Blog

  • Ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Drenas për shkak të shkeljes së masave të sigurisë

    Ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Drenas për shkak të shkeljes së masave të sigurisë

    Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në komunën e Drenasit, pas evidentimit të shkeljeve të masave për sigurinë dhe shëndetin në punë.

    Sipas njoftimit të këtij institucioni, gjatë inspektimit në objekt janë konstatuar parregullsi dhe mosrespektim i obligimeve ligjore që kanë të bëjnë me sigurinë e punëtorëve.

    Si pasojë e këtyre shkeljeve, inspektorët kanë marrë vendim për ndërprerjen e përkohshme të punimeve deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.

    “Është marrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit Qendror të Punës.

    Ky institucion u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë obligimet ligjore për sigurinë dhe shëndetin në punë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në vendet e punës. /Telegrafi/

  • Një detaj provokoi mediat serbe – takimi i Kurtit me kryeministrin armen interpretohet si sinjal drejt njohjes

    Një detaj provokoi mediat serbe – takimi i Kurtit me kryeministrin armen interpretohet si sinjal drejt njohjes

    Afrimi ndërmjet Kosovës dhe Armenisë, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ka nxitur reagime në mediat serbe të cilat janë të afërta me pushtetin e deritashëm me Aleksandar Vuçiqin, shkruan Telegrafi.

    Takimi i fundit ndërmjet kryeministrave Albin Kurti dhe Nikol Pashinyan është interpretuar prej tyre si sinjal i një afrimi të mundshëm drejt njohjes.

    Kurti dhe Pashinyan janë takuar më 10 nëntor në Paris, ku kanë diskutuar për zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe mundësitë në turizëm.

    Takimi është konfirmuar edhe nga zyra e kryeministrit armen, e cila në njoftimin zyrtar i referohet Kurtit si kryeministri i Kosovës. Në pamjet e publikuara nga takimi shfaqet edhe flamuri i Kosovës, ndonëse Armenia nuk e ka njohur pavarësinë e saj.

    Sipas njoftimit zyrtar, dy liderët kanë theksuar rëndësinë e zgjerimit të lidhjeve tregtare dhe ekonomike, si dhe ndërmarrjen e hapave të përbashkët në këtë drejtim, shkruan Telegrafi.

    Në takim është diskutuar edhe bashkëpunimi në turizëm, fushë në të cilën palët kanë vlerësuar se ekziston potencial i konsiderueshëm.

    Kurti dhe Pashinyan kanë shkëmbyer gjithashtu mendime për çështje me rëndësi rajonale, përfshirë mundësitë që mund të krijohen nga paqja e vendosur ndërmjet Armenisë dhe Azerbajxhanit.

    Për takimin ka shkruar edhe kryeministri Kurti në rrjetin social X, duke bërë të ditur se ky ishte takimi i tyre i parë që nga mbajtja e samitit të Komunitetit Politik Evropian në Jerevan, në maj.

    “Kënaqësi të takohesha me kryeministrin armen, Nikol Pashinyan, në Paris, në takimin tonë të parë që kur kryeministri priti Komunitetin Politik Evropian në Jerevan në maj. Ndër të tjera, diskutuam mundësitë për të forcuar bashkëpunimin ekonomik ndërmjet dy vendeve tona”, ka shkruar Kurti.

    Ndërkohë, Pashinyan ka publikuar në Facebook pamje nga takimi me përshkrimin:

    “Takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti”, shoqëruar me flamujt e Armenisë dhe Kosovës.

    Takimi ka tërhequr vëmendjen e mediave serbe pranë Vuçiqit, përfshirë Informer.

    Ky medium e ka interpretuar përdorimin e emërtimit kryeministri i Kosovës dhe vendosjen e flamurit të Kosovës si sinjal të një ndryshimi të mundshëm në qëndrimin e Armenisë ndaj Kosovës. /Telegrafi/.

  • Lutfi Dalipi, for the first time near the Dardans!

    Kosovo’s national today had a special guest in official training on the eve of the match against Israel.

    Lutfi Dalipi, who has already decided to represent Kosovo in the international arena, visited his future associates and the National Technical Staff.

    As a sign of welcome, President Agim Ademi gave him the dardan fan, which he will wear proudly soon. Welcome to the dardan family, Lutfi!

    Source Layer: RTKLive

  • Foda for Israel match: We have to play at the highest level.

    Kosovo’s selector, Franco Foda, has praised the opponent, has spoken of protection shortages and the state of the field at the Édil Vokriı Stadium, on the eve of Saturday’s confronting from 1500.

    The German coach has expressed satisfaction with the team’s work in the exercise, while confirming that Kosovo will have some shortages in the defensive department, including Lumbardh Dellova and Ilir Krasniqi.

    We are ready to fight against Israel. We’ve worked hard and we have final training, we’ll train tactical parts. We have shortages, but we have enough players available. We trust them. There may be a surprise that might cool off, he said.

    Source Layer: RTKLive

  • Foda për ndeshjen ndaj Izraelit: Duhet të luajmë në nivelin më të lartë

    Foda për ndeshjen ndaj Izraelit: Duhet të luajmë në nivelin më të lartë

    Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda ka vlerësuar kundërshtarin, ka folur për mungesat në mbrojtje dhe gjendjen e fushës në stadiumin “Fadil Vokrri”, në prag të përballjes së së shtunës nga ora 15:00.

    Trajneri gjerman është shprehur i kënaqur me punën e skuadrës në stërvitje, ndërsa ka konfirmuar se Kosova do të ketë disa mungesa në repartin defensiv, përfshirë Lumbardh Dellovën dhe Ilir Krasniqin.

    “Jemi të gatshëm për ndeshjen ndaj Izraelit. Kemi punuar mirë dhe e kemi stërvitjen përfundimtare, do t’i stërvitim pjesët taktike. Kemi mungesa por kemi mjaftueshëm lojtarë në dispozicion. Ju besojmë atyre. Mund të ketë ndonjë befasi që mund të ftohet””, tha ai.

    Burimi: RTKLive

  • Lutfi Dalipi, për herë të parë pranë Dardanëve!

    Lutfi Dalipi, për herë të parë pranë Dardanëve!

    Kombëtarja e Kosovës sot pati një mysafir të veçantë në stërvitjen zyrtare, në prag të ndeshjes kundër Izraelit.

    Lutfi Dalipi, i cili tashmë ka vendosur ta përfaqësojë Kosovën në arenën ndërkombëtare, vizitoi bashkëlojtarët e tij të ardhshëm dhe stafin teknik të Kombëtares.

    “Në shenjë mirëseardhjeje, presidenti Agim Ademi ia dhuroi fanellën dardane, të cilën do ta bartë me krenari së shpejti. Mirë se vjen në familjen dardane, Lutfi!”, njofton FFK.

    Burimi: RTKLive

  • Buffon shpjegon pse Harry Kane e meritonte Topin e Artë 2026 dhe emëron emrat e fituesve të ardhshëm

    Buffon shpjegon pse Harry Kane e meritonte Topin e Artë 2026 dhe emëron emrat e fituesve të ardhshëm

    Gianluigi Buffon beson se Harry Kane e meritonte të fitonte Topin e Artë 2026 , megjithëse ai mendon se Kylian Mbappe dhe Lamine Yamal do të kishin qenë gjithashtu fitues të denjë.

    Kane fitoi Topin e Artë 2026 me një diferencë prej vetëm 28 pikësh nga Mbappe, duke bërë që debati të jetë i madh mes njohësve të futbollit.

    “Mendoj se e meritonte këtë çmim. Ai ka performuar në një nivel shumë të lartë gjatë 10 viteve të fundit dhe këtë vit shënoi 75 gola, që është një numër i pabesueshëm”, ka thënë fillimisht Buffon.

    “Megjithatë, unë gjithashtu mendoj se nëse Mbappe ose Lamine Yamal do ta kishin fituar trofeun, do ta kishin merituar njësoj”.

    Ish-portieri i Italisë pranoi se nuk ishte i sigurt se kush do ta fitonte çmimin, por kishte pritur që Mbappe ose Yamal të ishin midis pretendentëve.

    “Nuk isha i sigurt, por mendova se Mbappe ose Lamine Yamal mund ta fitonin çmimin”, shtoi ai.

    I pyetur se kush mund ta fitonte Topin e Artë gjatë dekadës së ardhshme, Buffon përmendi Mbappen dhe Yamalin si kandidatët e tij kryesorë, ndërsa përmendi gjithashtu Jude Bellingham dhe lojtarët e Barcelonës si surpriza të mundshme.

    “Për mua, lojtarët më të mirë që mund ta fitojnë këtë çmim janë Mbappe dhe Lamine Yamal. Mund të ketë edhe ndonjë surprizë, si Bellingham ose dikush nga Barcelona”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/

  • Historiku i Zhelinës: Lëvizja e popullsisë dhe zhvillimi i komunës

    Historiku i Zhelinës: Lëvizja e popullsisë dhe zhvillimi i komunës

    Komuna e Zhelinës gjendet në pjesën juglindore të Rajonit të Pollogut, në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Shtrihet në anën e djathtë të lumit Vardar, përgjatë rrëzëve të Malit të Thatë, duke u shtrirë në drejtim të hapësirës së lumit Treska. Territori i saj karakterizohet nga një reliev i ndërthurur, me pjesë fushore, kodrinore dhe malore.

    Zhelina ka karakter kryesisht rural dhe përbëhet nga 18 vendbanime. Ajo është pjesë e hapësirës historike dhe gjeografike të Pollogut, ku zhvillimi i vendbanimeve është lidhur ngushtë me bujqësinë, blegtorinë, kushtet natyrore, komunikacionin dhe marrëdhëniet ekonomike me qendrat përreth, veçanërisht me Tetovën.

    Sipas dokumentacionit institucional për komunën, Zhelina u formua si njësi e vetëqeverisjes lokale në vitin 1996, në kuadër të organizimit të ri territorial të vendit.

    Historiku i formimit të Komunës së Zhelinës

    Formimi i Komunës së Zhelinës si njësi administrative lidhet me proceset e decentralizimit dhe organizimit territorial të Republikës së Maqedonisë pas vendosjes së sistemit pluralist.

    Viti 1996 paraqet një moment të rëndësishëm në historinë institucionale të saj, pasi atëherë u themelua komuna në kuadër të ndarjes së parë territoriale të periudhës së pluralizmit. Pas zgjedhjeve të para lokale u konstituua Këshilli Komunal dhe filloi krijimi i strukturave të vetëqeverisjes lokale.

    Gjatë kësaj periudhe u miratuan dokumentet themelore të funksionimit të komunës, përfshirë statutin, rregulloren e punës së Këshillit dhe dokumentet e planifikimit urbanistik.

    Një ngjarje me rëndësi të veçantë në historinë e kohëve të fundit të komunës ishte kriza e Kosovës e vitit 1999. Sipas të dhënave të publikuara në dokumentacionin për Komunën e Zhelinës, gjatë kësaj krize komuna strehoi mbi 5.000 refugjatë nga Kosova. Për këtë qëllim u organizua edhe një shtab lokal i krizës, i cili merrej me strehimin dhe sigurimin e ndihmave ushqimore.

    Kjo ngjarje përbën një kapitull të rëndësishëm të historisë sociale të komunës, pasi ndikoi përkohësisht në numrin e personave të pranishëm në territorin e saj. Megjithatë, refugjatët nuk duhet të ngatërrohen me popullsinë rezidente të regjistruar në regjistrimet e rregullta të popullsisë.

    Lëvizja dhe gjendja e popullsisë sipas regjistrimeve në Komunën e Zhelinës

    Të dhënat zyrtare të regjistrimeve të viteve 2002 dhe 2021 tregojnë një rënie të konsiderueshme të numrit të popullsisë së Komunës së Zhelinës. Në vitin 2002 Zhelina kishte 24.390 banorë, ndërsa në regjistrimin e vitit 2021 dolën 18.988 banorë. Nga krahasimi i këtyre dy regjistrimeve vërehet se Komuna e Zhelinës ka humbur 5.402 banorë gjatë periudhës 2002–2021, që përfaqëson një rënie prej rreth 22,1% të popullsisë së regjistruar në vitin 2002.

    Në periudhën pas vitit 2002, territori i Komunës së Zhelinës, sikurse edhe shumë zona të tjera rurale të Pollogut, është përfshirë në proceset e migrimit të popullsisë drejt qendrave më të mëdha urbane dhe vendeve të Evropës Perëndimore.

    Në analizën demografike dallohen dy forma të migrimit: migrimi i brendshëm dhe migrimi i jashtëm. Migrimi i brendshëm përfshin zhvendosjen e banorëve nga vendbanimet e komunës, drejt Tetovës, Shkupit dhe qendrave të tjera urbane. Ky proces lidhet me kërkimin e mundësive më të mira për punësim, arsimim dhe kushte jetese. Migrimi i jashtëm përfshin shpërnguljen e banorëve drejt vendeve të tjera, veçanërisht për arsye ekonomike, punësimi dhe bashkimi familjar.

    Për interpretimin e këtyre proceseve është veçanërisht i rëndësishëm njoftimi metodologjik i ESHS-së, i publikuar më 9 nëntor 2023. Sipas këtij institucioni, diferenca ndërmjet vlerësimeve të bazuara në Regjistrimin e vitit 2002 dhe rezultateve të Regjistrimit të vitit 2021 lidhet edhe me emigrimin e paregjistruar.

    ESHS sqaron se nuk ka arritur të identifikojë vitin e saktë të shpërnguljes për të gjithë personat që mungojnë në evidencat përkatëse. Për këtë arsye, vlerësimet e rishikuara të popullsisë për periudhën ndërmjet dy regjistrimeve janë përllogaritur me metodologji të veçantë.

    Një kufizim i rëndësishëm është se këto përllogaritje të rishikuara nuk janë publikuar në nivel të komunave për të gjithë periudhën, por vetëm në nivel shtetëror, ndërsa për vitet 2017–2021 janë publikuar edhe sipas rajoneve statistikore.

    Komuna e Zhelinës përbëhet nga 18 vendbanime rurale. Vendbanimet janë zhvilluar në një hapësirë gjeografike që karakterizohet nga ndërthurja e fushës së Pollogut me zonat kodrinore dhe malore.

    Sipas dokumentacionit të planifikimit hapësinor të publikuar në arkivin e Ministrisë së Financave, duke u mbështetur në të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave, komuna përfshin këto 18 vendbanime: Zhelina, ku është selia e saj; Strimnica, Leshnica e Poshtme, Leshnica e Epërme, Treboshi, Pallatica, Ozurmishti, Dëbërca, Grupçini, Çifliku, Llërca, Kopaçindolli, Novo Sella, Roglja, Merova, Llukovica, Sаllareva dhe Cerova. Këto vendbanime janë të banuara kryesisht me popullatë shqiptare edhe atë: 99%, kurse vetëm 1% zënë vend popullata maqedonase dhe të tjerët.

    Zhelina e sotme – drejt shpalljes si qytet

    Transformimi i Zhelinës vërehet edhe në mënyrën e organizimit të jetës së përditshme. Zhvillimi i ndërtimeve të reja, zgjerimi i aktiviteteve afariste dhe kërkesa për shërbime më cilësore reflektojnë ndryshimet në nevojat dhe pritjet e qytetarëve që jetojnë në këtë komunë. Arsimi, infrastruktura rrugore, furnizimi me ujë të pijshëm, kanalizimi dhe hapësirat sportive mbeten ndër çështjet kryesore për zhvillimin e qëndrueshëm të vendbanimit dhe të komunës në tërësi.

    Udhëheqësia aktuale e Komunës së Zhelinës është e angazhuar që Zhelinën ta shpall qytet edhe në mënyrë institucionale. Blerim Sejdiu në një paraqitje në emisionin PodGo në Telegrafi Maqedoni, ka thënë se do të angazhohet që fillimisht të plotësohen kushtet dhe më pas të bëhet pjesa institucionale.

    “Do t’i bëjmë kushtet që të kërkojmë të shpallemi qytetet. Pajtohet dikush ose jo, Zhelina është ndryshe. Këtë e thonë edhe ata që nuk jetojnë këtu. Kur e thonë të tjerët, e sheh se je duke ecur mirë. Fillimisht duhet të bëhet infrastruktura, më pas të shpallet qytet. Kjo varet nga disa institucione që duhet t’i sjellim këtu. Kur do t’i kemi të gjitha institucionet atëherë mund të kërkojmë të shpallemi qytet”, tha Sejdiu.

    Nëse synimi realizohet, Zhelina do të fitonte njohje zyrtare si vendbanim urban. Kjo do të pasqyronte ndryshimin e karakterit të saj ekonomik, infrastrukturor dhe funksional. Sipas Kushtetutës, organizimi territorial dhe kompetencat e pushtetit lokal rregullohen me ligj./Telegrafi/

  • Këshilli i Banorëve i shkruan Përparim Ramës, kërkon anulimin e vendimit për “Ulpiana 2030 Legacy”

    Këshilli i Banorëve i shkruan Përparim Ramës, kërkon anulimin e vendimit për “Ulpiana 2030 Legacy”

    Këshilli i Banorëve të lagjes “Ulpiana” në Prishtinë i ka kërkuar Kuvendit Komunal të Prishtinës anulimin e vendimit për caktimin e lokacionit për projektin “Ulpiana 2030 Legacy”, i cili ishte miratuar më 6 nëntor 2026.

    Në një kërkesë drejtuar kryesuesit dhe të gjithë asamblistëve të Kuvendit Komunal të Prishtinës, me kopje edhe për kryetarin Përparim Rama, banorët kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj lokacioneve të përcaktuara për realizimin e këtij projekti.

    Sipas tyre, hapësirat e caktuara për projektin nuk janë të lira për ndërtime të reja, por janë pjesë e strukturës ekzistuese të lagjes dhe ndikojnë drejtpërdrejt në hapësirat e përbashkëta, gjelbërimin, qarkullimin dhe cilësinë e jetesës.

    “Ne, banorët e Lagjes ‘Ulpiana’, shprehim shqetësimin se lokacionet e përcaktuara për këtë projekt nuk paraqesin hapësira të lira për ndërtime të reja, por janë pjesë e strukturës ekzistuese të lagjes, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në hapësirat e përbashkëta, gjelbërimin, qarkullimin dhe cilësinë e jetesës”, thuhet në kërkesë.

    Banorët gjithashtu pretendojnë se vendimi është në kundërshtim me kërkesat ligjore që rregullojnë planifikimin dhe ndërtimin urbanistik, pasi, sipas tyre, është marrë pa konsultimin dhe përfshirjen e tyre në proces.

    Ata kanë theksuar se e drejta për informim dhe pjesëmarrje në proceset vendimmarrëse garantohet me legjislacionin në fuqi.

    “Kjo qasje rrezikon qëndrueshmërinë e mëtejme të lagjes, zvogëlimin e hapësirave publike, cenimin e cilësisë së jetesës së banorëve, si dhe humbjen e një prej monumenteve të trashëgimisë institucionale të vjetër të Komunës së Prishtinës”, thuhet më tej në dokument.

    Këshilli i Banorëve ka paralajmëruar se, në rast se kërkesa nuk merr mbështetjen dhe adresimin e duhur nga Kuvendi Komunal i Prishtinës, do t’u drejtohen edhe organeve të tjera kompetente për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të banorëve.

    Megjithatë, ata kanë shprehur pritjen që Komuna e Prishtinës të tregojë përgjegjësi institucionale dhe të mos marrë vendime që, sipas tyre, nuk marrin parasysh kërkesat, interesat dhe të drejtat e banorëve të lagjes “Ulpiana”. /Telegrafi/

  • Turqia dhe Kina me një marrëveshje prej 15 miliardë dollarësh për energjinë diellore dhe atë të erës

    Turqia dhe Kina me një marrëveshje prej 15 miliardë dollarësh për energjinë diellore dhe atë të erës

    Turqia nënshkroi një marrëveshje paraprake me Kinën të enjten (12 nëntor) që synon tërheqjen e rreth 15 miliardë dollarëve (13.5 miliardë euro) investime në projekte diellore dhe të erës, tha ministri i saj i energjisë.

    Marrëveshja u nënshkrua në samitin e klimës COP31 të OKB-së në Antalia.

    Ajo mbulon planet për parqet diellore dhe të erës me një kapacitet të kombinuar gjenerues prej shtatë gigavatësh, së bashku me ruajtjen e energjisë dhe përmirësimet në rrjetin elektrik.

    Ministri i Energjisë, Alparslan Bayraktar, tha se bashkëpunimi do të përfshijë gjithashtu ndarjen e teknologjisë për të mbështetur prodhimin e pajisjeve të turbinave me erë në Turqi.

    Njoftimi nuk dha asnjë afat kohor për projektet ose detaje se si do të financoheshin ato.

    Nënshkrimi pasoi bisedimet midis Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe Zëvendëspresidentit kinez Han Zheng në samitin e 11 nëntorit.

    Han tha se Pekini ishte gati të inkurajonte më shumë kompani kineze të investonin në Turqi dhe identifikoi energjinë e rinovueshme si një fushë për bashkëpunim më të ngushtë, sipas agjencisë shtetërore kineze të lajmeve Xinhua.

    Turqia kishte rreth 43.8 gigavat kapacitet të energjisë diellore dhe të erës në fund të shtatorit, duke përbërë pak më shumë se një të tretën e kapacitetit të saj total të gjenerimit të energjisë elektrike, sipas ministrisë së saj të energjisë.

    Qeveria dëshiron të rrisë kapacitetin e energjisë diellore dhe të erës në 175 gigavat deri në vitin 2040 sipas strategjisë së saj të re kombëtare të energjisë.

    Plani synon të zhvendosë më shumë përdorimin e energjisë së vendit nga nafta dhe gazi në energji elektrike.

    Duke folur në samitin e 10 nëntorit, Bayraktar vlerësoi se Turqia do të kishte nevojë për rreth 300 miliardë dollarë (270 miliardë euro) investime për tranzicionin e saj energjetik deri në vitin 2040.

    Ai tha se tërheqja e këtyre parave do të kërkonte partneritete ndërkombëtare dhe kushte të parashikueshme për investitorët. /Telegrafi/