Blog

  • Ekskluzive | Ua drejtoi kallashnikovin dy të rinjve në Prishtinë, 41-vjeçari kapet me AK-47 dhe municion – përfundon në pranga

    Ekskluzive | Ua drejtoi kallashnikovin dy të rinjve në Prishtinë, 41-vjeçari kapet me AK-47 dhe municion – përfundon në pranga

    Ekskluzive | Ua drejtoi kallashnikovin dy të rinjve në Prishtinë, 41-vjeçari kapet me AK-47 dhe municion – përfundon në pranga

    Dy të rinj kanë përjetuar momente frike në Prishtinë, pasi një 41-vjeçar dyshohet se i ka kërcënuar duke ua drejtuar një kallashnikov. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, por është kapur pak më vonë nga Policia, e cila i ka gjetur një armë automatike AK-47 dhe municion, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

    Ngjarja ka ndodhur të enjten, më 12 nëntor, rreth orës 22:45, në rrugën “Zhan Zhak Ruso” në Prishtinë.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, i dyshuari është Avdullah Pajaziti, 41 vjeçar, ndërsa rastin në Polici e kanë denoncuar Egzon Maloku, 24 vjeçar dhe Edonis Bilalli, 25 vjeçar.

    Dy të rinjtë kanë deklaruar se Pajaziti i kishte kanosur me një armë të gjatë zjarri, të cilën ua kishte drejtuar, përpara se të largohej nga vendi i ngjarjes.

    Pas denoncimit, njësitë policore kanë nisur kërkimet dhe kanë arritur ta lokalizojnë 41-vjeçarin në afërsi të vendit ku kishte ndodhur incidenti.

    Gjatë kontrollit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë automatike AK-47, një karikator dhe tetë fishekë të kalibrit 7.62 mm.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit dhe njësia e forenzikës, të cilët kanë kryer veprimet e nevojshme dhe kanë sekuestruar armën me municionin.

    Sipas informacioneve policore, gjatë incidentit nuk ka pasur të shtëna me armë dhe as persona të lënduar. Dy të rinjtë kanë deklaruar se arma u ishte drejtuar në formë kërcënimi.

    Për rastin është njoftuar Prokuroria e Shtetit, e cila ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit për 48 orë.

    Ndaj Pajazitit janë iniciuar hetimet për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Ismaili wants SKKUK director fired

    Democratic Party of Kosovo MP ( PDK, Uran Ismaili, has requested the dismissal of Kosovo Hospital and University Service Director ( Sa SKUK), Elvir Azizi, calling on Health Minister Arben Vitita to take action against him.

    During parliamentary interference with the lack of oncological drugs, Ismaili has asked the Year to initiate the departure of Asia from the position of SKKUK director.

    SKKKUK Director, how to get out of here, start and get him out of there. On the contrary, silence, defense, neglect, is responsible for you, Ishmael declared.

    He has described the situation at SKKKU as catastrophic, claiming that persons responsible for mismanagement and abuse with contracts are being protected politically.

    ) The SHSKUK is in catastrophic condition. I beg you, all the MPs, let us not react only when a woman dies and then get up and talk. We have to find times like this to get rid of government people who abuse public money, Ismaili said.

    Source Layer: Dukeagini

  • Ismaili kërkon shkarkimin e drejtorit të ShSKUK-së

    Ismaili kërkon shkarkimin e drejtorit të ShSKUK-së

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili, ka kërkuar shkarkimin e drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), Elvir Azizi, duke i bërë thirrje ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, që të ndërmarrë masa ndaj tij.

    Gjatë interpelancës parlamentare për mungesën e barnave onkologjike, Ismaili i ka kërkuar Vitisë që ta iniciojë largimin e Azizit nga pozita e drejtorit të ShSKUK-së.

    “Drejtorin e ShSKUK-së, si të dilni prej këtu, të inicioni dhe ta largoni prej aty. Në të kundërtën, heshtja, mbrojtja, neglizhimi, po ju bën përgjegjës edhe juve”, ka deklaruar Ismaili.

    Ai e ka përshkruar gjendjen në ShSKUK si katastrofale, duke pretenduar se personat përgjegjës për keqmenaxhimin dhe abuzimet me kontratat po mbrohen politikisht.

    “ShSKUK-ja është në gjendje katastrofale. Po ju lus, të gjithë deputetët, të mos reagojmë vetëm në momentet kur vdes një grua dhe pastaj të çohemi e të flasim. Duhet të gjejmë edhe momente si ky, për t’i larguar nga qeveria njerëzit që abuzojnë me paratë publike”, ka thënë Ismaili.

    Burimi: Dukagjini

  • Gjëja më e rrezikshme gjatë një fluturimi është një dështim i motorit gjatë ngritjes, pilotët i nënshtrohen një trajnimi të posaçëm për këtë

    Gjëja më e rrezikshme gjatë një fluturimi është një dështim i motorit gjatë ngritjes, pilotët i nënshtrohen një trajnimi të posaçëm për këtë

    Ish-kapitenja Emma Henderson, e cila ka rreth 8,500 orë fluturimi pas saj, shpjegoi për gazetën britanike LADbible pse ngritja është pjesa më e rrezikshme e fluturimit dhe si përgatiten pilotët për skenarin më të keq.

    Henderson ka qenë pilote për më shumë se 30 vjet dhe sot punon si konsulente dhe folëse publike. Ajo foli me një burrë që ka frikë të fluturojë dhe iu përgjigj pyetjeve të tij.

    Sipas saj, ngritja është përgjithësisht faza më e rrezikshme e fluturimit, sepse avioni është më i rëndë dhe plot me karburant. Si skenarin më të keq për të cilin po përgatiten pilotët, ai përmend një dështim të motorit në momentin që avioni arrin shpejtësinë vendimtare. Pastaj nuk mund të ndalet më në pistë, kështu që duhet të ngrihet me një motor.

    Pilotët i praktikojnë situata të tilla në një simulator, ku kalojnë tre ditë çdo gjashtë muaj. Henderson thotë se kjo nuk i ka ndodhur kurrë në një fluturim të vërtetë, por vetëm në simulator. Qëllimi i përsëritjes, shpjegon ajo, është që piloti të mos kapet në befasi dhe të reagojë pa panik.

    Pasagjerët shpesh kanë frikë nga një mjedis i panjohur, kështu që pyesin veten nëse turbulencat ose zhurmat e pazakonta janë normale. Henderson thotë se teknikët i inspektojnë aeroplanët gjatë natës dhe pilotët kryejnë gjithashtu një inspektim vizual para çdo fluturimi. Ai thotë se fluturimi është dukshëm më i sigurt se drejtimi i një makine.

    Sipas saj, aeroplanët rrallë bien dhe shkaqet zakonisht janë gabim njerëzor ose ndërhyrje e qëllimshme njerëzore, ose dështim teknik. Si shembull të një akti të qëllimshëm, ajo përmendi rastin e vitit 2015, kur bashkëpiloti i një linje ajrore evropiane rrëzoi qëllimisht një aeroplan, duke vrarë 150 persona.

    Është fluturimi 4U9525 i kompanisë Germanwings. Agjencia franceze e hetimit BEA zbuloi se bashkëpiloti, i vetëm në kabinën e pilotit, e ndryshoi lartësinë e paracaktuar nga 38,000 në 100 metra.

    Henderson thotë se më pas u prezantuan vlerësime psikiatrike të pilotëve dhe masa për të parandaluar që dikush të bllokonte një pilot tjetër jashtë kabinës së avionit.

  • Ermal Krasniqi lirohet nga grumbullimi i Kosovës, shkak bëhet lëndimi

    Ermal Krasniqi lirohet nga grumbullimi i Kosovës, shkak bëhet lëndimi

    Ermal Krasniqi nuk do të jetë në dispozicion të Kombëtares së Kosovës për ndeshjet e ardhshme, pasi është liruar nga grumbullimi për shkak të një lëndimi.

    Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se mesfushori anësor i Amedspor ka kryer ekzaminimet mjekësore, pas të cilave është vlerësuar se gjendja e tij kërkon më shumë kohë për rikuperim.

    Sipas vlerësimit të stafit mjekësor të Kombëtares, futbollisti nuk do të arrijë të rikthehet në gatishmëri të plotë për dy përballjet e radhës, ndaj Izraelit dhe Irlandës.

    Për këtë arsye, është marrë vendimi që Krasniqi të lirohet nga grumbullimi dhe të rikthehet në Turqi, ku do të vazhdojë procesin e rikuperimit nën kujdesin e stafit mjekësor të klubit të tij.

    Mungesa e tij përbën një ndryshim në planet e përzgjedhësit të Kosovës për ndeshjet e ardhshme, ndërsa gjendja e futbollistit do të ndiqet në vazhdimësi nga klubi i tij.

    Ndeshjen e radhës, Kosova do ta zhvillojë të shtunën (14 nëntor), kur në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të përballet me Izraelin, në kuadër të Ligës së Kombeve. Takimi fillon në orën 15:00, ndërsa tri ditë më vonë, më 17 nëntor, Dardanët do të luajnë si mysafirë ndaj Irlandës në Dublin. /Telegrafi/

  • Mickoski: Pjesa praktike e provimit të jurisprudencës do të zhvillohet vetëm në gjuhën maqedonase

    Mickoski: Pjesa praktike e provimit të jurisprudencës do të zhvillohet vetëm në gjuhën maqedonase

    Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski sqaroi se zgjidhja e propozuar për dhënien e provimit të jurisprudencës parashikon dy pjesë, ku pjesa teorike do të mund të jepet në shqip, turqisht ose anglisht, ndërsa pjesa praktike do të jetë ekskluzivisht në maqedonisht dhe çirilik.

    Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, Mickoski theksoi se nuk ka provim jurisprudence që jepet tërësisht në gjuhën shqipe.
    Sipas propozimit të dërguar Komisionit të Venedikut, pjesa e parë mbulon pyetje teorike nga studimet universitare, dhe kandidatët që kanë përfunduar arsimin e lartë në një gjuhë tjetër përveç maqedonishtes do të jenë në gjendje të zgjedhin në cilën nga këto gjuhë do ta japin këtë pjesë.

    Pjesa e dytë mbulon një simulim të dy gjykimeve gjyqësore – penale dhe civile, dhe do të jepet në maqedonisht dhe çirilik. Mickoski shpjegoi se kjo zgjidhje bazohet në interpretimin e Komisionit të Venedikut të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve dhe në parimin se sistemi gjyqësor funksionon në një gjuhë të përbashkët zyrtare.

    Mikoski foili edhe për ndryshimet e propozuara në Kodin Penal ku tha se do të zgjasin periudhën e vjetërsimit apo parashkrimit të veprave penale dhe nuk do të kenë efekt prapaveprues.

    Mickoski tha se me propozimin e dorëzuar në Komisionin Evropian i jepet fund dëmit që shkaktoi Qeveria e kaluar që sipas kreu të ekzekutivit tentoi t’i hap rrugën një amnistie me qëllim realizimin e ndryshimeve kushtetuese.

    “Këto ndryshime janë për tani e tutje. Nuk mund të vlejnë për të kaluarën. Gjithmonë kur do të dëgjoni nga BDI-ja dhe LSDM-ja se janë për luftë kundër krimit dhe korrupsionit, janë pikërisht ata që i dhanë goditjen sundimit të ligjit dhe luftës kundër krimit dhe korrupsionit. Kur në flasim për sundim të ligjit, dijeni se ishim ne ata që i dërguam në Bruksel këto dy ligje që do të vlejnë për këtë Qeveri”, deklaroi Hristijan Mickoski./Telegrafi/

  • Rama clarifys the case of property alienation in Pristina: Suspect is not a Komuna employee

    Pristina Chairman Progress Rama has reacted after reporting on the involvement of an official in the alleged case of alienating property in the capital, clarifying that the person in question is not an employee of the Pristina municipality.

    Through a Facebook post, Rama has announced that the alleged official works in the Intercommunal Archive, the institution that operates within the framework of the State Agency of the Archives of Kosovo, and is dependent on the Ministry of Culture.

    He has stressed that reports presenting the suspect as a Pristina municipality employee are inaccurate.

    Therefore, reports presenting him as an employee of the Pristina municipality are incorrect!

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Heavy in Austria: 47-year-old Kosovo kills woman, believed she was a witch

    A 47-year-old from Kosovo is suspected to be the author of killing his 38-year-old wife in Austria. Regarding the event, another 45-year-old man from Kosovo is accused of providing him with the author’s gun, knowing he intended to kill his wife.

    According to Austrian media report HeuteThe case contains another element that relates to the mental state of the prime suspect. He allegedly believed that his wife was a witch and practiced black magic.

    The 47-year-old was separated from his wife. He allegedly fired three shots at her with a Beretta-type gun.

    After the shooting, he was reportedly hit about 40 times in the upper body with a screwdriver. According to the report, even while in prison, 47-year-old was constantly fantasizing about black magic and dark demons.

    In a medical report, he has been regarded as a psychotic person who is not considered guilty.

    He allegedly believed that his wife was a witch, and prison officials described them as cavemen preparing for hell.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • E rëndë në Austri – 47-vjeçari nga Kosova vret gruan, besonte se ajo ishte shtrigë

    E rëndë në Austri – 47-vjeçari nga Kosova vret gruan, besonte se ajo ishte shtrigë

    E rëndë në Austri – 47-vjeçari nga Kosova vret gruan, besonte se ajo ishte shtrigë

    Një 47-vjeçar nga Kosova dyshohet se është autor i vrasjes së bashkëshortes së tij 38-vjeçare në Austri. Lidhur me ngjarjen, një 45-vjeçar tjetër nga Kosova akuzohet se ia kishte siguruar armën e krimit autorit, duke e ditur se ai kishte ndërmend ta vriste gruan.

    Sipas raportimit të medias austriak Heute, rasti përmban edhe një element tjetër që lidhet me gjendjen psikike të të dyshuarit kryesor. Ai dyshohet se besonte se bashkëshortja e tij ishte shtrigë dhe merrej me magji të zezë.

    47-vjeçari ishte ndarë nga bashkëshortja. Ai dyshohet se kishte qëlluar tre herë drejt saj me një pistoletë të tipit Beretta.

    Pas të shtënave, ai thuhet se e kishte goditur rreth 40 herë në pjesën e sipërme të trupit me një kaçavidë. Sipas raportimit, edhe gjatë qëndrimit në burg, 47-vjeçari vazhdimisht fantazonte për magjinë e zezë dhe demonët e errët.

    Në një raport mjekësor, ai është vlerësuar si person psikotik dhe që nuk konsiderohet penalisht përgjegjës.

    Ai dyshohet se besonte se bashkëshortja e tij ishte shtrigë, ndërsa zyrtarët e burgut i përshkruante si “njerëz shpellash që përgatiteshin për ferr”.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Rama sqaron rastin e tjetërsimit të pronave në Prishtinë: I dyshuari nuk është punonjës i Komunës

    Rama sqaron rastin e tjetërsimit të pronave në Prishtinë: I dyshuari nuk është punonjës i Komunës

    Rama sqaron rastin e tjetërsimit të pronave në Prishtinë: I dyshuari nuk është punonjës i Komunës

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas raportimeve për përfshirjen e një zyrtari në rastin e dyshuar të tjetërsimit të pronave në kryeqytet, duke sqaruar se personi në fjalë nuk është punonjës i Komunës së Prishtinës.

    Përmes një postimi në Facebook, Rama ka bërë të ditur se zyrtari i dyshuar punon në Arkivin Ndërkomunal, institucion që funksionon në kuadër të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës dhe është në varësi të Ministrisë së Kulturës.

    Ai ka theksuar se raportimet që e paraqesin të dyshuarin si punonjës të Komunës së Prishtinës janë të pasakta.

    “Prandaj, raportimet që e paraqesin atë si punonjës të Komunës së Prishtinës janë të pasakta!”, ka shkruar Rama.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali