Blog

  • Prishtina nuk është pronë e Përparim Ramës

    Prishtina nuk është pronë e Përparim Ramës

    Mënyra se si po qeveriset Prishtina nuk ka të bëjë vetëm me paaftësinë për t’i zgjidhur problemet e përditshme të qytetarëve, as me mungesën e një vizioni për zhvillimin e kryeqytetit. Por, ka të bëjë me një tendencë gjithnjë e më të dukshme për të ndërhyrë në hapësirat publike, për të ndryshuar lagje të tëra dhe për t’u imponuar qytetarëve projekte, të cilat ata as nuk i kanë kërkuar, as nuk janë pyetur nëse i duan. Rasti i fundit i lagjes Ulpiana është ilustrimi më i qartë i kësaj mendësie.

    Vendimi i Kuvendit Komunal për caktimin e lokacionit te Fontana, për projektin e ashtuquajtur “Ulpiana 2030 Legacy”, është një tjetër dëshmi se sa larg mund të shkojë papërgjegjësia politike kur pushteti ngatërron mandatin për të qeverisur me të drejtën për të bërë çfarë të dojë. Në vend që të merret me problemet e shumta të kësaj lagjeje, kryetari Përparim Rama planifikon projekte që rrezikojnë ta dëmtojnë njërën prej lagjeve më karakteristike të Prishtinës.

    Ulpiana nuk është një hapësirë e zakonshme urbane, në të cilën mund të ndërhyhet sipas tekave të një kryetari komune apo ambicieve të një ekipi projektuesish. Është një lagje me identitet të veçantë urbanistik, me hapësira të gjelbra, me organizim të menduar të ndërtesave, me hapësira të përbashkëta dhe me një histori që e bën të dallueshme nga pjesët e tjera të kryeqytetit. Është një prej atyre lagjeve që duhet të mbrohen, të mirëmbahen dhe të shërbejnë si shembull për zhvillimin e lagjeve të tjera.

    Por, çfarë bën kryetari i Prishtinës? Në vend që ta marrë Ulpianën si model, synon ta shndërrojë atë në kantier ndërtimi. Në vend që të ruajë atë që funksionon, dëshiron të ndërhyjë pikërisht aty ku qyteti ka ende diçka për të mbrojtur.

    Vendimi i 6 nëntorit për caktimin e lokacionit për ndërtimin e një objekti të ri dhe parkingut nëntokësor nuk është një çështje e vogël teknike, por vendim që prek drejtpërdrejt jetën e mijëra banorëve. Prandaj, pyetja themelore është se si mund të merret një vendim i tillë pa një proces paraprak dhe serioz konsultimi me njerëzit që jetojnë aty? Si mund të planifikohen ndërhyrje në hapësirat e tyre të përbashkëta pa i pyetur? Si mund të vendoset për të ardhmen e një lagjeje sikur banorët të mos ekzistonin? Kjo nuk është qeverisje, por arrogancë institucionale.

    Edhe më shqetësues është arsyetimi i Komunës se projekti lidhet me përgatitjet për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”. Ministria e Rinisë dhe Sportit ka sqaruar se objekti dhe parkingu i propozuar në Ulpianë nuk janë pjesë e projektit të Lojërave Mesdhetare dhe se lokacioni nuk është pjesë e kampusit të Qendrës së Studentëve, i paraparë për nevojat e kësaj ngjarjeje. Pra, kur një institucion përgjegjës për organizimin e Lojërave e mohon lidhjen e projektit me to, me çfarë argumenti vazhdon të mbrohet kjo ndërhyrje
    Pas reagimeve të qytetarëve, vetë Rama ka deklaruar se projekti është vetëm propozim dhe se nuk do të vazhdohet nëse banorët nuk e duan. Por këtu lind një kundërthënie që nuk mund të kalohet me një postim në Facebook: nëse gjithçka ishte vetëm propozim dhe duhej të diskutohej fillimisht me banorët, pse Kuvendi Komunal e votoi caktimin e lokacionit më 6 nëntor? Pse u vendos institucionalisht për diçka që, sipas kryetarit, ende duhej të diskutohej me qytetarët?

    Nuk mund të merret vendimi, të shkaktohet reagimi dhe pastaj të thuhet se gjithçka ishte vetëm një ide.

    Kryetari i Prishtinës duhet ta kuptojë se qytetarët nuk janë spektatorë të projekteve të tij. Ata nuk janë aty vetëm për të duartrokitur, për të dëgjuar prezantime të bukura apo për të pranuar vendime të gatshme. Ata kanë të drejtë në vendimmarrje, sidomos kur bëhet fjalë për hapësirën ku jetojnë. Një kryetar komune që nuk e kupton këtë, nuk e ka kuptuar as mandatin që i është besuar.

    * * *

    Prishtina ka probleme të panumërta që presin zgjidhje. Kaosi në trafik, mungesa e parkingjeve të organizuara, transporti publik i pamjaftueshëm, ndotja, mungesa e hapësirave të gjelbra në shumë pjesë të qytetit, trotuaret e uzurpuara, infrastruktura e dëmtuar dhe problemet e shumta të lagjeve. Banorët e Ulpianës kanë problemet e tyre konkrete, që presin zgjidhje prej vitesh. Në vend të një plani serioz për mirëmbajtjen e lagjes, për përmirësimin e infrastrukturës, për rregullimin e parkingjeve dhe për shtimin e gjelbërimit pa cenuar identitetin e saj, atyre u servohet një projekt që rrezikon ta ndryshojë strukturën ekzistuese. Kjo është mënyra se si një kryetar dështon të qeverisë: nuk i zgjidh problemet, por krijon probleme të reja.

    Kapaciteti shkatërrues i Ramës nuk matet vetëm me betonin që mund të hidhet në një hapësirë publike, por edhe me aftësinë për të mos kuptuar se çfarë duhet ruajtur, me mungesën e ndjeshmërisë ndaj interesit publik dhe me bindjen se çdo ide që del nga zyra e tij duhet të kthehet në projekt, pavarësisht pasojave.

    Një qytet nuk zhvillohet duke e shkatërruar atë që ka vlerë. Zhvillimi nuk nënkupton ndërtimin e sa më shumë objekteve, as transformimin e çdo hapësire të lirë në një projekt të ri. Zhvillim është ruajtja e identitetit urban, përmirësimi i kushteve të jetesës dhe krijimi i hapësirave publike që u shërbejnë njerëzve. Nëse Ulpiana ka nevojë për diçka, ajo ka nevojë për mbrojtje dhe mirëmbajtje, jo për eksperimente urbanistike.

    Reagimet e banorëve, i Asociacionit të Arkitektëve dhe i profesionistëve të tjerë që kanë ngritur shqetësime për këtë projekt duhet të merren seriozisht. Vendimi duhet anuluar dhe duhet ndërprerë çdo procedurë që mund ta rrezikojë Ulpianën.

    Përparim Rama duhet ta kuptojë se Prishtina nuk është pronë e tij, as Ulpiana nuk është hapësirë në të cilën ai mund t’i provojë ambiciet e veta arkitektonike e politike. Mandati për të qeverisur nuk është autorizim për të shkatërruar. Qytetarët nuk ia kanë dhënë votën për t’ua vështirësuar jetën, por për t’ua zgjidhur problemet.

    Ulpiana duhet të mbrohet. Jo për shkak të nostalgjisë për të kaluarën, por sepse një qytet që nuk di ta ruajë atë që ka të mirë, nuk ka asnjë garanci se do të ndërtojë një të ardhme më të mirë.

    Burimi: Dukagjini

  • Shala për Kurtin “Vjedhja e tij është strukturore, korrupsionin e bën në shërbim të partisë” (VIDEO)

    Shala për Kurtin “Vjedhja e tij është strukturore, korrupsionin e bën në shërbim të partisë” (VIDEO)

    Shala për Kurtin “Vjedhja e tij është strukturore, korrupsionin e bën në shërbim të partisë” (VIDEO)

    Opinionisti Azdren Shala në emisionin “DPT te Fidani” ka folur për qeverisjen e Kurtit dhe mënyrën e funksionimit të saj dhe gjithashtu lidhur me pretendimet e fundit ku kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi konfirmon punësimet me porosi të Albin Kurtit.

    Shala deklaroi se korrupsioni, sipas tij, nuk lidhet vetëm me përfitime personale, por edhe me interesat partiake.

    “Vjedhja e Kurtit është strukturore. Ky po vjedhë, po hap konkurs, po shtin njerëz në punë, po bën korrupsion në kuptimin e gjerë të fjalës në shërbim të partisë, jo në shërbim të vetes dhe ky është dallimi i këtij hajni me hajnat paraprakë”, ka deklaruar Shala.

    Për më shumë:

  • Videoja e Mariah Carey në Brazil shqetëson fansat: Këngëtarja shihet duke ecur e mbështetur te asistentja

    Videoja e Mariah Carey në Brazil shqetëson fansat: Këngëtarja shihet duke ecur e mbështetur te asistentja

    Një video e Mariah Carey gjatë qëndrimit të saj në Brazil ka shkaktuar shqetësim te fansat.

    Këngëtarja 57-vjeçare shihet duke ecur me vështirësi dhe duke u mbështetur te krahu i asistentes së saj, teksa afrohet për të takuar fansat dhe për të firmosur autografe.

    Pamjet u shpërndanë në rrjetet sociale, ku ndjekësit shprehën merakun për gjendjen e saj, shkruan DailyMail.

    Disa komentuan se këngëtarja dukej sikur po vuante, ndërsa të tjerë pyetën nëse kishte arsye për t’u shqetësuar.

    Megjithatë, deri tani nuk është dhënë ndonjë shpjegim për mënyrën si shihet ajo në video.

    Ndërkohë, Mariah ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes edhe për një video në TikTok, ku shfaqej duke bërë pazar në një supermarket.

    Ajo shihej duke marrë verë dhe drithëra, ndërsa gjatë xhirimit pyeste me humor nëse duhej të paguante për produktet.

    Këngëtarja është e njohur edhe për komentet e saj mbi ndriçimin, të cilin e ka kritikuar disa herë.

    Në podkastin Las Culturistas, ajo tha se nuk e duronte ndriçimin e fortë nga lart, duke e cilësuar atë si të pakëndshëm dhe duke treguar se preferonte dritën natyrale, sidomos gjatë perëndimit të diellit. /Telegrafi/

  • Pritet rritje e çmimit të ngrohjes qendrore në Shkup, Mickoski: Do të jetë e përballueshme për qytetarët

    Pritet rritje e çmimit të ngrohjes qendrore në Shkup, Mickoski: Do të jetë e përballueshme për qytetarët

    Pritet rritje e konsiderueshme e çmimit të ngrojes qendrore. Këtë e kërkojnë kompanitë që furnizojnë Shkupin me energji termike, por Qeveria do të përpiqet që kjo të mos ndodhë, edhe pse çmimet e gazit janë tre herë më të larta krahasuar me vitin e kaluar, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski.

    Ai nuk saktësoi se për sa përqind pritet të rritet çmimi i energjisë termike, por vetëm shpjegoi se rritja nuk do të jetë alarmante, por minimale dhe, siç theksoi, e përballueshme për qytetarët.

    “Edhe me këtë rritje, do të jemi vendi me çmimet bindshëm më të ulëta të karburanteve, energjisë elektrike dhe ngrohjes në Evropë. Prioritet i Qeverisë është mbrojtja e standardit të jetesës, edhe pse situata me çmimet e energjisë është e rëndë dhe nuk e di deri kur do të mund të përballohet”, tha Mickoski.

    Megjithatë, ai theksoi se do të përpiqen t’i rezistojnë presionit për aq kohë sa funksionojnë mekanizmat që kanë në dispozicion.

    Mickoski tha se situata me çmimet e energjisë në Evropë është alarmante, se ato rriten çdo ditë dhe tashmë janë trefish më të larta se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Megjithatë, siç theksoi, Qeveria po bën gjithçka që është në fuqinë e saj që në Maqedoni të mos ketë shtrenjtim dhe vendi të mbetet me çmimet bindshëm më të ulëta në Evropë për naftën dizel dhe benzinën pa plumb, energjinë elektrike dhe ngrohjen.

    Mickoski sqaroi se Qeveria ka përgatitur një model biznesi me EMV-në, përmes të cilit nuk do të kërkohet rritje e çmimit të energjisë elektrike, por fillimisht duhet të testohet nëse do të funksionojë.

    “EMV-ja, në thirrjen publike të EVN Home, do të paraqesë një ofertë me të njëjtin çmim si vitin e kaluar, që do të thotë se nuk do të kërkojë rritje të çmimit. Por këtë nuk mund ta them për subjektet private që veprojnë sipas politikave të tyre të pavarura. Në fund të vitit 2027 do të synojmë fitimin që do ta realizonte EMV-ja. Ky është modeli i biznesit që kemi krijuar dhe tani duhet të shohim nëse do të funksionojë”, tha Mickoski.

  • Dy rikthimet në ekipin e Kosovës janë shumë të rëndësishme – gazetari Bardh Maxhuni flet për listën e Dardanëve

    Dy rikthimet në ekipin e Kosovës janë shumë të rëndësishme – gazetari Bardh Maxhuni flet për listën e Dardanëve

    Lavdim Pireva, Shkumbin Pireva dhe Bardh Maxhuni analizojnë sfidat ndaj Izraelit dhe Irlandës, listën e Franco Fodës, rikthimet dhe mungesat në Kombëtare, si dhe zhvillimet e fundit rreth Kombëtares së Kosovës.

    Gazetari Bardh Maxhuni ka folur për rikthimin e dyshes Kreshnik Hajrizi dhe Elvis Rexhbeçaj te Kosova, të cilët i konsideroi si futbollist tejet të rëndësishëm për ekipin kombëtar.

    “Rikthimi i Kreshnik Hajrizit pa dyshim është një lajm shumë i mirë për Kosovën, sidomos tu e marrë parasysh mungesat që i kemi në këtë repart, siç e dimë mungon Lumbardh Dellova, një mbrojtës, i cili në ndeshjet e fundit me Kosovën ka tregu një paraqitje jashtëzakonisht të mirë”.

    “Kreshniku u kthy pas një lëndimi shumë gjatë dhe normalisht për Fodën po besoj është e mirëseardhur kjo, nëse i kujtojmë paraqitjet e tij fantastike që i ka pas gjatë kampanjës kualifikuese për Botëror”.

    “E kemi pa që ndeshjet e fundit me Sionin ka fillu me u aktivizu edhe ka pas paraqitje shumë të mira”.

    “Ndërkohë për Rexhbeçajn normalisht nuk diskutohet, pavarësisht se edhe Veldini e dimë që ka bë një punë të jashtëzakonshme në mungesë tij edhe Dion Kaçuri me minutat që i ka marrë kundër Izraelit, por duke e ditë përvojën e Elvisit që është një futbollist tashmë i dëshmuar në Bundesliga për shumë vite normalisht që përvoja e Elvisit është diçka e mirëseardhur për kombëtaren”, ka thënë Maxhuni.

    Episodin e plotë të “Arena e Yjeve” mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube. /Telegrafi/

    – YouTube www.youtube.com

  • Britania dhe BE-ja drejt një marrëveshjeje, Burnham: Fitore për të dyja palët

    Britania dhe BE-ja drejt një marrëveshjeje, Burnham: Fitore për të dyja palët

    Kryeministri britanik, Andy Burnham, është shprehur optimist se Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian mund të arrijnë një marrëveshje të favorshme për të dyja palët gjatë samitit që do të mbahet në Bruksel më 20 nëntor.

    Pas takimit me udhëheqësit evropianë në Irlandë, Burnham deklaroi se një marrëveshje e tillë mund të ndihmojë në uljen e çmimeve dhe stimulimin e ekonomisë britanike.

    “Besoj se ekziston mundësia për një marrëveshje të mirë, që do të ishte fitore për të dyja palët, si për Britaninë ashtu edhe për Evropën”, tha ai.

    Burnham shtoi se marrëveshja mund të afrohet me atë që qytetarët britanikë mendonin se po votonin në referendumin e vitit 2016 për Brexit-in.

    Në prag të samitit, Londra dhe Brukseli kanë rënë dakord për një projekt-marrëveshje që parasheh heqjen e kontrolleve pas Brexit-it për eksportet e produkteve ushqimore dhe bujqësore.

    Kjo çështje ka nxitur debate në politikën britanike.

    Udhëheqësja e Partisë Konservatore, Kemi Badenoch, ka kundërshtuar afrimin me rregullat e BE-së, duke argumentuar se një hap i tillë do ta kthente vendin prapa.

    Nga ana tjetër, Partia e Gjelbër dhe Partia Laburiste Skoceze kanë kërkuar që Mbretëria e Bashkuar të ribashkohet me unionin doganor të BE-së.

    Në referendumin e vitit 2016, shumica e votuesve britanikë mbështetën largimin nga Bashkimi Evropian. Marrëveshja e tërheqjes u nënshkrua më 24 janar 2020, ndërsa largimi zyrtar i Mbretërisë së Bashkuar nga blloku u bë më 31 janar të po atij viti. /Telegrafi/

  • We’ll aim for landing. Bajrami returns to Kurti’s 2019 promise of lowering the electricity price, releases his statement in the Assembly

    Democratic League of Kosovo MP ( The LDK), Hykmete Bajrami, has returned to the attention of a promise by Albin Kurti from the 2019 election campaign regarding the reduction in electricity prices.

    During the energy debate in the Kosovo Assembly, Bajrami has issued a then-Kourt declaration, in which he promised it would aim to cut the price of energy, stressing that Kosovo has its major resources.

    But we’re going to target reducing electricity because it’s too expensive when we’re above all this energy we have.
    In Kosovo’s history, the largest number of citizens who did not know how much the bill was, did not.

    After that, Bajrami has turned to Economy Minister Artane Rizvanolli, demanding that she present the Government’s plans to prevent the warned rise in electricity prices.

    She has said that citizens know the facts about the energy issue, while criticising the minister’s focus in comparison to the past, rather than talking about the results and plans of the institution she heads.

    We need to bring these facts because the citizens of Kosovo know, but you MPs seem to have forgotten them.

    The minister would have been fine, we had some debates about energy and problems in this sector, and it would have been good to start right now with the market which you’ve got plans, since you’ve been preempting electricity and so on. Not to talk about history, because I think some mistakes in history have brought you here. Miss Minister today is five years, seven months and 22 days since you’re the minister of this dictatorship. You had to do something more than compare to the past, Bajrami said.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • “Do ta synojmë uljen” – Bajrami ia rikthen Kurtit premtimin e vitit 2019 për uljen e çmimit të rrymës, e lëshon deklaratën e tij në Kuvend

    “Do ta synojmë uljen” – Bajrami ia rikthen Kurtit premtimin e vitit 2019 për uljen e çmimit të rrymës, e lëshon deklaratën e tij në Kuvend

    “Do ta synojmë uljen” – Bajrami ia rikthen Kurtit premtimin e vitit 2019 për uljen e çmimit të rrymës, e lëshon deklaratën e tij në Kuvend

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka rikthyer në vëmendje një premtim të Albin Kurtit nga fushata zgjedhore e vitit 2019, lidhur me uljen e çmimit të energjisë elektrike.

    Gjatë debatit për energjinë në Kuvendin e Kosovës, Bajrami ka lëshuar një deklaratë të atëhershme të Kurtit, në të cilën ai premtonte se do të synonte uljen e çmimit të energjisë, duke theksuar se Kosova ka burime të mëdha të saj.

    “Por ne do ta synojmë uljen e energjisë elektrike, sepse tepër shtrenjt kur rrijmë mbi gjithë këtë energji që kemi.
    Në historinë e Kosovës, numër më të madh të qytetarëve që nuk e kanë ditur sa e kanë faturën, nuk ka pasur”.

    Pas kësaj, Bajrami i është drejtuar ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, duke kërkuar që ajo të paraqesë planet e Qeverisë për të parandaluar rritjen e paralajmëruar të çmimit të energjisë elektrike.

    Ajo ka thënë se qytetarët i dinë faktet për çështjen e energjisë, ndërsa ka kritikuar përqendrimin e ministres në krahasimet me të kaluarën, në vend që të flasë për rezultatet dhe planet e institucionit që drejton.

    “Po na duhet me i sjellë këto fakte sepse qytetsrët e Kosovës i dijnë, por ju deputetë duket që i keni haru.

    Ministre kish me qenë mirë, i kemi pasë disa debate për enerjgi dhe problemet në këtë sektor, kish me qenë mirë që tash me fillu edhe me na tregu cilat I keni planet, qysh keni me parandalu ngritjen e energjisë elektrike, e të tjera. Jo me folë për historinë, sepse konsideroj, që disa gabime në histori edhe ju kanë sjellë juve këtu. Znj.ministre sot bëhen 5 vjet, 7 muaj e 22 ditë që ju jeni ministre e këtij dikasteri. Ju është dashur që të bëni diçka më tepër se sa të krahasoheni me të kaluarën”, ka thënë Bajrami.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • The Court of Justice cost millions, toilets without paper and soap, KGK says they are supplied every day, but it shows when they’re checked.

    Please don’t shoot peacocks on the ground and on the shole, writes in some of the public toilets at the Palace of Justice. Where the announcement was made, there is no letter for use for citizens.

    The signal documented the situation in four public toilets, women’s share and men’s. None of them met basic hygiene conditions. The recorded shortages included toilet paper, hand – drying paper, and liquid soap. These are the toilets that citizens use that can wait hours for a hearing, while parties pay judicial taxes and, in case, procedures.

    In response to the signal, Kosovo Judiciary Council acknowledged institution responsible to secure hygienic services at the Palace of Justice. For their performance he contracted the company Krasniki S.P.K. According to the KGS, toilets are cleaned and supplied every day, sometimes a day as needed.

    The KRC cited the high influx of citizens and occasional water outages as factors that can lower hygiene levels. For the lack of paper and soap that the signal documented, the Council did not provide a concrete explanation. He said he immediately contacted the company when there was a shortage, but did not tell whether he had contacted the situation in these four toilets and what was done to correct it.

    The signal requested the date and findings of the last check, as well as the contract or the link it was published in. The KDR didn’t give the date of control, the findings, the contract. Questions about its value and length remained unanswered.

    The council said the contract envisions punitive measures when the company does not meet its obligations and does not respond to remarks. Has the company been given any remarks on public toilets? Has some measure been applied? The KDR’s answer didn’t explain if anything happened.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Pallati i Drejtësis kushtoi miliona, tualete pa letër e pa sapun – KGJK thotë se furnizohen çdo ditë, por s’tregon kur i kontrolloi

    Pallati i Drejtësis kushtoi miliona, tualete pa letër e pa sapun – KGJK thotë se furnizohen çdo ditë, por s’tregon kur i kontrolloi

    Pallati i Drejtësis kushtoi miliona, tualete pa letër e pa sapun – KGJK thotë se furnizohen çdo ditë, por s’tregon kur i kontrolloi

    “Ju lutemi, mos i gjuani pallomat në tokë dhe në shole”, shkruan në disa prej tualeteve të publikut në Pallatin e Drejtësisë. Pikërisht aty ku ishte vendosur njoftimi, për qytetarët nuk ka asnjë letër për përdorim.

    Sinjali dokumentoi gjendjen në katër tualete të publikut, në pjesën e grave dhe në atë të burrave. Asnjëri prej tyre nuk i plotësonte kushtet elementare të higjienës. Ndër mungesat e evidentuara ishin letra e tualetit, letra për tharjen e duarve dhe sapuni i lëngshëm. Këto janë tualetet që përdorin qytetarët që mund të presin me orë për një seancë, ndërsa palët paguajnë taksa gjyqësore dhe, sipas rastit, edhe shpenzime procedurale.

    Në përgjigjen për Sinjalin, Këshilli Gjyqësor i Kosovës e pranoi se është institucioni përgjegjës për sigurimin e shërbimeve higjienike në Pallatin e Drejtësisë. Për kryerjen e tyre ka kontraktuar kompaninë “Krasniqi” SH.P.K. Sipas KGJK-së, tualetet pastrohen dhe furnizohen çdo ditë, madje disa herë në ditë sipas nevojës.

    KGJK-ja përmendi fluksin e lartë të qytetarëve dhe ndërprerjet e herëpashershme të ujit si faktorë që mund ta ulin nivelin e higjienës. Për mungesën e letrës dhe të sapunit që dokumentoi Sinjali, Këshilli nuk dha një shpjegim konkret. Ai tha se e kontakton menjëherë kompaninë kur ka mungesa, por nuk tregoi nëse e kishte kontaktuar për gjendjen në këto katër tualete dhe çfarë ishte bërë për ta korrigjuar.

    Sinjali kërkoi datën dhe gjetjet e kontrollit të fundit, si dhe kontratën ose lidhjen ku është publikuar. KGJK-ja nuk dha as datën e kontrollit, as gjetjet, as kontratën. Pa përgjigje mbetën edhe pyetjet për vlerën dhe kohëzgjatjen e saj.

    Këshilli tha se kontrata parasheh masa ndëshkuese kur kompania nuk i përmbush detyrimet dhe nuk reagon ndaj vërejtjeve. A i është dhënë kompanisë ndonjë vërejtje për tualetet e publikut? A është zbatuar ndonjë masë? Përgjigjja e KGJK-së nuk sqaroi nëse ka ndodhur ndonjëra.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali