Blog

  • Ndërprerja e fluturimeve, flet Sekretari për Sigurinë Kombëtare

    Ndërprerja e fluturimeve, flet Sekretari për Sigurinë Kombëtare

    Ndërprerja e fluturimeve, flet Sekretari për Sigurinë Kombëtare

    Autoritetet amerikane kanë urdhëruar ndalimin e fluturimeve në të gjitha aeroportet e Shteteve të Bashkuara, pas një problemi në komunikimin që ka prekur qendrat e kontrollit të trafikut ajror.

    Sipas raportimit të BBC-së, Administrata Federale e Aviacionit (FAA) ka njoftuar se vendimi është marrë për arsye sigurie dhe për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme.

    Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy, ka bërë të ditur se problemi ka prekur komunikimin në të gjitha qendrat e kontrollit të trafikut ajror përgjatë rrugëve ajrore në SHBA. Ai ka thënë se teknikët e FAA-së janë duke hetuar shkakun e ndërprerjes.

    Ndërkohë, sekretari amerikan për Sigurinë Kombëtare, Markwayne Mullin, ka deklaruar se deri më tani nuk ka asnjë indikacion se bëhet fjalë për një sulm kundër Shteteve të Bashkuara.

    “Ky është një ndërprerje e telekomunikacionit”, ka thënë Mullin, duke shtuar se të gjithë aeroplanët janë të evidentuar.

    Sipas të dhënave të platformës Flightradar24, në momentin e raportimit rreth 3.100 aeroplanë ndodheshin në ajër dhe ishin në drejtim të aeroporteve amerikane. Platforma ka bërë të ditur se në atë moment nuk po ngriheshin aeroplanë të tjerë, ndërsa FAA ka njoftuar se fluturimet ndërkombëtare që po drejtoheshin drejt SHBA-së do të trajtoheshin rast pas rasti.

    Ndalimi i fluturimeve është konfirmuar nga disa aeroporte të mëdha, përfshirë ato të Atlantës, Uashingtonit, Miamit, Baltimores dhe Houstonit. FAA ka paralajmëruar gjithashtu për mundësinë e ndalimeve dhe vonesave në aeroportet e Los Angelesit, Las Vegasit, JFK-së në New York dhe Filadelfias.

    Ndërprerja ka shkaktuar probleme edhe për pasagjerët që tashmë kishin arritur në destinacionet e tyre. Në aeroportin ndërkombëtar të Los Angelesit, një pasagjer i ka thënë BBC-së se aeroplanët që kishin ateruar nuk po lejoheshin të lëviznin nga pista drejt portave të terminalit. Probleme të ngjashme janë raportuar edhe në Austin, ku pasagjerëve u ishte kërkuar të qëndronin në aeroplanë deri në një njoftim të ri.

    Burimi: Insajderi

  • Dështon tentativa për uljen e aeroplanit në Londër, bishti prek pistën

    Dështon tentativa për uljen e aeroplanit në Londër, bishti prek pistën

    Një avion i kompanisë ajrore British Airways është filmuar teksa bishti i tij godet pistën gjatë përpjekjes për t’u ulur në aeroportin Heathrow të Londrës.

    Pamjet tregojnë avionin e tipit Airbus duke prekur pistën me pjesën e pasme të trupit gjatë uljes.

    Bëhet fjalë për fluturimin BA431, i cili po kryente itinerarin Amsterdam-Londër, sipas Telegraph.

    Pas incidentit, pilotët vendosën të ndërpresin uljen dhe ta ngrenë sërish avionin në ajër.

    Disa minuta më vonë, avioni u ul në mënyrë të sigurt në aeroport.

    – YouTube www.youtube.com

    British Airways ka nisur një hetim për të zbardhur rrethanat e incidentit, ndërsa për ngjarjen është njoftuar edhe Dega e Hetimit të Aksidenteve Ajrore (AAIB) në Mbretërinë e Bashkuar.

    Një zëdhënës i kompanisë ajrore deklaroi se avioni u ul në mënyrë të sigurt dhe se British Airways po bashkëpunon me AAIB në hetimin e nisur.

    “Avioni u ul në mënyrë të sigurt dhe ne po bashkëpunojmë me AAIB në hetimin e tyre. Nuk mund të komentojmë më tej në këtë fazë”, u shpreh zëdhënësi. /Telegrafi/

  • Ending sessions &#82/11; remain without resolutions on energy and Special Law being voted

    KThe Parliament’s office, Albulen Haxhiu, has stopped continuing today’s session due to the lack of the necessary number of MPs to secure the quorum.

    She made it known that the new date for the session’s continuation, which lasted about 12 hours, would be set after consultations and agreement with parliamentary leaders, the KP writes.

    At the moment of break, only 38 deputies were present in the Assembly Hall.

    As a result, the Alliance’s proposed energy resolution, as well as the Specialised Chambers Bill, was left without a vote.

  • Ndërpritet seanca - mbesin pa u votuar rezoluta për energjinë dhe Ligji për Specialen

    Ndërpritet seanca – mbesin pa u votuar rezoluta për energjinë dhe Ligji për Specialen

    Ndërpritet seanca - mbesin pa u votuar rezoluta për energjinë dhe Ligji për Specialen

    Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka ndërprerë vazhdimin e seancës së sotme për shkak të mungesës së numrit të nevojshëm të deputetëve për të siguruar kuorumin.

    Ajo bëri të ditur se data e re për vazhdimin e seancës, e cila zgjati rreth 12 orë, do të caktohet pas konsultimeve dhe dakordimit me kryetarët e grupeve parlamentare, shkruan KP.

    Në momentin e ndërprerjes, në sallën e Kuvendit ishin të pranishëm vetëm 38 deputetë.

    Si rrjedhojë mbeti pa u hedhur në votim rezoluta e propozuar nga Aleanca për energjinë, si dhe Projektligji për Dhomat e Specializuara.

  • Flight suspension, U.S. government declared: We’re dealing with another 11 September.

    QThe U.S. government has declared US National Security Secretary Markway Mullin.

    Speaking to reporters outside the White House, Mullin refused to show what had caused the problem, stressing that the priority was everyone’s security and return of communications, reports K.Sky NewsOh.

    He said authorities have accepted many calls from concerned citizens if it was a terrorist attack.

    We’re getting a lot of calls with the question: Is this a terrorist attack? Everybody’s safe. There is no reason to worry about your loved ones, Mullin said.

    He added that during the investigation into the causes of the incident, authorities should also consider the possibility of cyberattack, given the large number of such attacks.

    The first thing we will do is restore communications and then normal operations, he said.

    Mullin also said there is no reason for the incident to be linked to the interruption of Microsoft services.

    He also rejected comparisons with the September 11, 2001, terrorist attacks, stressing that the situation poses no danger to American citizens.

    We want to assure citizens that this is not a matter of their security or another September 11th. A lot of people are making this comparison, but that’s not what it is, the American secretary said. /I did. tv

  • Pezullimi i fluturimeve, deklarohet Qeveria amerikane: S’kemi të bëjmë me një 11 shtator tjetër

    Pezullimi i fluturimeve, deklarohet Qeveria amerikane: S’kemi të bëjmë me një 11 shtator tjetër

    Pezullimi i fluturimeve, deklarohet Qeveria amerikane: S’kemi të bëjmë me një 11 shtator tjetër

    Qeveria amerikane nuk po përjashton asnjë mundësi lidhur me shkakun e problemit të komunikimeve që ka prekur trafikun ajror në Shtetet e Bashkuara, ka deklaruar sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare, Markwayne Mullin.

    Duke folur para gazetarëve jashtë Shtëpisë së Bardhë, Mullin nuk pranoi të tregonte se çfarë e kishte shkaktuar problemin, duke theksuar se përparësi ishte sigurimi i të gjithëve dhe rikthimi i komunikimeve, raporton “Sky News“.

    Ai tha se autoritetet kanë pranuar shumë telefonata nga qytetarët të shqetësuar nëse bëhej fjalë për një sulm terrorist.

    “Po marrim një numër të madh telefonatash me pyetjen: ‘A është ky një sulm terrorist?’. Të gjithë janë të sigurt. Nuk ka arsye të shqetësoheni për të dashurit tuaj”, tha Mullin.

    Ai shtoi se, gjatë hetimit për shkaqet e incidentit, autoritetet duhet të marrin parasysh edhe mundësinë e një sulmi kibernetik, duke pasur parasysh numrin e madh të sulmeve të tilla.

    “Gjëja e parë që do të bëjmë është të rikthejmë komunikimet dhe më pas operacionet normale”, deklaroi ai.

    Mullin tha gjithashtu se nuk ka arsye që incidenti të lidhet me ndërprerjen e shërbimeve të Microsoft-it.

    Ai hodhi poshtë edhe krahasimet me sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001, duke theksuar se situata nuk përbën rrezik për qytetarët amerikanë.

    “Duam të sigurojmë qytetarët se kjo nuk është çështje e sigurisë së tyre dhe as një tjetër 11 shtator. Shumë njerëz po bëjnë këtë krahasim, por nuk është kështu”, tha sekretari amerikan. /Klankosova.tv

  • "Besoj te Kledja": Resuli komenton raportin Nichi-Kledja (VIDEO)

    “Besoj te Kledja”: Resuli komenton raportin Nichi-Kledja (VIDEO)

    "Besoj te Kledja": Resuli komenton raportin Nichi-Kledja (VIDEO)

    Opinionisti Resuli ka komentuar raportin mes Nichit dhe Kledjes, duke thënë se është mirë që ndodhi kjo situatë, pasi publiku pati mundësinë ta shihte më shumë Kledjen, e cila sipas tij, deri më tani nuk ishte vërejtur shumë.

    Resuli ka thënë se beson që Kledja është ndier e bezdisur nga situata.

    Duke iu drejtuar Nichit, ai ka thënë se, duke marrë parasysh inteligjencën e tij, është dashur ta vërejë nëse Kledja nuk e dëshironte këtë afërsi.

    Megjithatë, Resuli ka shtuar se në gjeneratën e tij, nëse meshkujt nuk do të ishin treguar pak këmbëngulës, shumë prej tyre do të kishin mbetur të pamartuar.

    Në fund, ai i ka kërkuar Nichit që të kërkojë falje, ndërsa Akilit i është drejtuar duke i thënë se po bëhet avokat i Nichit.

  • Strehohet personeli amerikan i një baze në Angli, dyshohet për dronë të paautorizuar

    Strehohet personeli amerikan i një baze në Angli, dyshohet për dronë të paautorizuar

    Strehohet personeli amerikan i një baze në Angli, dyshohet për dronë të paautorizuar

    Personeli ushtarak amerikan në bazën ajrore RAF Lakenheath, në Suffolk të Anglisë, është urdhëruar të strehohet pas raportimeve për aktivitet të dyshimtë të dronëve mbi këtë objekt ushtarak.

    Sipas televizionit britanik “Sky News”, personelit në bazë i është dërguar një alarm me udhëzimin për të qëndruar në strehimore, ndërsa forcat e sigurisë të Forcave Ajrore amerikane kanë reaguar ndaj dyshimeve për fluturimin e dronëve të paautorizuar, transmeton Klankosova.tv.

    Një zëdhënës i Forcave Ajrore amerikane ka konfirmuar se incidenti është trajtuar nga personeli i sigurisë.

    “Personeli i Forcave të Sigurisë së Forcave Ajrore amerikane reagoi këtë mbrëmje ndaj aktivitetit të dyshuar të dronëve të paautorizuar mbi RAF Lakenheath. Asnjë personel, avion apo infrastrukturë nuk është prekur”, thuhet në deklaratën e tij.

    Zëdhënësi shtoi se autoritetet amerikane po bashkëpunojnë ngushtë me institucionet britanike për të garantuar sigurinë e pjesëtarëve të ushtrisë amerikane, civilëve, kontraktorëve dhe familjeve të tyre.

    Ndërkohë, deputeti lokal Nick Timothy ka bërë të ditur në rrjetet sociale se kishte kontaktuar me autoritetet dhe se nuk kishte kërcënim për publikun, ndërsa incidenti tashmë ishte zgjidhur.

    Ngjarja vjen në një periudhë të shtimit të shqetësimeve për sigurinë në bazat ushtarake amerikane në Britani.

    Të hënën, ushtria amerikane zhvendosi më shumë se një duzinë avionësh luftarakë nga baza RAF Mildenhall, gjithashtu në Suffolk, pas raportimeve për një kërcënim të sigurisë që dyshohej se kishte lidhje me Iranin. Disa prej avionëve u zhvendosën në RAF Lakenheath.

    Ndërkaq, muajin e kaluar, ShBA-ja kishte tërhequr bombarduesit nga baza RAF Fairford, pas kërcënimeve të tjera që gjithashtu dyshohej se kishin lidhje me Iranin. /Klankosova.tv

  • Rudina për situatën Kledja-Nichi: Kam parë këmbëngulje të një djali që do ta bëjë një vajzë për vete (VIDEO)

    Rudina për situatën Kledja-Nichi: Kam parë këmbëngulje të një djali që do ta bëjë një vajzë për vete (VIDEO)

    Rudina për situatën Kledja-Nichi: Kam parë këmbëngulje të një djali që do ta bëjë një vajzë për vete (VIDEO)

    Situata mes Kledjës dhe Nichit ka zënë vend të madh në diskutimet gjatë Prime-it të sotëm të Big Brother VIP Kosova 5.

    Lidhur me këtë raport, opinionistja Rudina ka dhënë mendimin e saj, duke komentuar sjelljen e Nichit dhe reagimin e Kledjës, e cila ishte ndier e bezdisur nga fakti se ai e ndiqte vazhdimisht.

    Rudina u shpreh se kishte vërejtur këmbënguljen e Nichit për ta fituar vëmendjen e Kledjës, ndërsa tha se e kupton shqetësimin e kësaj të fundit.

    “Kam parë këmbëngulje të një djali të ri që don ta bëjë një vajzë për veten. Jam dakord që je bezdisur”, u shpreh Rudina.

    Megjithatë, Nichi tha se nuk është absolutisht e vërtetë kjo, pasi sipas tij, nuk ka pëlqim për Kledjën.

  • Is this a terrorist attack? American Secretary of Homeland Security speaks after suspension of flights across the United States

    US Secretary of Homeland Security Markway Mullin has declared that authorities are not exempting any possible cause for the problem in the communications system, which led to the suspension of flight launchs throughout the United States.

    Speaking to reporters at the White House, Mullin indicated that the cause of the break has not yet been determined, while stressing that the authorities’ priority is to ensure passenger safety and restore communications in the air traffic control system.

    He acknowledged that authorities have received many questions about the possibility of a terrorist or cyber attack, but stressed that so far there is no evidence confirming any of these scenarios.

    We’re getting a lot of calls from people asking: Is this a terrorist attack? Everybody’s safe. No need to worry about your loved ones, Mullin said.

    However, he underlined that considering the large number of cyberattacks, even this possibility should be considered during investigations.

    As we investigate what caused this, we should consider the possibility of cyberattack, but that is still unknown. Initially we will restore communications and then resume normal operations, he said.

    Mullin also stressed that, so far, there is no reason to link the disruption of communications in aviation with the company’s recent technical problems.

    In an effort to calm citizens, the US secretary said the current situation does not pose a threat similar to the 11 September 2001.

    Meanwhile, authorities are continuing investigations to determine the cause of disruption and to restore normal air traffic functioning.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal