Blog

  • Mustafa për krizën energjetike: Qytetarëve mund t'u shtrenjtohet rryma

    Mustafa për krizën energjetike: Qytetarëve mund t’u shtrenjtohet rryma

    Mustafa për krizën energjetike: Qytetarëve mund t'u shtrenjtohet rryma

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arben Mustafa, ka kritikuar Qeverinë për menaxhimin e sektorit të energjisë, duke thënë se një pjesë e konsiderueshme e problemeve me të cilat po përballet Kosova janë pasojë e planifikimit, menaxhimit dhe mirëmbajtjes së dobët të kapaciteteve ekzistuese, raporton Ekonomia Online.

    Ai ka vënë në pikëpyetje edhe përgatitjet e Qeverisë për sezonin e dimrit, duke rikujtuar se një task-forcë e ngjashme ishte formuar edhe në vitin 2021, kur ishte hartuar një raport me rekomandime, për zbatimin e të cilave, sipas tij, ende nuk ka përgjigje.

    Mustafa ka kërkuar të dihet se çfarë ka ndodhur me raportin e vitit 2021 dhe cilat rekomandime të tij janë zbatuar, ndërsa ka kritikuar faktin se edhe pas disa vitesh masa kryesore e paralajmëruar nga Qeveria mbetet formimi i një task-force të re.

    Deputeti i PDK-së ka kritikuar edhe menaxhimin e njësive prodhuese të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), duke thënë se pas përfundimit të remonteve, disa prej tyre kanë pasur ndalesa të përsëritura të paplanifikuara.

    Sipas tij, vetëm gjatë këtij viti, njësia A4 ka pasur katër ndalesa të paplanifikuara, A5 tri, ndërsa B2 pesë ndalesa.

    Sipas Ekonomia Online, ai ka paralajmëruar se këto ndërprerje kanë kosto të drejtpërdrejta për vendin, pasi mungesa e prodhimit vendor e detyron Kosovën të importojë energji me çmime më të larta, të cilat më pas reflektohen në faturat e konsumatorëve.

    “Të dhënat tregojnë se vetëm gjatë këtij viti, pas përfundimit të remonteve, njësia A4 ka pasur katër ndalesa të paplanifikuara, njësia A5 tre ndalesa, njësia B2 pesë ndalesa të paplanifikuara. Pra, as remontet janë gjithsej dymbëdhjetë ndalesa të paplanifikuara vetëm në këto tri njësi. Dhe këto ndalesa kanë kosto të drejtpërdrejta. Sa herë që njësitë tona nuk prodhojnë energji, Kosova detyrohet të importojë energji me çmime shumë më të larta sesa atë të prodhimit vendor, dhe në fund këto çmime më të larta u bartën konsumatorëve, qytetarëve tanë, në faturat e tyre të energjisë”, shtoi Mustafa.

  • ​I vazhdohet paraburgimi për dy muaj Feim Salit, i dyshuar për spiunazh te BIA serbe

    ​I vazhdohet paraburgimi për dy muaj Feim Salit, i dyshuar për spiunazh te BIA serbe

    ​I vazhdohet paraburgimi për dy muaj Feim Salit, i dyshuar për spiunazh te BIA serbe

    Gjykata Themelore në Prishtinë i vazhdoi paraburgimin edhe për dy muaj mësimdhënësit nga Dragashi, Feim Sali, i cili dyshohet për spiunazh te Shërbimi Inteligjent i Serbisë (BIA).

    “Pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit F.S., gjyqtari i procedurës paraprake pas shqyrtimit të kërkesës, përmes Aktvendimit ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, ashtu që të njëjtit i është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 2 muaj, rrjedhimisht i pandehuri F.S. vazhdon të jetë nën masën e paraburgimit”, njoftoi zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi, sipas KosovaPress.

    Sali u arrestua në 14 gusht 2026 në pikën kufitare në Merdare nga Policia e Kosovës.

    Sipas Prokurorisë, Sali dyshohet se për një periudhë të pacaktuar deri më 13 gusht të këtij viti i ka ofruar vazhdimisht informacione dhe ndihmë Shërbimit Inteligjent të Serbisë (BIA), me qëllim të përfitimit material.

  • Rizvanolli për kritikat rreth KEK-ut: Investime të tilla në termocentralet tona kurrë nuk janë bërë

    Rizvanolli për kritikat rreth KEK-ut: Investime të tilla në termocentralet tona kurrë nuk janë bërë

    Rizvanolli për kritikat rreth KEK-ut: Investime të tilla në termocentralet tona kurrë nuk janë bërë

    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka folur për prodhimin e energjisë elektrike në Kosovë, duke iu kundërpërgjigjur kritikave për uljen e prodhimit dhe gjendjen e termocentraleve.

    Ajo ka krahasuar prodhimin e KEK-ut gjatë qeverisjeve të kaluara me atë gjatë mandatit aktual, duke thënë se në vitet kur nuk ka pasur investime, prodhimi ka arritur në 5.8 teravat-orë.

    Rizvanolli ka deklaruar se gjatë viteve 2023, 2025 dhe 2026 janë realizuar investime që, sipas saj, nuk janë bërë asnjëherë më parë.

    “Ti fillove me titujt edhe me reduktimet, unë i kam përgjigjur pyetjeve për titujt dhe reduktimet. Tash po fol për prodhimet, a bën flasim për prodhimet. Në kohën kur keni qenë në qeverisje ju? Këto termocentralet kanë qenë nja gati 10 vjet më të reja sesa që janë tash, s’kanë qenë mirë as atëherë, prodhimi i KEK-ut ka qenë kështu: 5.2 teravat-orë, 5.1 teravat-orë. Ndërkohë, na edhe 5.5 teravat-orë. Ndërkohë, në kohën tonë, në vitet kur s’ka pasur investime, që na bën për herë të parë mbas 40 viteve që ka ekzistuar termocentrali Kosova B, prodhimi ka qenë 5.8 teravat-orë. Tashti, a ti mundesh me zgjedh një vit kur ka pasur investime dhe mundesh me treguar qysh kjo është rezultat edhe qysh kjo është ulje e prodhimit. Mirëpo kjo është thjesht me e njollosur faktet sepse ti kështu do. Mirëpo, duke u bërë shtetartë, puna e prodhimit në vitet 2023, 2025 dhe 2026 është bërë për shkak se po bëhen investime që s’janë bërë kurrë”, tha Rizvanolli, sipas Ekonomia Online.

  • Iseni: Pas suksesit me Kosovën, One Stop Shop do të zgjerohet edhe në pikat kufitare me Shqipërinë

    Iseni: Pas suksesit me Kosovën, One Stop Shop do të zgjerohet edhe në pikat kufitare me Shqipërinë

    Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka theksuar se pas funksionalizimit të sistemit One Stop Shop me Republikën e Kosovës, po ndërmerret edhe hapi i radhës për zbatimin e këtij modeli të kontrollit të përbashkët kufitar me Republikën e Shqipërisë.

    Sipas Isenit, marrëveshja me Shqipërinë parasheh përfshirjen e pesë vendkalimeve kufitare ndërmjet dy shteteve, me qëllim që qytetarët dhe transportuesit t’i nënshtrohen vetëm një kontrolli kufitar, duke shmangur procedurat e dyfishta dhe duke shkurtuar kohën e pritjes.

    Një ndër risitë e kësaj marrëveshjeje është përfshirja e pikës kufitare të Qafë Thanës në sistemin e kontrollit të përbashkët hyrje-hyrje, ku procedurat kufitare do të realizohen vetëm një herë.

    Iseni ka rikujtuar rezultatet e zbatimit të sistemit One Stop Shop me Kosovën, duke theksuar se pritjet në kufi janë shkurtuar ndjeshëm, ndërsa qarkullimi është rritur për 50 për qind krahasuar me vitin e fundit para funksionalizimit të këtij sistemi.

    Ai ka përmendur edhe projekte të tjera infrastrukturore dhe energjetike, si Korridori 8, aksi Shkup–Bllacë, lidhja Tetovë–Prizren dhe interkonjeksionet energjetike me Kosovën dhe Shqipërinë.

    Sipas Isenit, këto projekte janë pjesë e një vizioni për forcimin e lidhjeve rajonale dhe lehtësimin e bashkëpunimit ndërmjet Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Shqipërisë.

  • Sindikatat në Zvicër kërkojnë pagë minimale prej 5.000 frangash për personat me arsim profesional

    Sindikatat në Zvicër kërkojnë pagë minimale prej 5.000 frangash për personat me arsim profesional

    Federata Zvicerane e Sindikatave (SGB) po shqyrton nisjen e një iniciative popullore për vendosjen e pagës minimale prej 5.000 frangash në muaj për të gjithë personat që kanë përfunduar një formim profesional.

    Kërkesa është bërë nga Pierre-Yves Maillard, president i SGB-së dhe përfaqësues i Partisë Socialdemokrate (SP) në Këshillin e Shteteve nga kantoni i Vaud-it. Sipas tij, arsimi profesional duhet të ofrojë perspektiva më të mira edhe sa i përket pagave.

    Në një intervistë për gazetën zvicerane Blick, Maillard ka thënë se pagat reale të punonjësve që kanë përfunduar një praktikë profesionale kanë shënuar rënie, shkruan Watson.

    “Kjo nuk mund të vazhdojë. Një ofensivë pagash është e nevojshme tani”, ka deklaruar ai.

    Propozimi i tij parasheh që çdo person me arsim profesional të përfunduar të ketë pagë prej së paku 5.000 frangash në muaj.

    Sipas një analize të Federatës Zvicerane të Sindikatave, 28 për qind e të punësuarve me arsim profesional fitojnë më pak se 5.000 franga në muaj, ndërsa 15 për qind prej tyre marrin më pak se 4.500 franga.

    Këto shifra janë llogaritur për një javë pune prej 40 orësh dhe 13 paga mujore. Në mesin e punonjësve që fitojnë nën këto nivele, gratë janë të përfaqësuara në mënyrë disproporcionale.

    Rënia e pagave reale

    Sipas Maillardit, paga reale mesatare e personave me arsim profesional ka rënë për 2.1 për qind krahasuar me vitin 2016, transmeton Telegrafi.

    “Nuk mund të jetë e drejtë që dikush me trajnim profesional të humbasë fuqinë blerëse vit pas viti. Ne duhet ta ndalojmë këtë varfërim”, ka thënë ai.

    Kur mund të nisë iniciativa?

    Për momentin, paga minimale prej 5.000 frangash mbetet një kërkesë e Maillardit dhe ende nuk është një propozim i miratuar.

    Kongresi i Federatës Zvicerane të Sindikatave pritet të vendosë për këtë çështje në fund të javës. Në rast se propozimi merr miratimin, do të hartohet teksti i iniciativës popullore.

    Ndërkaq, mbledhja e nënshkrimeve, nëse vendoset të vazhdohet me këtë proces, nuk pritet të nisë para vitit të ardhshëm./Telegrafi/

  • Melania Trump, 56 vjeçe, duket si modele: Me çizme elegante dhe fund ngjyrë vaniljeje, jep leksion stili

    Melania Trump, 56 vjeçe, duket si modele: Me çizme elegante dhe fund ngjyrë vaniljeje, jep leksion stili

    Zonja e Parë e SHBA-së u shfaq me dy kombinime krejtësisht të ndryshme brenda pak ditësh, duke dëshmuar se eleganca klasike dhe tendencat moderne mund të ndërthuren me shumë stil

    Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, ka tërhequr sërish vëmendjen me zgjedhjet e saj të modës. Brenda vetëm disa ditësh, 56-vjeçarja mori pjesë në dy aktivitete të rëndësishme publike, ku u shfaq me kombinime që bashkojnë elegancën e përmbajtur, ngjyrat e ngrohta të vjeshtës dhe aksesorët mbresëlënës.

    Më 12 nëntor, Melania Trump vizitoi shkollën fillore Ellis D. Parker, në bazën ushtarake Fort Rucker, në Alabama. Ajo shoqërohej nga Zonja e Dytë e SHBA-së, Usha Vance, me të cilën takoi nxënësit dhe bisedoi për rëndësinë e arsimit.

    Gjatë vizitës, Melania vlerësoi veçanërisht mësimdhënësit që përdorin teknologjinë bashkëkohore në procesin mësimor, në kuadër të nismës së saj Fostering the Future.

    Vizita ishte pjesë e një aktiviteti më të gjerë kushtuar mirënjohjes ndaj ushtarakëve amerikanë dhe mbështetjes së familjeve të tyre.

    Çizmet deri te gjuri dhe eleganca në nuancat e tokës

    Për këtë rast, Melania Trump zgjodhi një kombinim në stil ushtarak, por me një interpretim elegant dhe bashkëkohor.

    Ajo veshi një xhaketë me jakë të ngritur dhe xhepa të theksuar, të cilën e kombinoi me një bluzë ngjyrë kafe me jakë të lartë dhe pantallona në nuanca të ngjashme.

    Vëmendjen më të madhe e tërhoqën çizmet prej kamoshi deri te gjuri, me taka të larta, që i dhanë veshjes një karakter veçanërisht elegant.

    Çizmet e këtij modeli janë ndër zgjedhjet më të spikatura të modës së vjeshtës. Ato kombinohen lehtësisht me funde midi, fustane të thurura, pantallona të ngushta apo pallto klasike.

    Ndërkohë, Usha Vance zgjodhi një paraqitje më të thjeshtë, me triko të zezë, pantallona ngjyrë blu të errët dhe këpucë balerina.

    Edhe pse me stile të ndryshme, të dyja dëshmuan se eleganca nuk kërkon domosdoshmërisht kombinime të ndërlikuara.

    Xhaketa bomber dhe fundi në ngjyrë vaniljeje që morën gjithë vëmendjen

    Disa ditë më parë, më 7 nëntor, Melania Trump kishte vizituar Universitetin Shtetëror të Luizianës (LSU), një nga institucionet e njohura arsimore dhe sportive në SHBA.

    Për këtë aktivitet, ajo zgjodhi një kombinim që tërhoqi menjëherë vëmendjen e dashamirësve të modës: xhaketë bomber ngjyrë kafe dhe fund midi në ngjyrë vaniljeje.

    Gjatë vizitës, Melania mori pjesë në shpalljen e një fondi bursash prej 7.2 milionë dollarësh për të rinjtë që kanë qenë në sistemin e kujdesit familjar. Më pas ndoqi ndeshjen e futbollit amerikan ndërmjet LSU-së dhe Alabamës.

    Xhaketa bomber, e realizuar nga marka Nour Hammour, sipas raportimit të medias serbe kushton rreth 1.540 dollarë.

    Melania e kombinoi me një fund elegant, me prerje të strukturuar dhe gjatësi midi, të krijuar nga stilisti Adam Lippes.

    Kontrasti ndërmjet xhaketës me karakter sportiv dhe fundit elegant krijoi një kombinim modern, por njëkohësisht të rafinuar.

    Veshjen e plotësoi me këpucë metalike me taka shumë të larta, të markës Manolo Blahnik dhe syze të errëta dielli.

    Gjatë ceremonisë, presidenti i LSU-së, Wade Rousse, i dhuroi Zonjës së Parë një fanellë sportive me emrin e saj dhe numrin 14, si dhe një helmetë me logon e nismës së saj Be Best.

    Dy paraqitjet e fundit tregojnë qartë stilin që Melania Trump preferon: prerje klasike, ngjyra të harmonizuara dhe një element që e bën të veçantë të gjithë veshjen.

    Qoftë me çizme kamoshi e xhaketë ushtarake, qoftë me fund midi dhe xhaketë bomber, ajo vazhdon të mbetet një nga figurat publike, zgjedhjet e së cilës në modë tërheqin vazhdimisht vëmendje. /Telegrafi/

  • Pochettino shpërthen në lot gjatë konferencës, zbulon arsyen pse nuk mundi ta refuzonte ofertën e Man Utd

    Pochettino shpërthen në lot gjatë konferencës, zbulon arsyen pse nuk mundi ta refuzonte ofertën e Man Utd

    Mauricio Pochettino është trajneri i ri i Manchester Unitedit. Trajneri argjentinas ka arritur marrëveshje me gjigantin anglez për të marrë drejtimin e skuadrës së parë dhe do ta nisë zyrtarisht aventurën e re më 18 nëntor.

    Sipas marrëveshjes së arritur, Manchester United ka bashkëpunuar me Federatën e Futbollit të Shteteve të Bashkuara për ndërprerjen e kontratës së Pochettinos dhe stafit të tij teknik, pas përfundimit të angazhimeve me kombëtaren amerikane.

    Vendimi për të marrë drejtimin e “Djajve të Kuq” nuk ka qenë aspak i lehtë për trajnerin 54-vjeçar. Gjatë një konference për shtyp, Pochettino nuk ka mundur t’i fshehë emocionet, duke shpërthyer në lot teksa ka folur për largimin nga detyra e tij aktuale.

    “Nuk është e lehtë për mua të flas tani. Jam një njeri emocional dhe ky vendim është shumë i trishtueshëm për mua. Ne jemi profesionistë dhe duam t’i realizojmë ëndrrat tona. Kam thënë se nuk dua të kthehem në Ligën Premier, por nuk ka shumë mundësi si Manchester United. Kur të vjen një ofertë e tillë, është e vështirë ta refuzosh”, deklaroi Pochettino.

    Argjentinasi vjen në “Old Trafford” pas shkarkimit të Michael Carrick, i cili u largua të enjten, më 12 nëntor, pas rezultateve zhgënjyese në fillim të sezonit.

    Manchester United po kalon një periudhë shumë të vështirë, pasi renditet në vendin e 18-të në Ligën Premier, në zonën e rënies nga kategoria, me vetëm një fitore në dhjetë ndeshjet e para të kampionatit.

    Pochettino njihet për filozofinë e tij sulmuese, futbollin me intensitet të lartë dhe aftësinë për të zhvilluar futbollistë të rinj.

    Pikërisht këto cilësi bëjnë që drejtuesit e klubit të shpresojnë se ai mund ta nxjerrë skuadrën nga kriza dhe të rikthejë shpirtin garues te gjiganti anglez./Telegrafi/

  • Two-month detention continued for Feim Salit, suspected of spying on Serbian BIA

    The Constitutional Court in Pristina continued detention for two months of teachers from Dragashi, Feim Sali, who was suspected of spying on Serbia’s Intelligence Service ( BIA).

    After the request by the Special Prosecutor of the Republic of Kosovo for continuing the detention measure in the criminal case against the F.S., the judge of the preliminary procedure after reviewing the request has approved the SPRK’s request, so the same has continued the detention measure in length of 2 months, subsequently the F.S. defendant. Still under detention, announced tribunal spokeswoman Mirlinda Gashi.

    Sali was arrested on 14 August 2026 at the Merdare border checkpoint by Kosovo Police.

    According to the prosecution, Sali allegedly for an indefinite period until 13 August this year has repeatedly offered information and assistance to the Intelligent Service of Serbia ( BIA, with a view to material gain.

  • Turkish experts in court for texts and controversical scenes on song clip “ Kahpe̶, they face five years in prison if convicted

    Turkish experts Lvbel C5 and Alysade could be sentenced to up to five years in prison for textbooks and scenes from the song video Kahpe. The indictment against them, as well as composer Can Akdogan, was admitted to the court, and the prosecution charges them with public incentive to commit a criminal offence.

    The investigation began after several reports and complaints by citizens through the Turkish Presidency Communication Centre ( BOOK, CA, Long Beach Convention Center Arena, 300 E. The investigators focused on the lyrics of the song Kahpe and on video scenes in which four people beat a man lying on the floor.

    An indictment says that some lyrics can promote violence and encourage criminal acts. The prosecution also stressed that the song is available on digital platforms and can be heard by young people, so its contents could pose a threat to public safety.

    YouTube youtu.be

    Repper Lvbel C5, whose real name is Suleyman Burak Bodur, denied the charges during the hearing. He claimed that the lyrics of the song in question were the result of imagination and fiction and that he had no intention of inciting violence. He also stated that videoclip was shot abroad, under the direction of a foreign director.

    composer Can Akdogan also denied responsibility, claiming he did not know the meaning of the controversial text and had nothing to do with violent video scenes.

    On the other hand, Alysade, whose real name is Asya Alysade, was not questioned because it is outside Turkey and, according to the indictment, has been banned from entering the country for five years. Her defense submitted a written statement through her lawyer.

    This is not the first time Lvbel C5 faces legal consequences for its music. During an earlier phase of the investigation, his detention was sought, but the court rejected the request. Instead, he was forbidden to leave the country and to appear regularly in the police and was ordered to follow Turkish literature lessons and read books regularly.

    Accepting the indictment paves the way for a trial, and the three suspects face up to five years in prison. The court will decide on their eventual guilt following the procedures. /Telegraphy/

  • Reperët turq në gjykatë për tekstet dhe skenat kontroverse në klipin e këngës "Kahpe", ata përballen me pesë vjet burg nëse shpallen fajtorë

    Reperët turq në gjykatë për tekstet dhe skenat kontroverse në klipin e këngës “Kahpe”, ata përballen me pesë vjet burg nëse shpallen fajtorë

    Reperët turq Lvbel C5 dhe Alizade mund të dënohen deri në pesë vjet burg për tekstet dhe skenat nga videoklipin e këngës “Kahpe”. Padia kundër tyre, si dhe kompozitorit Can Akdogan, u pranua në gjykatë dhe prokuroria i akuzon ata për nxitje publike për të kryer një vepër penale.

    Hetimi nisi pas disa raportimeve dhe ankesave nga qytetarët përmes Qendrës së Komunikimit të Presidencës Turke (CİMER). Hetuesit u përqendruan në tekstin e këngës “Kahpe” dhe skenat nga videoja në të cilën katër persona rrahin një burrë të shtrirë në dysheme.

    Në aktakuzë thuhet se disa tekste këngësh mund të nxisin dhunën dhe të inkurajojnë kryerjen e veprave penale. Prokuroria theksoi gjithashtu se kënga është e disponueshme në platformat dixhitale dhe mund të dëgjohet nga të rinjtë, prandaj përmbajtja e saj mund të paraqesë një kërcënim për sigurinë publike.

    – YouTube youtu.be

    Reperi Lvbel C5, emri i vërtetë i të cilit është Suleyman Burak Bodur, i mohoi akuzat gjatë seancës dëgjimore. Ai pretendoi se teksti i këngës në fjalë ishte rezultat i imagjinatës dhe trillimit dhe se nuk kishte qëllim të nxiste dhunë. Ai deklaroi gjithashtu se videoklipi është xhiruar jashtë vendit, nën drejtimin e një regjisori të huaj.

    Kompozitori Can Akdogan gjithashtu mohoi përgjegjësinë, duke pretenduar se nuk e dinte kuptimin e tekstit të diskutueshëm dhe nuk kishte të bënte fare me skenat e dhunshme në video.

    Nga ana tjetër, Alizade, emri i vërtetë i së cilës është Asya Alizade, nuk u mor në pyetje sepse ndodhet jashtë Turqisë dhe, sipas aktakuzës, i është ndaluar hyrja në vend për pesë vjet. Mbrojtja e saj paraqiti një deklaratë me shkrim përmes avokatit të saj.

    Kjo nuk është hera e parë që Lvbel C5 përballet me pasoja ligjore për muzikën e tij. Gjatë një faze të mëparshme të hetimit, u kërkua paraburgimi i tij, por gjykata e hodhi poshtë kërkesën. Në vend të kësaj, atij iu ndalua të largohej nga vendi dhe të paraqitej rregullisht në polici, si dhe iu urdhërua të ndiqte mësimet e letërsisë turke dhe të lexonte libra rregullisht.

    Pranimi i aktakuzës hap rrugën për një gjyq dhe tre të dyshuarit përballen me deri në pesë vjet burg. Gjykata do të vendosë për fajësinë e tyre përfundimtare pas procedurave. /Telegrafi/