Blog

  • Haxhiu pranon raportin vjetor të Institutit të Krimeve të Luftës

    Haxhiu pranon raportin vjetor të Institutit të Krimeve të Luftës

    Përmes një postimi, Haxhiu ka bërë të ditur se gjatë takimit është njoftuar për punën e Institutit gjatë këtij viti, me theks të veçantë në procesin e verifikimit të të dhënave për secilën viktimë të luftës.

    Ajo ka rikujtuar se në bazë të këtyre të dhënave është hartuar lista preliminare e viktimave të luftës, e publikuar në muajin korrik.

    “Për herë të parë, institucionet e Republikës së Kosovës i kanë regjistruar viktimat e luftës një nga një, duke u mbështetur në dokumente dhe dëshmi të verifikuara”, ka shkruar Haxhiu.

    Ajo ka theksuar se Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë ta mbështesë punën e Institutit, ndërsa ka shprehur mirënjohje për drejtorin Hetemi dhe stafin për profesionalizmin dhe përkushtimin në dokumentimin e krimeve të luftës.

     

    Burimi: RTKLive

  • Olechkës i mungon qeni, por nuk dorëzohet (VIDEO)

    Olechkës i mungon qeni, por nuk dorëzohet (VIDEO)

    Olechkës i mungon qeni, por nuk dorëzohet (VIDEO)

    Olechka ka treguar se gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5 po i mungon shumë qeni i saj.

    Ajo, duke iu drejtuar kamerës, ka përshëndetur edhe familjarët e saj, të cilëve u ka thënë se nuk duhet të presin ta shohin për një kohë të gjatë.

    “Ju dua, më mungoni, por mos pritni të më shihni, se minimumi tre muaj jam këtu”, u shpreh ajo.

    Përmes kësaj deklarate, Olechka la të kuptohet se synon të qëndrojë në garë deri në finalen e këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova.

    Detajet në videon e mëposhtme:

  • PSRK kërkoi avancimin e shtatë prokurorëve, KPK shpall konkurs për katër pozita

    PSRK kërkoi avancimin e shtatë prokurorëve, KPK shpall konkurs për katër pozita

    PSRK kërkoi avancimin e shtatë prokurorëve, KPK shpall konkurs për katër pozita

    Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Dren Paca, ka kërkuar shpalljen e konkursit për avancimin e shtatë prokurorëve në pozita të lira.

    Por, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka vendosur të shpallë konkurs për vetëm katër pozita.

    Paraprakisht, kryesuesi i KPK-së, Arian Gashi, bëri të ditur se kërkesa e ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të PSRK-së ishte për avancimin e shtatë prokurorëve.

    Ai tha se gjatë shqyrtimit të kësaj kërkese duhet të merret parasysh edhe fakti se mungesë të prokurorëve ka edhe në prokuroritë e tjera, raporton Betimi për Drejtësi.

  • Bastisje në rrethinë të Gostivarit, gjendet drogë - tre persona privohen nga liria

    Bastisje në rrethinë të Gostivarit, gjendet drogë – tre persona privohen nga liria

    MPB Maqedoni njofton se dje (12.11.2026), në orën 20:35, në fshatin Çegran, në rrethinë të Gostivarit, nëpunës policorë të Zyrës së Jashtme për Çështje Kriminalistike në Gostivar e kanë privuar nga liria H.S. (26), nga fshati Çegran.

    Gjatë kontrollit të automjetit të udhëtarëve „Mitsubishi“, me targa të Gostivarit, të cilin e drejtonte, është gjetur dhe konfiskuar një lëndë pluhurore e bardhë. Më pas, me urdhër gjykate, është realizuar bastisje në shtëpinë e tij, me ç’rast, gjithashtu, është gjetur dhe konfiskuar një lëndë pluhurore e bardhë.

    “Gjatë ndërmarrjes së veprimeve zyrtare, para shtëpisë së H.S., me automjet udhëtarësh „BMW“, me targa të Gostivarit, janë afruar V.Ç. (24) dhe A.N. (35), të dy nga fshati Çegran, me ç’rast kanë tentuar t’i godasin me automjet nëpunësit policorë dhe u kanë bërë kërcënime me jetë, pas çka kanë ikur, por shumë shpejt, pas ndërmarrjes së masave, janë gjetur dhe privuar nga liria. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojnë kallëzime përkatëse”, thonë nga MPB.

  • Kosova përballet me erëra të forta, raportohen dëme në Deçan, Prizren, Mitrovicë e Drenas

    Kosova përballet me erëra të forta, raportohen dëme në Deçan, Prizren, Mitrovicë e Drenas

    Erërat e fuqishme që kanë përfshirë Kosovën nga mbrëmja e së enjtes kanë shkaktuar dëme në disa komuna, ndërsa autoritetet komunale u kanë bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar.

    Në Deçan, ekipet emergjente kanë intervenuar gjatë gjithë natës, ndërsa angazhimi për sanimin e dëmeve po vazhdon edhe gjatë ditës së sotme.

    Komuna ka bërë të ditur se në terren janë ekipet e Ndërmarrjes Publike Lokale “Higjiena” dhe Njësisë së Zjarrfikësve, ndërsa po mbështeten edhe ekipet e KEDS-it për sanimin e shtyllave elektrike të dëmtuara në Voksh, Drenoc, Gllogjan, Shaptej, Strellc, Gramaçel dhe vendbanime të tjera.

    Dëme nga erërat e fuqishme janë raportuar edhe në Prizren. Në rrugën “Emin Pasha” ka nisur shembja e një shtëpie, ndërsa shqetësime janë ngritur edhe për kulmin e objektit të Administratës Komunale, ku, sipas asamblistit Petrit Hoxhaj, disa pjesë të tij kanë filluar të shkëputen, raporton Telegrafi.

    Po ashtu, në rrugën Prizren–Nashec është raportuar për rrëzimin e një shtylle. Për shkak të erërave me intensitet të lartë, Kalaja e Prizrenit është mbyllur për vizitorë gjatë ditës së sotme, si masë parandaluese për mbrojtjen e tyre.

    Ndërkohë, në fshatin Bare të Mitrovicës janë raportuar dëme materiale si pasojë e erërave të fuqishme. Për këtë situatë ka raportuar mediumi lokal Mitropol, por deri më tani nuk janë bërë të ditura hollësi për përmasat e dëmeve dhe numrin e banorëve të prekur.

    Edhe në Drenas janë evidentuar dëme në objekte. Sipas njoftimit të komunës, në rrugën “Adem Mulaj”, afër parkingut, është shkëputur dhe ka rënë një pjesë e kulmit të një ndërtese, ndërsa dëmtime serioze janë vërejtur edhe në kulmin e objektit të çerdhes së vjetër, ku ekziston rreziku i shkëputjes së pjesëve të tjera.

    Në anën tjetër, kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes gjatë lëvizjes dhe qëndrimit në hapësira të hapura.

    Ai ka këshilluar qytetarët që të shmangin qëndrimin pranë drunjve të lartë dhe objekteve të paqëndrueshme, të sigurojnë sendet në oborre e ballkone dhe të mos parkojnë automjetet pranë drunjve apo objekteve që mund të paraqesin rrezik.

    Autoritetet kanë apeluar për kujdes të shtuar, veçanërisht në zonat ku janë evidentuar dëme, për shkak të rrezikut nga kulmet, shtyllat elektrike, drunjtë dhe materialet që mund të shkëputen nga era. /Telegrafi/

  • Perez does not surrender to Olyse’s transfer, prepare the big blow for 2027

    Perez does not surrender to Olyse’s transfer, prepare the big blow for 2027

    Real Madrid continues to keep Michael Olysen on radar, with President Florentino Perez hoping to find an opportunity to transfer Bayern Munich’s star to the summer of 2027.

    According to reports by the French newspaper L’Equipe, the management of the Madrilen club continues to be interested in the services of 24-year-old assailant, who has contracts with Bayern Munichun until June 2029.

    However, the realisation of this move will also depend on the situation of Winnicius Junior in Santiago Bernabeu.

    Real Madrid’s interest in Olysen is not new. The Spanish club had reviewed the possibility of his transfer during the past summer, but Bayern Munichu had refused to enter the negotiations.

    Perez does not surrender to Olyse’s transfer, prepare the big blow for 2027

    According to reports, bavarese leaders had even made it clear that not even a 500m euro offer would change their attitudes.

    Finally, Real Madrid decided to invest in Yan Diomande, transferred by RB Leipzig. The attacker from Côte d’Ivoire has gained more space in recent matches, giving the Madrillians an additional alternative to the offensive department during Winnicius’ absence.

    However, Olyse continues to be one of the most popular footballers of the royal club.

    According to L’Equipe, even Kylian Mbppee, Ibrahima Konate, and Eduardo Camavinga, during gatherings with France’s representative, have talked with their countrymen about the possibility of moving to Madrid.

    Olyse’s presentations in Germany are another reason why Bayerni wants to keep him on the team as long as possible. The Frenchman last season recorded 15 goals and 19 assistings in Bundesliga, while even in the current edition, he continues to be one of the team’s leading players.

    For this very reason, Bayern Munichu is already preparing to offer him a new contract. The club’s executive director, Jan-Christian Dreesen, has confirmed that the footballer’s future will be discussed with him, while the management’s intention is to ensure his continuation before the actual contract enters the last two years.

    Olise’s value in the transfer market is estimated at around 180m euros, while a possible deal could exceed 200m euros. The Frenchman joined Bayerni in 2024 by Crystal Palace for about 53m euros, and his contract contains no release clauses.

    The future of Winnicius Junior may also have an important role in this matter. Brazil has contracts with Real Madrid until 2032, but differences in competition for a country in formation may affect its situation.

    If he decides to leave the club, the civilians can review their strategy for the offensive department and consider Olyse’s transfer more seriously.

    Thus, the summer of 2027 may be the moment when Real Madrid will again try to provide French services.

    If Baiern Munichu fails to persuade him to renew the contract, the Spanish club may see an opportunity to open negotiations, even though the bavarrez have no reason to rush for the sale of one of their stars. /Telegraphy/

  • Perez nuk dorëzohet për transferimin e Olises, përgatit goditjen e madhe për vitin 2027

    Perez nuk dorëzohet për transferimin e Olises, përgatit goditjen e madhe për vitin 2027

    Real Madridi vazhdon ta mbajë në radar Michael Olisen, me presidentin Florentino Perez që shpreson të gjejë një mundësi për ta transferuar yllin e Bayern Munichut në verën e vitit 2027.

    Sipas raportimeve të gazetës franceze L’Equipe, drejtuesit e klubit madrilen vazhdojnë të jenë të interesuar për shërbimet e sulmuesit 24-vjeçar, i cili ka kontratë me Bayern Munichun deri në qershor të vitit 2029.

    Megjithatë, realizimi i këtij transferimi do të varet edhe nga situata e Vinicius Juniorit në ‘Santiago Bernabeu’.

    Interesimi i Real Madridit për Olisen nuk është i ri. Klubi spanjoll kishte shqyrtuar mundësinë e transferimit të tij edhe gjatë verës së kaluar, por Bayern Munichu nuk kishte pranuar të hynte në negociata.

    Perez does not surrender to Olyse’s transfer, prepare the big blow for 2027

    Madje, sipas raportimeve, drejtuesit bavarezë kishin bërë të qartë se as një ofertë prej 500 milionë eurosh nuk do t’i ndryshonte qëndrimet e tyre.

    Në fund, Real Madridi vendosi të investojë te Yan Diomande, i transferuar nga RB Leipzig. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë ka fituar më shumë hapësira në ndeshjet e fundit, duke u dhënë madrilenëve një alternativë shtesë në repartin ofensiv gjatë mungesës së Viniciusit.

    Megjithatë, Olise vazhdon të jetë njëri prej futbollistëve më të pëlqyer nga drejtuesit e klubit mbretëror.

    Sipas L’Equipe, edhe Kylian Mbappe, Ibrahima Konate dhe Eduardo Camavinga, gjatë grumbullimeve me Përfaqësuesen e Francës, kanë biseduar me bashkëkombësin e tyre për mundësinë e transferimit në Madrid.

    Paraqitjet e Olises në Gjermani janë një tjetër arsye pse Bayerni dëshiron ta mbajë sa më gjatë në skuadër. Francezi sezonin e kaluar regjistroi 15 gola dhe 19 asistime në Bundesliga, ndërsa edhe në edicionin aktual vazhdon të jetë një prej lojtarëve kryesorë të ekipit.

    Pikërisht për këtë arsye, Bayern Munichu tashmë po përgatitet t’i ofrojë atij një kontratë të re. Drejtori ekzekutiv i klubit, Jan-Christian Dreesen, ka konfirmuar se e ardhmja e futbollistit do të diskutohet me të, ndërsa synimi i drejtuesve është të sigurojnë vazhdimësinë e tij përpara se kontrata aktuale të hyjë në dy vitet e fundit.

    Vlera e Olises në tregun e transferimeve vlerësohet rreth 180 milionë euro, ndërsa një marrëveshje e mundshme mund të kalojë shifrën e 200 milionë eurove. Francezi iu bashkua Bayernit në vitin 2024 nga Crystal Palace për rreth 53 milionë euro dhe kontrata e tij nuk përmban klauzolë lirimi.

    Një rol të rëndësishëm në këtë çështje mund të ketë edhe e ardhmja e Vinicius Juniorit. Braziliani ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2032, por ndryshimet në konkurrencën për një vend në formacion mund të ndikojnë në situatën e tij.

    Nëse ai vendos të largohet nga klubi, madrilenët mund ta rishikojnë strategjinë e tyre për repartin ofensiv dhe ta konsiderojnë më seriozisht transferimin e Olises.

    Kështu, vera e vitit 2027 mund të jetë momenti kur Real Madridi do të provojë sërish të sigurojë shërbimet e francezit.

    Nëse Bayern Munichu nuk arrin ta bindë atë për rinovimin e kontratës, klubi spanjoll mund të shohë një mundësi për të hapur negociatat, edhe pse bavarezët nuk kanë asnjë arsye të nxitojnë për shitjen e një prej yjeve të tyre. /Telegrafi/

  • Problemet me qasje në Microsoft, AKSK u bën thirrje përdoruesve të tregojnë kujdes të shtuar

    Problemet me qasje në Microsoft, AKSK u bën thirrje përdoruesve të tregojnë kujdes të shtuar

    Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike e Shqipërisë (AKSK) ka bërë të ditur se në disa rajone po konstatohen probleme me qasjen dhe funksionimin e shërbimeve Outlook, Teams dhe Azure.

    AKSK thekson se sipas informacionit të raportuar nga Microsoft, ndërprerjet janë pasojë e ngarkesës së lartë në infrastrukturën e kompanisë dhe nuk lidhen me një incident kibernetik.

    Megjithatë, AKSK thekson se kjo situatë mund të shfrytëzohet nga aktorë keqdashës për të mashtruar përdoruesit, duke ofruar ndihmë të rreme për rikthimin e aksesit në shërbime.

    AKSK u bën thirrje përdoruesve të tregojnë kujdes të shtuar ndaj:

    ▪ Email-eve që kërkojnë “rivendosje të fjalëkalimit Microsoft”.

    ▪ SMS-ve për “llogari të bllokuar” dhe kërkojnë veprime të menjëhershme.

    ▪ Telefonatave nga persona që paraqiten si “IT support” dhe ofrojnë ndihmë për rikthimin e aksesit.

    Për të mbrojtur të dhënat dhe llogaritë tuaja, AKSK rekomandon:

    ▪ Mos klikoni lidhje të dyshimta për hyrje në llogari apo rivendosje fjalëkalimi. Aksesoni shërbimet drejtpërdrejt përmes faqeve ose aplikacioneve zyrtare.

    ▪ Mos ndani fjalëkalime, kode verifikimi apo të dhëna të tjera konfidenciale dhe mos u jepni akses në pajisjet tuaja personave të paverifikuar.

    ▪ Verifikoni çdo kërkesë për ndërhyrje teknike me stafin IT të institucionit ose kompanisë suaj.

    ▪ Informoni stafin për rrezikun e këtyre mashtrimeve dhe kontrolloni masat e parashikuara në planin e vazhdimësisë së punës, përfshirë aksesin në kopjet rezervë të dokumenteve kritike dhe përdorimin e kanaleve alternative të komunikimit. /Telegrafi/


  • The exclusives allegedly threatened Ramiz Ladrovci in the courtroom, police declared him on the run, captured at Pristina Airport.

    An alleged case of rowing against Drinas Chairman Ramiz Ladrovci has ended with the ban on a 48-year-old at Pristina Airport. The suspect had been declared in police search after allegedly threatening Ludrovci during a court hearing at the Pristina Foundation Court, the branch in Drenas, teaches exclusively the Signal newspaper.

    According to the information the signal provided, it’s about Brian Sinan, 48 years old, who allegedly on September 7th 2026 had landed the chairman of Drenas during the development of a court hearing.

    The case is officially initiated on 11 October by the Investigation Unit in Pristina, in co-ordination with the Founding Prosecutor in Pristina.

    Following initial investigative actions, with instructions from the Prosecutor, Sinan was placed in police search with the aim of securing his presence for interview.

    On Thursday, November 12th, the suspect has been detained by Border Police at Pristina Airport.

    After the ban, he has been escorted to the offices of the investigative unit in Pristina, where he was interviewed in the presence of the defence attorney appointed under official office.

    After the interview, at the order of the State Prosecutor, 48-year-old has been released in regular procedure.

    The case is being handled for criminal work ‘%Canosya

    Note: The people mentioned in this news are considered innocent until their guilt is confirmed by court’s firm form.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Ekskluzive | Dyshohet se kërcënoi Ramiz Lladrovcin në sallën e gjyqit – Policia e shpalli në kërkim, kapet në Aeroportin e Prishtinës

    Ekskluzive | Dyshohet se kërcënoi Ramiz Lladrovcin në sallën e gjyqit – Policia e shpalli në kërkim, kapet në Aeroportin e Prishtinës

    Ekskluzive | Dyshohet se kërcënoi Ramiz Lladrovcin në sallën e gjyqit – Policia e shpalli në kërkim, kapet në Aeroportin e Prishtinës

    Një rast i dyshuar i kanosjes ndaj kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka përfunduar me ndalimin e një 48-vjeçari në Aeroportin e Prishtinës. I dyshuari ishte shpallur në kërkim policor pas dyshimeve se e kishte kërcënuar Lladrovcin gjatë një seance gjyqësore në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Dega në Drenas, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, bëhet fjalë për Blerim Sinanin, 48 vjeçar, i cili dyshohet se më 7 shtator 2026 kishte kanosur kryetarin e Drenasit gjatë zhvillimit të një seance gjyqësore.

    Rasti është iniciuar zyrtarisht më 11 tetor nga Njësia e Hetimeve në Prishtinë, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

    Pas veprimeve fillestare hetimore, me udhëzim të Prokurorisë, Sinani ishte vendosur në kërkim policor me qëllim sigurimin e pranisë së tij për intervistim.

    Të enjten, më 12 nëntor, i dyshuari është ndaluar nga Policia Kufitare në Aeroportin e Prishtinës.

    Pas ndalimit, ai është shoqëruar në zyrat e njësisë hetimore në Prishtinë, ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare.

    Pas intervistimit, me urdhër të Prokurorisë së Shtetit, 48-vjeçari është liruar në procedurë të rregullt.

    Rasti po trajtohet për veprën penale “Kanosja”

    Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali