Sukses në Gjilan, realizohet për herë të parë vendosja e protezës totale të gjurit

Sukses në Gjilan, realizohet për herë të parë vendosja e protezës totale të gjurit

Written by

in

Sukses në Gjilan, realizohet për herë të parë vendosja e protezës totale të gjurit

Një ndërhyrje e rëndësishme ortopedike është realizuar për herë të parë në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan, ku është vendosur proteza totale e gjurit, e siguruar nga Shërbimi Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK).

Lajmi është bërë i ditur nga ShSKUK, përmes një njoftimi, ku theksohet se ky intervenim shënon një hap të rëndësishëm në avancimin e shërbimeve shëndetësore në këtë institucion.

Falë kësaj ndërhyrjeje, pacientët do të mund të marrin trajtime të tilla ortopedike më afër vendbanimit të tyre, pa pasur nevojë të drejtohen në institucione të tjera shëndetësore.

Sipas njoftimit, pacientja pas operacionit është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka shprehur mirënjohje për menaxhmentin e spitalit dhe stafin mjekësor për kujdesin dhe profesionalizmin e treguar.

Ndërhyrja u realizua nga ekipi i udhëhequr nga Dr. Veprim Presheva, me asistencën e Dr. Rinor Velekincës dhe Dr. Redon Jasharit. Për anestezionin u përkujdes Dr. Kelmend Jahiri, në bashkëpunim me instrumentaren Veranda Xhymshiti dhe teknikën e anestezionit Hasime Qerimi.

ShSKUK ka përgëzuar ekipin mjekësor për këtë arritje, duke e vlerësuar si një hap përpara në ofrimin e shërbimeve ortopedike për qytetarët e kësaj ane.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali