Blog

  • Një gjel deti me ngjyra të pazakonta kapet në kamera - ekspertët shpjegojnë fenomenin

    Një gjel deti me ngjyra të pazakonta kapet në kamera – ekspertët shpjegojnë fenomenin

    Një gjel deti i egër me ngjyrë të pazakontë është fotografuar nga një kamerë e vendosur në natyrë në qarkun Richland, në shtetin amerikan të Wisconsin.

    Departamenti i Burimeve Natyrore i Wisconsin (DNR) publikoi fotografinë në rrjetet sociale, duke shpjeguar se ngjyra e pazakontë e shpendit është rezultat i një variacioni gjenetik natyror.

    Gjeldeti, i cili ka pupla kryesisht të bardha, me njolla të zeza dhe të hirta në pjesën e poshtme të trupit, është shembull i një fenomeni të njohur si “smoke phase”, që ndikon në pigmentimin e puplave.

    Sipas ekspertëve, kjo ndodh kur puplat e shpendit kanë më pak pigmente kafe dhe të kuqe sesa zakonisht, duke bërë që ai të duket kryesisht i bardhë ose i hirtë i çelët.

    Autoritetet shpjeguan se ekzistojnë edhe variacione të tjera të ngjyrave te gjelat e egër të detit, përfshirë atë me pupla kryesisht të kuqërremta, si pasojë e tepricës së pigmentit feomelaninë, dhe atë me pupla pothuajse tërësisht të zeza, për shkak të sasisë së lartë të eumelaninës. /Telegrafi/

  • Volkswagen T-Roc R i ri po vjen, më agresiv dhe më i fuqishëm se kurrë

    Volkswagen T-Roc R i ri po vjen, më agresiv dhe më i fuqishëm se kurrë

    Volkswagen ka zbuluar fotografitë e para të prototipit T-Roc R 2027, i cili pritet të prezantohet zyrtarisht deri në fund të këtij muaji.

    Modeli i ri sportiv, ende i mbuluar me kamuflazh, karakterizohet nga një dizajn më agresiv.

    Sipas raportimeve, T-Roc R i ri pritet të pajiset me motorin 2.0-litërsh turbo të Golf R, i cili prodhon rreth 328 kuaj fuqi, me tërheqje në të katër rrotat.

    Kjo do të përbënte një rritje të konsiderueshme të fuqisë krahasuar me gjeneratën e mëparshme, e cila kishte rreth 296 kuaj fuqi.

    Përflitet gjithashtu për një sistem mild-hybrid 48 volt, por Volkswagen ende nuk ka konfirmuar specifikat teknike, çmimin apo datën e daljes në treg.

    T-Roc R 2027 mund të jetë gjithashtu ndër modelet e fundit sportive të Volkswagen me motor benzinë, përpara kalimit drejt elektrifikimit. /Telegrafi/

  • Haxhiu paralajmëron rritje prej 15 deri në 20 për qind të faturave të energjisë elektrike

    Haxhiu paralajmëron rritje prej 15 deri në 20 për qind të faturave të energjisë elektrike

    Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka kritikuar paralajmërimet e ministres së Ekonomisë Artane Rizvanolli për një dimër të vështirë, duke thënë se kjo mund të paralajmërojë rritje të faturave të energjisë elektrike nga 15 deri në 20 për qind.

    Në seancën plenare të Kuvendit, deputetja Haxhiu ka thënë se qytetarët duhet të përgatiten edhe për fatura më të larta, pavarësisht nëse do të kenë energji elektrike të mjaftueshme.

    “E keni dëgjuar ministren Rizvanolli duke thënë edhe këtu në sallën e Kuvendit, në seancën e kaluar, se do ta kemi një dimër të vështirë. Dimër të vështirë dhe një situatë jo të lehtë, kjo nuk është asgjë tjetër, vetëm një paralajmërim për një rritje, sa unë jam informuar, ruaj mos jetë ashtu, 15 deri në 20 për qind. Pra, rritje në faturat e qytetarëve. Por, mos të harrojmë diçka. Është dimri që po vjen dhe koha kur na vijnë familjarë prej diasporës. Të dashur njerëzit tanë që jeni kudo në diasporë, përgatituni për faturat, edhe nëse nuk keni rrymë, por faturat t’i keni në rritje. Po mbi të gjitha, klimat e vendosura që ministrja shumë herë ka thënë: ‘Blini ato klima’. Tash ato normal që nuk ngrohin, për shkak se faturat janë aty” , tha ajo.

    Haxhiu ka kritikuar edhe trajtimin e faturimit të energjisë elektrike në komunat veriore, duke pretenduar se qytetarët serbë atje nuk janë përballur me rritje të faturave, ndryshe nga qytetarët në pjesët e tjera të vendit. Ajo ka rikujtuar edhe ndërprerjen e pagesave të energjisë elektrike në atë pjesë të Kosovës.

    “Por një gjë mos ta harroj, atë fjalën që e tha ministrja pak më herët: Mos harroni qytetarët e vendit. Faturat që u shkojnë qytetarëve serbë në komunat veriore kurrë nuk i kanë rritur. Asnjëherë. Asnjëherë. Pra, qytetarët e komunave veriore, po flas për qytetarët serbë, nuk ka pasur rritje, ka pasur dikur njerëz që i kanë ndalë zot këtij vendi dhe ia kanë ndalur ato pagesat”, ka deklaruar Haxhiu.

    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në replikën e saj me deputeten Teuta Haxhiu, ka thënë se përgjegjës për rrjetin e distribucionit të energjisë elektrike është KEDS-i ndërsa mbikëqyrjen e saj e bën ZRRE-ja.

    “Po flitni për reduktime shpesh ose për ndalje ose për prishje të tjera. Më lejoni t’ju përkujtoj që përgjegjës dhe pronar për rrjetin e distribucionit është KEDS, një kompani private e privatizuar, ndërsa ZRRE-ja, e cila i raporton Kuvendit, është autoriteti i vetëm që e mbikëqyr. Në fakt, në legjislacionin e ri që e kemi sjellë këtu në Kuvend, të cilin shpresoj që do ta miratoni së shpejti, kemi paraparë edhe përforcim të kompetencave dhe masave që Zyra e Rregullatorit të Energjisë mund t’i ndërmerr në rastet e shkeljeve nga operatorët”, ka thënë Rizvanolli.

    Ajo ka folur edhe për parkun solar në Kramovik, duke thënë se punimet për ndërtimin e tij janë duke vazhduar me ritëm të përshpejtuar.

    “Duke qenë se parkun solar në Kramovik e përmendët dy herë tashmë, më lejoni t’ju informoj që projekti është duke u vijuar, ndërtimi është duke u bërë dhe atë në mënyrë të përshpejtuar. Kështu që ky është një lajm i mirë, besoj, për të gjithë, ndoshta përveç atyre që dëshirojnë që projekti të dështojë për t’ia atribuuar këtë Qeverisë Kurti”, ka deklaruar Rizvanolli./KP

  • Usan Nurmagomedov sentenced to six months in prison after fighting Merab Dvalishvili in Abu Dhabi

    Mixed martial arts fighter Usman Nurmagomedov has been sentenced to six months in prison by justice in Abu Dhabi following the violent clash with Merab Dvalishvili, which occurred on November 11th in a hotel hall.

    The court ruling includes five other members of his group who have been sentenced to the same degree. Each of them must also pay a fine of about 27 thousand euros.

    The news has revealed journalist Ariel Helwani, referring to a communique of Abu Dhabi’s Judiciary Department.

    In addition to being sentenced to prison and fines, all six convicts will be deported by the United Arab Emirates after serving their sentence.

    They have been found guilty of violating public safety, causing panic and endangering the lives of other people.

    The fight took place at a hotel in Abu Dhabi, the moment Dvalishvili was conducting an interview. Nuragomedov and some members of his group approached the Georgian warrior from behind as the situation overcame physical clashes between the two groups.

    The event, which shocked the world of mixed martial arts, prompted the intervention of Abu Dhabi police. A total of 10 people were arrested by authorities, including two individuals who filmed the clash.

    Meanwhile, financial measures by authorities have also been pronounced against Divalishvili and his associate Saba Lazishvili.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Usman Nurmagomedov dënohet me gjashtë muaj burgim pas përleshjes me Merab Dvalishvilin në Abu Dhabi

    Usman Nurmagomedov dënohet me gjashtë muaj burgim pas përleshjes me Merab Dvalishvilin në Abu Dhabi

    Usman Nurmagomedov dënohet me gjashtë muaj burgim pas përleshjes me Merab Dvalishvilin në Abu Dhabi

    Luftëtari i arteve marciale të përziera, Usman Nurmagomedov, është dënuar me gjashtë muaj burgim nga drejtësia në Abu Dhabi, pas përleshjes së dhunshme me Merab Dvalishvilin, e cila ndodhi më 11 nëntor në hollin e një hoteli.

    Vendimi gjyqësor përfshin edhe pesë pjesëtarë të tjerë të grupit të tij, të cilët janë dënuar me të njëjtën masë. Secili prej tyre duhet të paguajë edhe një gjobë prej rreth 27 mijë eurosh.

    Lajmin e ka bërë të ditur gazetari Ariel Helwani, duke iu referuar një komunikate të Departamentit Gjyqësor të Abu Dhabit.

    Përveç dënimit me burgim dhe gjobës, të gjashtë të dënuarit do të deportohen nga Emiratet e Bashkuara Arabe pasi ta kenë vuajtur dënimin.

    Ata janë shpallur fajtorë për cenimin e sigurisë publike, shkaktimin e panikut dhe rrezikimin e jetës së personave të tjerë.

    Përleshja ndodhi në një hotel në Abu Dhabi, në momentin kur Dvalishvili po jepte një intervistë. Nurmagomedov dhe disa pjesëtarë të grupit të tij iu afruan nga pas luftëtarit gjeorgjian, ndërsa situata eskaloi në përplasje fizike mes dy grupeve.

    Ngjarja, e cila tronditi botën e arteve marciale të përziera, nxiti ndërhyrjen e policisë së Abu Dhabit. Autoritetet arrestuan gjithsej 10 persona, përfshirë edhe dy individë që filmuan përleshjen.

    Ndërkohë, masa financiare nga autoritetet janë shqiptuar edhe ndaj Dvalishvilit dhe shoqëruesit të tij, Saba Lazishvili.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Elijon breaks silence after the Instagram avenges, reveals what’s going on after all this

    After news that her account at the Instagram has been hacked and has not yet managed to bring her back, Elijona Binakaj has reacted through the X platform, where she shared a message for her followers.

    She has thanked everyone for the constant messages and support, while suggesting that beyond what is seen on social networks, she is facing other situations.

    However, Elijona has expressed optimism that she would manage to cope, hoping for the rapid return of her account to the Instagram.

    In her post, she wrote:

    Hey baby, thanks for every message and any support you give me every day. I’m okay but noo even on days better with you than haha haha right. Sometimes things don’t go as you want and many things happen that you don’t see… But one thing’s for sure, there’s no blood I can’t afford. I think the Instagram is coming back these days. I hope I see you there very soon again. I love you forever! )

    With this message, Elijona has shown that despite unexpected situations, she is trying to preserve her positiveity as her return to the Instagram is looking forward to it too, to be reunited with the followers who have been around her during these days.

    Source Layer: Insander

  • Elijona thyen heshtjen pas hakimit të Instagramit, zbulon çfarë po ndodh pas gjithë kësaj

    Elijona thyen heshtjen pas hakimit të Instagramit, zbulon çfarë po ndodh pas gjithë kësaj

    Pas lajmeve se llogaria e saj në Instagram është hakuar dhe ende nuk ka arritur ta rikthejë, Elijona Binakaj ka reaguar përmes platformës X, ku ka ndarë një mesazh për ndjekësit e saj.

    Ajo i ka falënderuar të gjithë për mesazhet dhe mbështetjen e vazhdueshme, ndërsa ka lënë të kuptohet se, përtej asaj që shihet në rrjetet sociale, po përballet edhe me situata të tjera.

    Megjithatë, Elijona është shprehur optimiste se do t’ia dalë t’i përballojë të gjitha, duke shpresuar edhe në rikthimin e shpejtë të llogarisë së saj në Instagram.

    Në postimin e saj, ajo ka shkruar:

    “Hey zemra, faleminderit për çdo mesazh dhe çdo mbështetje që ma jepni çdo ditë. I’m okay por jooo edhe në ditët mat mira me ju than të drejtën hahaha. Ndonjëhere gjanat nuk shkojnë siç dëshiron dhe ndodhin shumë gjëra që ju nuk i shihni… Por një gjë është e sigurt, nuk ka gja që une nuk mund ta përballoj hihi. Besoj që edhe Instagrami jem rikthehet gjatë këtyre diteve. Shpresoj të shihemi shumë shpejt aty prap. Ju dua pafund!”

    Me këtë mesazh, Elijona ka treguar se, pavarësisht situatave të papritura, po përpiqet ta ruajë pozitivitetin, ndërsa rikthimin e saj në Instagram e pret me padurim edhe vetë, për t’u rilidhur me ndjekësit që i kanë qëndruar pranë gjatë këtyre ditëve.

    Burimi: Insajderi

  • Portugalia do ta nderojë Cristiano Ronaldon para ndeshjes me Danimarkën

    Portugalia do ta nderojë Cristiano Ronaldon para ndeshjes me Danimarkën

    Kjo do të jetë ndeshja e parë zyrtare e Portugalisë që nga momenti kur Ronaldo njoftoi largimin nga përfaqësuesja. Në shenjë respekti për ish-kapitenin, të gjithë futbollistët, stafi teknik dhe drejtuesit e Federatës Portugeze të Futbollit do të dalin në fushë me fanella me numrin shtatë.

    Vendimi është marrë bashkërisht dhe është mbështetur edhe nga kapitenët aktualë të përfaqësueses, përfshirë Bernardo Silvën, Joao Cancelon, Ruben Diasin dhe Bruno Fernandesin.

    Portugalia do të përballet me Danimarkën të shtunën, nga ora 20:45, në stadiumin e Bragës.

    Përfaqësueses portugeze i mjafton një pikë në këtë takim për ta siguruar vendin e parë në grupin A4 të Ligës së Kombeve.

    Burimi: RTKLive

  • ​Energjia elektrike përplas Ymerin dhe Rizvanollin në Kuvend

    ​Energjia elektrike përplas Ymerin dhe Rizvanollin në Kuvend

    Gjendja në sektorin e energjisë elektrike, importi i rrymës, menaxhimi i KEK-ut dhe marrëveshja për “Elektroserverin” kanë qenë në qendër të debatit në Kuvendin e Kosovës, ku deputetja e LDK-së Janina Ymeri dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kanë shkëmbyer akuza dhe kundërpërgjigje.

    Ymeri ka kritikuar qeverinë për gjendjen në sektorin e energjisë, duke përmendur importin e energjisë elektrike dhe shpenzimet për të.

    Sipas saj, në periudhën nga ora 17:00 deri në 18:00 ishte planifikuar importi i 275 megavatëve, me çmim mesatar prej 162 eurosh për megavat, që i bie mbi 46 mijë euro për vetëm një orë.

    Ymeri: Mbi 46 mijë euro kushton importi i energjisë për një orë

    “Sa për gjendjen elektroenergjetike sot, importin nga ora 17:00 deri në 18:00, është planifikuar 275 MW dhe çmimi mesatar është 162 euro, pra për momentin që ne flasim, dhe dikush pallavra, dikush të vërtetën, na kushton ora që duhet të jetë me çmim mesatar mbi 46 mijë euro. Vetëm për këtë orë që po flasim ne. Kjo është edhe gjendja mbas 6 vjet qeverisje, në sektorin e elektroenergjetikës”, tha Ymeri.

    Ymeri ka kritikuar menaxhimin e KEK-ut, duke përmendur punësimin e 777 personave gjatë vitit 2025, rënien e fitimit dhe të prodhimit të energjisë si dhe realizimin e pjesshëm të investimeve kapitale. Ajo ka ngritur edhe çështjen e sigurisë në punë pas vdekjes së katër punëtorëve si dhe ka akuzuar për manipulime në tregun e energjisë, duke përmendur disa kompani dhe persona. Ajo kritikoi edhe marrëveshjen për “Elektroserverin” dhe furnizimin me energji në veri.

    Në anën tjetër, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, i është përgjigjur kritikave për “Elektroserverin”.

    Rizvanolli: Marrëveshjen e vitit 2013 nuk keni qenë në gjendje ta realizoni

    “Është e vërtetë që e kemi finalizuar marrëveshjen në 2022, mirëpo kjo është e bazuar në një marrëveshje të cilën na nuk e kemi dashtë të vitit 2013, mirëpo as atë nuk keni qenë në gjendje me realizu. Është dashur me ardhur ne pas 11 vjetëve edhe me filluar faturimi edhe me filluar pagesa atje”,tha Rizvanolli.

    Ajo i është përgjigjur edhe deputetit Burim Ramadani, duke krahasuar ndërprerjet e energjisë elektrike gjatë vitit 2018 me ato të vitit 2025.

    Rizvanolli: Në vitin 2025 familjet mbetën mesatarisht 60 orë pa rrymë

    “Pra, 110 orë ka qenë SAIDI, koha mesatare e orëve që një familje kosovare nuk ka pasur rrymë në 2018. Në 2025, vlerësimi është 60, pra gati gjysma e kësaj”, tha ministrja.

    Debati është zhvilluar në një kohë kur mbahen protesta të punëtorëve të KEK-ut, ndërsa çështjet e importit, prodhimit, investimeve dhe menaxhimit të sektorit të energjisë kanë nxitur përplasje midis pushtetit dhe opozitës./KP

  • Lisian Thaçi, talenti i Bayern Munichut që ëndërron fanellën e Kosovës: Kombëtarja është në rend të parë

    Lisian Thaçi, talenti i Bayern Munichut që ëndërron fanellën e Kosovës: Kombëtarja është në rend të parë

    Futbollisti i ri kosovar, Lisian Thaçi, po e ndërton rrugëtimin e tij në një prej klubeve më të mëdha të futbollit evropian, Bayern Munich. Talenti 17-vjeçar ka rrëfyer në një intervistë për Telegrafin se si nisi rrugëtimi i tij drejt gjigantit gjerman, përvojën në programin special “Bayern World Squad”, përzgjedhjen në Bayern Global Academy, si dhe synimin e tij për ta veshur fanellën e Kosovës në një të ardhme të afërt.

    Gjithçka nisi në vitin 2025, kur Thaçi u përzgjodh në programin “Bayern World Squad”, ku aplikojnë mijëra futbollistë nga e gjithë bota, por pranohen vetëm 23 prej tyre. Në atë edicion, ai ishte lojtari më i ri që kishte marrë pjesë ndonjëherë, në moshën vetëm 15-vjeçare, pa i mbushur ende 16 vjet.

    “Fillimisht, në vitin 2025 isha pranuar në programin special të Bayernit, World Squad, ku aplikojnë mijëra lojtarë nga e gjithë bota e ku pranohen vetëm 23. Në Bayern World Squad kam qenë lojtari më i ri që ka marrë pjesë ndonjëherë, vetëm 15 vjeç, ende pa i mbushur 16. Gjithë procesin e kanë udhëhequr agjentët e mi”, ka treguar Thaçi.

    Përvoja në këtë program zgjati rreth një muaj, gjatë së cilës futbollistët patën mundësi të zhvillonin stërvitje të veçanta dhe disa ndeshje kundër klubeve të ndryshme. Nën drejtimin e ish-sulmuesit të njohur të Bayernit, Roy Makaay, Thaçi beson se krijoi raportin e parë të mirë me klubin gjerman.

    “‘World Squad’ i vitit 2025 ka zgjatur rreth një muaj. Aty kemi pasur stërvitje të veçanta dhe disa ndeshje me klube të ndryshme. Trajner kryesor ka qenë Roy Makaay, nga i cili kam mësuar shumë. Besoj se aty ka lindur raporti i mirë me Bayernin. Pastaj, në fillim të këtij viti, më kanë njoftuar se jam përzgjedhur të jem pjesë e Bayern Global Academy”, ka deklaruar ai.

    Përzgjedhja në akademinë e klubit gjerman erdhi pas një periudhe ku, sipas tij, vendimtare ishin konsistenca, përkushtimi dhe dëshira për t’u përmirësuar vazhdimisht. Thaçi beson se edhe stili i tij i lojës ka ndikuar në vlerësimin e bërë nga Bayerni.

    “Mendoj se kam qenë konsistent, duke dhënë 100 për qind nga vetja në çdo stërvitje, dhe kam pasur dëshirë të madhe për t’u përmirësuar çdo herë. Ndoshta edhe mënyra e lojës, pasi më pëlqen të luaj thjesht dhe futboll të shpejtë”, është shprehur futbollisti kosovar.

    Përvoja në Bayern Munich, sipas Thaçit, dallon në shumë aspekte nga ajo që kishte përjetuar më parë. Ai thekson se në akademinë e klubit gjerman gjithçka merret me seriozitet maksimal, ndërsa respektimi i rregullave dhe intensiteti i lartë i stërvitjeve janë pjesë e përditshmërisë.

    “Të them të drejtën, ndryshon në shumë aspekte. Së pari, gjithçka merret shumë seriozisht, rregullat brenda akademisë duhet të respektohen në maksimum dhe stërvitjet janë çdo herë me intensitet të lartë. Të japësh më të mirën nga vetja është standard këtu”, ka thënë Thaçi.

    Sa i përket objektivave të tij aktualë, talenti kosovar nuk dëshiron të nxitojë, por synon të përfitojë sa më shumë nga kjo mundësi, duke mësuar nga trajnerët dhe ambienti profesional ku po zhvillohet.

    “Objektivi kryesor është që unë të mësoj sa më shumë nga trajnerët, stërvitjet e përditshme dhe gjithçka që më rrethon këtu. Jam duke u rritur në çdo aspekt si lojtar. Kjo është gjëja më e madhe që po ndodh tani për tani”, ka deklaruar ai.

    Dëshira e madhe e Thaçit është që rrugëtimi i tij në Munich të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ai shpreson të qëndrojë te Bayerni, klub për të cilin ka krijuar një lidhje të veçantë dhe nga i cili, siç thotë, po merr përkrahje në çdo aspekt.

    “Natyrisht që dëshira ime e madhe është të vazhdoj të qëndroj në Bayern. E dua këtë klub dhe më pëlqen gjithçka në Munich. Mirëpo, të shohim çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Klubi po më përkrah në çdo aspekt”, ka theksuar Thaçi.

    Përtej karrierës në nivel klubesh, futbollisti i ri e ka të qartë edhe ëndrrën e tij në aspektin ndërkombëtar. Për të, përfaqësimi i Kosovës është synimi kryesor dhe shpreson që një ditë të ketë mundësinë të kontribuojë për kombëtaren dardane.

    “Për mua, Kosova është në rend të parë. Çdo lojtar i rritur në Kosovë e ka ëndërr fanellën dardane. Shpresoj që do të mund ta ndihmoj kombëtaren tonë. E pres atë ditë”, ka përfunduar ai.

    Në fund të intervistës për Telegrafin, Thaçi ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen dhe përcjelljen e vazhdueshme të rrugëtimit të tij drejt Bayern Munichut.

    “Për fund dëshiroj ta falënderoj Telegrafin për mbështetjen dhe që e ka përcjellë zhvillimin dhe rrugëtimin tim deri te Bayerni”, ka thënë ai./Telegrafi/