Blog

  • Kosova dënohet nga UEFA, 42.250 euro gjobë dhe mbyllje e pjesshme e stadiumit “Fadil Vokrri”

    Kosova dënohet nga UEFA, 42.250 euro gjobë dhe mbyllje e pjesshme e stadiumit “Fadil Vokrri”

    Kosova dënohet nga UEFA, 42.250 euro gjobë dhe mbyllje e pjesshme e stadiumit “Fadil Vokrri”

    UEFA ka publikuar vendimet disiplinore pas ndeshjeve të fundit të Ligës së Kombeve, ku në mesin e federatave të dënuara është edhe Federata e Futbollit e Kosovës.

    Për ndeshjen Kosovë – Izrael (0:0), të zhvilluar më 14 nëntor, UEFA ka shqiptuar gjithsej 42.250 euro gjobë ndaj FFK-së, për katër shkelje të evidentuara.

    Dënimi më i rëndësishëm lidhet me sjelljen raciste dhe diskriminuese të tifozëve, për të cilën UEFA ka shqiptuar 10.000 euro gjobë dhe ka vendosur mbylljen e pjesshme të stadiumit “Fadil Vokrri”, konkretisht sektorit L2, në ndeshjen e ardhshme si vendas në një garë të UEFA-s.

    Megjithatë, ky dënim me mbyllje të sektorit është pezulluar për një periudhë prove prej dy vjetësh.

    FFK-ja është dënuar gjithashtu me 2.250 euro për hedhjen e sendeve në fushë, 10.000 euro për incidentet gjatë intonimit të himneve kombëtare dhe 20.000 euro për transmetimin e një mesazhi të papërshtatshëm për një aktivitet sportiv.

    Vendimi është marrë nga Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s (CEDB), më 19 nëntor 2026.

  • Jona refuzon Fuegon: Nuk më pëlqen dhe nuk e shoh veten në një lidhje me të (VIDEO)

    Jona refuzon Fuegon: Nuk më pëlqen dhe nuk e shoh veten në një lidhje me të (VIDEO)

    Jona refuzon Fuegon: Nuk më pëlqen dhe nuk e shoh veten në një lidhje me të (VIDEO)

    Gjatë darkës së të nominuarve, ku banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova” iu përgjigjën pyetjeve të publikut, Jona është pyetur nëse do ta pranonte të ishte zgjedhja e tretë e Fuegos.

    Kjo pasi Fuego kishte shprehur pëlqim për të.

    Jona e ka refuzuar kategorikisht një mundësi të tillë, duke thënë se nuk ka pëlqim për të dhe se nuk e sheh raportin e tyre të shkojë drejt një lidhjeje, pavarësisht nëse kjo do ta ndihmonte në lojë.

    “I kam sqaruar gjërat me Fuego. I kam thënë që nuk më pëlqen dhe as që e shoh lidhjen tonë të shkojë në atë drejtim. Ai ka qenë shumë dakord dhe e ka pranuar. Unë i thashë që për më shumë jo”, ka deklaruar Jona.

    Për të ndjekur momentin nga darka e të nominuarve, shihni videon më poshtë.

  • Kuvendi në orar të zgjatur, deputetët ende në sallë plenare

    Kuvendi në orar të zgjatur, deputetët ende në sallë plenare

    Kuvendi në orar të zgjatur, deputetët ende në sallë plenare

    Ndonëse ora ka kaluar 22:20, deputetët e Kuvendit të Kosovës ende nuk po i japin fund punës për sot.

    Seanca plenare po vazhdon edhe në këto orë të vona të mbrëmjes, me deputetët që po diskutojnë projektligjin që është në rend dite.

    Debati po zgjatet, ndërsa përfaqësuesit e partive politike po vazhdojnë t’i paraqesin qëndrimet dhe vërejtjet e tyre lidhur me përmbajtjen e projektligjit.

    Kështu, për deputetët, kjo ditë parlamentare po shkon përtej orarit të zakonshëm të punës, me seancën që ende nuk ka përfunduar./Klankosova.tv

  • Si i liroi gjykata të akuzuarit për rastin e autobusit në Gllogjan?

    Si i liroi gjykata të akuzuarit për rastin e autobusit në Gllogjan?

    Si i liroi gjykata të akuzuarit për rastin e autobusit në Gllogjan?

    Gjykata ka liruar nga akuza Kastriot dhe Kreshnik Mehmetajn për veprën penale të vrasjes së rëndë, në rastin e sulmit ndaj autobusit ku mbetën të vrarë tre persona.

    Në aktgjykimin e siguruar nga gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, gjykata ka theksuar se gjatë shqyrtimit gjyqësor janë dëgjuar të gjithë nxënësit që ndodheshin në autobus dhe që kishin mundësi ta shihnin personin që kishte shtënë me armë në drejtim të tij.

    Megjithatë, sipas arsyetimit të gjykatës, asnjëri prej dëshmitarëve nuk ka arritur ta identifikojë sulmuesin.

    “Nga dëshmitë e këtyre dëshmitarëve (pasagjerëve) rezulton se asnjëri nga ta nuk ka arritur që ta identifikojë sulmuesin, edhe pse në dëshmitë e tyre, secili prej këtyre dëshmitarëve përshkruan karakteristikat fizike që kujtojnë në lidhje me sulmuesin”, thuhet në aktgjykim.

    Gjykata ka vlerësuar se përshkrimet e dëshmitarëve kanë qenë të përgjithësuara dhe nuk kanë ofruar karakteristika që do të mundësonin identifikimin e saktë të sulmuesit apo lidhjen e tij ekskluzive me të pandehurit.

    Pikërisht mungesa e identifikimit të saktë të personit që kishte shtënë me armë është një nga elementet kryesore të trajtuara në arsyetimin për lirimin e Kastriot dhe Kreshnik Mehmetajt nga akuza për vrasje të rëndë, njofton Klankosova.tv.

  • Banorët e nominuar e BBVK5 përballen me pyetjet e publikut (VIDEO)

    Banorët e nominuar e BBVK5 përballen me pyetjet e publikut (VIDEO)

    Banorët e nominuar e BBVK5 përballen me pyetjet e publikut (VIDEO)

    Darka e të nominuarve në Big Brother VIP Kosova 5 ka ndodhur, ndërsa banorët janë vënë përballë pyetjeve të publikut.

    Gjatë kësaj mbrëmjeje, ata janë përballur me pyetje të ndryshme, përmes të cilave kanë pasur mundësi të japin përgjigjet e tyre dhe të sqarojnë qëndrimet për situatat e krijuara brenda shtëpisë.

    Darka u moderua nga Anjeza.

    Për më shumë:

  • Trump u kyç nga "Air Force One" në një takim të aleatëve evropianë të Ukrainës – disa orë pas bisedimeve me Putinin dhe Xi të Kinës

    Trump u kyç nga “Air Force One” në një takim të aleatëve evropianë të Ukrainës – disa orë pas bisedimeve me Putinin dhe Xi të Kinës

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u tha aleatëve evropianë të Ukrainës të enjten se ata mund të kursenin para, si dhe jetë njerëzish, duke i dhënë fund luftës me Rusinë; kështu bënë të ditur pesë zyrtarë evropianë që ishin vënë në dijeni për diskutimin.

    Në një bisedë telefonike të zhvilluar nga aeroplani presidencial “Air Force One”, ndërsa po kthehej në shtëpi pas takimit me presidentin rus Vladimir Putin, Trump shprehu keqardhje për atë që e cilësoi si shpenzim të kotë të miliarda dollarëve për t’i ofruar Ukrainës armë dhe para për një konflikt që po merrte kaq shumë jetë njerëzish.

    Këtë e raportuan tre nga zyrtarët evropianë, të cilëve iu garantua anonimiteti për të përshkruar një bisedë private, shkruan Politico, përcjell Telegrafi.

    Disa orë pasi përfundoi takimet e tij me Putinin dhe presidentin kinez Xi Jinping në Shenzhen të Kinës, Trump pati një mesazh për liderët e mbledhur në Berlin: se udhëheqësi rus ishte serioz në lidhje me negociimin e një marrëveshjeje paqeje me Ukrainën.

    Lëvizjet drejt një marrëveshjeje paqeje janë intensifikuar javët e fundit, pas një sërë aktivitetesh diplomatike dhe bisedimesh të ngjeshura në Evropë, Rusi dhe Lindjen e Mesme.

    Takimi i Trumpit në Kinë me Xi-në dhe Putinin alarmoi disa nga aleatët e Ukrainës dhe ngjalli frikën se presidenti amerikan mund të bindej nga argumenti rus, sipas të cilit Ukraina dhe mbështetësit e saj evropianë e kanë zgjatur luftën, e cila filloi me pushtimin rus në vitin 2022.

    Disa nga zyrtarët e njohur me përmbajtjen e bisedës e përshkruan tonin e Trumpit si tejet kritik ndaj mbështetjes së vazhdueshme të Evropës për Kievin, ndërsa të tjerë thanë se ai thjesht po shprehej me stilin e tij të zakonshëm të drejtpërdrejtë.

    Një person i informuar për bisedën tha se presidenti thjesht kishte theksuar se sa shumë mund të kursenin të gjitha vendet nëse lufta do të merrte fund dhe Evropës nuk do t’i duhej më të paguante për ndihmën ndaj Ukrainës.

    Një zyrtar amerikan, i vënë në dijeni për bisedën, deklaroi se çdo pretendim se Trump u kishte kërkuar liderëve të ndalonin financimin e Ukrainës është “i pasaktë”.

    Sipas zyrtarit, presidenti thjesht po përsëriste qëndrimin e tij të kahershëm se ai “dëshiron t’i japë fund këtij konflikti”.

    Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë i hodhi poshtë pretendimet se telefonata përmbante kritika ndaj evropianëve, duke deklaruar: “Presidenti Trump u bashkua sot në takimin e ‘Koalicionit të të Vullnetshmëve’ dhe u shpreh tejet optimist për perspektivat e paqes, duke vlerësuar liderët e pranishëm. Presidenti theksoi se lufta është jashtëzakonisht e kushtueshme, si në aspektin e jetëve njerëzore, ashtu edhe në atë financiar; prandaj, të gjithë duhet të përpiqen për paqe, pasi ajo do të shpëtojë jetë dhe do të kursejë fonde, të cilat mund të investohen në mbrojtjen dhe prosperitetin e vendeve tona”.

    Sipas zyrtarit amerikan, argumenti i Trumpit ishte se, nëse lufta merr fund, qeveritë evropiane mund t’i shpenzojnë paratë e tyre për rindërtimin e Ukrainës ose për nevojat e popullit të tyre.

    Zyrtari shtoi se presidenti u shfaq “optimist” lidhur me mundësitë për paqe dhe vlerësoi përpjekjet e liderëve evropianë që morën pjesë në bisedë.

    Kur u pyet në një konferencë shtypi – pas takimit të koalicionit në Berlin – nëse Trumpi kishte një perceptim tepër idealist mbi dëshirën e Putinit për t’i dhënë fund luftës, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, u përgjigj se ishte “krejt e kundërta”.

    Ai theksoi se Trumpi kishte folur për humbjet “tmerruese” të jetëve njerëzore gjatë kësaj lufte, e cila zgjat prej gati pesë vitesh.

    I dërguari i Trumpit, Steve Witkoff – i cili mori pjesë së bashku me dhëndrin e Trumpit, Jared Kushner – deklaroi se presidenti amerikan e ka “mbështetur fuqimisht” arritjen e një paqeje për t’i dhënë fund luftës; ky ka qenë edhe mesazhi i tij drejtuar Putinit dhe Xi-së.

    “Ai na dërgoi mua dhe Jaredin këtu, pikërisht për t’u bërë pjesë e ‘Koalicionit të të Vullnetshmëve’. Na udhëzoi të bëjmë gjithçka që është e mundur për t’i dhënë fund kësaj lufte dhe për të mbështetur këtë përpjekje”, u tha Witkoff gazetarëve në Berlin. “Nga biseda që zhvillova me të sot, kuptova se ai ua kishte përcjellë pikërisht këto parime edhe dy liderëve të tjerë me të cilët ishte takuar”.

    Kushner theksoi se Trumpi dëshiron të arrijë një marrëveshje ku Evropa të jetë plotësisht e përfshirë në proces; për këtë arsye, ai u kërkoi dy të dërguarve amerikanë të udhëtonin drejt Berlinit për të “siguruar palët” lidhur me këtë qasje.

    Kushner shtoi se, në raundin e ardhshëm të bisedimeve, Evropa do t’u bashkohet Ukrainës, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara në tryezën e negociatave.

    Ai shtoi se Putini tani ishte i gatshëm të pranonte idenë e garancive të sigurisë për Ukrainën, të ngjashme me Nenin 5 të NATO-s – një zotim për mbrojtje të ndërsjellë mes aleatëve, për të ndihmuar në mbrojtjen e njëri-tjetrit nëse ndonjëri prej tyre sulmohet.

    Duke folur më vonë para gazetarëve, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se nuk ishte “i sigurt” nëse të gjitha palët e kuptonin Nenin 5 në të njëjtën mënyrë si ai.

    “Sepse, çfarë do të thotë Neni 5? Do të thotë se ka forca të partnerëve në territorin tënd. Pra, pyetja ime është: Po ushtarët amerikanë?”.

    Ai tha se Ukraina “do të ishte e lumtur” nëse SHBA-ja do të vendoste baza në Ukrainë, “ashtu siç ka në Lindjen e Mesme”.

    Megjithatë, Friedrich Merz nga Gjermania deklaroi në konferencën për shtyp se Evropa po ofron fonde për mbrojtjen e Ukrainës “për të mundësuar, në radhë të parë, negociatat e paqes dhe për t’i zhvilluar ato nga një pozicion force”.

    Merz shtoi: “Ne nuk po e ofrojmë këtë mbështetje të fuqishme për ta zgjatur luftën. Ne duam t’i japim fund kësaj lufte”.

    E kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, tha se besimi i Trumpit te vullneti i mirë i Putinit ishte “i palëkundur”, por shtoi se shpresonte që këtë herë të rezultonte se ky besim ishte i bazuar mirë. /Telegrafi/

  • E pazakontë - Portieri brazilian do të bëhet baba i dy vajzave me dy gra të ndryshme, të cilat janë shtatzëna në të njëjtën kohë

    E pazakontë – Portieri brazilian do të bëhet baba i dy vajzave me dy gra të ndryshme, të cilat janë shtatzëna në të njëjtën kohë

    Një histori e pazakontë nga bota e futbollit brazilian ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale.

    Portieri i Corinthians, Hugo Souza, 27 vjeç, pritet të bëhet baba i dy vajzave me dy gra të ndryshme, të cilat janë shtatzëna në të njëjtën kohë.

    Lajmi u raportua më 18 dhe 19 nëntor nga disa prej mediave kryesore braziliane, përfshirë UOL dhe Veja, ndërsa u konfirmua edhe nga përfaqësuesit e futbollistit për median UOL.

    Njëra prej tyre është Rauany Barcellos, 23 vjeçe, ish-e fejuara e portierit, e cila aktualisht ndodhet në muajin e tetë të shtatzënisë. Vajza e tyre do të quhet Pétala. Çifti i dha fund fejesës në prill të këtij viti, ndërsa shtatzënia e Rauany u bë publike në muajin korrik.

    Foto: Rauany Barcellos/Instagram

    Por, ajo nuk është e vetmja që pret një fëmijë me futbollistin. Influencuesja Rai Araújo ka konfirmuar gjithashtu se është shtatzënë dhe se babai i vajzës që pret është Hugo Souza.

    Ajo ka bërë të ditur se ndodhet në muajin e gjashtë të shtatzënisë, ndërsa vajza e saj pritet të lindë rreth dy muaj pas fëmijës së parë të portierit. Sipas raportimeve të mediave braziliane, Hugo dhe Rai njihen që nga viti 2022, ndërsa janë afruar sërish pas përfundimit të fejesës së tij me Rauany.

    Foto: Rai Araújo/Instagram

    Influencuesja ka rrëfyer se shtatzënia nuk ishte e planifikuar dhe se fillimisht e kishte përjetuar këtë situatë me frikë dhe vështirësi emocionale. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e portierit kanë konfirmuar se ai po ofron mbështetjen e nevojshme për të dyja nënat dhe fëmijët, duke kërkuar njëkohësisht respektimin e privatësisë së personave të përfshirë.

    Kështu, Hugo Souza pritet të përjetojë një periudhë të veçantë në jetën e tij private, pasi brenda pak muajsh do të bëhet baba i dy vajzave nga dy marrëdhënie të ndryshme. /Telegrafi/

  • Haziri warns protests if special law not prosecuted next week

    The representative of the Platform no in my name, Liberation Haziri, has warned that protests will return unless institutions proceed next week with the new KLA law.

    Source Layer: Dukeagini

  • Haziri paralajmëron protesta nëse javën e ardhshme nuk procedohet ligji për Specialen

    Haziri paralajmëron protesta nëse javën e ardhshme nuk procedohet ligji për Specialen

    Përfaqësuesi i Platformës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka paralajmëruar se do të rikthehen protestat nëse institucionet nuk e procedojnë javën e ardhshme ligjin e ri për UÇK-në.

    Burimi: Dukagjini

  • Neither Parliament escapes power cuts, MPs remain in the dark during the session

    A power cut has occurred in the Kosovo Assembly, just during the plenary session, where the budget of 2027 is being discussed.

    This incident comes at a time when power cuts in parts of Kosovo, including the capital, Pristina, were reported in recent days.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal