Blog

  • Diabeti në rritje, mjekët apelojnë për kontrolle të rregullta dhe pranimin e terapisë

    Diabeti në rritje, mjekët apelojnë për kontrolle të rregullta dhe pranimin e terapisë

    Çdo vit, rreth 6.600 qytetarë diagnostikohen me diabet. Shqetësues mbetet numri i personave të padiagnostikuar. Drejtori i Klinikës së Endokrinologjisë, Irfan Ahmeti, thotë se trajtimi cilësor i pacientëve mund të bëhet në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor.

    “Mjeku amë e bënë diagnostikimi, duhet të inicoj trajtimin dhe të edukoj pacientin në edukim të mirëfilltë sepse qendra për diabet nuk e ka kapacitetin të mirët me fluks aq të madh pacientësh por gjithsesi klinika jonë i pranon të gjithë pacientët e tipit 1 që janë me insulinë dhe tipit 2 me ko-morbiditete të shumta”, deklaroi Irfan Ahmeti, drejtor i Klinikës së Endokrinologjisë

    Mjekët bëjnë thirrje për rritjen e ndërgjegjësimit, duke i rikujtuar se sot janë të disponueshme terapi dhe metoda të ndryshme trajtimi.

    “Aksione të tilla janë kruciale për shkak se njerëzit akoma kanë një lloj stigme të ballafaqohen me aspektet shëndetësore që mund ti kenë, stigma ekziston ndoshta prej shoqërisë.Mirëpo tendenca e pacientëve zakonisht është që të fillojnë është që të fillojnë me terapi tabletare pastaj të kalojnë me insulinë”, thotë Bekim Fera, endokrinolog

    Me rastin e muajit të ndërgjegjësimit për diabetin, synohet rritja e vetëdijesimit dhe informimit të qytetarëve për këtë sëmundje .Sipas Institutit të Shëndetit, mbi 140 mijë qytetarë vuajnë nga diabeti, ndërsa rreth 47 mijë prej tyre janë të pa diagnostikuar ose nuk pranojnë të marrin terapi./Alsat.mk.

  • Shqipëri 2-0 Finlandë, notat e lojtarëve: Shkëlqejnë Asllani e Muçi

    Shqipëri 2-0 Finlandë, notat e lojtarëve: Shkëlqejnë Asllani e Muçi

    Kombëtarja e Shqipërisë ka marrë një fitore të madhe në shtëpi ndaj Finlandës.

    “Kuq e Zinjtë” dominuan plotësisht për të arkëtuar pikët e plota falë një triumfi 2-0.

    Kristjan Asllani është vlerësuar si lojtari i ndeshjes nga “Sofascore”, që e vlerësuan me notën 8.1, ndërsa pas tyre Ernest Muçi e Elseid Hysaj me 7.9.

    Ndërkohë, te Finlanda dëshpëroi Tenho, i cili faktikisht edhe mori karton të kuq, për t’u vlerësuar me 5.9.

    Notat e lojtarëve:

    Ndërkohë, Shqipëria në përballjen e radhës do të luajë ndaj Bjellorusisë, ku ka nevojë për së paku një pikë që të promovohet në Ligën B./Telegrafi/

  • Football player Lutfi Dalipi chooses Kosovo

    The news has revealed the president of the Kosovo Football Federation, Agim Ademi, who has announced that football player has been hosting him at the Yasharı airport tonight.

    Dalip, originally from Presevo Valley, is having a good season at the Vaduz team, which is borrowed by Young Boys.

    Ademi has praised the midfielder’s decision to join Kosovo, naming it an added value for the future of the dardan representative.

    It’s a special feeling when talented football players, who have great perspective, choose to believe our project and wear the accordion fan, Ademi wrote.

    He has also thanked the footballer’s parents for his education and for maintaining ties with the roots and Kosovo.

    Dalipi is expected to be another alternative for Kosovo’s midfield representative.

    Source Layer: RTKLive

  • Futbollisti Lutfi Dalipi zgjedh Kosovën

    Futbollisti Lutfi Dalipi zgjedh Kosovën

    Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili ka njoftuar se futbollistin e ka pritur sonte në aeroportin “Adem Jashari”.

    Dalipi, me origjinë nga Lugina e Preshevës, po kalon një sezon të mirë te skuadra e Vaduzit, ku është i huazuar nga Young Boys.

    Ademi e ka vlerësuar vendimin e mesfushorit për t’iu bashkuar Kosovës, duke e cilësuar si një vlerë të shtuar për të ardhmen e përfaqësueses dardane.

    “Është ndjenjë e veçantë kur futbollistë të talentuar, që kanë perspektivë të madhe, zgjedhin t’i besojnë projektit tonë dhe të veshin fanellën dardane”, ka shkruar Ademi.

    Ai gjithashtu ka falënderuar prindërit e futbollistit për edukimin e tij dhe për ruajtjen e lidhjes me rrënjët dhe Kosovën.

    Dalipi pritet të jetë një tjetër alternativë për përfaqësuesen e Kosovës në repartin e mesfushës.

    Burimi: RTKLive

  • Albania triumphs over Finland and approaches B League, an draw is sufficient in next match

    Albania has won a significant victory at the Air Albania Stadium, safely defeating Finland by 2.0, within the fifth lap of League C in the League of Nations.

    The Reds went to the upper 35th minute, when Ernest Muchi achieved a fantastic goal from a distance.

    With this minimal superiority, both teams went to interpart break.

    At the beginning of the second part, Rey Manaj doubled the outcome. He used Elseid Hysey’s precise arching and his head sent the ball to the net for 2.0.

    Finland attempted to score the score narrowing goal, but its hopes were finally extinguished in the 67th minute, when Tenho was punished with red card after a severe intervention.

    With this victory, Albania has gone to the 12-point quota of Group 1, two more than Belarus, which also won against San Marinos.

    The last match in the group, Albania will hold precisely against Belarus. Redzine is sufficient to provide first place in the group and promote the League of Nations B.

    Source Layer: Insander

  • Shqipëria triumfon ndaj Finlandës dhe i afrohet Ligës B, një barazim i mjafton në ndeshjen e ardhshme

    Shqipëria triumfon ndaj Finlandës dhe i afrohet Ligës B, një barazim i mjafton në ndeshjen e ardhshme

    Shqipëria triumfon ndaj Finlandës dhe i afrohet Ligës B, një barazim i mjafton në ndeshjen e ardhshme

    Shqipëria ka marrë një fitore të rëndësishme në stadiumin “Air Albania”, duke mposhtur pastër Finlandën me rezultat 2:0, në kuadër të xhiros së pestë të Ligës C në Ligën e Kombeve.

    Kuqezinjtë kaluan në epërsi në minutën e 35-të, kur Ernest Muçi realizoi një gol fantastik nga distanca.

    Me këtë epërsi minimale, të dyja skuadrat shkuan në pushimin mes pjesëve.

    Në fillim të pjesës së dytë, Rey Manaj e dyfishoi rezultatin. Ai shfrytëzoi harkimin e saktë të Elseid Hysajt dhe me kokë e dërgoi topin në rrjetë për 2:0.

    Finlanda tentoi të shënonte golin e ngushtimit të rezultatit, por shpresat e saj u shuan përfundimisht në minutën e 67-të, kur Tenho u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të ashpër.

    Me këtë fitore, Shqipëria ka shkuar në kuotën e 12 pikëve në Grupin 1, dy më shumë se Bjellorusia, e cila gjithashtu fitoi ndaj San Marinos.

    Ndeshjen e fundit në grup, Shqipëria do ta zhvillojë pikërisht kundër Bjellorusisë. Kuqezinjve u mjafton një barazim për ta siguruar vendin e parë në grup dhe promovimin në Ligën B të Ligës së Kombeve.

    Burimi: Insajderi

  • Italy overturns France, Zidane suffers first defeat

    With this success, the Italians have taken the lead in the A1 Group, while Zinedine Zidane has suffered her first defeat since her appointment at the helm of the French representative.

    France has launched the match better and has advanced the goal of Michael Olyse, who has benefited from an error of Italian goalkeeper Gianluigi Donnarumma.

    However, Italy has reacted and equated the outcome with Pio Espositon, who has scored after a beautiful action by Nicolo Cambiaghi.

    In the second part, Italians have continued to play better and have advanced to the goal of Davide Frattes, following a bow in Federico Demarcos.

    Italy’s victory has been sealed by Pio Esposito, who marked by penalty. Interestingly, his brother Sebastiano Esposito had recently lost a penalty.

    With this victory, Italy moves to first place in Group A1 and approaches the qualifications for the final phase of the League of Nations. Meanwhile, France will have to hope for the results of other matches to ensure continued competition.

    Source Layer: RTKLive

  • Italia përmbys Francën, Zidane e pëson humbjen e parë

    Italia përmbys Francën, Zidane e pëson humbjen e parë

    Me këtë sukses, italianët kanë marrë kryesimin në Grupin A1, ndërsa Zinedine Zidane e ka pësuar humbjen e parë që nga emërimi në krye të përfaqësueses franceze.

    Franca e ka nisur më mirë ndeshjen dhe ka kaluar në epërsi me golin e Michael Olise, i cili ka përfituar nga një gabim i portierit italian Gianluigi Donnarumma.

    Megjithatë, Italia ka reaguar dhe e ka barazuar rezultatin me Pio Espositon, i cili ka shënuar pas një aksioni të bukur të Nicolo Cambiaghi.

    Në pjesën e dytë, italianët kanë vazhduar të luajnë më mirë dhe kanë kaluar në epërsi me golin e Davide Frattesi, pas një harkimi të Federico Dimarcos.

    Fitoren e Italisë e ka vulosur Pio Esposito, i cili ka shënuar nga penalltia. Interesant është fakti se më herët vëllai i tij, Sebastiano Esposito, kishte humbur një penallti.

    Me këtë fitore, Italia ngjitet në vendin e parë të Grupit A1 dhe i afrohet kualifikimit për fazën përfundimtare të Ligës së Kombeve. Ndërkohë, Franca do të duhet të shpresojë në rezultatet e ndeshjeve të tjera për të siguruar vazhdimin në garë.

    Burimi: RTKLive

  • Kurti kërkon mbështetjen e Irlandës për anëtarësimin në BE

    Kurti kërkon mbështetjen e Irlandës për anëtarësimin në BE

    Përmes një postimi, Kurti ka bërë të ditur se në takim është diskutuar për bashkëpunimin ekonomik, tregtar, arsimor e kulturor, me theks të veçantë në sektorin e teknologjisë së informacionit.

    Ai ka falënderuar Irlandën për ndihmën dhe kontributin ndaj Kosovës, ndërsa ka vlerësuar se vendit i takon statusi i kandidatit dhe hapja e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

    “Vendimi për t’i dhënë Kosovës statusin e vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian do të ishte i drejtë e i merituar, dhe Republika jonë llogarit në presidencën irlandeze të Këshillit”, ka shkruar Kurti.

    Ai ka bërë të ditur se takimi është zhvilluar në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Dublin, duke falënderuar ministren McEntee për ftesën dhe pritjen.

    Burimi: RTKLive

  • Zyrtare: Lutfi Dalipi zgjedh Kosovën, talenti 20-vjeçar zbulon premtimin që ia kishte dhënë babait

    Zyrtare: Lutfi Dalipi zgjedh Kosovën, talenti 20-vjeçar zbulon premtimin që ia kishte dhënë babait

    Kombëtarja e Kosovës ka fituar një tjetër talent premtues. Futbollisti 20-vjeçar, Lutfi Dalipi, ka vendosur ta përfaqësojë Kosovën në arenën ndërkombëtare.

    Lajmi është zyrtarizuar të enjten mbrëma nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK).

    Dalipi, i lindur në Zvicër dhe me prejardhje nga Lugina e Preshevës, ka zbuluar se vendimi nuk ishte i lehtë, por në fund ka dëgjuar zemrën.

    “Në fillim ishte e vështirë të vendosja mes Kosovës dhe Shqipërisë, pasi kam lindur në Zvicër. Por me zemër e zgjodha Kosovën, sepse i kisha premtuar babait se një ditë do të luaja për Kosovën ose Shqipërinë. Jam shumë i lumtur dhe i bindur se Kosova do të bëhet një ekip shumë i fortë”, ka deklaruar Dalipi për FFK-në.

    Talenti shqiptar po kalon një formë të shkëlqyer në futbollin zviceran. Në 13 ndeshjet e para të sezonit, ai ka realizuar pesë gola dhe ka dhuruar nëntë asistime.

    Dalipi aktualisht aktivizohet te Vaduzi, ku është i huazuar nga Young Boysi.

    Ardhja e tij shihet si një përforcim premtues për të ardhmen e “Dardanëve”.

    Burimi: Dukagjini