Blog

  • Fundjavë me shi dhe mot të vranët në Kosovë, në viset malore priten reshje bore

    Fundjavë me shi dhe mot të vranët në Kosovë, në viset malore priten reshje bore

    Fundjavë me shi dhe mot të vranët në Kosovë, në viset malore priten reshje bore

    Fundjava në Kosovë do të karakterizohet me mot të vranët dhe reshje shiu, ndërsa në viset malore të shtunën priten edhe reshje bore. Sipas parashikimit të Institutit, dita e diel do të sjellë rritje të temperaturave, të cilat në disa zona mund të arrijnë deri në 13 gradë Celsius.

    Sipas njoftimit meteorologjik, të shtunën, më 14 nëntor, moti do të jetë kryesisht i vranët, me riga shiu, ndërsa temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 4°C dhe ato maksimale nga 4 deri në 7°C.

    Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 7 metra në sekondë.

    Ndërkaq, të dielën, më 15 nëntor, priten vranësira të shpërndara dhe intervale me diell. Temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 2°C, ndërsa maksimalet do të shënojnë rritje, duke arritur nga 9 deri në 13°C.

    Të dielën era do të fryjë nga jugperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 3 metra në sekondë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Iran claims two oil tankers hit marine mines in the Strait of Hormuz

    Iran’s Revolutionary Guard navy has declared that two oil tankers have exploded and are involved in flames after hitting marine mines in the Strait of Hormuz.

    According to Iranian state television, the incident occurred as ships were trying to cross the straits without prior co-ordination with Iranian authorities, Reuters writes, broadcast Duguagjini.

    Revolutionary Guard didn’t give any more details about the incident, while no information about the names of the tankers, their affiliation, or the injured persons has been disclosed.

    Source Layer: Dukeagini

  • Irani pretendon se dy cisterna nafte goditën mina detare në Ngushticën e Hormuzit

    Irani pretendon se dy cisterna nafte goditën mina detare në Ngushticën e Hormuzit

    Marina e Gardës Revolucionare të Iranit ka deklaruar se dy cisterna nafte kanë shpërthyer dhe janë përfshirë nga flakët pasi kanë goditur mina detare në Ngushticën e Hormuzit.

    Sipas televizionit shtetëror iranian, incidenti ka ndodhur teksa anijet po tentonin të kalonin nëpër ngushticë pa koordinim paraprak me autoritetet iraniane, shkruan Reuters, transmeton Dukagjini.

    Garda Revolucionare nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me incidentin, ndërsa nuk janë bërë të ditura informacione për emrat e cisternave, përkatësinë e tyre apo për persona të lënduar.

    Burimi: Dukagjini

  • Kur ia vlen t’i ktheheni ish-partnerit? 15 situata kur dashuria mund të meritojë një mundësi të dytë

    Kur ia vlen t’i ktheheni ish-partnerit? 15 situata kur dashuria mund të meritojë një mundësi të dytë

    Ndonjëherë ndarja nuk është fundi i dashurisë. Por si ta kuptoni nëse rikthimi është një vendim i pjekur apo thjesht dëshirë për të kaluarën?

    Rikthimi te ish-partneri shpesh shoqërohet me skepticizëm. Miqtë ju paralajmërojnë, familjarët shprehin dyshime, ndërsa ju pyesni veten nëse po përsëritni një gabim.

    Megjithatë, jo çdo marrëdhënie e përfunduar ka qenë domosdoshmërisht e gabuar. Ndonjëherë njerëzit ndahen për shkak të rrethanave, papjekurisë ose vështirësive që nuk kanë ditur t’i përballojnë.

    Një mundësi e dytë mund të ketë kuptim, por vetëm kur ekzistojnë arsye konkrete për të besuar se marrëdhënia mund të funksionojë ndryshe.

    Ja 15 situata kur rikthimi mund të jetë një zgjedhje që ia vlen të shqyrtohet.

    1. Problemi ishte koha, jo marrëdhënia

    Ndonjëherë dy njerëz përshtaten mirë, por rrethanat nuk i favorizojnë. Studimet, puna në një qytet tjetër ose përgjegjësitë e shumta mund ta bëjnë lidhjen të vështirë. Nëse ndarja nuk erdhi nga tradhtia apo mungesa e respektit dhe pengesat tashmë janë tejkaluar, rikthimi mund të ketë kuptim.

    2. Të dy keni ndryshuar vërtet

    Ndryshimi nuk dëshmohet me premtime. Ai shihet në sjellje, komunikim dhe përgjegjësi. Nëse dikur shmangnit bisedat e vështira, ndërsa tani dini të dëgjoni dhe të shprehni ndjenjat pa konflikt, mund të ekzistojë një bazë më e shëndetshme për marrëdhënien.

    3. Respekti nuk është humbur kurrë

    Jo çdo ndarje përfundon me fyerje dhe armiqësi. Ndonjëherë mbetet trishtimi, por edhe respekti i ndërsjellë. Kur nuk ka pasur manipulim, poshtërim apo mashtrime, rindërtimi i besimit mund të jetë më i lehtë.

    4. Vlerat dhe planet tuaja tashmë përputhen

    Dikur mund të keni pasur qëllime krejtësisht të ndryshme. Njëri dëshironte familje, tjetri pavarësi ose karrierë jashtë vendit. Me kalimin e kohës, prioritetet mund të ndryshojnë. Nëse sot dëshironi një të ardhme të ngjashme, një pengesë e rëndësishme mund të jetë zhdukur.

    5. E shihni njëri-tjetrin pa idealizim

    Në fillim të dashurisë është e lehtë të mos vërehen mangësitë. Pas ndarjes, pamja bëhet më realiste. Nëse i njihni dobësitë e njëri-tjetrit dhe përsëri dëshironi të jeni bashkë, vendimi mbështetet më shumë në realitet sesa në fantazi.

    6. Nuk përpiqeni më ta ndryshoni partnerin

    Marrëdhëniet lodhen kur njëri vazhdimisht përpiqet ta shpëtojë ose ta formësojë tjetrin sipas dëshirave të veta. Një rikthim ka më shumë mundësi të funksionojë kur të dy e pranoni individualitetin e njëri-tjetrit dhe ndërtoni partneritet të barabartë.

    7. Keni mësuar të vendosni kufij

    Dashuria nuk nënkupton heqjen dorë nga hapësira personale. Nëse tashmë dini të thoni jo, të respektoni nevojat individuale dhe të komunikoni pa kontrolluar njëri-tjetrin, marrëdhënia mund të jetë më e qëndrueshme.

    8. Ndarja ju ka ndihmuar të rriteni

    Koha larg njëri-tjetrit ndonjëherë sjell vetëdijesim. Mund të keni kuptuar frikërat, nevojat dhe gabimet tuaja. Nëse të dy keni reflektuar dhe keni bërë ndryshime konkrete, përvoja e ndarjes mund të shërbejë si mësim.

    9. Problemi ishte papjekuria, jo sjellja e dëmshme

    Në moshë të re, mungesa e përvojës mund të shkaktojë debate dhe keqkuptime. Nëse problemet buronin nga papjekuria emocionale, jo nga abuzimi apo manipulimi, vitet dhe përvojat mund t’ju kenë përgatitur për një marrëdhënie më të shëndetshme.

    10. Dëshironi një fillim të ri, jo përsëritjen e së kaluarës

    Rikthimi nuk duhet të nënkuptojë vazhdimin e marrëdhënies aty ku përfundoi. Rregulla të reja, kufij të qartë dhe komunikim më i mirë mund të krijojnë një mënyrë tjetër të të qenit bashkë.

    11. Ndarja la trishtim, por jo hidhërim

    Mund t’ju mungojë dikush pa e urryer. Kur ndarja nuk ka lënë armiqësi apo pakënaqësi të vazhdueshme, ribashkimi mund të jetë emocionalisht më i lehtë. Megjithatë, problemet e vjetra duhen diskutuar, jo harruar.

    12. Njerëzit e afërt nuk shohin më arsye për shqetësim

    Miqtë dhe familjarët ndonjëherë vërejnë gjëra që dashuria na i mjegullon. Nëse ata shohin ndryshime pozitive, mendimi i tyre mund të jetë i vlefshëm, megjithëse vendimi përfundimtar ju përket juve.

    13. E zgjidhni atë person, jo ikjen nga vetmia

    Ekziston një dallim mes dëshirës për një person të caktuar dhe nevojës për të mos qenë vetëm. Nëse ndiheni mirë edhe pa marrëdhënie, por përsëri dëshironi të jeni me ish-partnerin, zgjedhja mund të jetë më e vetëdijshme.

    14. Veprimet kanë zëvendësuar premtimet

    Fjalët për ndryshim nuk mjaftojnë. Përgjegjësia, sinqeriteti, respektimi i marrëveshjeve dhe gatishmëria për të pranuar gabimet janë tregues më të besueshëm. Ndryshimi i vërtetë kërkon vazhdimësi.

    15. E pranoni të kaluarën dhe planifikoni ndryshe të ardhmen

    Një mundësi e dytë kërkon të kuptoni çfarë nuk funksionoi herën e parë. Bisedat e sinqerta, përgjegjësia e përbashkët dhe një plan konkret për të mos përsëritur gabimet janë më të rëndësishme sesa premtimet romantike.

    Në fund, rikthimi ka kuptim vetëm kur marrëdhënia e re mund të jetë më e shëndetshme se e vjetra. Malli mund t’ju afrojë përsëri, por respekti, siguria dhe ndryshimet e qëndrueshme janë ato që mund t’ju mbajnë bashkë. /Telegrafi/

  • He hates women, Zoya accuses Achilles, turns his insults to attention ( VIDEOS)

    – What?A clip from the debate between Zoya and Achilles has sparked discussions during the BBVK5 Prime, which is broadcasting Laws in Klan Kosova.

    Zoya has said that Achilles is acting as if he alone had a family while adding that when it comes to offending others, he does so constantly.

    She has continued on charges against him, saying Achilles hates women.

    Similarly, Zoya has mentioned Antoneta, saying that Achilles originally raised her up, naming her as a capable and wise person, and then addressed her in insulting words.

    She has recalled a number of other offenses that Achilles, in her view, has told her.

  • “I urren femrat”, Zoja akuzon Akilin, rikthen në vëmendje ofendimet e tij (VIDEO)

    “I urren femrat”, Zoja akuzon Akilin, rikthen në vëmendje ofendimet e tij (VIDEO)

    “I urren femrat”, Zoja akuzon Akilin, rikthen në vëmendje ofendimet e tij (VIDEO)

    Një klip nga debati mes Zojës dhe Akilit ka nxitur diskutime gjatë Prime-it të BBVK5, që po transmetohet LIVE në Klan Kosova.

    Zoja ka thënë se Akili po sillet sikur vetëm ai të ketë familje, ndërsa ka shtuar se kur bëhet fjalë për të ofenduar të tjerët, ai e bën këtë vazhdimisht.

    Ajo ka vazhduar me akuza ndaj tij, duke thënë se Akili i urren femrat.

    Po ashtu, Zoja ka përmendur Antonetën, duke thënë se Akili fillimisht e ka ngritur lart, duke e cilësuar si të zonjën dhe të mençur, ndërsa më pas i është drejtuar me fjalë ofenduese.

    Ajo ka rikujtuar edhe një sërë ofendimesh të tjera që, sipas saj, Akili ia ka thënë asaj.

  • Akili shpërthen me deklaratë ndaj Zojës: “Të kam parë live duke iu nënshtruar një mashkulli” (VIDEO)

    Akili shpërthen me deklaratë ndaj Zojës: “Të kam parë live duke iu nënshtruar një mashkulli” (VIDEO)

    Akili shpërthen me deklaratë ndaj Zojës: “Të kam parë live duke iu nënshtruar një mashkulli” (VIDEO)

    Një deklaratë të fortë e bëri Akili gjatë diskutimeve në Big Brother VIP Kosova 5.

    Ai ka komentuar raportin dhe qëndrimet e Zoja Nushit, duke përdorur fjalë të ashpra e banale ndaj saj.

    Ai tha se, nëse përmendet emri i tij dhe tregohet se kush është në të vërtetë, ajo do të përfundonte duke u penduar.

    “Ti del më e penduar se si njihesh… Si mundet Zoja Nushi me më fol për feminizëm, kur e kam pa live duke u nënshtruar ndaj një mashkulli?”, deklaroi Akili.

  • Besiktasi nis ofensivën për yllin e Real Madridit, pret babanë e tij për tri ditë në Stamboll

    Besiktasi nis ofensivën për yllin e Real Madridit, pret babanë e tij për tri ditë në Stamboll

    Besiktasi ka ndërmarrë një hap të ri në përpjekjet për të transferuar yllin e Real Madridit, Brahim Diaz, gjatë afatit kalimtar të janarit.

    Klubi turk ka pritur për tri ditë në Stamboll babanë e futbollistit maroken, Abdelkader Diaz, në një lëvizje që dëshmon seriozitetin e drejtuesve për ta realizuar këtë transferim.

    Sipas gazetës turke Fotospor, presidenti i Besiktasit, Serdar Adali, dhe trajneri Vincenzo Italiano janë takuar me babanë e lojtarit për të diskutuar mundësinë e transferimit të djalit të tij në Turqi.

    Gjatë takimit, drejtuesit e klubit kanë prezantuar projektin sportiv dhe rolin që Brahim Diaz do të kishte në skuadër, duke synuar ta bindin atë për një aventurë të re në kampionatin turk.

    Bisedimet për këtë transferim kanë nisur prej disa javësh. Në fund të tetorit, Brahim Diaz zhvilloi edhe një videotelefonatë me trajnerin italian, Vincenzo Italiano, me miratimin e drejtuesve të Real Madridit.

    Gjatë kësaj bisede, Italiano i prezantoi futbollistit detajet e projektit të Beshiktashit dhe rëndësinë që ai do të kishte në planet e skuadrës.

    Sipas mediumit turk, biseda la përshtypje pozitive te reprezentuesi i Marokut, gjë që i shtyu drejtuesit e Beshiktashit t’i intensifikonin përpjekjet.

    Kështu, klubi turk ka kaluar nga kontaktet fillestare me futbollistin në bisedime të drejtpërdrejta me rrethin e tij familjar, duke synuar të kuptojë mundësitë reale të realizimit të marrëveshjes përpara se të hapë negociatat zyrtare me Real Madridin./Telegrafi/