
Policia ka shqiptuar gjoba ndaj tre personave në Ferizaj për kundërvajtje të ndryshme, përfshirë shkaktimin e zhurmës së tepërt në lokale dhe drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit.
Sipas njoftimit të policisë, dy raste të shkaktimit të zhurmës janë evidentuar në rrugën “Kemajl Hetemi”.
Në njërin rast, M.M. (52) është gjobitur me 300 euro, ndërsa në rastin tjetër L.D. (42) me 100 euro, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkaq, në rrugën “Driton Islami”, policia ka ndaluar një 26-vjeçare me inicialet M.XH., e cila drejtonte automjetin me 1.91 promilë alkool.
Ajo është dënuar me 400 euro gjobë, si dhe me nëntë muaj ndalim të drejtimit të automjetit në territorin e Kosovës.