Blog

  • Punësimet në KEK, Mustafa i LDK-së: Kryeprokuror a je gjallë?

    Punësimet në KEK, Mustafa i LDK-së: Kryeprokuror a je gjallë?

    Punësimet në KEK, Mustafa i LDK-së: Kryeprokuror a je gjallë?

    Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa ka reaguar pas publikimit të audio-incizimeve të kryetarit të Obiliqit, Halil Thaçi, teksa pretendohet se ai flet për punësimet në KEK, e për të cilat ai thotë ta ketë marrë pajtimin dhe ndihmën e kryeministrit, Albin Kurti.

    Këto deklarime raportohet të jenë në bërë në garën e balotazhit për kryetar komune.

    Për këtë publikim, deputeti Mustafa ka shkruar në Facebook, duke iu drejtuar edhe kryeprokurorit të shtetit.

    “Albin Kurti mu ma ka çelë qëtë konkurs veç për Obiliq.” KEK he pronë private e Albinit, si n’bashqe t’babës. Tani jo s’po ka rrymë, jo rryma shtrejt, jo rryma po blehet prej Serbisë. Pse çka pritët ju? Kryeprokuror a je gjallë?”, ka shkruar Mustafa. /Klankosova.tv

  • Success in Gjilan, establishing a total knee prosthetic for the first time

    A significant orthopedic intervention has been conducted for the first time at the General Hospital in Gjilan, where the total knee prosthetic, provided by the University Clinical Service of Kosovo ( Sa SUCH).

    The news has been made known by SKKKUK, through an announcement stressing that this intervention marks an important step in advancing health services in this institution.

    Thanks to this intervention, patients will be able to receive such orthopedic treatments closer to their home, without having to head to other health institutions.

    According to the report, the patient after surgery is in good health and has expressed gratitude for the hospital management and medical staff for the care and professionalism shown.

    The intervention was carried out by Dr. Presheva action, with Dr. Youth Veles and Dr. Redon Jashar. Dr. Kelmend Jahiri, in collaboration with the Veranda Gimshi instrument and the anesthesia technique Hasim Qerimim.

    Sa SKUK has praised the medical team for its achievement, praising it as a step forward in providing orthopedic services to citizens on this side.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Sukses në Gjilan, realizohet për herë të parë vendosja e protezës totale të gjurit

    Sukses në Gjilan, realizohet për herë të parë vendosja e protezës totale të gjurit

    Sukses në Gjilan, realizohet për herë të parë vendosja e protezës totale të gjurit

    Një ndërhyrje e rëndësishme ortopedike është realizuar për herë të parë në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan, ku është vendosur proteza totale e gjurit, e siguruar nga Shërbimi Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK).

    Lajmi është bërë i ditur nga ShSKUK, përmes një njoftimi, ku theksohet se ky intervenim shënon një hap të rëndësishëm në avancimin e shërbimeve shëndetësore në këtë institucion.

    Falë kësaj ndërhyrjeje, pacientët do të mund të marrin trajtime të tilla ortopedike më afër vendbanimit të tyre, pa pasur nevojë të drejtohen në institucione të tjera shëndetësore.

    Sipas njoftimit, pacientja pas operacionit është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka shprehur mirënjohje për menaxhmentin e spitalit dhe stafin mjekësor për kujdesin dhe profesionalizmin e treguar.

    Ndërhyrja u realizua nga ekipi i udhëhequr nga Dr. Veprim Presheva, me asistencën e Dr. Rinor Velekincës dhe Dr. Redon Jasharit. Për anestezionin u përkujdes Dr. Kelmend Jahiri, në bashkëpunim me instrumentaren Veranda Xhymshiti dhe teknikën e anestezionit Hasime Qerimi.

    ShSKUK ka përgëzuar ekipin mjekësor për këtë arritje, duke e vlerësuar si një hap përpara në ofrimin e shërbimeve ortopedike për qytetarët e kësaj ane.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • ) Showdown for Legacy V’s, Albanian painters come in the ring against others

    The duet will take place in the semi severe category, and it is pre-priced to last ten rounds. The two boxers have already met at the MHP Arena in Stutgart, where they put together before the long-awaited confrontation.

    On this night of boxing, there will be several more confrontations with the participation of Albanian boxers against opponents from different countries.

    Rama Schwartz, Ejupi Arnold, Cakiqi justly Rodriguez and Kelmendi Baron are also on the program.

    Boxing drugs will be broadcast to RTK. 

    Source Layer: RTKLive

  • “Showdown for Legacy V”, bokiserët shqiptarë dalin në ring kundër të tjerëve

    “Showdown for Legacy V”, bokiserët shqiptarë dalin në ring kundër të tjerëve

    Dueli do të zhvillohet në kategorinë gjysmë të rëndë dhe është paraparë të zgjasë dhjetë raunde. Dy boksierët tashmë janë takuar në MHP Arena në Stuttgart, ku kanë pozuar së bashku para përballjes së shumëpritur.

    Në këtë mbrëmje të boksit do të ketë edhe disa përballje të tjera me pjesëmarrjen e boksierëve shqiptarë kundër kundërshtarëve nga vende të ndryshme.

    Në program janë edhe duelet Rama – Schwartz, Ejupi – Arnold, Cakiqi – Rodriguez dhe Kelmendi – Baron.

    Meçet e boksit do të transmetohen te RTK. 

    Burimi: RTKLive

  • Shiroka Pula vlerëson mbështetjen e Belgjikës gjatë luftës dhe shtetndërtimit të Kosovës

    Shiroka Pula vlerëson mbështetjen e Belgjikës gjatë luftës dhe shtetndërtimit të Kosovës

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka vlerësuar mbështetjen e Belgjikës për vendin, duke theksuar rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

    Ajo i bëri këto komente në pritjen e organizuar nga Ambasada e Belgjikës në Kosovë, me rastin e Ditës së Mbretit.

    Shiroka Pula tha se Kosova nuk e harron solidaritetin e Belgjikës gjatë luftës së viteve 1998–1999 dhe mbështetjen e saj për ndërhyrjen e NATO-s.

    Sipas saj, Belgjika ka mbështetur vazhdimisht shtetndërtimin dhe zhvillimin demokratik të Kosovës që nga njohja e pavarësisë.

    Presidentja ka theksuar se të dyja vendet kanë potencial për ta thelluar bashkëpunimin në ekonomi, arsim, kulturë dhe në fushën institucionale.

  • "Po më ngacmojnë për pëlqimin që kam ndaj Norës" - Arlinda ankohet te Akili në BBVK 5

    “Po më ngacmojnë për pëlqimin që kam ndaj Norës” – Arlinda ankohet te Akili në BBVK 5

    Një bisedë mes Arlindës dhe Akilit ka zbuluar më shumë rreth raportit të saj me Norën në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5.

    Gjatë diskutimit, Akili e pyeti drejtpërdrejt Arlindën nëse ka pëlqim për Norën, ndërsa ajo nuk hezitoi ta pranonte këtë.

    “A të pëlqen ty Nora?”, e pyeti Akili.

    “Po”, u përgjigj Arlinda, duke konfirmuar hapur ndjenjën e saj.

    Ajo i tregoi gjithashtu se Nora është në dijeni të pëlqimit që ka ndaj saj. Arlinda zbuloi se edhe banorët e tjerë e kanë vënë re këtë afërsi dhe po e ngacmojnë vazhdimisht për interesimin e saj ndaj Norës.

    Biseda ka shtuar kureshtjen rreth raportit mes dy banoreve dhe mënyrës se si do të zhvillohet ai në vazhdim të qëndrimit të tyre në shtëpi. /Telegrafi/

  • Shqiptari nga Kosova, Kushtrim Kryeziu, nderohet në Norvegji me çmimin prestigjioz për kërkimet kundër kancerit

    Shqiptari nga Kosova, Kushtrim Kryeziu, nderohet në Norvegji me çmimin prestigjioz për kërkimet kundër kancerit

    Dr. Kushtrim Kryeziu, me prejardhje nga Kosova, do të nderohet më 13 nëntor 2026 me Çmimin e Dr. Ragnar Mørk për Kërkime të Shkëlqyera në Fushën e Kancerit.

    Sipas njoftimit të publikuar nga Spitali Universitar i Oslos (Oslo University Hospital), çmimi i është ndarë Kryeziut për studimet e tij inovative mbi mënyrën se si qelizat e gjalla tumorale reagojnë ndaj barnave specifike, shkruan Telegrafi.

    Kryeziu është pjesë e Departamentit të Onkologjisë Molekulare, në Institutin për Kërkime mbi Kancerin, pranë Spitalit Universitar të Oslos.

    Ceremonia e ndarjes së çmimit do të mbahet të premten, më 13 nëntor, në Sallat e Seminareve 1 dhe 2 të Institutit për Kërkime mbi Kancerin.

    Programi parasheh prezantimin e çmimit nga menaxheri i biznesit të trashëgimisë, Carl Rieber-Mohn, në orën 15:15, ndërsa në orën 15:25 kryetari i komitetit të çmimit, Harald Stenmark, do të bëjë prezantimin e fituesit.

    Në orën 15:30, Kryeziu do të mbajë ligjëratën e tij si fitues i çmimit, ndërsa pas përfundimit të saj, në orën 16:00, për të pranishmit do të ketë kafe dhe ëmbëlsira.

    Kërkimet në trajtimin e personalizuar të kancerit

    Puna shkencore e Dr. Kushtrim Kryeziut lidhet me hulumtimin e metodave për trajtimin e personalizuar të kancerit.

    Një prej drejtimeve të kërkimeve të tij është krijimi i mini-tumoreve në laborator, duke përdorur indet e marra nga vetë pacientët. Kjo qasje hulumtuese synon të ndihmojë në kuptimin e reagimit të tumoreve ndaj trajtimeve të ndryshme.

    Ndarja e këtij çmimi përbën një vlerësim të punës së tij shkencore në fushën e kërkimeve për kancerin./Telegrafi/

  • Kurt meets with Canadian Prime Minister Mark Carney: Canada is key Kosovo friend and partner

    Kosovo Prime Minister Albin Kurti has held a meeting with Canada’s prime minister, Mark Carney, in the European Political Community Summit ( EPC).

    The news has revealed by Kurti himself through a Facebook post, showing that bilateral relations, security and possibilities for expanding co-operation between the two countries have been discussed at the meeting.

    Kurti has thanked the Canadian prime minister for Canada’s continued friendship and support of Kosovo, citing the accession of thousands of Kosovo refugees during 1999, participation in NATO intervention, contributions to reconstruction and development, as well as recognition of Kosovo’s independence.

    He has also cited Canada’s support for Kosovo’s membership in international organisations.

    Government head has also recalled the participation of a Kosovo government delegation in Canada’s Association of Researchers and Developments Convention ( PAC, held in Toronto in March of this year, one of the biggest world events in the mining sector.

    Kurti has named Canada as NATO member and G7, Kosovo’s important friend and partner in the field of security, defence and promotion of common values.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Kurti takohet me kryeministrin kanadez Mark Carney: Kanadaja është mike dhe partnere e rëndësishme e Kosovës

    Kurti takohet me kryeministrin kanadez Mark Carney: Kanadaja është mike dhe partnere e rëndësishme e Kosovës

    Kurti takohet me kryeministrin kanadez Mark Carney: Kanadaja është mike dhe partnere e rëndësishme e Kosovës

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kanadasë, Mark Carney, në margjinat e Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC).

    Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kurti përmes një postimi në Facebook, ku ka treguar se në takim është diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe, sigurinë dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

    Kurti ka falënderuar kryeministrin kanadez për miqësinë dhe përkrahjen e vazhdueshme të Kanadasë ndaj Kosovës, duke përmendur pranimin e mijëra refugjatëve kosovarë gjatë vitit 1999, pjesëmarrjen në intervenimin e NATO-s, kontributin në rindërtim dhe zhvillim, si dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës.

    Ai ka përmendur gjithashtu mbështetjen e Kanadasë për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

    Kreu i Qeverisë ka rikujtuar edhe pjesëmarrjen e një delegacioni qeveritar të Kosovës në Konventën e Shoqatës së Kërkuesve dhe Zhvilluesve të Kanadasë (PDAC), e mbajtur në Toronto në mars të këtij viti, një prej ngjarjeve më të mëdha botërore në sektorin e minierave.

    Kurti e ka cilësuar Kanadanë, si anëtare të NATO-s dhe G7, mike dhe partnere të rëndësishme të Kosovës në fushën e sigurisë, mbrojtjes dhe promovimit të vlerave të përbashkëta.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali