Blog

  • QKMF-ja në Klinë jep detaje për vdekjen e pacientes: Pësoi reaksion alergjik pas infuzionit, Prokuroria nis hetimet

    QKMF-ja në Klinë jep detaje për vdekjen e pacientes: Pësoi reaksion alergjik pas infuzionit, Prokuroria nis hetimet

    Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) “Nëna Terezë” në Klinë ka dhënë detaje lidhur me rastin e vdekjes së një pacienteje, e cila kishte kërkuar trajtim mjekësor në këtë institucion më 13 nëntor.

    Sipas njoftimit të QKMF-së, pacientja fillimisht kishte marrë shërbim specialistik te mjeku infektolog, i cili i kishte përshkruar terapi me infuzion.

    Pasi kishte filluar marrjen e terapisë në njësinë e infuzioneve, ajo kishte shfaqur menjëherë reaksion alergjik.

    Pacientja më pas ishte dërguar në urgjencën e QKMF-së, ku mjeku internist, së bashku me mjekët e tjerë, kishin ndërmarrë trajtimin e reaksionit alergjik.

    Megjithatë, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, ajo ishte transferuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal në Pejë, e shoqëruar nga një mjek dhe një infermier.

    Për të përshpejtuar transportin, për shkak të ngarkesës në trafik, ishin angazhuar edhe njësitë policore të Klinës.

    QKMF-ja ka bërë të ditur se gjatë pjesës më të madhe të rrugës ishte kryer reanimim kardiopulmonar, ndërsa pas arritjes në Pejë pacientja ishte intubuar. Megjithë masat intensive dhe terapeutike, ajo ka ndërruar jetë.

    Ndërkohë, rastin e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore në Pejë.

    Zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi, për Dukagjinin ka bërë të ditur se prokurorja e Krimeve të Rënda ka autorizuar Policinë e Kosovës për marrjen e raporteve mjekësore dhe intervistimin e stafit shëndetësor.

    “Prokurorja e Krimeve të Rënda ka autorizuar Policinë e Kosovës për marrjen e raporteve mjekësore dhe intervistimin e stafit mjekësor. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi për të kuptuar shkaqet e vdekjes dhe më pas ndërmarrjen e veprimeve ligjore”, ka deklaruar Nikçi.

    Rasti është nën hetim nga institucionet kompetente, ndërsa QKMF-ja ka shprehur ngushëllime për familjen e pacientes dhe është zotuar se do të bashkëpunojë me organet e drejtësisë, duke ofruar dokumentacionin e kërkuar.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 13 nëntor, rreth orës 13:45, kur pacientes i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore gjatë kontrollit në QKMF-në e Klinës.

    Ajo ishte nisur me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Pejës, por me të arritur atje, mjekët kishin konstatuar se nuk kishte shenja jete.

    Hetohet vdekja e një gruaje që u dërgua nga Klina në Spitalin e Pejës

    Burimi: Dukagjini

  • “Des to’ opens the doors to the career̶, Dion Mala relates experience at BBVK5 ( VIDEOS)

    IBig Brother’s sh-banor V IPP Kosova 5, Dion Mala, has confessed on his online experience show, the difficulties he faced, and the reasons he was prompted to become part of this format.

    He said that at first he had found it difficult to adapt to other residents, but in time he had found himself in that environment.

    I am at peace. My game was to be myself. At first, it was difficult to adapt to the residents, but later I adjusted to the situation, Diony said.

    During the interview, he indicated that he had not followed a lot of format before entering the house and had a dilemma on whether to accept the invitation.

    However, one of the reasons that convinced him to become part of BBWK was the opportunity to create new career prospects, but also the desire to improve his language.

    I thought Big Brother could open my doors and that’s why I’m in. I also wanted to improve my language, he declared.

    As for the challenges inside the house, Mala said the most difficult had been to create communication with other residents, as some, according to him, had kept their distance.

    The biggest challenge has been talking to others, but some residents haven’t even given me a chance. I thought they kept their distance. Some talked to me, some others didn’t, confessed to the former governor.

    Meanwhile, speaking of the reports he created during his stay at home, he singled out Fatlum, with whom he said he would continue his contacts even outside this form because they share the same mentality.

    Diony noted that his quiet nature takes time to become fully acquainted with others, implying that he failed to display his whole character during his stay at home.

    You can follow his full interview at the following video:

  • "Desha t'i hap dyert e karrierës", Dion Mala rrëfen përvojën në BBVK5 (VIDEO)

    “Desha t’i hap dyert e karrierës”, Dion Mala rrëfen përvojën në BBVK5 (VIDEO)

    "Desha t'i hap dyert e karrierës", Dion Mala rrëfen përvojën në BBVK5 (VIDEO)

    Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 5, Dion Mala, ka rrëfyer në emisionin “Weekend” përvojën e tij brenda shtëpisë, vështirësitë me të cilat u përball dhe arsyet që e shtynë të bëhej pjesë e këtij formati.

    Ai tha se në fillim e kishte pasur të vështirë të përshtatej me banorët e tjerë, por me kalimin e kohës kishte arritur të gjente veten në atë ambient.

    “Unë natyrën e kam të qetë. Loja ime ka qenë të jem vetvetja. Në fillim e kam pasur të vështirë të përshtatem me banorët, por më vonë jam përshtatur me situatën”, u shpreh Dioni.

    Gjatë intervistës, ai tregoi se para hyrjes në shtëpi nuk e kishte ndjekur shumë formatin dhe kishte pasur dilema nëse duhej të pranonte ftesën.

    Megjithatë, një nga arsyet që e bindi të bëhej pjesë e BBVK-së ishte mundësia për të krijuar perspektiva të reja në karrierë, por edhe dëshira për ta përmirësuar gjuhën.

    “Kam menduar se Big Brother mund të m’i hapë dyert dhe për këtë arsye jam futur. Gjithashtu, kam dashur ta përmirësoj gjuhën”, deklaroi ai.

    Sa i përket sfidave brenda shtëpisë, Mala tha se më së vështiri e kishte pasur krijimin e komunikimit me banorët e tjerë, pasi disa prej tyre, sipas tij, kishin mbajtur distancë.

    “Sfida më e madhe ka qenë të hyja në muhabet me të tjerët, por disa banorë nuk ma kanë dhënë as shansin. Më është dukur se kanë mbajtur distancë. Disa flisnin me mua, disa të tjerë jo”, rrëfeu ish-banori.

    Ndërkaq, duke folur për raportet që krijoi gjatë qëndrimit në shtëpi, ai veçoi Fatlumin, me të cilin tha se do të vazhdojë kontaktet edhe jashtë këtij formati, pasi kanë mentalitet të njëjtë.

    Dioni u shpreh se natyra e tij e qetë kërkon kohë për t’u njohur plotësisht nga të tjerët, duke lënë të kuptohet se gjatë qëndrimit në shtëpi nuk arriti ta shfaqte të gjithë karakterin e tij.

    Intervistën e plotë të tij në “Weekend” mund ta ndiqni në videon më poshtë:

  • Hungary seizes nearly $20 million, money allegedly hiding in forests and warehouses

    AUtories in Hungary have seized nearly $20m in cash, allegedly hiding in forests, farm buildings, warehouses and private property, under a corruption investigation into former minister of Viktor Orban’s government, Miklos Sestak.

    By ReutersThe money was discovered during investigations conducted, which found large sums hidden in various locations.

    Finance Minister Andras Karman announced that the seized amount includes 5.07 billion Hungarian Forinta, 2.66m euros and $1.26m. A total of 12 employees of the State Treasury, which took eight hours and five bills to count, were engaged in the counting of money.

    Miklos Cesztak, who served as minister of development in the Orban government from 2014 to 2018, has denied any involvement in abuses. Meanwhile, his lawyer has not commented on the charge of money.

    The action is part of the widespread anti-corruption campaign, which current Prime Minister Peter Magyar has called the Purgatoriʹ operation.

    Magyar came to power after winning the April elections, ending Victor Orban’s 16 years of governing. He has promised fighting corruption and improving relations with the European Union, which had deteriorated during his predecessor’s rule.

  • Hungaria kap afro 20 milionë dollarë, paratë dyshohet se ishin fshehur në pyje dhe depo

    Hungaria kap afro 20 milionë dollarë, paratë dyshohet se ishin fshehur në pyje dhe depo

    Hungaria kap afro 20 milionë dollarë, paratë dyshohet se ishin fshehur në pyje dhe depo

    Autoritetet në Hungari kanë sekuestruar afro 20 milionë dollarë para të gatshme, të cilat dyshohet se ishin fshehur në pyje, ndërtesa fermash, depo dhe prona private, në kuadër të një hetimi për korrupsion ndaj ish-ministrit të qeverisë së Viktor Orbanit, Miklos Sesztak.

    Sipas Reuters, paratë u zbuluan gjatë kontrolleve të zhvilluara nga hetuesit, të cilët gjetën shuma të mëdha të fshehura në lokacione të ndryshme.

    Ministri i Financave, Andras Karman, bëri të ditur se shuma e sekuestruar përfshin 5.07 miliardë forinta hungareze, 2.66 milionë euro dhe 1.26 milionë dollarë. Për numërimin e parave u angazhuan 12 punonjës të Thesarit Shtetëror, të cilëve iu deshën tetë orë dhe pesë makina për numërimin e kartëmonedhave.

    Miklos Sesztak, i cili shërbeu si ministër i Zhvillimit në qeverinë e Orbanit nga viti 2014 deri më 2018, ka mohuar çdo përfshirje në keqpërdorime. Ndërkohë, avokati i tij nuk ka komentuar lidhur me sekuestrimin e parave.

    Ky aksion është pjesë e fushatës së gjerë kundër korrupsionit, të cilën kryeministri aktual, Peter Magyar, e ka quajtur “Operacioni Purgatori”.

    Magyar erdhi në pushtet pas fitores në zgjedhjet e prillit, duke i dhënë fund 16 viteve të qeverisjes së Viktor Orbanit. Ai ka premtuar luftimin e korrupsionit dhe përmirësimin e marrëdhënieve me Bashkimin Evropian, të cilat ishin përkeqësuar gjatë qeverisjes së paraardhësit të tij.

  • Kosovë – Izrael, gjithçka rreth kësaj ndeshje minutë pas minute

    Kosovë – Izrael, gjithçka rreth kësaj ndeshje minutë pas minute

    Kombëtarja e Kosovës do të luajë sot (e shtunë) ndaj Izraelit në kuadër të raundit të pestë të Grupit 3 në Ligën B të Ligës së Kombeve.

    Dardanët janë nikoqir të izraelitëve në ndeshjen e paraparë të zhvillohet nga ora 15:00 në stadiumin Fadil Vokrrit në Prishtinë.

    Ekipi i drejtuar nga Franco Foda vjen nga një momentum pozitiv shkaku i disa prurjeve të fundit dhe synon ta shfrytëzoj terrenin vendas për të marrë një fitore e cila do t’ia siguronte qëndrimin në Ligën B dhe do ta linte në garë për pozitat 1 dhe 2.

    Në anën tjetër, mysafirët nuk janë në momentin e tyre më të mirë, por do të synojnë të shkaktojnë problemeve për të mbetur në garë për qëndrim në Ligën B, pasi renditen vetëm të fundit me 2 pikë.

    Për këtë ndeshje, Telegrafi do t’ju mbajë të informuar minutë pas minute.

    14/11/2026 11:54-​Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Izraelit, Foda pa shumë ndryshime

    Përzgjedhësi gjerman i Kosovës, Franco Foda pritet t’i besojë skemës 3-4-3 në përballjen e sotme (e shtunë) ndaj Izraelit në “Fadil Vokrri”, me disa ndryshime të vogla në formacion, por duke ruajtur boshtin kryesor të skuadrës.

    Telegrafi mëson se Dardanët pritet të paraqiten me skemën 3-4-3, sikurse në ndeshjen e fundit ndaj Austrisë, dhe në formacion do të jenë vetëm dy ndryshime të detyruara.

    Lajmi i plotë..

    14/11/2026 11:53-​Policia e Kosovës me plan operativ për ndeshjen Kosovë-Izrael

    Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa të shtuara sigurie për ndeshjen e sotme (e shtunë) në “Fadil Vokrri”, duke paralajmëruar ndërprerje të përkohshme të qarkullimit gjatë lëvizjes së eskortës së ekipit mysafir.

    Përmes një komunikate, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka hartuar dhe po zbaton një plan operativ për të garantuar sigurinë para, gjatë dhe pas ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Izraelit. Masat kanë nisur që nga ardhja e ekipit mysafir në vend, përfshirë përcjelljen dhe sigurimin e tij gjatë lëvizjeve në Kosovë.

    Lajmi i plotë..

    14/11/2026 11:52-​Kosova dorëzon listën prej 23 futbollistëve në UEFA, ky është lojtari që Foda e lë në tribunë

    Kombëtarja e Kosovës dhe përzgjedhësi i saj Franco Foda kanë dorëzuar mëngjesin e sotëm (e shtunë) në UEFA listën zyrtare prej 23 futbollistëve për ndeshjen ndaj Izraelit.

    Dardanët do të luajnë sot ndaj Izraelit në kuadër të raundit të pestë të Grupit 3 në Ligën B të Ligës së Kombeve, në ndeshjen e paraparë të zhvillohet nga ora 15:00 në stadiumin Fadil Vokrrit në Prishtinë.

    Lajmi i plotë..

    14/11/2026 11:51-​FFK-ja del me njoftim të rëndësishëm para ndeshjes Kosovë – Izrael, ja çfarë duhet të dinë tifozët

    Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka publikuar një njoftim të rëndësishëm për të gjithë tifozët që do të jenë të pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri” për ndeshjen mes Kosovës dhe Izraelit.

    Për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e kësaj sfide, FFK-ja ka bërë të ditur se në stadium do të ndalohet futja dhe përdorimi i një sërë gjësendeve, të cilat mund të rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve.

    Lajmi i plotë..

    14/11/2026 11:50-​Foda flet për tri prurjet e reja dhe Lutfi Dalipin, thotë se njëri mund të startojë ndaj Izrealit

    Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka folur për tri prurjet e reja në Kombëtare, Lindrit Kamberin, Enis Rexhepin dhe Bleon Kurtulusin, të cilët janë ftuar për herë të parë në përfaqësuesen A.

    Përzgjedhësi i Dardanëve ka vlerësuar integrimin e Lindrit Kamberit, Enis Rexhepit dhe Bleon Kurtulusit, duke lënë të hapur mundësinë që ndonjëri prej tyre të startojë ndaj Izraelit.

    Lajmi i plotë..

    14/11/2026 11:49-​Foda për ndeshjen ndaj Izraelit: Duhet të luajmë në nivelin më të lartë për të fituar

    Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda ka vlerësuar kundërshtarin, ka folur për mungesat në mbrojtje dhe gjendjen e fushës në stadiumin “Fadil Vokrri”, në prag të përballjes së së shtunës nga ora 15:00.

    Trajneri gjerman është shprehur i kënaqur me punën e skuadrës në stërvitje, ndërsa ka konfirmuar se Kosova do të ketë disa mungesa në repartin defensiv, përfshirë Lumbardh Dellovën dhe Ilir Krasniqin.

    Lajmi i plotë..

    14/11/2026 11:48-​Gallapeni optimist para Izraelit: Jemi përgatitur mirë, synojmë rezultat pozitiv

    Mbrojtësi i majtë i Kosovës, Dion Gallapeni ka vlerësuar atmosferën në kampin e Dardanëve dhe intensitetin e punës në stërvitje, në prag të dy ndeshjeve të rëndësishme.

    Gallapeni, ka shprehur optimizëm para përballjes me Izraelin, duke thënë se skuadra është përgatitur mirë dhe se atmosfera në kampin e Dardanëve është mjaft pozitive.

    Lajmi i plotë..

    14/11/2026 11:47-​Ermal Krasniqi lirohet nga grumbullimi i Kosovës, shkak bëhet lëndimi

    Ermal Krasniqi nuk do të jetë në dispozicion të Kombëtares së Kosovës për ndeshjet e ardhshme, pasi është liruar nga grumbullimi për shkak të një lëndimi.

    Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se mesfushori anësor i Amedspor ka kryer ekzaminimet mjekësore, pas të cilave është vlerësuar se gjendja e tij kërkon më shumë kohë për rikuperim.

    14/11/2026 11:47-​Kapiteni i Izraelit para ndeshjes: Kosova është ekip i shkëlqyer, na pret një pengesë e vështirë

    Eliezer “Eli” Dasa ka vlerësuar forcën e përfaqësueses së Kosovës dhe atmosferën që e pret skuadrën e tij në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke e cilësuar këtë si një nga ndeshjet më të vështira në udhëtim.

    Kapiteni i Izraelit, Eliezer “Eli” Dasa, ka folur në konferencën për shtyp para përballjes me Kosovën, e cila zhvillohet të shtunën në stadiumin “Fadil Vokrri”, nga ora 15:00, në kuadër të Ligës së Kombeve.

    Lajmi i plotë..

    14/11/2026 11:46-​Përzgjedhësi i Izraelit e cilëson të fortë kombëtaren e Kosovës, frikësohet nga mungesa e dy yjeve kryesorë të ekipit

    Përzgjedhësi i Izraelit, Ran Ben Shimon ka konfirmuar se Roy Revivo dhe Manor Solomon po i nënshtrohen testeve mjekësore, ndërsa për përballjen me Dardanët ka thënë se dy përfaqësueset kanë nivel të përafërt.

    Ben Shimon ka konfirmuar në konferencën për shtyp se dy futbollistët kryesorë të përfaqësueses, Revivo dhe Solomon, janë në dyshim për ndeshjen ndaj Kosovës.

    Lajmi i plotë..

    14/11/2026 11:45-​Një gjyqtar sllovak do ta ndajë drejtësinë në ndeshjen Kosovë – Izrael

    UEFA ka caktuar ekipin e gjyqtarëve për ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, e cila zhvillohet të shtunën në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të Ligës së Kombeve.

    Gjyqtar kryesor i kësaj përballjeje do të jetë sllovaku Ivan Kruzliak, i cili do të ketë përgjegjësinë për ta drejtuar takimin mes dy përfaqësueseve.

    Lajmi i plotë..

    14/11/2026 11:44-​Izraelit i shtohen problemet para Kosovës – mungon mbrojtësi titullar, në dyshim edhe një tjetër

    Kombëtarja e Izraelit pritet të përballet me mungesa të rëndësishme në ndeshjen ndaj Kosovës, e cila zhvillohet të shtunën në Prishtinë, në kuadër të Grupit B3 të Ligës së Kombeve.

    Lajmi i plotë..

    14/11/2026 11:43-​“Jemi të përgatitur për Izraelin”, Lindrit Kamberi optimist për sfidën: Besoj në rezultat pozitiv

    Lojtari më i ri i Kosovës Lindrit Kamberi thotë se stërvitjet kanë shkuar për mrekulli dhe që mund të marrim rezultat pozitiv me Izraelin.

    Kamberi, që është një prej tri prurjeve të reja, për faqen zyrtare të FFK-së deklaroi se stërvitjet po shkojnë mirë dhe që atmosfera është fantastike.

    Lajmi i plotë..

    14/11/2026 11:42-​Milot Avdyli beson te fitorja ndaj Izraelit: Para tifozëve tanë do të jemi edhe më të motivuar

    Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Milot Avdyli, ka shprehur optimizëm para përballjes së rëndësishme me Izraelin, duke theksuar se atmosfera në kampin e Dardanëve është shumë e mirë dhe se skuadra është përgatitur për të kërkuar tri pikët.

    Në një prononcim para ndeshjes, Avdyli ka bërë të ditur se gjatë stërvitjeve të fundit vëmendje e veçantë i është kushtuar aspektit taktik, ndërsa beson se puna e zhvilluar do të japë rezultat në fushë.

    Lajmi i plotë..

    14/11/2026 11:41-​Kosova me ndryshime në mbrojtje, Foda duhet të krijojë një treshe të re për ndeshjet e nëntorit

    Lumbardh Dellova është larguar nga grumbullimi i Kombëtares së Kosovës, ndërsa në vend të tij përzgjedhësi Franco Foda ka ftuar Betim Fazliji.

    Kjo situatë e vështirëson edhe më shumë organizimin e repartit defensiv të Dardanëve, pasi në këtë grumbullim mungon edhe Albian Hajdari, i cili vazhdon të jetë jashtë fushave për shkak të një lëndimi afatgjatë.

    Në mungesë të dy mbrojtësve të rëndësishëm, Foda do të duhet të eksperimentojë me një treshe të re në qendër të mbrojtjes për ndeshjet ndaj Izraelit dhe Irlandës.

    Lajmi i plotë..

    14/11/2026 11:40-​Tri fytyra të reja, një ëndërr e përbashkët – Kamberi, Rexhepi dhe Kurtulus flasin si Dardanë

    Tri fytyra të reja, një fanellë e përbashkët dhe një ëndërr që tashmë është bërë realitet. Lindrit Kamberi, Enis Rexhepi dhe Bleon Kurtulus janë tri prurjet më të reja të Kombëtares së Kosovës, të cilët do të jenë pjesë e Dardanëve për dy ndeshjet e ardhshme në Ligën e Kombeve ndaj Izraelit dhe Irlandës.

    Të tre futbollistët kanë folur fjalët e para si përfaqësues të Kosovës, përmes një videoje të publikuar në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës.

    Lajmi i plotë..

    14/11/2026 11:38-​Ftesa te Kosova e bën krenar Fazlijin: Pres me padurim ndeshjet e ardhshme

    Betim Fazliji ka shprehur lumturinë dhe krenarinë e tij për ftesën e marrë nga Kombëtarja e Kosovës, duke folur për emocionet e bashkimit me ekipin dhe pritshmëritë para ndeshjes me Izraelin.

    Fazliji, i cili i është bashkuar sot grupit të futbollistëve të Kombëtares, është shprehur i lumtur që do të jetë pjesë e skuadrës në ndeshjet e ardhshme, duke theksuar rëndësinë që ka për të përfaqësimi i vendit.

    Lajmi i plotë..

    14/11/2026 11:37-​Hajrizi optimist para Izraelit: Atmosfera në Kombëtaren e Kosovës është shumë e mirë

    Kreshnik Hajrizi ka folur për faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), ku ka ndarë përshtypjet e tij pas rikthimit nga lëndimi dhe ka komentuar atmosferën në kampin e Kombëtares së Kosovës para ndeshjes me Izraelin.

    Futbollisti kosovar është shprehur i kënaqur me rikthimin në fushë, duke bërë të ditur se gjithçka ka shkuar mirë pas lëndimit dhe se përgatitjet për ndeshjen e radhës po zhvillohen në mënyrën më të mirë.

    Lajmi i plotë..

    14/11/2026 11:37-​Goditje e rëndë për Kosovën, Dellova humb dy ndeshjet e nëntorit

    Kombëtarja e Kosovës ka marrë një lajm të keq para dy ndeshjeve të fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve, pasi nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e qendërmbrojtësit Lumbardh Dellova.

    Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se futbollisti është liruar nga grumbullimi, pasi ekzaminimet mjekësore kanë konfirmuar se nuk është i gatshëm për t’i ndihmuar “Dardanët” në përballjet kundër Izraelit dhe Irlandës.

    14/11/2026 11:36-​Kosova merr një ‘përforcim’ të rëndësishëm, Rexhbeçaj rikthehet pas katër ndeshjeve mungesë

    Elvis Rexhbeçaj është rikthyer në listën e Kombëtares së Kosovës për ndeshjet e nëntorit në Ligën e Kombeve, pas mungesës në katër përballjet e fundit të Dardanëve.

    Mesfushori i Wolfsburgut nuk ishte në dispozicion të përzgjedhësit Franco Foda në ndeshjet ndaj Irlandës (1-0), Austrisë (3-1), Izraelit (0-0) dhe përsëri Austrisë (1-1), të zhvilluara gjatë muajve shtator dhe tetor.

    14/11/2026 11:35-​Betim Fazliji i bashkohet Kosovës për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve

    Betim Fazliji i është bashkuar Kombëtares së Kosovës për dy ndeshjet e fundit të këtij edicioni të Ligës së Kombeve.

    Mbrojtësi i St. Gallenit do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Franco Foda për përballjet ndaj Izraelit dhe Irlandës, pasi FFK-ja ka konfirmuar ardhjen e tij në kampin e “Dardanëve”.

    14/11/2026 11:32-​Izraeli me dy mungesa ndaj Kosovës, jashtë edhe talenti i Barcelonës

    Izraeli do të ketë dy mungesa për ndeshjet e fundit të Grupit B3 në Ligën e Kombeve, ku fillimisht do të përballet fillimisht me Kosovën, pastaj edhe me Austrinë.

    Lajmi i plotë..

    14/11/2026 11:31-​Kosova synon Evropianin, Foda: Po përcjellim futbollistë nga ligat ndërkombëtare

    Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka folur edhe për planet afatgjata të Kombëtares, duke theksuar se përveç përgatitjeve për ndeshjet e radhës, stafi teknik po punon edhe për të ardhmen e ekipit.

    Foda bëri të ditur se vazhdojnë të përcjellin futbollistë nga kampionatet vendore dhe ligat ndërkombëtare, me vëmendje të veçantë edhe ndaj talenteve të rinj që mund t’i bashkohen përfaqësueses në të ardhmen.

    Lajmi i plotë..

    14/11/2026 11:30-​“Kam vendosur me zemër” – Enis Rexhepi zbarkon në Kosovë

    Sulmuesi i ri i Kosovës, Enis Rexhepi, ka zbarkuar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, ku është mirëpritur nga presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

    Futbollisti i Stuttgartit do t’i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës, ndërsa pas mbërritjes ka dhënë edhe deklaratat e para për faqen zyrtare të FFK-së, duke treguar arsyet që e kanë shtyrë të zgjedhë fanellën dardane.

    Lajmi i plotë..

    14/11/2026 11:28-​“Fadil Vokrri” gati për ndeshjen e Kosovës ndaj Izraelit

    Fusha e stadiumit “Fadil Vokrri” ka përfunduar procesin e rikuperimit dhe është e gatshme për përballjen Kosovë-Izrael, e cila zhvillohet më 14 nëntor, në kuadër të Ligës së Kombeve.

    Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të jetë sërish nikoqir i Dardanëve, pasi fusha e tij ka përfunduar procesin e rikuperimit dhe tashmë është në gjendje të mirë për të pritur ndeshjen e radhës së Përfaqësueses së Kosovës.

    Lajmi i plotë..

    14/11/2026 11:27-​Kamberi, Kurtulus dhe Rexhepi: Kush janë tri prurjet e reja te Kosova?

    Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy përballjet e radhës në kuadër të Ligës së Kombeve, kundër Izraelit, dhe Republikës së Irlandës, ku në listë janë edhe tre emra të rinj.

    Tri janë prurjet e reja te Kosova në këtë grumbullim, me emra si Lindrit Kamberi, Bleon Kurtulus dhe Enis Rexhepi, futbollistë për të cilët ka raportuar Telegrafi tash e një kohë të gjatë se do t’i bashkohen Dardanëve.

    Lajmi i plotë..

    14/11/2026 11:25-​Foda publikon listën e Kosovës për ndeshjet ndaj Izraelit dhe Irlandës, nuk mungojnë risitë

    Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve, të cilat do të luhen në muajin nëntor.

    “Dardanët” do të luajnë gjatë këtij muaji dy ndeshjet e fundit të Grupit B3 të Ligës së Kombeve, ku fillimisht presin Izraelin më 14 nëntor në Prishtinë dhe pastaj udhëton drejt Dublinit për ndeshjen e fundit ndaj Irlandës më 17 nëntor.

    Për këto dy ndeshje, Foda ka zgjedhur t’i grumbullojë plotë 27 futbollistë, ku përveç ‘senatorëve’ të ekipit, nuk mungojnë as risitë.

    Lajmi i plotë..

  • No doubt, KEK workers will protest again

    Kosovo Energy Corporation ( KEK is expected to hit the streets again Thursday and next week, November 19th, in the capital, as a sign of dissatisfaction with wages and current working conditions.

    Through an announcement, the new KEK Union has called on all workers to join this protest, stressing that their demands are directly linked to dignity, hard work assessment and safety at the workplace.

    Dear workers, we continue united for our children, for our families, for our parents, for our dignity, and for a future of merit wages, so that we can be proud of the work we do at KEKA, the union is said to call.

    Furthermore, their response points out that workers are facing high risk and fatigue every day as the financial reward does not match their labor.

    NO ill-fated, unappreciated, not unappreciated, and not tired of losing health, getting poorer from low wages, hard work, and the high risk we face every day. T STAY, KEK’s new trade union concludes.

    The warned protest will be held in Pristina, while it is expected that precise details about the time and location of the gathering will be made known in the coming days.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • “Jo të nëpërkëmbur”, punëtorët e KEK-ut do të protestojnë sërish

    “Jo të nëpërkëmbur”, punëtorët e KEK-ut do të protestojnë sërish

    “Jo të nëpërkëmbur”, punëtorët e KEK-ut do të protestojnë sërish

    Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) pritet të dalin sërish në rrugë të enjten e javës së ardhshme, më 19 nëntor, në kryeqytet, si shenjë pakënaqësie ndaj pagave dhe kushteve aktuale të punës.

    Përmes një njoftimi, Sindikata e Re e KEK-ut u ka bërë thirrje të gjithë punëtorëve që të bashkohen në këtë protestë, duke theksuar se kërkesat e tyre lidhen drejtpërdrejt me dinjitetin, vlerësimin e punës së rëndë dhe sigurinë në vendin e punës.

    “Të nderuar punëtorë, vazhdojmë të bashkuar për fëmijët tanë, për familjet tona, për prindërit tanë, për dinjitetin tonë dhe për një të ardhme me paga meritore, që të jemi krenarë për punën që bajmë në KEK”, thuhet në thirrjen e sindikatës.

    Më tej, në reagimin e tyre potencohet se punëtorët po përballen çdo ditë me rrezik të lartë dhe lodhje të madhe, teksa shpërblimi financiar nuk përkon me mundin e tyre.

    “JO të varfëruar, JO të nëpërkëmbur, JO të pavlerësuar, JO pa dinjitet dhe JO të lodhur duke humbur shëndetin, duke u varfëruar nga pagat e ulëta, puna e rëndë dhe rreziku i lartë me të cilin përballemi çdo ditë. TË VENDOSUR, VAZHDOJMË TË BASHKUAR!”, përfundon njoftimi i Sindikatës së Re të KEK-ut.

    Protesta e paralajmëruar do të mbahet në Prishtinë, ndërsa pritet që në ditët në vijim të bëhen të ditura edhe detajet e sakta rreth orarit dhe vendit të grumbullimit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • No more Messy, tickets cost up to 170 euros

    The departure of Lionel Mess from the national and high ticket prices has led the legendary La Bombonera stadium in Buenos Aires to have many empty seats during the friendly match between Argentina and Uruguay.

    Argentina was defeated 2:1 by Uruguay, at a meeting held at the stadium with a capacity of about 55 thousand countries. But what attracted the most was, not the result, but the empty tributaries.

    Spectacle in the field, pale atmosphere in the tribuna

    Instead of the fiery atmosphere that usually characterizes the Argentina games, this time many parts of the stadium remained empty. Some Tribunes even failed to open up for fans.
    Images from Buenos Aires spread rapidly on social networks.

    Spanish media The AS) described the situation as a major contrast between the importance of the match and the interest of fans.

    Tickets up to 170 euros, unhappy fans

    According to the report, one of the main reasons for low interest was high ticket prices, set by the Argentina Football Federation ( AFA).

    Prices ranged from 55 to 170 euros, while the stadium’s freest sector did not open at all.
    Moreover, tickets could be provided only physically and had to be taken up until one day before the match, at Huracan Stadium.

    These conditions displeased Argentinan fans.

    Another factor was the absence of Lionel Messes, whose national departure marked a major change for the Argentinian representative.

    Fans already await a new star that will motivate them to return to the stadiums and refill the tributaries.

    Source Layer: Insander

  • Nuk është më Messi, biletat kushtojnë deri në 170 euro

    Nuk është më Messi, biletat kushtojnë deri në 170 euro

    Nuk është më Messi, biletat kushtojnë deri në 170 euro

    Largimi i Lionel Messit nga kombëtarja dhe çmimet e larta të biletave kanë bërë që stadiumi legjendar La Bombonera në Buenos Aires të ketë shumë ulëse të zbrazëta gjatë ndeshjes miqësore mes Argjentinës dhe Uruguait.

    Argjentina u mposht 2:1 nga Uruguai, në një takim që u zhvillua në stadiumin me kapacitet prej rreth 55 mijë vendesh. Por, ajo që tërhoqi më shumë vëmendje nuk ishte rezultati, por tribunat e zbrazëta.

    Spektakël në fushë, atmosferë e zbehtë në tribuna

    Në vend të atmosferës së zjarrtë që zakonisht karakterizon ndeshjet e Argjentinës, kësaj radhe shumë pjesë të stadiumit mbetën të zbrazëta. Madje, disa sektorë të tribunave nuk u hapën fare për tifozët.
    Pamjet nga Buenos Airesi u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale.

    Mediumi spanjoll ‘AS’ e përshkroi situatën si një kontrast të madh mes rëndësisë së ndeshjes dhe interesimit të tifozëve.

    Biletat deri në 170 euro, tifozët të pakënaqur

    Sipas raportimit, një nga arsyet kryesore të interesimit të ulët ishin çmimet e larta të biletave, të vendosura nga Federata Argjentinase e Futbollit (AFA).

    Çmimet varionin nga 55 deri në 170 euro, ndërsa sektori më i lirë i stadiumit nuk u hap fare.
    Për më tepër, biletat mund të siguroheshin vetëm fizikisht dhe duhej të merreshin deri një ditë para ndeshjes, në stadiumin Huracan.

    Këto kushte shkaktuan pakënaqësi te tifozët argjentinas.

    Një tjetër faktor ishte mungesa e Lionel Messit, largimi i të cilit nga kombëtarja shënoi një ndryshim të madh për përfaqësuesen argjentinase.

    Tifozët tashmë presin një yll të ri që do t’i motivojë të rikthehen në stadiume dhe të mbushin sërish tribunat.

    Burimi: Insajderi