During the Kosovo Assembly plenary session, Alliance Parliamentary Group chief Besnik Tahiri has addressed Parliament Speaker Albulen Haxhiu, demanding that the procedure be accelerated.
If there’s any possibility of a brief procedure, you and yours have a complete concession, Tahiri told the Speaker of the Parliament.
Meanwhile, Haxhi responded in a mood: I can’t do it sooner than that, except when we’ve chosen the president.
This can’t be done sooner unless we have elected the president. That session was much seen and much commented on our speed we had and done very well, she said.
The response of the Speaker of the Parliament caused laughter in the Assembly Hall.
Gjatë seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, i është drejtuar kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, duke kërkuar që procedura të përshpejtohet.
“Nëse ka mundësi procedurën me shkurtu, tu e ditë që ka koncensus të plotë”, i tha Tahiri kryetares së Kuvendit.
Ndërkaq, Haxhiu iu përgjigj me humor: “Më shpejt se kaq s’mund ta bëj, përveç se kaq kur e kemi zgjedh presidenten”.
“Më shpejt se kaq nuk mund të bëhet, përveç kur e kemi zgjedhur presidenten. Ajo seancë u shikua shumë dhe u komentua shumë për shpejtësinë tonë që kemi pasur dhe kemi bërë shumë mirë”, tha ajo.
Përgjigjja e kryetares së Kuvendit shkaktoi të qeshura në sallën e Kuvendit.
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), pas propozimit të ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Dren Paca, ka marrë vendim për emërimin e përkohshëm të drejtuesve të tri departamenteve të kësaj prokurorie.
Në bazë të vendimit, Departamenti për Krime të Organizuar do të udhëhiqet nga Kastriot Mema, Departamenti për Korrupsion nga Rafet Halimi, ndërsa përgjegjësia për Departamentin për Terrorizëm i është besuar Bekim Kodraliut.
Gjatë diskutimit para miratimit të vendimit, anëtari i KPK-së, Milot Krasniqi, ka shprehur kundërshtimin e tij lidhur me caktimin e Kastriot Memës në krye të Departamentit për Krime të Organizuar. Ai ka përmendur kriterin që parasheh se prokurori duhet të ketë së paku dy vjet përvojë pune në këtë departament.
Nga ana tjetër, kryesuesi i KPK-së ka sqaruar se bëhet fjalë për emërime të përkohshme, të cilat do të mbeten në fuqi deri në marrjen e një vendimi të ri nga Këshilli.
Drejtoria e Hapësirave Publike dhe Parqeve ka njoftuar se Hajvalia është bërë me një park të ri rekreativ, i cili shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 3,800 metrash katrorë.
Sipas njoftimit të kësaj drejtorie, parku i ri përfshin tri kënde rekreative, fushë basketbolli, shtigje për ecje dhe vrapim, si dhe sipërfaqe të gjelbëruara.
Ky projekt synon të krijojë më shumë mundësi për aktivitete sportive, rekreacion dhe kalim të kohës në natyrë për qytetarët e të gjitha moshave.
“Hajvalia me park të ri rekreativ! Rreth 3,800 m² hapësirë e re për lojë, sport, ecje dhe rekreacion!”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Hapësirave Publike dhe Parqeve.
Tutje, nga kjo drejtori kanë theksuar rëndësinë e shtimit të hapësirave të gjelbra dhe rekreative në lagjet e kryeqytetit. /Telegrafi/
Një grup prej 53 vendesh dhe organizatash, përfshirë Turqinë, i ka kërkuar Izraelit të lejojë akses të shpejtë dhe të papenguar humanitar në Gaza.
Sarah MacIntosh, përfaqësuesja e përhershme e Mbretërisë së Bashkuar në OKB, dha një deklaratë të enjten në emër të bashkënënshkruesve të Thirrjes së Gazës për Veprim mbi Aksesin Humanitar dhe Shëndetin, të udhëhequr nga Mbretëria e Bashkuar, Katari dhe Jordania.
“Plani gjithëpërfshirës i paqes, i miratuar nga Rezoluta 2803 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, parashikon hyrjen e menjëhershme në Gaza të ndihmës së plotë humanitare në nivele jo më të ulëta se ato të dakordësuara më 19 janar 2025. Kjo ende nuk është realizuar”, tha MacIntosh në një konferencë shtypi në selinë e OKB-së.
Ajo vuri në dukje se që nga armëpushimi i tetorit 2025, “progresi për të përmirësuar situatën humanitare është i mundur kur vullneti politik e lejon”, por tha se “ndërsa dimri po afron, shumë njerëz në Gaza janë ende pa strehim të përshtatshëm dhe rrezikojnë ekspozimin ndaj hipotermisë, infeksioneve të frymëmarrjes, sëmundjeve të transmetuara nga uji dhe sëmundjeve të tjera të parandalueshme”.
“Pas zgjedhjeve në Izrael, ne përsërisim thirrjen tonë drejtuar qeverisë së ardhshme të Izraelit për të lejuar dhe lehtësuar qasjen e shpejtë dhe të papenguar humanitare në të gjithë Gazën dhe përmes të gjitha kalimeve dhe rrugëve tokësore të disponueshme”, tha ajo.
MacIntosh i kërkoi Izraelit të rivendosë “rrugën e referimit mjekësor në spitalet në Jerusalemin Lindor dhe Bregun Perëndimor”, të “hapë dhe përshpejtojë hetimet transparente penale për sulmet kundër punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe humanitarë” dhe të “lejojë delegacionet e larta ndërkombëtare dhe gazetarët të hyjnë në Gaza”.
Duke premtuar mbështetje për përpjekjet e ndihmës, ajo tha: “Vendet e mbledhura këtu sot angazhohen të mbështesin përpjekjet humanitare në Gaza duke ofruar mbështetje për përpjekjet urgjente të përgatitjes për dimër, duke përfshirë strehimin, ujin, kanalizimet dhe furnizimet shëndetësore për të zvogëluar vuajtjet dhe për të zbutur rreziqet e shëndetit publik”. /Telegrafi/
Lavdim Pireva, Shkumbin Pireva dhe Bardh Maxhuni analizojnë sfidat ndaj Izraelit dhe Irlandës, listën e Franco Fodës, rikthimet dhe mungesat në Kombëtare, si dhe zhvillimet e fundit rreth përfaqësueses së Kosovës.
Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, pjesë e diskutimit janë gazetarët e Telegrafit, Lavdim Pireva, Shkumbin Pireva dhe Bardh Maxhuni, të cilët sjellin analizat e tyre për zhvillimet e fundit te Kombëtarja e Kosovës.
Në fokus të kësaj bisede janë dy ndeshjet e fundit të Dardanëve në grup, fillimisht ndaj Izraelit në Prishtinë dhe më pas kundër Irlandës në Dublin. Gazetarët diskutojnë rëndësinë e këtyre përballjeve, objektivat e përfaqësueses dhe mundësitë që ka Kosova për ta mbyllur me sukses këtë edicion.
Një pjesë e rëndësishme e diskutimit i kushtohet listës prej 27 futbollistësh të publikuar nga përzgjedhësi Franco Foda. Në veçanti, vëmendje marrin tri prurjet e reja, Lindrit Kamberi, Bleon Kurtulus dhe Enis Rexhepi, si dhe mundësitë që ata të kenë për të debutuar me fanellën dardane.
Gazetarët analizojnë gjithashtu rikthimin e Elvis Rexhbeçajt dhe Kreshnik Hajrizit, mungesat e Valmir Matoshit, Erblin Osmanit dhe Lumbardh Dellovës. Në diskutim përfshihen edhe dilemat taktike të Fodës, nga përdorimi i dy sulmuesve, Vedat Muriqi dhe Fisnik Asllani, deri te roli që duhet të kenë Edon Zhegrova dhe Milot Rashica.
Një tjetër temë me interes është kundërshtari i radhës, Izraeli, pikat e forta të tij dhe futbollistët që mund ta rrezikojnë mbrojtjen e Kosovës, si dhe sfida e vështirë që e pret përfaqësuesen në Dublin ndaj Irlandës.
Në këtë episod nuk mungojnë as zhvillimet rreth prurjeve të reja për Kombëtaren. Gazetarët ndalen te ekskluzivja e Telegrafit për vendimin e talentit Lutfi Dalipi për ta përfaqësuar Kosovën, një tjetër lajm i rëndësishëm për të ardhmen e Dardanëve.
Nga analiza e dy ndeshjeve të fundit, te zgjedhjet e Franco Fodës dhe emrat e rinj që mund t’i bashkohen projektit të Kosovës, ky episod sjell një diskutim të gjerë për momentin aktual dhe pritshmëritë nga përfaqësuesja.
Episodin e plotë të “Arena e Yjeve” mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube. /Telegrafi/
There has been a court investigation of Ilir Abdullah, known as Lizaı, and the Abdullah Beatdown, known as Rrumqi, charged with the serious murder of police official Triumf Riza. Following the final words held on November 13th at the Constitutional Court in Pristina, the court appointed the court to declare the indictment for another date, the Signal newspaper reports.
The special prosecution demanded that both indictees be convicted and sentenced to prison. In the final address, the prosecutor referred to the witness D2, who, according to her, had claimed to have seen both of the accused with large red bags and that she had seen arms barrels too.
This stuff became shit, said the Abdullah beat. According to him, turning the matter three times into retrial is bad for the state as well. He demanded that, no matter what the court decides, the matter will not return to the retrial. Abdullah claimed he is being charged as an unequivocal participant.
Ilir Abdullah, meanwhile, said he has spent about three and a half years in custody and that during that time he has awakened from sleep with a clear conscience.
Triumf Riza was killed on 30 August 2007 in Pristina. According to the indictment, Ilir and Beating Abdullah are accused of taking part in the killings in co-ordination with Arben Berisha, Fitim Avdiu and Enver Sekiraqan. The prosecution claims that revenge was the motive after an earlier clash between Riza and Sekiraqa.
Note. The accused are declared innocent until their guiltyness is proven by bias of form.
The signal where the truth speaks before the news!
Ka përfunduar shqyrtimi gjyqësor ndaj Ilir Abdullahut, i njohur si “Liza”, dhe Rrahim Abdullahut, i njohur si “Rrumqi”, të akuzuar për vrasjen e rëndë të zyrtarit policor Triumf Riza. Pas fjalëve përfundimtare të mbajtura më 13 nëntor në Gjykatën Themelore në Prishtinë, trupi gjykues e caktoi shpalljen e aktgjykimit për një datë tjetër, raporton Gazeta Sinjali.
Prokuroria Speciale kërkoi që të dy të akuzuarit të shpallen fajtorë dhe të dënohen me burgim. Në fjalën përfundimtare, prokurorja iu referua dëshmitarit D2, i cili, sipas saj, kishte deklaruar se i kishte parë të dy të akuzuarit me thasë të mëdhenj të kuq dhe se kishte parë edhe tyta armësh.
“Kjo lëndë u bë bajat”, tha Rrahim Abdullahu. Sipas tij, kthimi i çështjes tri herë në rigjykim është i keq edhe për shtetin. Ai kërkoi që, çfarëdo vendimi që të marrë gjykata, lënda të mos kthehet sërish në rigjykim. Abdullahu pretendoi se po akuzohet si pjesëmarrës pa fakte.
Ilir Abdullahu, ndërkaq, tha se ka kaluar rreth tre vjet e gjysmë në paraburgim dhe se gjatë kësaj kohe është zgjuar nga gjumi me ndërgjegje të pastër.
Triumf Riza u vra më 30 gusht 2007 në Prishtinë. Sipas aktakuzës, Ilir dhe Rrahim Abdullahu akuzohen se morën pjesë në vrasje në bashkëkryerje me Arben Berishën, Fitim Avdiun dhe Enver Sekiraqën. Prokuroria pretendon se motivi ishte hakmarrja pas një përleshjeje të mëhershme mes Rizës dhe Sekiraqës.
Shënim. Të akuzuarit prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me aktgjykim të formës së prerë.