Blog

  • Ismaili-Vitisë: Mosveprimi ndaj ShSKUK-së ju bën edhe juve përgjegjës

    Ismaili-Vitisë: Mosveprimi ndaj ShSKUK-së ju bën edhe juve përgjegjës

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili, ka akuzuar Ministrinë e Shëndetësisë për keqpërdorim të buxhetit në procedurat e prokurimit, duke pretenduar se në tri raste çmimet e produkteve janë rritur deri në 364 për qind nga inicimi i procedurave deri në lidhjen e kontratave, raporton Ekonomia Online.

    Gjatë interpelancës me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit dhe mungesën e barnave onkologjike, Ismaili ka paraqitur tri raste për të cilat ka pretenduar se ka pasur rritje të konsiderueshme të çmimeve dhe vonesa në procedurat e prokurimit.

    Sipas tij, në rastin e parë, procedura ishte iniciuar me çmim prej 0.59 eurosh për njësi, ndërsa kontrata ishte lidhur me çmim prej 0.89 eurosh, pas një periudhe prej 224 ditësh. Ismaili tha se kjo paraqet rritje prej 50 për qind.

    Në rastin e dytë, sipas tij, çmimi fillestar prej 0.19 eurosh kishte arritur në 0.59 euro, pas 165 ditësh, që përbën rritje prej 210 për qind.

    Ndërsa në rastin e tretë, Ismaili tha se një produkt për të cilin procedura ishte iniciuar me çmim prej 7.53 eurosh, katër muaj më vonë ishte kontraktuar me çmim prej 34.92 eurosh, apo 364 për qind më shtrenjtë.

    “Është katastrofike. Është katastrofike. Kemi marrë 3 raste. Një artikull në boshllëk 224 ditë. Pra, s’ka pasur 224 ditë. E ka nisur procedurën e prokurimit me 0.59 cent. Është nënshkruar me 0.89 cent. Rritje 50%. Një artikull tjetër, me një boshllëk prej 165 ditëve. Është inicuar me 19 cent, është kontraktuar me 0.59 cent. 210, 210% mashtrim. Një artikull tjetër, është filluar procedura me 7.53 euro, është lidhur kontrata 4 muaj më vonë me 34.92 euro, rritje 364%”, ka deklaruar Ismaili.

    Ai i ka kërkuar ministrit Vitia që të ndërmarrë masa ndaj drejtuesve të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), përfshirë inicimin e procedurave për largimin e drejtorit nga pozita.

    Ismaili ka paralajmëruar se mosveprimi i ministrit ndaj këtyre pretendimeve do ta bënte edhe atë përgjegjës për situatën.

    “Pra, planifikimi është kriminel. Kriminel. Pra, ti me nis një procedurë, edhe mbas 3 muajsh me dhënë me 364% mashtrim. Kjo ju tregon, jua jep juve një obligim, ministër. Që drejtorin e SSKUK-së, si të dilsh prej këtu me inicuar bordin edhe me largu prej aty. Ose të kundërtën, heshtja, mbrojtja. Neglizhimi ndaj këtij veprimi. Po ju bën përgjegjës edhe juve. Dhe unë unë sot s’po të bëj direkt përgjegjës. Mirëpo, në qoftë se ka neglizhencë dhe heshtje, do të vijë momenti që do të bëj përgjegjës direkt. Për një sistem i cili është duke abuzuar, dhe është tu gjakderdhë sa i përket aspektit financiar”r”, ka thënë ai.

    Burimi: Dukagjini

  • Nga dimri në verë, cilësi në çdo furnizim

    Nga dimri në verë, cilësi në çdo furnizim

    Stinët ndryshojnë, por nevoja për derivate cilësore mbetet e njëjtë. Nga mëngjeset e ftohta të dimrit deri te udhëtimet e gjata verore, Petrol Company ju shoqëron me përkushtim ndaj cilësisë dhe shërbimit.

    Pavarësisht nëse udhëtoni për punë, për pushime apo për nevojat e përditshme, në pikat e Petrol Company gjeni derivate cilësore dhe një ndalesë të përshtatshme për të vazhduar rrugën tuaj.

    Çdo stinë sjell plane të reja dhe arsye të tjera për të udhëtuar. Prandaj, zgjedhja e vendit ku furnizoheni është pjesë e kujdesit për veturën dhe udhëtimin tuaj. Me rrjetin e pikave në Kosovë, Petrol Company është pranë jush, duke e bërë furnizimin të lehtë dhe praktik.

    Me çmime konkurruese dhe shërbim të kujdesshëm, synojmë që çdo furnizim t’ju japë më shumë vlerë, në çdo kohë të vitit.

    Petrol Company – stinët ndryshojnë, cilësia mbetet.

  • If you come home, I kill you, Daddy threatens the girl in Gjilan, she leaves for Livoqi’s feather.

    A 19-year-old girl from Gjilan has left home after a threatening message her father allegedly sent her. The young woman had gone towards Livoqi’s feather, and her mother, concerned about the safety of the girl, had announced the police, who managed to find her. Father has been arrested and detained for 48 hours, the signal newspaper teaches.

    The event took place Thursday, November 12th, in Gjilan.

    According to information from the signal, victim A.E. The 19-year-old is suspected of having faced psychological violence from her father, a 48-year-old J.V.

    The situation has escalated around 18:50, when the suspect allegedly sent a telephone message to the girl, threatening to live if he returned home.

    Feared by the threat, the 19-year-old has left the apartment and has moved towards Livovic’s feather.

    Her mother, the R.E., announced the police, who took action on finding the girl and then took her to the station for an interview.

    Investigators have received statements from her daughter, mother and suspect who was interviewed in the presence of the defence attorney.

    According to police information, the 48-year-old is a person involved even before in cases of domestic violence.

    After the interview, with the State Prosecutor’s decision, he has been detained for 48 hours.

    The case has been initiated for criminal acts …

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • “Nëse kthehesh në shtëpi, të vras” – babai kërcënon vajzën në Gjilan, ajo largohet drejt pendës së Livoqit

    “Nëse kthehesh në shtëpi, të vras” – babai kërcënon vajzën në Gjilan, ajo largohet drejt pendës së Livoqit

    “Nëse kthehesh në shtëpi, të vras” – babai kërcënon vajzën në Gjilan, ajo largohet drejt pendës së Livoqit

    Një vajzë 19-vjeçare nga Gjilani është larguar nga shtëpia pas një mesazhi kërcënues që dyshohet se ia kishte dërguar babai i saj. E reja kishte shkuar drejt pendës së Livoqit, ndërsa nëna e saj, e shqetësuar për sigurinë e vajzës, kishte njoftuar Policinë, e cila arriti ta gjente. Babai është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë, mëson Gazeta Sinjali.

    Ngjarja ka ndodhur të enjten, më 12 nëntor, në Gjilan.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, viktima A.E. 19 vjeçare dyshohet se prej rreth një viti ishte përballur me dhunë psikologjike nga babai i saj, Xh.V. 48 vjeçar.

    Situata është përshkallëzuar rreth orës 18:50, kur i dyshuari dyshohet se i ka dërguar vajzës një mesazh telefonik, duke e kërcënuar me jetë nëse kthehej në shtëpi.

    E frikësuar nga kërcënimi, 19-vjeçarja është larguar nga banesa dhe ka shkuar drejt pendës së Livoqit.

    Nëna e saj, R.E., ka njoftuar Policinë, e cila ka ndërmarrë veprimet për gjetjen e vajzës dhe më pas e ka shoqëruar në stacion për intervistim.

    Hetuesit kanë marrë deklaratat e vajzës, nënës së saj dhe të dyshuarit, i cili është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

    Sipas informacioneve policore, 48-vjeçari është person i përfshirë edhe më parë në raste të dhunës në familje.

    Pas intervistimit, me vendim të Prokurorisë së Shtetit, ai është ndaluar për 48 orë.

    Rasti është iniciuar për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Kanosja”.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Ekskluzive | Mbi 3 kilogramë drogë, kokainë, ekstazi e armë në një banesë në Gjilan – ky është 27-vjeçari që po kërkohet nga Policia

    Ekskluzive | Mbi 3 kilogramë drogë, kokainë, ekstazi e armë në një banesë në Gjilan – ky është 27-vjeçari që po kërkohet nga Policia

    Ekskluzive | Mbi 3 kilogramë drogë, kokainë, ekstazi e armë në një banesë në Gjilan – ky është 27-vjeçari që po kërkohet nga Policia

    Një aksion i madh antidrogë është zhvilluar në Gjilan, ku Policia ka bastisur një banesë dhe ka zbuluar mbi tre kilogramë marihuanë, kokainë, amfetaminë, ekstazi, hashash dhe armë me municion. I dyshuari nuk është gjetur në banesë dhe tashmë është në kërkim policor, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, bëhet fjalë për Butrint Brestovcin, 27 vjeçar, i cili dyshohet për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme me substanca narkotike dhe posedim të paautorizuar të armëve.

    Aksioni është zhvilluar të enjten, më 12 nëntor, rreth orës 20:30, në zonën e rrugëve “Qarkore” dhe “Metush Krasniqi” në Gjilan.

    Hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Gjilan, pas informacioneve të siguruara në terren dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore, kanë ndërhyrë në banesën që shfrytëzohej nga i dyshuari.

    Operacioni është mbështetur edhe nga Njësia e Reagimit të Shpejtë nga Ferizaj.

    Gjatë bastisjes, Policia ka gjetur dhe sekuestruar: 3 kilogramë e 25 gramë marihuanë ,104.90 gramë amfetaminë, 64.60 gramë kokainë, 216.20 gramë tableta ekstazi, 47 gramë hashash, Katër cigare elektronike me përmbajtje THC dhe 35 mbushje, Një armë të gjatë Walther, 20 fishekë dhe tre karikatorë

    Në total, sasia e substancave të dyshuara narkotike të peshuara arrin në rreth 3.46 kilogramë, pa përfshirë përmbajtjen e cigareve elektronike.

    Megjithatë, gjatë ndërhyrjes policore, 27-vjeçari nuk është gjetur në banesë.

    Policia ka nisur kërkimet për lokalizimin e tij, ndërsa Prokuroria Themelore në Gjilan është përfshirë drejtpërdrejt në koordinimin e veprimeve hetimore.

    Rasti po hetohet për veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope ose analoge” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Olechka dhe Fero u zgjuan më të afërt se kurrë (VIDEO)

    Olechka dhe Fero u zgjuan më të afërt se kurrë (VIDEO)

    Olechka dhe Fero u zgjuan më të afërt se kurrë (VIDEO)

    Një moment mes Olechkës dhe Feron ka tërhequr vëmendjen e banorëve të Big Brother VIP Kosova.

    Dyshja kanë kaluar natën së bashku në një shtrat, ndërsa mëngjesin e sotëm janë parë duke qëndruar edhe më afër njëri-tjetrit.

    Në pamje, Fero shihet duke ia kapur dorën Olechkës, duke nxitur kështu vëmendje për raportin mes tyre.

    Për ta parë videon e plotë, klikoni më poshtë.

  • Zhurmë në lokale dhe vozitje në gjendje të dehur, policia ndëshkon tre persona në Ferizaj

    Zhurmë në lokale dhe vozitje në gjendje të dehur, policia ndëshkon tre persona në Ferizaj

    Zhurmë në lokale dhe vozitje në gjendje të dehur, policia ndëshkon tre persona në Ferizaj

    Policia ka shqiptuar gjoba ndaj tre personave në Ferizaj për kundërvajtje të ndryshme, përfshirë shkaktimin e zhurmës së tepërt në lokale dhe drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit.

    Sipas njoftimit të policisë, dy raste të shkaktimit të zhurmës janë evidentuar në rrugën “Kemajl Hetemi”.

    Në njërin rast, M.M. (52) është gjobitur me 300 euro, ndërsa në rastin tjetër L.D. (42) me 100 euro, transmeton Klankosova.tv.

    Ndërkaq, në rrugën “Driton Islami”, policia ka ndaluar një 26-vjeçare me inicialet M.XH., e cila drejtonte automjetin me 1.91 promilë alkool.

    Ajo është dënuar me 400 euro gjobë, si dhe me nëntë muaj ndalim të drejtimit të automjetit në territorin e Kosovës.

  • Rama: I arrestuari për tjetërsimin e pronave në Prishtinë nuk është zyrtar komunal

    Rama: I arrestuari për tjetërsimin e pronave në Prishtinë nuk është zyrtar komunal

    Rama: I arrestuari për tjetërsimin e pronave në Prishtinë nuk është zyrtar komunal

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas raportimeve për arrestimin e një personi të dyshuar për përfshirje në tjetërsimin e pronave në kryeqytet.

    Rama ka sqaruar se personi i arrestuar nuk është punonjës i Komunës së Prishtinës, por punonjës i Arkivit Ndërkomunal, institucion që funksionon në kuadër të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

    Sipas tij, ky institucion është në varësi të Ministrisë së Kulturës, prandaj raportimet që e paraqesin të dyshuarin si punonjës të Komunës së Prishtinës nuk janë të sakta.

    “Për sqarim, zyrtari i dyshuar për përfshirje në tjetërsimin e pronave në Prishtinë është punonjës i Arkivit Ndërkomunal, institucion që funksionon në kuadër të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, në varësi të MINISTRISË SË KULTURËS!”, ka shkruar Rama.

    Ai ka theksuar se për këtë arsye, raportimet për përkatësinë institucionale të personit të arrestuar duhet të korrigjohen.

  • ​Vitia pranon mungesat e barnave në Onkologji, “rreth 70 pacientë të Onkologjisë mbetën pa Palbociclib për gati nëntë javë”

    ​Vitia pranon mungesat e barnave në Onkologji, “rreth 70 pacientë të Onkologjisë mbetën pa Palbociclib për gati nëntë javë”

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar se rreth 70 pacientë të Klinikës së Onkologjisë nuk kanë marrë terapinë me “Palbociclib” në këtë klinikë për shkak të mungesës së barit, e cila ka zgjatur më pak se nëntë javë, duke u detyruar ta sigurojnë atë privatisht.

    Gjatë interpelancës në Kuvendin e Kosovës, Vitia ka raportuar edhe për mungesat e barnave të tjera onkologjike.

    Këto të dhëna Vitia i ka paraqitur duke iu përgjigjur deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Sala Jashari, e cila ngriti shqetësimin për mungesën e barnave esenciale dhe rastin e pacientes me kancer të gjirit, e cila kishte mbetur rreth katër muaj pa terapi dhe më pas kishte vdekur, raporton Kp.

    Lidhur me mungesën e “Palbociclibit”, Vitia ka sqaruar se ky medikament është përfshirë për herë të parë në listën e barnave esenciale në vitin 2025, ndërsa planifikimi fillestar ishte bërë për 40 pacientë, bazuar në kërkesat e Klinikës së Onkologjisë.

    “Në pyetjen e parë, medikamenti ‘Palbociclib’ është futur për herë të parë në Kosovë në listën e barnave esenciale për vitin 2025. Menjëherë kanë filluar përgatitjet për sigurimin e tij dhe, duke qenë medikamenti i sapo futur në listë, planifikimi është bërë sipas kërkesave që kanë qenë në klinikën e Onkologjisë deri në atë kohë.

    Në bazë të këtij planifikimi, është bërë planifikimi për 40 pacientë. Ministria e Shëndetësisë e ka kërkuar buxhetin shtesë në Ministrinë e Financave dhe kjo kërkesë është miratuar. Pas procedurave të nevojshme, kontrata është lidhur me datën 17 korrik dhe, në mes të muajit gusht, ka ardhur për herë të parë ky medikament në barnatoren qendrore në QKUK. Gjatë kësaj kohe është parë se ka kërkesa më të larta për këtë medikament, pasi që një pjesë e pacientëve të cilët e kanë siguruar më herët privatisht, duke mos qenë në listën e barnave esenciale, kur është futur ky bar në listën e barnave esenciale, kanë filluar normalisht ta kërkojnë këtë medikament në klinikën e Onkologjisë”, tha ai.

    Vitia ka theksuar se dyfishimi i kërkesave ka ndikuar që kontrata për këtë medikament të shpenzohet më shpejt sesa ishte planifikuar. Sipas tij, sasia e planifikuar për një vit është shpenzuar në nivelin 130 për qind brenda vetëm nëntë muajve.

    “Si pasojë e dyfishimit të kërkesave për këtë medikament, kontrata është shpenzuar 130 për qind sipas mundësive ligjore që na jep ligji dhe ajo që ishte planifikuar që për 1 vit të shpenzohej për 100 për qind, për shkak të dyfishimit të pacientëve që kanë kërkuar këtë bar, ka rezultuar me shpenzim prej 130 për qind për vetëm 9 muaj. Mundësia e hapjes së procedurës së re ka qenë e pamundur pa aprovimin e buxhetit. Pas hyrjes në fuqi të ligjit të buxhetit dhe transferit të mjeteve, menjëherë kanë filluar procedurat e reja tenderike, marrë parasysh shpenzimin e shpejtë të këtij medikamenti. Oferta e parë, fatkeqësisht, ka dështuar sepse nuk ka pasur asnjë ofertues. Menjëherë pas dështimit të ofertës së parë, është hapur tenderi përsëri me procedura tash të përshpejtuara dhe, me datën 30 korrik 2026, është lidhur kontrata dhe, me datën 18 gusht të këtij viti, ka filluar liferimi në barnatoren qendrore”, tha ai.

    Ministri i Shëndetësisë shpalosi raportin e SHSKUK-së, QKUK-së dhe Klinikës së Onkologjisë sesa pacientë kishin mbetur pa terapi.

    “Sipas raporteve nga SHSKUK QKUK dhe Klinika e onkologjisë numri i pacientëve që nuk kanë marrë terapinë në klinikë por që kanë siguruar në mënyrë private për shkak të mungesave është për pablociklib janë rreth 70 pacientë në mungesë pak më pak se nëntë javë. Për Bevacuzimab po ashtu kanë qenë rreth 70 pacientë, ka zgjatur 13 javë për shkak të përsëritjeve të procedurave për Dabrafinib janë 12 pacientë mungesa ka zgjatur 20 javë përsëritje. Bicotulamib janë rreth 70 pacientë mungesa ka qenë rreth 12 javë për shkak se nuk ka pasur ofertues. Surafenib 14 pacientë për tetë javë”, tha ai.

    Ndërkaq, deputetja e PDK-së, Sala Jashari, ka kritikuar Ministrinë e Shëndetësisë për mungesat e vazhdueshme të barnave, duke kërkuar përgjegjësi lidhur me rastin e pacientes që kishte mbetur katër muaj pa terapi.

    Jashari tha se pacientja nuk kishte pasur mundësi ta blinte vetë barin, për shkak të kostos që arrinte deri në 1 mijë e 800 euro.

    “Përveç betejës me sëmundjen, këta qytetarë detyrohen të përballen edhe me një betejë tjetër, atë për të siguruar barnat që mund ti shpëtojnë jetën, tua lehtësojnë dhimbjen dhe tu japin shpresë për shërim.. Kemi të bëjmë me një papërgjegjësi shtetërore që nuk mund të injorohet. Ajo kishte mbetur rreth katër muaj pa barin sepse mungonte në Onkologji dhe nuk kishte mundësi ta blinte sepse kostoja arrinte deri në 1 mijë e 800 euro, katër muaj pa barin që e ndihmon në terapinë e kancerit. Për ju mund të jetë vetëm një tender i vonuar por për atë grua ishin katër muaj pritje, ndërkohë që sëmundja nuk pret. Kush ka qenë në dijeni që ky bar ka munguar, çfarë zgjidhje i është ofruar asaj. Familjes së saj ia kemi borxh një përgjigje. Gjatë dy javëve të fundit kam takuar mjek e pacientë. Problemi i mungesës së barnave nuk ka filluar këtë muaj, ai po përsëritet prej vitesh”, tha Jashari. /kp/

  • Expulsive é Wa led two young people in Pristina, 41-year-old caught with AK-47 and ammunition ends in handcuffs

    Two young people have experienced moments of fear in Pristina, as a 41-year-old allegedly threatened by addressing a Kalashnikov. The suspect has left the scene, but was caught a little later by police, who have found an automatic AK-47 weapon and ammunition, learns exclusively the Signal Journal.

    The event took place on Thursday, November 12th, at around 10:45, on the streets of Zevhan Jacques Rousseau in Pristina.

    According to information provided by the signal, the suspect is… Avdullah Pajaziti41-year-old, while the case in the police has been denounced Egzon Maloch24 years old and Edonys Bilalli25 years old.

    The two young men have claimed that Pajaziti had fired a long firearm, which he had pointed at before leaving the scene.

    After the indictment, police units have started searching and have managed to locate the 41-year-old in the vicinity of the incident.

    During the search, police have located and seized an AK-47 automatic weapon, a caricator and eight calibre bullets 7.62 mm.

    At the scene, investigators and the Forenzice unit, who have carried out necessary actions and seized weapons with ammunition.

    According to police information, there were no shootings and no wounded persons during the incident. Two young men have claimed that the weapon was aimed at their threat.

    The State Prosecutor has been notified of the case, which has ordered the detention of suspects for 48 hours.

    Pajazit has initiated investigations into criminal acts of Canosya and possession, control or unauthorized possession of weapons.

    Note: The people mentioned in this news are considered innocent until their guilt is confirmed by court’s firm form.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal