Blog

  • Sonte Prime i shumëpritur: Largimi i Behares, debate dhe surpriza në BBVK5

    Sonte Prime i shumëpritur: Largimi i Behares, debate dhe surpriza në BBVK5

    Sonte Prime i shumëpritur: Largimi i Behares, debate dhe surpriza në BBVK5

    Big Brother VIP Kosova 5 vjen sonte me një super Prime.

    Zhvillimet e fundit brenda shtëpisë, largimi i Behares, debatet, diskutimet dhe pëlqimet – të gjitha do të sqarohen.  

    Dhe jo vetëm kaq.

    Edhe shumë surpriza!

    Mos e humbisni, nga ora 21:00, në Klan Kosova.

  • Rrahje mes pesë nxënësve në Kamenicë, dy prej tyre marrin tretman mjekësor

    Rrahje mes pesë nxënësve në Kamenicë, dy prej tyre marrin tretman mjekësor

    Policia e Kosovës ka njoftuar për një rrahje mes pesë nxnënësve të shkollës së mesme në fshatin Rogoqicë të Kamenicës.

    Rasti ka ndodhur të enjten, në ora 10:55.

    “Rogoqicë, Kamenicë 12.11.2026 – 10:55. Raportohet se janë rrahur në mes veti pesë të dyshuar meshkuj kosovarë-nxënës të shkollës së mesëm. Si pasojë e kësaj lëndime kanë pësuar dy nxënës, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

    Nuk raportohet për të arrestuar, ndërkaq rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

  • Kurti meets with British prime minister, thanks for support of Kosovo

    Kosovo Prime Minister Albin Kurti has announced that during his stay in Dublin, Ireland, under the European Political Community Summit ( EPC, has held a meeting with UK Prime Minister Andy Burnham.

    Kurti has announced that during the meeting, she has thanked the British counterpart for the continued support the United Kingdom gives Kosovo.

    He has stressed that the United Kingdom is a partner and special ally of Kosovo, expressing readiness for deepening relations and expanding co-operation between the two countries.

    The United Kingdom is a partner and special ally of the Republic of Kosovo. We are grateful and grateful for its firm and constant support as we aim and engage in deepening relations and expanding co-operation, Kurti wrote on Facebook.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Kurti takohet me kryeministrin britanik, e falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës

    Kurti takohet me kryeministrin britanik, e falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës

    Kurti takohet me kryeministrin britanik, e falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se gjatë qëndrimit në Dublin të Irlandës, në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC), ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham.

    Kurti ka bërë të ditur se gjatë takimit e ka falënderuar homologun britanik për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i jep Kosovës.

    Ai ka theksuar se Mbretëria e Bashkuar është partnere dhe aleate e posaçme e Kosovës, duke shprehur gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve dhe zgjerimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

    “Mbretëria e Bashkuar është partnere dhe aleate e posaçme e Republikës së Kosovës. Jemi mirënjohës e falënderues për mbështetjen e palëkundur dhe të vazhdueshme të saj, teksa synojmë e angazhohemi për thellimin e marrëdhënieve dhe zgjerimin e bashkëpunimi”, ka shkruar Kurti në Facebook.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • The prosecutor is missing and damaged, hearing against Professor Xhevat Krasniqi fails

    At the Foundation Court in Pristina, Friday’s session of suspended professor Dzeva Krasniqi, accused of sexual harassment, failed. The reason for the failure of the session became the absence of the State Attorney as well as the damaged party Donika Wessel.

    The only judge, Bujar Ahmeti, announced that the State Prosecutor is missing, for which the Court has evidence that he has been regularly invited. This is confirmed by the accepted tract at the Prosecutor’s Office, reportsThe Law vowOh.

    Despite that, the State Prosecutor did not appear at the hearing and the absence has not reasoned, Judge Ahmeti added.

    In the hearing, however, the damaged party also lacked Donika Wessel, for which the Court has no evidence that it has been invited on time and on a regular basis, since it has been ascertained that the address is incomplete.

    In their absence, Judge Ahmeti said conditions for holding the session have not been met, which was postponed for another date.

    During the hearing, Judge Ahmeti equipped the parties present with a copy of Apel’s decision on the decision with which the request for the indictment was rejected.

    At the July 1st 2025 session, the accused Krasniqi was acquitted.

    According to the Pristina Constitutional Prosecutor’s Act, founded on April 10th 2025, Dzevat Krasniqi was charged that, in the quality of the mathematics professor at the Faculty of Medicine, during the period from January 2022 to December 2023, the continuing object of the faculty at the University of Pristina is involved in the unwanted verbal behavior of sexual nature, with the aim of violating the dignity of the other person. He is charged with being sexually molested by four students.

    For this, Krasniqi is charged with continuing to commit criminal work — sexual harassment — by Article 183, paragraph 3, concerning paragraph 1 and Article 77 of the Criminal Code.

    Pristina University, on April 23rd 2024, has announced that, after the recommendation of the University Ethics Council, a decision has been made that Professor Dzeva Krasniqi, denounced for sexual harassment, be suspended.

  • Mungon prokurori dhe e dëmtuara, dështon seanca ndaj profesorit Xhevat Krasniqi

    Mungon prokurori dhe e dëmtuara, dështon seanca ndaj profesorit Xhevat Krasniqi

    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dështoi të mbahet seanca e së premtes ndaj profesorit të pezulluar Xhevat Krasniqi, i akuzuar për ngacmim seksual. Arsye për dështimin e seancës u bë mungesa e Prokurorit të Shtetit, si dhe e palës së dëmtuar, Donika Veseli.

    Gjyqtari i vetëm gjykues, Bujar Ahmeti, njoftoi se Prokurori i Shtetit mungon, për të cilin Gjykata ka dëshmi se është ftuar në mënyrë të rregullt. Kjo vërtetohet nga fletëkthesa e pranuar në Prokurori, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Pavarësisht kësaj, Prokurori i Shtetit nuk u paraqit në seancë dhe mungesën nuk e ka arsyetuar, shtoi gjyqtari Ahmeti.

    Ndërsa, në seancë mungoi edhe pala e dëmtuar, Donika Veseli, për të cilën Gjykata nuk ka dëshmi se është ftuar në kohë dhe në mënyrë të rregullt, pasi nga fletëkthesa është konstatuar se adresa nuk është e plotë.

    Në mungesë të tyre, gjyqtari Ahmeti deklaroi se nuk janë plotësuar kushtet për mbajtjen e seancës, e cila u shty për një datë tjetër.

    Gjatë seancës, gjyqtari Ahmeti i pajisi palët e pranishme me nga një kopje të vendimit të Apelit lidhur me ankesën ndaj vendimit me të cilin ishte refuzuar kërkesa për hedhjen e aktakuzës.

    Në seancën e datës 1 korrik 2025, i akuzuari Krasniqi u deklarua i pafajshëm.

    Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, të ngritur më 10 prill 2025, Xhevat Krasniqi ngarkohet se, në cilësinë e profesorit të matematikës në Fakultetin e Mjekësisë, gjatë periudhës nga janari i vitit 2022 deri në dhjetor të vitit 2023, në vazhdimësi, në objektin e Fakultetit në Universitetin e Prishtinës, është përfshirë në sjellje të padëshiruara verbale të natyrës seksuale, me qëllim të cenimit të dinjitetit të personit tjetër. Ai ngarkohet se katër studente i ka ngacmuar seksualisht me fjalë.

    Për këtë, Krasniqi ngarkohet se në vazhdimësi ka kryer veprën penale “Ngacmimi seksual” nga neni 183, paragrafi 3, lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 77 të Kodit Penal.

    Universiteti i Prishtinës , më 23 prill 2024, ka njoftuar se, pas rekomandimit të Këshillit të Etikës së Universitetit, është marrë vendim që profesori Xhevat Krasniqi, i denoncuar për ngacmim seksual, të pezullohet nga puna.

  • The man who led the artificial intelligence revolution is shaken, the stock falls on the stock market.

    One of the most influential figures in the world technology industry has suddenly left the Nvivia company’s direction. Jensen Huang, the multiyear-old co-founder and leader of the American chip giant, has resigned, causing immediate reactions to financial markets and uncertainty about the company’s future.

    The news has been confirmed by Nvivia, who has announced that financial director Colette Kres will temporarily take over the company’s direction until the election of a permanent successor.

    The resignation comes after reports of Huang’s personal relations, including claims that have sparked concerns in the United States regarding national security and export of advanced technology to China.

    The company has declared that there is no reason to believe its secrets or American national security have been compromised, while the issue has become a subject of investigation.

    Huang’s departure has also hit financial markets. Navia’s shares dropped above 4 per cent at the end of Thursday’s trade, while investors are praising the potential impact of leadership change.

    Novidia is one of the central artificial intelligence development companies, as its chips are widely used in data centres and systems supporting advanced AI models.

    The change at the company’s helm comes at a time when global investments in artificial intelligence are being followed with particular attention by markets and governments.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Smart clock may reveal a secret heart problem new study brings promising results

    An intelligent clock can become a useful tool for early identification of a serious heart problem, even in people who do not have visible symptoms. A new study has shown that artificial intelligence can analyze electrical signals recorded by intelligent clocks and identify signs of a weakening heart function.

    The investigation was presented November 9th at the American Heart Association’s scientific conference.

    Researchers in South Korea have analyzed electrocardiogram records from Apple Watch and Samsung Galaxy Watch to 2,211 adults who were planned to undergo heart exam.

    The design of artificial intelligence was able to distinguish people with reduced function of the left belly, a condition that can develop without symptoms and lead to heart failure.

    However, the results were not entirely the same between the two devices. At about 9 percent of the participants, the hours gave different rankings.

    In another group of patients, repetition of measurements helped reduce the negative positive results, but it also prevented some cases from being identified.

    Scientists stress that technology can help select people who need further control, but cannot replace the pathocardography or the cardiologist’s assessment.

    The results remain preliminary and require confirmation in larger studies.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Ora inteligjente mund të zbulojë një problem të fshehtë të zemrës – studimi i ri sjell rezultate premtuese

    Ora inteligjente mund të zbulojë një problem të fshehtë të zemrës – studimi i ri sjell rezultate premtuese

    Ora inteligjente mund të zbulojë një problem të fshehtë të zemrës – studimi i ri sjell rezultate premtuese

    Një orë inteligjente mund të bëhet një mjet i dobishëm për identifikimin e hershëm të një problemi serioz të zemrës, edhe te personat që nuk kanë simptoma të dukshme. Një studim i ri ka treguar se inteligjenca artificiale mund të analizojë sinjalet elektrike të regjistruara nga orët inteligjente dhe të identifikojë shenja të dobësimit të funksionit pompues të zemrës.

    Hulumtimi është prezantuar më 9 nëntor në konferencën shkencore të Shoqatës Amerikane të Zemrës.

    Studiuesit në Korenë e Jugut kanë analizuar regjistrimet e elektrokardiogramës nga orët Apple Watch dhe Samsung Galaxy Watch te 2,211 të rritur që ishin planifikuar t’i nënshtroheshin ekzaminimit të zemrës.

    Modeli i inteligjencës artificiale arriti të dallonte personat me funksion të reduktuar të barkushes së majtë, një gjendje që mund të zhvillohet pa simptoma dhe të çojë në insuficiencë kardiake.

    Megjithatë, rezultatet nuk ishin plotësisht të njëjta mes dy pajisjeve. Te rreth 9 për qind e pjesëmarrësve, orët dhanë klasifikime të ndryshme.

    Në një grup tjetër pacientësh, përsëritja e matjeve ndihmoi në uljen e rezultateve pozitive të gabuara, por njëkohësisht bëri që disa raste të mos identifikoheshin.

    Shkencëtarët theksojnë se teknologjia mund të ndihmojë në përzgjedhjen e personave që kanë nevojë për kontroll të mëtejshëm, por nuk mund të zëvendësojë ekokardiografinë apo vlerësimin e kardiologut.

    Rezultatet mbeten paraprake dhe kërkojnë konfirmim në studime më të mëdha.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Dorëhiqet njeriu që udhëhoqi revolucionin e inteligjencës artificiale – Nvidia tronditet, aksionet bien në bursë

    Dorëhiqet njeriu që udhëhoqi revolucionin e inteligjencës artificiale – Nvidia tronditet, aksionet bien në bursë

    Dorëhiqet njeriu që udhëhoqi revolucionin e inteligjencës artificiale – Nvidia tronditet, aksionet bien në bursë

    Një nga figurat më me ndikim në industrinë botërore të teknologjisë është larguar papritur nga drejtimi i kompanisë Nvidia. Jensen Huang, bashkëthemeluesi dhe drejtuesi shumëvjeçar i gjigantit amerikan të çipave, ka dhënë dorëheqje, duke shkaktuar reagime të menjëhershme në tregjet financiare dhe pasiguri për të ardhmen e kompanisë.

    Lajmi është konfirmuar nga Nvidia, e cila ka njoftuar se drejtoresha financiare, Colette Kress, do të marrë përkohësisht drejtimin e kompanisë deri në zgjedhjen e një pasardhësi të përhershëm.

    Dorëheqja vjen pas raportimeve për marrëdhënie personale të Huang, përfshirë pretendime që kanë nxitur shqetësime në Shtetet e Bashkuara lidhur me sigurinë kombëtare dhe eksportin e teknologjisë së avancuar drejt Kinës.

    Kompania ka deklaruar se nuk ka arsye të besojë se janë komprometuar sekretet e saj apo siguria kombëtare amerikane, ndërsa çështja është bërë objekt shqyrtimi.

    Largimi i Huang ka goditur edhe tregjet financiare. Aksionet e Nvidia-s ranë mbi 4 për qind në përfundim të tregtimit të së enjtes, ndërsa investitorët po vlerësojnë ndikimin e mundshëm të ndryshimit të udhëheqjes.

    Nvidia është një nga kompanitë qendrore të zhvillimit të inteligjencës artificiale, pasi çipat e saj përdoren gjerësisht në qendrat e të dhënave dhe sistemet që mbështesin modelet e avancuara të AI-së.

    Ndryshimi në krye të kompanisë vjen në një periudhë kur investimet globale në inteligjencën artificiale po ndiqen me vëmendje të veçantë nga tregjet dhe qeveritë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali