Blog

  • Më shumë se dy orë të ngujuar, banorët e Arbanës së Prizrenit denoncojnë në Sinjal: Askush nga institucionet nuk po na përgjigjet

    Më shumë se dy orë të ngujuar, banorët e Arbanës së Prizrenit denoncojnë në Sinjal: Askush nga institucionet nuk po na përgjigjet

    Më shumë se dy orë të ngujuar, banorët e Arbanës së Prizrenit denoncojnë në Sinjal: Askush nga institucionet nuk po na përgjigjet

    Një sinjalizues i është drejtuar Gazetës Sinjali për të raportuar se banorët në rrugën “Ramadan Thaqi”, në lagjen Arbana të Prizrenit, kanë mbetur të bllokuar për më shumë se dy orë.

    Sipas tij, pavarësisht pritjes së gjatë, deri më tani nuk kanë marrë përgjigje nga asnjë institucion shtetëror.

    “Ka më shumë se dy orë që jemi të ngujuar dhe asnjë institucion shtetëror nuk po na përgjigjet”, ka thënë sinjalizuesi për Sinjalin.

    Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, nuk dihen arsyet e bllokimit dhe nëse institucionet përgjegjëse kanë ndërmarrë ndonjë veprim për zgjidhjen e situatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Cocaine, amphetamine and ecstasy, police find narcotic substance during a search at a settlement in Gjilan-a suspect on the run

    Kosovo police have announced that during the search at a settlement in Gjilan, they have found narcotics.

    The case occurred on Metush Krasniqi’s street in Gjilan, on 12,11,2026, 20:30.

    During the search of the settlement of Kosovo’s male suspect, it has been found and seized: 64.60 grams of narcotics, allegedly of cocaine type, 104.9 grams, allegedly to be amphetamines, 3025.20 grams suspected of being marijuana, 216.20 grams, allegedly to be ecstasy tablets, 47 grams, allegedly has been hashish, 4 pieces of electric cigarettes with their 35 warheads, a pistol, three carators and 20 bullets, the report said.

    The suspect is on the run, meanwhile, the case is being investigated. /Telegraphy/

  • Kokainë, amfetaminë e ekstazi, Policia gjen substancë narkotike gjatë kontrollit në një vendbanim në Gjilan – i dyshuari në arrati

    Kokainë, amfetaminë e ekstazi, Policia gjen substancë narkotike gjatë kontrollit në një vendbanim në Gjilan – i dyshuari në arrati

    Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në një vendbanim në Gjilan ka gjetur substanca narkotike.

    Rasti ka ndodhur në rrugën “Metush Krasniqi” në Gjilan, më 12.11.2026 – 20:30.

    “Gjatë kontrollit të vendbanimit të të dyshuarit mashkull kosovar, janë gjetur dhe sekuestruar: 64.60 gramë substancën narkotike, dyshohet të jetë e llojit kokainë, 104.9 gramë, dyshohet të jetë amfetaminë, 3025.20 grama që dyshohet të jetë marihuanë, 216.20 gramë, dyshohet të jenë tableta ekstazi, 47 grama, dyshohet të jetë hashash, 4 copë cigare elektrike me 35 mbushje të tyre, një pistoletë, tre karikatorë dhe 20 fishekë”, thuhet në raport.

    I dyshuari gjendet në arrati, ndërkaq rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

  • Cilat janë përfitimet e ngrënies së kumbullave të thata - ato ndihmojnë tretjen, kockat dhe zemrën

    Cilat janë përfitimet e ngrënies së kumbullave të thata – ato ndihmojnë tretjen, kockat dhe zemrën

    Kumbullat e thata janë një ushqim i dobishëm sepse fibra në këtë frut ushqen bakteret e mira të zorrëve dhe rrit vëllimin e jashtëqitjes, ndërsa sorbitoli që përmbajnë ndihmon në tretjen e rregullt.

    Nutricionistja Jenna Volpe pohon se kumbullat e thata dhe lëngu i tyre janë një ilaç natyral për kapsllëkun.

    Meqenëse parandalojnë kapsllëkun, kumbullat e thata zvogëlojnë gjithashtu presionin e zorrëve në fshikëz, gjë që mund të lehtësojë nevojën e shpeshtë për të urinuar. Ato gjithashtu përmbajnë komponime fenolike, të cilat kontribuojnë në shëndetin e traktit urinar.

    Kumbullat e thata përmbajnë vitaminë K dhe kalium, të cilat janë të përfshira në riparimin e kockave.

    Për shkak të kaliumit që përmbajnë, kumbullat e thata mund të jenë të dobishme për njerëzit me presion të lartë të gjakut.

    Për më tepër, ekspertët theksojnë se kumbullat e thata janë një meze më e mirë se biskotat. Ato gjithashtu ju mbajnë të ngopur më gjatë se buka dhe biskotat dhe e rrisin më pak sheqerin në gjak.

    Ato mund të hahen veçmas, të shtohen në bollgur, kos, sallata dhe smoothie ose të përdoren në pjekjen e bukës dhe ëmbëlsirave, shkruan Real Simple.

  • School for students in Kosovo, 80 beneficiaries will receive 50 euros per month

    Ministry of Education and Science ( MAS) has decided on sharing 80 scholarships for students for the 2026/2027 school year.

    According to the ministry’s announcement, 70 scholarships will be shared by students following lessons on deficit profiles, while another 10 are dedicated to girls following technical directions in education and professional training.

    The beneficiaries will receive 50 euros a month, 500 euros for the entire school year respectively.

    The beneficiaries will be supported by 50 euros per month, respectively, 500 euros for the school year. This support aims to promote schooling in deficit profiles and the participation of girls in technical education and professional training, said the MAS report.

    Meanwhile, candidates who are not satisfied with the published results have the right to file complaints within seven days of their announcement.

    The Anques must be delivered physically to the Ankes Commission near the Ministry of Education and Science.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Bursa për nxënësit në Kosovë, 80 përfitues do të marrin nga 50 euro në muaj

    Bursa për nxënësit në Kosovë, 80 përfitues do të marrin nga 50 euro në muaj

    Bursa për nxënësit në Kosovë, 80 përfitues do të marrin nga 50 euro në muaj

    Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) ka marrë vendim për ndarjen e 80 bursave për nxënësit për vitin shkollor 2026/2027.

    Sipas njoftimit të ministrisë, 70 bursa do t’u ndahen nxënësve që vijojnë mësimet në profilet deficitare, ndërsa 10 të tjera janë të dedikuara për vajzat që ndjekin drejtimet teknike në arsimin dhe aftësimin profesional.

    Përfituesit do të marrin nga 50 euro në muaj, përkatësisht 500 euro për tërë vitin shkollor.

    “Përfituesit do të mbështeten me 50 euro në muaj, përkatësisht 500 euro për vitin shkollor. Kjo mbështetje synon të nxisë shkollimin në profilet deficitare dhe pjesëmarrjen e vajzave në drejtimet teknike të arsimit dhe aftësimit profesional”, thuhet në njoftimin e MASh-it.

    Ndërkohë, kandidatët që nuk janë të kënaqur me rezultatet e publikuara kanë të drejtë të paraqesin ankesë brenda shtatë ditësh nga shpallja e tyre.

    Ankesat duhet të dorëzohen fizikisht në Komisionin e Ankesave pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Basitation in Waldov, weapons detected and a person banned

    MPB reports that the raid has been conducted in a village of Waldova where weapons have been uncovered, while one person has been detained.

    In the village of Prsten, the Vallandova region, the officers of the Strumica Police Station, Valandova Police Station, were deprived of freedom of A.A. (56) from the village. During a raid on his house, carried out by court order, a 12mm calibration rifle and hunting ammunition that he owned without permission were found and confiscated.

    The public prosecutor has been notified of the incident by the Gjevgelia Foundation Public Prosecution, and after the record of the case, a corresponding rumor will be established, the MPB says. /Telegraphy/

  • Basitisje në Vallandovë, zbulohen armë dhe ndalohet një person

    Basitisje në Vallandovë, zbulohen armë dhe ndalohet një person

    MPB njofton se është kryer bastisje në një fshat të Vallandovës ku janë zbuluar armë, ndërsa është ndaluar një person.

    “Më 12.11.2026 në fshatin Prsten, rajoni i Vallandovës, oficerët e Stacionit Policor të Strumicës – Stacioni Policor i Vallandovës e privuan nga liria A.A. (56) nga fshati. Gjatë një bastisjeje në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjykate, u gjetën dhe u konfiskuan një pushkë gjuetie Zastava kalibri 12 mm dhe municion gjuetie, të cilat i posedonte pa leje.

    Për incidentin është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike e Gjevgjelisë, dhe pas dokumentimit të rastit do të ngrihet një kallëzim përkatës”, thonë nga MPB./Telegrafi/

  • Gjithçka e kryer, Pochettino nënshkruan kontratën me Manchester United

    Gjithçka e kryer, Pochettino nënshkruan kontratën me Manchester United

    Mauricio Pochettino është shumë pranë nisjes së një kapitulli të ri në karrierën e tij, pasi ka nënshkruar kontratën për t’u bërë trajneri i ri i Manchester Unitedit.

    Trajneri argjentinas ka arritur marrëveshjen përfundimtare me gjigantin anglez, ndërsa dokumentet e kontratës tashmë janë dërguar dhe nënshkruar nga të dyja palët.

    Lajmi është bërë i ditur nga gazetari i njohur i transferimeve, Fabrizio Romano, i cili raporton se Manchester United pritet ta bëjë zyrtar emërimin e Pochettinos gjatë këtij fundjave.

    Sipas raportimit, Pochettino do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare e gjysmë, e cila do ta mbajë në Old Trafford deri në verën e vitit 2029.

    Marrëveshja përfshin edhe kompensimin financiar që Manchester United duhet t’i paguajë Federatës Amerikane të Futbollit për ta liruar trajnerin nga kontrata me përfaqësuesen e Shteteve të Bashkuara.

    Megjithatë, argjentinasi nuk do të marrë menjëherë drejtimin e skuadrës angleze. Ai fillimisht do të qëndrojë me Kombëtaren e SHBA-së, me të cilën do t’i zhvillojë edhe dy ndeshjet e radhës ndaj Haitit, të planifikuara për të shtunën dhe të martën.

    Pas përfundimit të këtyre angazhimeve, Pochettino pritet të udhëtojë drejt Mançesterit javën e ardhshme, ku do të nisë zyrtarisht punën me skuadrën e re.

    Ai do të zëvendësojë Michael Carrickun, i cili u shkarkua të enjten pas rezultateve zhgënjyese në fillim të sezonit.

    Manchester United ndodhet në pozitën e 18-të në Ligën Premier, me vetëm një fitore në 10 ndeshjet e para kampionale.

    Pochettino do të ketë një detyrë të vështirë përpara, pasi synimi i parë do të jetë nxjerrja e klubit nga zona e rënies dhe rikthimi i tij në garën për pozitat e larta. /Telegrafi/

  • Peja Peace Forum 2026: "Revolucioni i Urtësisë" sjell në Pejë debatin për vlerat njerëzore në epokën e IA-së

    Peja Peace Forum 2026: “Revolucioni i Urtësisë” sjell në Pejë debatin për vlerat njerëzore në epokën e IA-së

    Peja do të jetë nikoqire e edicionit të tretë të Peja Peace Forum 2026, i cili do të mbahet të shtunën, më 14 nëntor, në Universitetin “Haxhi Zeka”, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve institucionalë, akademikëve dhe ekspertëve ndërkombëtarë.

    Nën temën “Revolucioni i Urtësisë: Vlerat njerëzore në epokën e inteligjencës artificiale”, forumi do të trajtojë ndikimin e inteligjencës artificiale në paqe, siguri, arsim dhe të drejtat e njeriut, duke vënë në fokus rëndësinë e gjykimit etik dhe përgjegjësisë njerëzore.

    Programi do të përfshijë një ligjëratë kryesore, tri panele diskutimi me folës ndërkombëtarë dhe prezantimin e nënshkrimin e Deklaratës së Pejës 2026.

    Forumi do të hapet nga themeluesi i Peja Peace Forum, Dr. Neshad R. Albani, kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, rektori i Universitetit “Haxhi Zeka”, Prof. Dr. Armand Krasniqi, dhe presidenti i Rotary Club Peja, Ilir N. Albani.

    Ligjëratën kryesore, me temën “Revolucioni i Urtësisë: Urtësia njerëzore në epokën e IA-së”, do ta mbajë Prof. Ichak Kalderon Adizes, doktor i shkencave në menaxhment nga Universiteti Columbia dhe ekspert i njohur ndërkombëtarisht në menaxhment dhe transformim organizativ.

    Në kuadër të forumit do të zhvillohen tri panele tematike.

    Paneli i parë, i cili nis në orën 10:40, do të trajtojë temën “IA për paqen dhe sigurinë njerëzore”, me fokus në mundësitë që ofron inteligjenca artificiale për parandalimin e konflikteve, paralajmërimin e hershëm dhe nxitjen e dialogut.

    Në këtë diskutim do të marrin pjesë Glenn A. Miller, anëtar i Këshillit të Qytetit të Indios në Kaliforni; Matthew McLeroy, president i Rotary Club Indio Sunrise; Tina Ramirez, presidente dhe themeluese e Hardwired Global; dhe Jason Jackson, president dhe CEO i Southwest Protective Services dhe ish-kryetar i El Centros në Kaliforni. Paneli do të moderohet nga Prof. Dr. Bashkim Nurboja.

    Paneli i dytë, i planifikuar nga ora 11:20 deri në 12:00, do të përqendrohet te “Dinjiteti njerëzor, të drejtat e njeriut dhe arsimi në epokën e IA-së”.

    Folës do të jenë Ed Hammel, sipërmarrës dhe strateg biznesi; Prof. Felisa Tibbitts nga Katedra UNESCO për të Drejtat e Njeriut dhe Arsimin e Lartë në Universitetin e Utrechtit; si dhe Prof. Harold Victor Conde, avokat ndërkombëtar për të drejtat e njeriut, edukator dhe autor. Diskutimin do ta moderojë Dr. Dardan Albani.

    Ndërkaq, paneli i tretë do të trajtojë temën “Agjentët e IA-së, përgjegjësia njerëzore dhe e ardhmja e njerëzimit”, duke u fokusuar te përgjegjësia për vendimet e sistemeve të inteligjencës artificiale, ndërsa këto bëhen gjithnjë e më autonome.

    Në këtë panel do të marrin pjesë Prof. Dr. Peter Russo, ekspert i inovacionit dhe kryetar i Bordit të BayStartUP; Dr. Sepita Ansari Pir Seraei, ekspert i marketingut digjital; dhe Prof. Dr. André Bresges, profesor në Universitetin e Këlnit. Paneli do të moderohet nga Celina Häseker.

    Një nga pikat e programit do të jetë edhe prezantimi i Deklaratës së Pejës 2026, të cilën Dr. Neshad R. Albani do ta prezantojë në orën 12:15.

    Pas përfundimit të paneleve, deklarata do të nënshkruhet zyrtarisht nga katër partnerët themelues: Peja Peace Forum, Komuna e Pejës, Universiteti “Haxhi Zeka” dhe Rotary Club Peja.

    Edicioni i tretë i forumit organizohet në partneritet me këto institucione dhe zhvillohet në kuadër të 20-vjetorit të Rotary Club Peja, klubit të parë Rotary në Kosovë.

    Peja Peace Forum 2026 do të mbahet më 14 nëntor, nga ora 09:30 deri në 14:00, në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë. Të interesuarit mund të regjistrohen përmes faqes zyrtare të forumit: pejapeaceforum.org/registration. /Telegrafi/