – Izrael nis në orën 15:00.

    Për këtë përballje, Dardanët do të zbresin në fushë me formacionin 4-1-4-1.

  • Ekskluzive: Kështu duket zhveshtorja e Kosovës para ndeshjes me Izraelin (VIDEO)

    Ekskluzive: Kështu duket zhveshtorja e Kosovës para ndeshjes me Izraelin (VIDEO)

    Ekskluzive: Kështu duket zhveshtorja e Kosovës para ndeshjes me Izraelin (VIDEO)

    Pak para fillimit të ndeshjes, është zbuluar pamja e zhveshtores së Dardanëve, ku gjithçka është bërë gati për ndeshjen Kosovë – Izrael.

    Kosova në këtë përballje do të paraqitet me fanellat e para, ato me ngjyrë të kaltër, të cilat tashmë janë vendosur në zhveshtore.

    Në pamjet ekskluzive shihen edhe fanellat e futbollistëve.

    Tashmë gjithçka është gati, ndërsa vëmendja është te paraqitja e Dardanëve në fushën e lojës.

  • “Ma mirë n’lavanderi se n’Galaxy” – Xheneta ia kthen Zojës me një thumbim: “Finalen e ki t’garantume”

    “Ma mirë n’lavanderi se n’Galaxy” – Xheneta ia kthen Zojës me një thumbim: “Finalen e ki t’garantume”

    “Ma mirë n’lavanderi se n’Galaxy” – Xheneta ia kthen Zojës me një thumbim: “Finalen e ki t’garantume”

    Zoja banora e Big Brother VIP Kosova 5 u pyet nga publiku nëse loja e saj i ngjan asaj të një ish-finalisteje.

    “Për besë, nuk jam t’u e ditë për cilën ish-finaliste jeni t’u fol”, u përgjigj ajo.

    Pasi banorët i treguan se bëhej fjalë për Xhenetën, ajo vazhdoi me një deklaratë: “Besoj se n’lavanderi nuk jam t’u nejt unë krejt kohën”.

    Nuk ka vonuar as reagimi i ish-banores së BBVK 4, Xhenetës, e cila përmes një postimi në Instagram iu kundërpërgjigj kësaj deklarate.

    “Ma mirë n’lavanderi se sa Galaxy. Paske harru që e ke komentu çdo ditë n’T7 si opinioniste. Vazhdo luj se finalen e ki t’garantume”, ka shkruar Xheneta.

  • A digjet qepa apo mbetet e fortë? Këto janë gabimet më të zakonshme gjatë zierjes

    A digjet qepa apo mbetet e fortë? Këto janë gabimet më të zakonshme gjatë zierjes

    Qepët e ziera janë baza e gjellëve, salcave dhe lëngjeve të mishit, por ato shpesh digjen nga jashtë dhe mbeten të forta nga brenda. Arsyeja është kryesisht tek gabimet e vogla që korrigjohen lehtë.

    Shefat e kuzhinës dhe ekspertët e kuzhinës bien dakord se skuqja e qepëve nuk është e komplikuar, por kërkon durim dhe disa rregulla. Këto janë gabimet më të zakonshme.

    Shumë zjarr

    Kur jeni me nxitim, pllaka e nxehjes ndizet. Sheqernat natyralë nga qepa digjen shpejt, kështu që pjesa e jashtme e qepës errësohet dhe bëhet e hidhur, ndërsa pjesa e brendshme mbetet e fortë.

    “Temperatura mesatare është çelësi. Një temperaturë shumë e lartë do t’i djegë shpejt sheqernat”, tha për The Takeout Pietro Vitelli, një instruktor në Shkollën e Kuzhinës Auguste Escoffier .

    Shumë pak kohë

    Recetat shpesh premtojnë se qepët do të jenë gati brenda pak minutash. Guy Singh-Watson, themeluesi i fermës organike britanike Riverford, shkruan në librin e tij të gatimit “Autumn and Winter Gating with a Veg Box” se recetat janë tepër optimiste kur thonë se qepët duhet të zihen për tre deri në pesë minuta.

    Gazetari amerikan Tom Scocca paralajmëroi në një artikull për Slate se autorët e recetave rregullisht e nënvlerësojnë kohën që i duhet një qepe për t’u zbutur dhe për t’u skuqur.

    Qepët që mbahen në zjarr për një kohë të shkurtër mbeten krokante dhe kanë një shije të mprehtë. Për një bazë të butë dhe transparente, duhet më shumë kohë në një temperaturë të moderuar.

    Kripë në kohën e gabuar

    Në America’s Test Kitchen, qepët kripen sapo futen në tigan. Molly Birnbaum, redaktore ekzekutive e botimit të tyre Cook’s Science, shpjegoi për The Splendid Table se kripa thith lagështinë nga qepët, kështu që ato gatuhen më shpejt dhe skuqen pak.

    Nga ana tjetër, shefja e kuzhinës Nadia Munno, e njohur si Mbretëresha e Makaronave, paralajmëron për Food Republic se shtimi i kripës në qepët që skuqen shumë herët thith lagështinë. Pra, zbatohet një rregull i thjeshtë: kur dëshironi qepë të buta dhe pa ngjyrë për supa, rizoto ose salca, shtoni kripën menjëherë, dhe kur i dëshironi të marrin ngjyrë të artë dhe më krokante, shtoni kripën në fund.

    Tigan i plotë

    Nëse po skuqni më shumë se gjysmën e një qepe, merrni një tigan më të madh, këshillon Bon Appetit, siç raportohet nga Tasting Table . Kur ka shumë qepë, uji që avullon nuk ka ku të shkojë, kështu që qepa gatuhet në lëngun e vet dhe nuk skuqet për një kohë të gjatë.

    Qepë pa përzierje

    Qepa nuk duhet të përzihet vazhdimisht, por as nuk duhet lënë. Nëse rri për një kohë të gjatë, vetëm copat në fund marrin nxehtësi, e cila digjet para se pjesa tjetër të fillojë të gatuhet, shkruan The Takeout . Përzierja herë pas here i mban qepët të buta në mënyrë të barabartë. /Telegrafi/

  • He loses his 46-year-old life in Negotina after he fell from the stable roof

    At 11:40 p.m. in SPB Tetovo, the Gostivar Medical Center was reported to be responsible for G.S. (46) From Gostivar’s Negotiation, which because of the seriousness of the injuries has been transferred to the clinic complex Mother Teresa in Skopje.

    According to the report, he was injured during the fall from the roof of a stable to the atrium of f. Negotiating.

    At 8:30 p.m. this morning (14.11,2026) in SPB Tetovo has reported that G.S. He has subjected injuries and passed away at the Teresa Mother Teresa Clinic complex in Skopje.

    Measures are being taken to clear the case.

  • Humb jetën 46 vjeçari nga Negotina, pasi u rrëzua nga çatia e stallës

    Humb jetën 46 vjeçari nga Negotina, pasi u rrëzua nga çatia e stallës

    Më 13.11.2026, në ora 11:40, në SPB Tetovë, nga Qendra Mjekësore e Gostivarit është raportuar se te ata me lëndime të rënda trupore është sjellë G.S. (46) nga Negotina e Gostivarit, i cili për shkak të seriozitetit të lëndimeve është transferuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.

    Sipas raportimit, ai është lënduar gjatë rënies nga çatia e një stalle në atarin e f. Negotinë, të cilën ka qenë duke e riparuar.

    Mëngjesin e sotëm (14.11.2026) në ora 08:30 në SPB Tetovë është raportuar se G.S. u ka nënshtruar lëndimeve dhe ka ndërruar jetë në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.

    Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.