“Shpresoj 3-0” – Qytetarët optimistë për fitore ndaj Izraelit (VIDEO)

"Shpresoj 3-0” - Qytetarët optimistë për fitore ndaj Izraelit (VIDEO)

Written by

in

"Shpresoj 3-0” - Qytetarët optimistë për fitore ndaj Izraelit (VIDEO)

Atmosferë pozitive dhe entuziazëm mbizotëron pranë stadiumit “Fadil Vokrri”, ku qytetarët janë mbledhur për të përcjellë ndeshjen mes Kosovës dhe Izraelit.

Në prononcime të shkurtra për Klan Kosovën, disa prej tyre kanë ndarë parashikimet për rezultatin e kësaj përballjeje, duke shprehur shpresën për fitore të Dardanëve, njofton Klankosova.tv.

“Veç ishalla fitojmë, shpresoj 3-0”, u shpreh njëri nga qytetarët.

Ndeshja Kosovë – Izrael nis në orën 15:00.

Për këtë përballje, Dardanët do të zbresin në fushë me formacionin 4-1-4-1.