Kapen në kufirin greko-shqiptar 86 kg marijuanë, në pranga gruaja shqiptare

Kapen në kufirin greko-shqiptar 86 kg marijuanë, në pranga gruaja shqiptare

Written by

in

Kapen në kufirin greko-shqiptar 86 kg marijuanë, në pranga gruaja shqiptare

Një grua shqiptare u arrestua mëngjesin e së premtes në Igumenicë me një sasi të madhe marijuane.

Sipas Policisë, si pjesë e kontrolleve të synuara, makina që po drejtonte gruaja dhe që i përkiste asaj u ndalua. Brenda u gjetën 80 pako me marijuanë, me një peshë totale prej 86 kg e 438 gramë.

Droga dhe automjeti u konfiskuan, ndërsa ndaj gruas së arrestuar u ngrit një çështje penale. Droga ishte ngarkuar në kufirin e gjelbër me Shqipërinë dhe do të futej në brendësi të tokës greke.

Shqiptarja pritet të dërgohet në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Thesprotisë.

Kohët e fundit ka një riaktivizim të trafikut ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria në Greqi. Policia greke ka kapur në 15 muajt e fundit rreth 1.4 ton marijuanë në Igumenicë, Janinë, Kostur, Follorinë e Selanik.

Rastet më të shumta kanë qenë ato të trafikut nga Saranda në Igumënicë, ku pothuaj gjysma e sasisë së kapur në zonat e Greqisë është trafikuar nga kjo linjë. Madje në një rast në Igumenicë është kapur edhe një skaf i ngarkuar me drogë.

Burimi: Insajderi