Blog

  • Rubio pranon se "njerëzit po hasin vështirësi" ekonomike, në një fjalim pas humbjeve të Partisë Republikane në zgjedhjet e mesmandatit

    Rubio pranon se “njerëzit po hasin vështirësi” ekonomike, në një fjalim pas humbjeve të Partisë Republikane në zgjedhjet e mesmandatit

    Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, mbajti të premten në mbrëmje një fjalim gjithëpërfshirës para kolegëve konservatorë, duke pranuar se amerikanët po përballen me vështirësi në ekonominë aktuale.

    Njëkohësisht, ai kritikoi ashpër atë që e quajti “shndërrim në armë” të së drejtës ndërkombëtare, me qëllim kufizimin e SHBA-së për të vepruar në interes të vet.

    Komentet e tij drejtuar organizatës konservatore “Federalist Society” prekën një çështje thelbësore të zgjedhjeve të mesmandatit — vështirësitë ekonomike — të cilat votuesit amerikanë i përmendën ndërsa i shkaktuan humbje të rënda Partisë Republikane të Rubios.

    “Duhet të pranojmë se njerëzit po hasin vështirësi. Për këtë nuk ka dyshim”, citohet të ketë thënë ai. “Gjendja e ekonomisë sonë nuk ka të bëjë me tregun e aksioneve. Gjendja e ekonomisë për njerëzit matet me atë nëse ata kanë mjaftueshëm para për të përballuar gjërat që u nevojiten”.

    Presidenti Donald Trump shpesh i referohet tregut të aksioneve si dëshmi se ekonomia po ecën mirë.

    Megjithatë, votuesit e irrituar nga rritja e kostove u dhanë demokratëve kontrollin e Kongresit, duke e fajësuar Trumpin për tarifat e vendosura, luftën në Iran dhe premtimin e pambajtur të fushatës së tij dy vite më parë për uljen e çmimeve.

    Fjalët e Rubios kishin tonet e një fjalimi fushate, ndonëse ish-senatori i Floridës ka refuzuar vazhdimisht të diskutojë nëse do të kandidojë për president në vitin 2028 — një garë që mund ta vërë atë përballë zëvendëspresidentit JD Vance.

    Muajin e kaluar, në Greqi, Rubio mbajti një tjetër fjalim të gjerë, i cili u përqendrua te vlerat perëndimore dhe dukej se pasqyronte ambiciet e tij politike që shkojnë përtej rolit të kryediplomatit amerikan.

    Të premten, Rubio mbrojti luftën në Iran, duke argumentuar se ajo ishte e nevojshme për të ndaluar kërcënimin që Teherani të pajisej me armë bërthamore.

    Megjithatë, ai pranoi se ky konflikt jopopullor ka çuar në rritjen e çmimeve të karburantit për amerikanët, si dhe në kosto të tjera të lidhura me të.

    “Nuk është e lehtë të flasësh për këto çështje, sepse nuk është popullore t’i trajtosh ato”, tha Rubio. “Është e vështirë. Dhe shpeshherë, kjo sjell — e dini — dhimbje; dhimbje ekonomike dhe të tjera llojesh. Pra, ne jemi të vetëdijshëm për këtë”.

    Ai theksoi gjithashtu nevojën që udhëheqësit amerikanë të vazhdojnë traditën për të siguruar që brezi i ardhshëm të jetë në një gjendje më të mirë se brezat e mëparshëm.

    Prosperiteti ekonomik “nuk vetë-përjetësohet”, tha ai, por është një sipërmarrje gjigante që kërkon vite e dekada, dhe nuk mund të arrihet “nga një cikël zgjedhor në tjetrin”.

    “Kjo është sfida që kemi përpara tani, sepse besoj vërtet se ekziston një frikë e bazuar se ne mund të jemi brezi i parë që e lë brezin pasues në një gjendje më të keqe; kjo nuk duhet të ndodhë. Kjo bie ndesh me vlerat amerikane”, u shpreh ai.

    Rubio iu përgjigj ashpër edhe kritikëve të politikave të administratës Trump – siç janë sulmet vdekjeprurëse ndaj varkave të dyshuara për trafikim droge në Amerikën Latine, kapja në janar e presidentit të atëhershëm të Venezuelës, Nicolás Maduro, si dhe politikat e rrepta të imigracionit.

    Ai akuzoi vende të tjera dhe organizata ndërkombëtare se përpiqen të pengojnë SHBA-në të veprojë në interesin e saj më të mirë, duke e akuzuar administratën Trump për shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

    “Kemi dëgjuar që koncepti i së drejtës ndërkombëtare përdoret kundër pothuajse çdo vendimi apo veprimi të rëndësishëm të kësaj administrate në politikën e jashtme”, tha ai, duke e përshkruar këtë si “shndërrimin e së drejtës ndërkombëtare në armë”.

    Rubio kritikoi gjithashtu Kombet e Bashkuara, Gjykatën Penale Ndërkombëtare, “elitën globale” dhe organizata të drejtuara nga “aktivistë e burokratë ndërkombëtarë” – të gjitha këto, sipas tij, synojnë të dobësojnë Shtetet e Bashkuara.

    “Ata na mbajnë leksione mbi rëndësinë e sovranitetit, ndërkohë që kërkojnë që kombet të heqin dorë nga kontrolli i kufijve të tyre dhe t’ua delegojnë ligjet e imigracionit gjykatave ndërkombëtare, anëtarët e të cilave nuk janë zgjedhur nga populli”, tha Rubio. “Ata pretendojnë se kundërshtojnë çdo formë imperializmi, pushtimi apo dominimi, por në fakt kërkojnë të ushtrojnë autoritet mbi çdo vend dhe çdo qeveri në botë”. /Telegrafi/

  • Farmacistja e rreme kërkohet nga Europoli, por Zvicra nuk ka lëshuar urdhërarrest ndaj saj

    Farmacistja e rreme kërkohet nga Europoli, por Zvicra nuk ka lëshuar urdhërarrest ndaj saj

    Një shtetase spanjolle, e cila kërkohet nga autoritetet evropiane për ushtrimin e paligjshëm të profesionit të mjekes dhe përdorimin e një diplome të falsifikuar, ka arritur të punësohet si farmaciste në disa kantone të Zvicrës, ndonëse nuk kishte kualifikimet e nevojshme.

    Gruaja është pjesë e listës së personave më të kërkuar në Evropë në platformën e Europolit që nga gushti i kaluar, por aktualisht jeton në kantonin e Neuchâtelit. Sipas një hulumtimi të publikuar të premten nga gazeta zvicerane “ArcInfo”, ajo arriti të sigurojë punësim në disa institucione farmaceutike dhe shëndetësore, duke paraqitur dokumente të falsifikuara.

    Gruaja ishte larguar nga Spanja në fund të vitit 2022, pasi ishte dënuar për ushtrimin e paligjshëm të profesionit të mjekes në rajonin e Galicias. Atje, ajo kishte përshkruar barna dhe madje kishte nënshkruar edhe një certifikatë vdekjeje, shkruan 24 heures.

    Pas mbërritjes në Zvicër, ajo ndryshoi drejtim dhe filloi të paraqitej si farmaciste, duke përdorur një diplomë të falsifikuar nga një universitet spanjoll, në të cilin nuk kishte studiuar asnjëherë.

    Si arriti të punësohej në katër vende të ndryshme?

    Në Zvicër, diplomat e huaja duhet të njihen nga Komisioni i Profesioneve Mjekësore (Mebeko) përpara se personat të mund të ushtrojnë profesionet përkatëse.

    Megjithatë, gjatë viteve 2023 dhe 2024, gruaja arriti të sigurojë katër vende pune në Lozanë, Neuchâtel, Bernë dhe Bazel.

    Fillimisht, në shkurt të vitit 2023, ajo u punësua si asistente në një farmaci në Lozanë, pozitë për të cilën nuk kërkohet autorizim i posaçëm. Gjatë kësaj periudhe, ajo ndoqi edhe një seminar treditor në CHUV, Spitalin Universitar të Lozanës, të cilin më vonë e paraqiti në CV-në e saj si trajnim në farmaci spitalore.

    Më pas, ajo u punësua si farmaciste në një farmaci në Bernë. Gjatë kësaj pune, punëdhënësi i saj arriti të zbulonte një gabim serioz në dozimin e metadonit, një medikament që u jepet personave të varur nga droga.

    Pas kësaj, ajo siguroi një vend pune në Rrjetin Spitalor të Neuchâtelit (RHNE), e më vonë edhe në Bazel.

    Sipas raportimit, mungesa e specialistëve dhe procesi i gjatë i njohjes së diplomave nga Mebeko, i cili mund të zgjasë disa muaj, ndikuan që punëdhënësit të nënshkruanin kontratat e saj përpara se të merrnin dokumentacionin zyrtar.

    Rrjeti Spitalor i Neuchâtelit kishte pranuar një përjashtim për shkak të vështirësive në rekrutim. Megjithatë, institucioni ka deklaruar se gruaja nuk kishte kryer “asnjë procedurë në mënyrë të pavarur” para se të largohej nga pozita gjatë periudhës së provës.

    Ndonëse asnjëra prej këtyre marrëdhënieve të punës nuk zgjati më shumë se disa javë, gruaja u dënua dy herë me kusht në Zvicër, në Neuchâtel dhe Bazel, për falsifikim dokumentesh, transmeton Telegrafi.

    Kërkohet nga Spanja, por nuk ka urdhërarrest zviceran

    Pavarësisht se është e regjistruar në Sistemin e Informacionit Shengen dhe kërkohet nga autoritetet në Madrid që nga nëntori i vitit 2025, pas humbjes së një procesi të dytë gjyqësor, gruaja nuk është arrestuar në Zvicër.

    Sipas raportimit, autoritetet spanjolle e dinë vendndodhjen e saj, pasi që në vitin 2024 kishin paraqitur një kërkesë për ndihmë të ndërsjellë juridike në Zvicër.

    Megjithatë, ndaj saj nuk është lëshuar urdhërarrest nga autoritetet zvicerane.

    Zyra Federale e Drejtësisë (FOJ) nuk ka dhënë informacione lidhur me ndonjë kërkesë të mundshme për ekstradim, duke iu referuar sekretit zyrtar.

    Ndërkohë, kur është kontaktuar nga gazeta, vetë gruaja ka refuzuar të komentojë për rastin./Telegrafi/

  • The 43rd-year-old death in Kline, Police director’s duty to Peja speaks of the signal.

    Regional Police Director Mirsad Kelmendi’s task officer, Mirsad Kelmendi, has confirmed to the Signal Journal that police had accompanied the ambulance following the request of the medical staff, while warning of verifying one of the most controversial points of the case: if the emergency device had functional sirens and beacons.

    Kelmendi has announced that the QKMF in Kline has requested police assistance to convey the ambulance to the Pec Regional Hospital, with the aim of opening the road and speeding up the patient’s transport.

    )Our spokesman has confirmed the case that has happened, that it has happened as a case, and the police, as far as I have information, the QKMF in Kline has asked for assets, and we as normal police have been helping them, and I have followed them to the regional hospital. Is there a signal day or not? I can’t confirm it right now. But all of this will be the following day, the case has passed on to regional investigations. We’ll look at everything, report to the prosecutor, if there’s any concessions or anything. They asked me to open the way.He’s got Kelmendi on the signal.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Vdekja e 43-vjeçares në Klinë, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë në Pejë flet për Sinjalin

    Vdekja e 43-vjeçares në Klinë, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë në Pejë flet për Sinjalin

    Vdekja e 43-vjeçares në Klinë, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë në Pejë flet për Sinjalin

    Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë Rajonale në Pejë, Mirsad Kelmendi, ka konfirmuar për Gazetën Sinjali se Policia e kishte shoqëruar autoambulancën pas kërkesës së stafit mjekësor, ndërsa ka paralajmëruar verifikimin e një prej pikave më të debatueshme të këtij rasti: nëse mjeti emergjent kishte sirenë dhe drita sinjalizuese funksionale.

    Kelmendi ka bërë të ditur se QKMF-ja në Klinë kishte kërkuar asistencën e Policisë për ta përcjellë autoambulancën deri në Spitalin Rajonal të Pejës, me qëllim të hapjes së rrugës dhe përshpejtimit të transportit të pacientes.

    “Zëdhënësi jonë e ka konfirmaur rastin që ka ndodhur kështu, që ka ndodhë si rast, ndërsa Policia, sa kam informata unë, QKMF-ja në Klinë ka kërku asistenë, ndërsa ne si polici normal, i kemi ndihmu, edhe e kem përcjell deri në spitalin rajonalt (Të Pejës). A ka pasë dita sinjalizuese, a i kanë punu apo jo, keto s’mundem me ta konfirmu për momentin. Por, të gjitha këto do të jenë në ditën në vijim, rasti ka kalu në hetime regjionale. Ne do t’i këqyrim gjithçka, do të raportojmë në prokurori, nëse ka pasë ndonjë lëshim apo diçka. Ata kërku me çel rrugën.”, ka deklaruar Kelmendi për Sinjalin.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Water pipeline damage in Hyvali, water supply in some areas of Pristina

    The supply of drinking water has been temporarily cut off in several areas of Pristina, as a result of a water pipe in diameter DN 200 in Hyvali.

    This is how the Regional Water Company Pristina has announced, suggesting that the areas affected by the interruption are Veternik, the area near Gorenje, the area of Rezonca, the Karshia neighbourhood, the Qerjja, and Nic neighbourhood.

    According to the announcement, technical teams are on the ground and are working on synonyming the defect and restoring the regular water supply as fast as possible.

    Source Layer: Insander

  • Dëmtohet gypi i ujësjellësit në Hajvali, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona të Prishtinës

    Dëmtohet gypi i ujësjellësit në Hajvali, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona të Prishtinës

    Dëmtohet gypi i ujësjellësit në Hajvali, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona të Prishtinës

    Furnizimi me ujë të pijshëm është ndërprerë përkohësisht në disa zona të Prishtinës, si pasojë e pëlcitjes së një gypi të ujësjellësit me diametër DN 200 në Hajvali.

    Kështu ka njoftuar Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, duke bërë të ditur se zonat e prekura nga ndërprerja janë Veterniku, zona afër Gorenjes, zona te Rezonanca, lagjja Qershia, lagjja Qëndresa dhe lagjja Nic.

    Sipas njoftimit, ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit dhe rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit të rregullt me ujë të pijshëm.

    Burimi: Insajderi

  • Crime was committed by the prosecutor who ordered the ban. Berisha: And a responsibility for those who give it to the Amin

    Faithful Lawyer R. Berisha has come up with another sharp response in the case of the cow’s owner in Gracanica, who was banned for 48 hours after his pet entered the court of the Court and caused minimal green damage.

    This time around, Berisha has not stopped criticising the prosecutor’s decision. He has pressed direct charges of criminal responsibility, warning that the consequences can also be borne by those who support a ban that he claims is illegal.

    Every minute that goes by and the cow’s owner continues to be held in detention, they don’t tell him anything but ignorance and crime! Berisha wrote.

    He has been even more direct in charges against the prosecutor who has ordered freedom deprivation.

    Crime was committed by the one who ordered the ban. Even those who, knowing that the ban is illegal, continue to give amenia! )

    Berisha has concluded the response with a message directly hitting the way prosecutorial power is exercised.

    Human freedom is not the property of the prosecutor. )

    Anyone who uses the law to take a man’s freedom unjustly must feel the weight of that very law on himself!

    The case took place on November 13th in Gracanica, where criminal procedure for the work has been initiated against the cow’s owner for the event “Eversification or damage to property,” while at the prosecutor’s order he has been detained for 48 hours.

    Berisha had earlier rejected the verdict, arguing that the damage caused by an animal does not automatically create criminal responsibility for its owner and that deprivation from freedom requires special legal basis.

    The charges of committing a crime represent Berisha’s public position and are not the judicial agreement on criminal responsibility of officials involved.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • “Krimin e kreu prokurori që urdhëroi ndalimin” – Berisha: Përgjegjësi edhe për ata që ia japin aminin

    “Krimin e kreu prokurori që urdhëroi ndalimin” – Berisha: Përgjegjësi edhe për ata që ia japin aminin

    “Krimin e kreu prokurori që urdhëroi ndalimin” – Berisha: Përgjegjësi edhe për ata që ia japin aminin

    Avokati Besnik R. Berisha ka dalë me një tjetër reagim të ashpër për rastin e pronarit të lopës në Graçanicë, i cili u ndalua për 48 orë pasi kafsha e tij hyri në oborrin e Gjykatës dhe shkaktoi dëme minimale në gjelbërim.

    Këtë herë, Berisha nuk është ndalur te kritikat për vendimin e prokurorit. Ai ka ngritur akuza të drejtpërdrejta për përgjegjësi penale, duke paralajmëruar se pasojat mund t’i bartin edhe ata që e mbështesin një ndalim për të cilin, sipas tij, e dinë se është i kundërligjshëm.

    “Çdo minutë që kalon dhe pronari i lopës vazhdon të mbahet në ndalim, kësaj nuk i thonë më veç mosdije, por edhe krim!”, ka shkruar Berisha.

    Ai ka qenë edhe më i drejtpërdrejtë në akuzat ndaj prokurorit që ka urdhëruar privimin nga liria.

    “Krimin e kreu ai që urdhëroi ndalimin. Përgjegjësi penale mund të mbajnë edhe ata që, duke e ditur se ndalimi është i kundërligjshëm, vazhdojnë t’ia japin aminin!”

    Berisha e ka përmbyllur reagimin me një mesazh që godet drejtpërdrejt mënyrën e ushtrimit të pushtetit prokurorial.

    “Liria e njeriut nuk është pronë e prokurorit.”

    “Kush e përdor ligjin për t’ia marrë lirinë padrejtësisht një njeriu, duhet ta ndiejë peshën e po atij ligji mbi veten!”, ka përfunduar ai.

    Rasti ka ndodhur më 13 nëntor në Graçanicë, ku ndaj pronarit të lopës është iniciuar procedurë penale për veprën “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, ndërsa me urdhër të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë.

    Berisha e kishte kundërshtuar më herët vendimin, duke argumentuar se dëmi i shkaktuar nga një kafshë nuk krijon vetvetiu përgjegjësi penale për pronarin e saj dhe se privimi nga liria kërkon bazë të veçantë ligjore.

    Akuzat për kryerjen e një krimi përfaqësojnë qëndrimin publik të Berishës dhe nuk janë konstatime gjyqësore për përgjegjësinë penale të zyrtarëve të përfshirë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • The scandalous case of Blerim Igrist, reacts journalist Katazi: O prosecutor, the cow is she doesn’t know what the court is.

    A scandalous case occurred on Friday (November 13th).

    Prosecutor Blerim Igrista has for 48 hours banned the owner of an animal (lope) that had entered the court of Pristina Foundation Court branch in Gracanica.

    This has triggered severe reactions to public opinion.

    Journalist Vehbi Kaitazi has directed a message to the prosecutor in question.

    O prosecutor,
    Lo! it is she who knoweth not what is the judgment of the day nor of the court. I guess it took a few days longer than the cow!

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Rasti skandaloz i Blerim Igrishtës, reagon gazetari Kajtazi: O prokuror, lopë është ajo – nuk e di çka është gjykata

    Rasti skandaloz i Blerim Igrishtës, reagon gazetari Kajtazi: O prokuror, lopë është ajo – nuk e di çka është gjykata

    Rasti skandaloz i Blerim Igrishtës, reagon gazetari Kajtazi: O prokuror, lopë është ajo – nuk e di çka është gjykata

    Një rast skandaloz ka ndodhur të premten më 13 nëntor.

    Prokurori Blerim Igrishta, e ka ndaluar për 48 orë pronarin e një kafshe (lope) e cila kishte hyrë në oborrin e Gjykatës Themelore të Prishtinës – Dega në Graçanicë.

    Kjo ka shkaktuar reagime të ashpra në opinionin publik.

    Gazetari Vehbi Kajtazi, i ka drejtuar një porosi prokurorit në fjalë.

    “O prokuror,
    Lopë është ajo, nuk e din çka është gjykata se me ditë as kah oborri nuk kish kalu. Besoj është dashtë me ditë pak ma shumë se lopa!”, deklaroi Kajtazi.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali