Rrahje në tualetin e shkollës në Drenas – 14-vjeçari godet me grushte bashkëmoshatarin në fytyrë, përfundon në ndalim

Rrahje në tualetin e shkollës në Drenas – 14-vjeçari godet me grushte bashkëmoshatarin në fytyrë, përfundon në ndalim

Written by

in

Rrahje në tualetin e shkollës në Drenas – 14-vjeçari godet me grushte bashkëmoshatarin në fytyrë, përfundon në ndalim

Një përleshje mes dy nxënësve 14-vjeçarë në një shkollë të Drenasit ka përfunduar me lëndimin e njërit prej tyre dhe ndalimin e tjetrit nga Policia. Incidenti ka ndodhur brenda tualetit të shkollës, ku një mosmarrëveshje mes të miturve dyshohet se ka përshkallëzuar në dhunë fizike, mëson Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur të martën, më 10 nëntor, rreth orës 09:00, në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Abedin Bujupi”, në fshatin Arllat.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, nxënësi E.B., 14 vjeçar, ndodhej në tualetin e shkollës kur, pas një mosmarrëveshjeje, dyshohet se është sulmuar nga bashkëmoshatari i tij A.G.

Ky i fundit dyshohet se e ka goditur disa herë me grushte në fytyrë, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Rasti është denoncuar në Stacionin Policor në Drenas më 12 nëntor, dy ditë pas incidentit.

Pas njoftimit dhe konsultimit me Prokurorinë për të Mitur, ndaj nxënësit të dyshuar është urdhëruar masa e ndalimit.

Rasti është regjistruar për hetim në lidhje me veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali