Blog

  • Fuego: Nichi m’preki në djalë dhe nanën e djalit…

    Fuego: Nichi m’preki në djalë dhe nanën e djalit…

    Fuego: Nichi m’preki në djalë dhe nanën e djalit…

    Fuego ka folur për një nga momentet që e ka prekur më së shumti gjatë përplasjes me Nichin, duke thënë se ky i fundit ka prekur një temë shumë të ndjeshme për të.

    Ai tregoi se komentet e Nichit kishin të bënin me djalin e tij dhe nënën e djalit, gjë që, sipas Fuegos, e ka shqetësuar jashtëzakonisht shumë.

    “Qaty e kam pasë tutën, s’kam pasë qejf me m’prek najkush… Se kam shumë respekt për nanën e djalit”, u shpreh Fuego derisa tha se kur e ka kaluar këtë gjë, gjithçka tjetër e kalon më me lehtësi.

    Burimi: Insajderi

  • Rritja e çmimeve: Ministri Murati “kurrë” nuk ka faj (VIDEO)

    Rritja e çmimeve: Ministri Murati “kurrë” nuk ka faj (VIDEO)

    Rritja e çmimeve: Ministri Murati “kurrë” nuk ka faj (VIDEO)

    Ankesat e qytetarëve për inflacionin janë të shumta, i cili atyre po ua zvogëlon shportën ushqimore.

    Inflacionin në 7.1%, që arriti në tetor, ministri i Financave Hekuran Murati, e arsyetoi me luftën në Ukrainë dhe bllokadat në Ngushticën e Hormuzit, raporton Klan Kosova.

    Por, në gjithë Evropën, inflacioni sillet në rreth 4%. E kjo sipas Odës Ekonomike ndodh sepse shteti nuk merr masa.

    Shqipëria ka inflacionin 3.4% dhe sipas ekspertëve, kjo sepse nuk është varur nga importi siç është Kosova.

    Ndërkaq, shtetet që po e përballojnë më së miri krizën janë Zvicra dhe Gjermania.

    Ndiqeni kronikën për detaje:

  • KEK workers again warn protest

    New Kosovo Energy Corporation Workers Union ( KEK has warned a protest in Pristina on November 19th, through which it will seek to raise and level wages, as well as the realisation of the 13th salary for all workers.

    According to the union’s announcement, the protest will begin at 11:00, while workers’ demands remain unchanged until their fulfillment.

    Our demands remain the same until their implementation: raising and generating salaries for KEK workers and realising the 13th salary for all KEK workers, the report said.

    The union has stressed that the protest is the continuation of workers’ efforts to implement their demands.

    This protest is a continuation of the voice of the workers and of our legitimate demands.

    Also, all KEK workers have been urged to join the protest and remain firm in their demands.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë sërish protestë

    Punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë sërish protestë

    Punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë sërish protestë

    Sindikata e Re e Punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka paralajmëruar një protestë më 19 nëntor në Prishtinë, përmes së cilës do të kërkojë ngritjen dhe nivelizimin e pagave, si dhe realizimin e pagës së 13-të për të gjithë punëtorët.

    Sipas njoftimit të sindikatës, protesta do të nisë në orën 11:00, ndërsa kërkesat e punëtorëve mbeten të pandryshuara deri në përmbushjen e tyre.

    “Kërkesat tona mbeten të njëjta deri në realizimin e tyre: ngritja dhe nivelizimi i pagave për punëtorët e KEK-ut dhe realizimi i pagës së 13-të për të gjithë punëtorët e KEK-ut”, thuhet në njoftim.

    Sindikata ka theksuar se protesta është vazhdimësi e përpjekjeve të punëtorëve për të realizuar kërkesat e tyre.

    “Kjo protestë është vazhdim i zërit të punëtorëve dhe i kërkesave tona legjitime”.

    Po ashtu, u është bërë thirrje të gjithë punëtorëve të KEK-ut që t’i bashkohen protestës dhe të qëndrojnë të vendosur në kërkesat e tyre.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Hoti: Krasniqi, Agan, Kelmendi Malokut were not removed from witness status

    Minister of Labour, Families and Values of the Liberation War, Andy Hoti, has reacted to reports that the government has removed the status of witness Ahmet Krasniqi, Fehmi Agani, Enver Malokut, Bajram Kelmendi and other personalities, naming these claims as untrue and manipulated.

    Through a Facebook post, Hoti has declared that neither the ministry nor the government have made the decision to abolish witness status for those mentioned.

    Reports that the government has removed witness status from Ahmet Krasniqi, Fehmi Agani, Enver Malokut, Bajram Kelmendi and other personalities are untrue and manipulative!

    The minister has clarified that the Government Commission for Status Recognition and Verification has finished work many years ago and no longer exists as functional mechanisms.

    All persons mentioned continue to have witness status and enjoy pension rights under legislation in effect. None of them were removed status or pension rights!

    Hoti has also criticised the way these claims are reported, accusing the media of having published them for manipulation of public opinion.

    Skandalosis is the attempt to create the belief that institutions have made decisions that do not exist, the minister has declared.

    He has added that the media that published these claims have not requested clarification from the ministry before publication.

    Versus information and taking the position of the respective side are fundamental responsibilities of journalism, especially when it comes to issues so sensitive to the families of martyrs and public opinion, Hoti wrote. 

    Source Layer: RTKLive

  • Hoti: Krasniqit, Aganit, Malokut e Kelmendit nuk u është hequr statusi i dëshmorit

    Hoti: Krasniqit, Aganit, Malokut e Kelmendit nuk u është hequr statusi i dëshmorit

    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka reaguar ndaj raportimeve se Qeveria u ka hequr statusin e dëshmorit Ahmet Krasniqit, Fehmi Aganit, Enver Malokut, Bajram Kelmendit dhe personaliteteve të tjera, duke i cilësuar këto pretendime si të pavërteta dhe manipuluese.

    Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka deklaruar se as Ministria dhe as Qeveria nuk kanë marrë vendim për heqjen e statusit të dëshmorit për personat e përmendur.

    “Raportimet se Qeveria u ka hequr statusin e dëshmorit Ahmet Krasniqit, Fehmi Aganit, Enver Malokut, Bajram Kelmendit dhe personaliteteve të tjera janë të pavërteta dhe manipuluese!”, ka shkruar Hoti.

    Ministri ka sqaruar se Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit e ka përfunduar punën para shumë vitesh dhe nuk ekziston më si mekanizëm funksional.

    “Të gjithë personat e përmendur vazhdojnë ta kenë statusin e dëshmorit dhe gëzojnë të drejtat pensionale sipas legjislacionit në fuqi. Asnjërit prej tyre nuk i është hequr statusi apo e drejta në pension!”, ka theksuar ai.

    Hoti ka kritikuar edhe mënyrën e raportimit të këtyre pretendimeve, duke akuzuar mediat që i kanë publikuar për manipulim të opinionit publik.

    “Skandaloze është përpjekja që, përmes ‘titujve bombastikë’ dhe teksteve tendencioze, të krijohet bindja se institucionet kanë marrë vendime që nuk ekzistojnë”, ka deklaruar ministri.

    Ai ka shtuar se mediat që kanë publikuar këto pretendime nuk kanë kërkuar sqarime nga Ministria para publikimit.

    “Verifikimi i informacionit dhe marrja e qëndrimit të palës përkatëse janë përgjegjësi themelore të gazetarisë, sidomos kur bëhet fjalë për çështje kaq të ndjeshme për familjet e dëshmorëve dhe opinionin publik”, ka shkruar Hoti. 

    Burimi: RTKLive

  • Rizvanol speaks again of difficult days coming for the price of electricity

    Economy Minister Artane Rizvanolli has talked today in the Kosovo Assembly about investments being made at KEK to improve production intrasviture.

    She has said that when statements are heard that KEK has reduced electricity production, the whole context should be taken into account.

    Minister Rizvanolli has said that the recurring global crises have made the 500-euro price for megawatts/hours seem ordinary.

    Crims are repeating themselves. They’ve made prices 500 euros for megawat hours as common, she added.

    On the other hand, it has cited closing the Strait of Hormuz as a development that has caused major problems.

    I’m aware that the energy sector has challenges in the coming months, when prices on international markets are high, and when the Iran conflict has closed the Hormuz Strait has created big problems not only for Europe but globally, it has added further.

    Source Layer: Insander

  • Rizvanolli flet sërish për ditë të vështira që po vijnë për çmimin e rrymës

    Rizvanolli flet sërish për ditë të vështira që po vijnë për çmimin e rrymës

    Rizvanolli flet sërish për ditë të vështira që po vijnë për çmimin e rrymës

    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka folur sot në Kuvendin e Kosovës për investimet që po bëhen në KEK për përmirësimin e instrasfrukturës prodhuese.

    Ajo ka thënë se kur dëgjohen deklarimet se KEK-u ka ulur prodhimin e rrymës, duhet pasur parasysh gjithë kontekstin.

    Tutje ministrja Rizvanolli  ka thënë se krizat globale që po përsëriten, e kanë bërë çmimin prej 500 euro për megavat/orë të duket si diçka e zakonshme.

    “Krizat po përsëriten. I kanë bërë çmimet 500 euro për megavat orë si diçka e zakonshme”, ka shtuar ajo.

    Tutje, ajo ka përmendur mbylljen e Ngushticës së Hormuzit si një zhvillim që ka shkaktuar probleme të mëdha.

    “Jam e vetdijshme që sektori i energjisë ka sfida në muajt në vijim, Kur çmimet në tregjet ndërkombëtare janë të larta, e kur konflikti në Iran e mbyllja e ngushticës së Hormuzit kanë krijuar probleme të mëdha jo vetëm për Evropën por edhe globalisht”, ka shtuar tutje ajo.

    Burimi: Insajderi

  • Europe seeks role in negotiations for Ukraine, but has not yet decided who will represent it

    The leaders of the European Union countries have declared that the issue of Europe’s security should not be part of negotiations on reaching a peace agreement between Ukraine and Russia. However, they have failed to reconcile who should represent Europe in the upcoming talks.

    European leaders’ statements come after the Kremlin has indicated that Russia is open to European countries’ participation in peace negotiations, if they are willing to contribute to the process.

    German Chancellor Friedrich Merz has named the Kremlin’s comments as the old game, saying that Europe and the United States have a clear stance on the matter.

    There will be no discussions on Ukraine without Ukraine and no discussions on Europe without Europe. Furthermore, there is no need to talk about European security architecture. We already have it, Merz declared before journalists during the summit of European Union leaders in Dublin.

    Russian officials have demanded that a broader agreement for security architecture in Europe be reached before discussing the details of the war.

    Prior to the invasion of Ukraine in 2022, Russia had demanded the withdrawal of NATO forces from countries that had joined the alliance after 1997, which had been rejected by NATO.

    Meanwhile, US negotiator Jared Kouchner has indicated that on Thursday in Moscow he had launched discussions with European partners for the continent’s security architecture.

    European Union diplomacy chief Kaya Kallas has warned that Russia’s calls for discussions on European security risk turning attention away from the need for reaching a ceasefire in Ukraine. Latvia’s prime minister, Andris Kulbergs, has also described such discussions as frurth.

    According to a diplomat and a European official, during a meeting Thursday, leaders of Poland, Baltic and Nordic countries have warned against discussions with the US or Russia about Europe’s security architecture.

    Meanwhile, 40 European countries, gathered in a broader format in Dublin, have signed a declaration stressing that any issues affecting Europe’s security should be decided with Europeans’ own involvement.

    Europe still saw a single representative

    Despite the reconciliation that Europe should speak in a voice in future negotiations, leaders have failed to determine who will represent it.

    German Chancellor Merz has cited several possible forms of European representation, including European Union institutions and the E3th format, which belong to France, Germany and Great Britain.

    There are institutional forms of EU representation ya Kallas, for example, is part of this but also E3 format has proved very effective, Merz said.

    He has added that Italy and Poland are always involved in these discussions.

    Representatives from Great Britain, France, Germany, Italy and the European Union have participated in talks between Russia and Ukraine in Abu Dhabi earlier this week. Both Moscow and Kiev have reported some progress, although there has not been any decisive progress on key issues, such as territories.

    Swedish Prime Minister Wolf Christersson also stressed that Great Britain should be part of any future negotiations, given its military power in Europe.

    According to him, a format that would include Great Britain, France, Germany, Italy, Poland and EU institutions would be appropriate.

    I’m very flexible for this. I think what we really say is more important than the correct configuration of people who will be on the table has been declared Christersson.

    Source Layer: Dukeagini

  • Evropa kërkon rol në negociatat për Ukrainën, por ende nuk ka vendosur kush do ta përfaqësojë

    Evropa kërkon rol në negociatat për Ukrainën, por ende nuk ka vendosur kush do ta përfaqësojë

    Udhëheqësit e vendeve të Bashkimit Evropian kanë deklaruar se çështja e sigurisë së Evropës nuk duhet të jetë pjesë e negociatave për arritjen e një marrëveshjeje paqeje mes Ukrainës dhe Rusisë. Megjithatë, ata nuk kanë arritur të pajtohen se kush duhet ta përfaqësojë Evropën në bisedimet e ardhshme.

    Deklaratat e liderëve evropianë vijnë pasi Kremlini ka bërë të ditur se Rusia është e hapur për pjesëmarrjen e vendeve evropiane në negociatat për paqe, nëse ato janë të gatshme të kontribuojnë në këtë proces.

    Kancelari gjerman, Friedrich Merz, i ka cilësuar komentet e Kremlinit si “lojën e vjetër”, duke thënë se Evropa dhe Shtetet e Bashkuara kanë një qëndrim të qartë për këtë çështje.

    “Nuk do të ketë diskutime për Ukrainën pa Ukrainën dhe nuk do të ketë diskutime për Evropën pa Evropën. Për më tepër, nuk ka nevojë të flitet për arkitekturën e sigurisë evropiane. Ne tashmë e kemi atë”, ka deklaruar Merz para gazetarëve gjatë samitit të liderëve të Bashkimit Evropian në Dublin.

    Zyrtarët rusë kanë kërkuar që para diskutimit të detajeve të luftës të arrihet një marrëveshje më e gjerë për arkitekturën e sigurisë në Evropë.

    Para pushtimit të Ukrainës në vitin 2022, Rusia kishte kërkuar tërheqjen e forcave të NATO-s nga vendet që i ishin bashkuar aleancës pas vitit 1997, kërkesë që ishte refuzuar nga NATO.

    Ndërkohë, negociatori amerikan Jared Kushner ka bërë të ditur se të enjten në Moskë kishte nisur diskutimet me partnerët evropianë për arkitekturën e sigurisë së kontinentit.

    Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka paralajmëruar se thirrjet e Rusisë për diskutime mbi sigurinë evropiane rrezikojnë të largojnë vëmendjen nga nevoja për arritjen e një armëpushimi në Ukrainë. Edhe kryeministri i Letonisë, Andris Kulbergs, i ka cilësuar diskutimet e tilla si “kurth”.

    Sipas një diplomati dhe një zyrtari evropian, gjatë një takimi të enjten, liderët e Polonisë, vendeve baltike dhe atyre nordike kanë paralajmëruar kundër diskutimeve me SHBA-në ose Rusinë për arkitekturën e sigurisë së Evropës.

    Ndërkaq, 40 vende evropiane, të mbledhura në një format më të gjerë në Dublin, kanë nënshkruar një deklaratë ku theksohet se çdo çështje që ndikon në sigurinë e Evropës duhet të vendoset me përfshirjen e vetë evropianëve.

    Evropa ende pa një përfaqësues të vetëm

    Pavarësisht pajtimit se Evropa duhet të flasë me një zë në negociatat e ardhshme, liderët nuk kanë arritur të përcaktojnë se kush do ta përfaqësojë atë.

    Kancelari gjerman Merz ka përmendur disa formate të mundshme për përfaqësimin evropian, përfshirë institucionet e Bashkimit Evropian dhe formatin E3, ku bëjnë pjesë Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe.

    “Ekzistojnë forma institucionale të përfaqësimit të BE-së – Kaja Kallas, për shembull, është pjesë e kësaj – por edhe formati E3 ka dëshmuar se është shumë efektiv”, ka thënë Merz.

    Ai ka shtuar se në këto diskutime përfshihen gjithmonë edhe Italia dhe Polonia.

    Përfaqësues nga Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia dhe Bashkimi Evropian kanë marrë pjesë në bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës në Abu Dhabi, në fillim të kësaj jave. Si Moska, ashtu edhe Kievi kanë raportuar për njëfarë përparimi, megjithëse nuk ka pasur ndonjë përparim vendimtar për çështjet kryesore, siç është ajo e territoreve.

    Edhe kryeministri suedez, Ulf Kristersson, ka theksuar se Britania e Madhe duhet të jetë pjesë e çdo negociate të ardhshme, duke pasur parasysh fuqinë e saj ushtarake në Evropë.

    Sipas tij, një format që do të përfshinte Britaninë e Madhe, Francën, Gjermaninë, Italinë, Poloninë dhe institucionet e BE-së do të ishte i përshtatshëm.

    “Jam mjaft fleksibil për këtë. Mendoj se ajo që themi në të vërtetë është më e rëndësishme sesa konfigurimi i saktë i personave që do të jenë në tryezë”, ka deklaruar Kristersson.

    Burimi: Dukagjini