
Një klip nga debati mes Zojës dhe Akilit ka nxitur diskutime gjatë Prime-it të BBVK5, që po transmetohet LIVE në Klan Kosova.
Zoja ka thënë se Akili po sillet sikur vetëm ai të ketë familje, ndërsa ka shtuar se kur bëhet fjalë për të ofenduar të tjerët, ai e bën këtë vazhdimisht.
Ajo ka vazhduar me akuza ndaj tij, duke thënë se Akili i urren femrat.
Po ashtu, Zoja ka përmendur Antonetën, duke thënë se Akili fillimisht e ka ngritur lart, duke e cilësuar si të zonjën dhe të mençur, ndërsa më pas i është drejtuar me fjalë ofenduese.
Ajo ka rikujtuar edhe një sërë ofendimesh të tjera që, sipas saj, Akili ia ka thënë asaj.