Blog

  • Balaj: Partitë opozitare më shumë bëjnë beteja brenda partive të tyre, sesa me pushtetin (VIDEO)

    Balaj: Partitë opozitare më shumë bëjnë beteja brenda partive të tyre, sesa me pushtetin (VIDEO)

    Balaj: Partitë opozitare më shumë bëjnë beteja brenda partive të tyre, sesa me pushtetin (VIDEO)

    Opinionisti Labinot Balaj ka kritikuar partitë opozitare për mungesë të përballjes politike me pushtetin, duke vlerësuar se energjinë dhe angazhimin e tyre po e orientojnë më shumë drejt betejave të brendshme partiake.

    Në një deklaratë në emisionin Rubikon në Klan Kosova, Balaj tha se një nga arsyet që po i krijon rehati pushtetit është pikërisht indiferenca e lidershipit opozitar dhe përfshirja e tij në përplasje brenda partive.

    “Themeli i rahatisë së pushtetit nuk është vetëm vëllimi i aktivitetit të vetëqeverisës, as aritmetika e numrave që i sigurojnë pushtet e qëndrueshmëri, por është edhe kjo indiferencë ose kredhja e lidershipit të partive opozitare në luftëra meskine”, deklaroi Balaj.

    Sipas tij, qasja e opozitës po e dëmton edhe skenën politike në Kosovë, pasi, sipas tij, vendit i nevojitet një opozitë e konsoliduar që do të ishte në gjendje ta sfidonte pushtetin.

    “Më shumë i tërheq lufta, beteja brenda partisë sesa beteja me pushtetin. Ato betejën dhe energjinë e kanalizojnë në rrugë e qëllime të gabuara, që është lufta brenda llojit. Kjo e penalizon edhe Kosovën, me pas një opozitë solide e cila kish me sfidu pushtetin”, tha Balaj. /Klankosova.tv

  • “Krim i organizuar në sektorin farmaceutik” - Kajtazi pyet opozitën: Pse nuk hulumtoni? (VIDEO)

    “Krim i organizuar në sektorin farmaceutik” – Kajtazi pyet opozitën: Pse nuk hulumtoni? (VIDEO)

    “Krim i organizuar në sektorin farmaceutik” - Kajtazi pyet opozitën: Pse nuk hulumtoni? (VIDEO)

    Gazetari Vehbi Kajtazi ka kritikuar opozitën për mungesë të angazhimit në trajtimin e problemeve në sektorin shëndetësor, duke ngritur dyshime për keqpërdorime dhe monopole në tregun farmaceutik në Kosovë.

    Në një deklaratë në Rubikon të Klan Kosova, Kajtazi tha se rreth 40 për qind e barnave qytetarët detyrohen t’i blejnë vetë, derisa sipas tij opozita hesht ndaj kësaj situate.

    Kajtazi ka theksuar edhe mungesën e imunoterapisë për pacientët me sëmundje malinje, duke pyetur pse kjo terapi nuk është e qasshme në Kosovë dhe pse pacientët detyrohen ta sigurojnë vetë.

    “Dikund 40 për qind të ilaçeve njerëzit detyrohen me i ble vetë, po ashtu edhe shërbimet shëndetësore me i pagu vetë. A i ka shku mendja naj herë kësaj opozite, përveç këtyre temave që janë të mëdha dhe secili këqyr me marrë hise në diskutimin publik? Me shku bre deri në Onkologji, me i pa ata njerëz që detyrohen me i ble ilaçet vetë? Është protokoll që pacientët aty me u trajtu edhe me imunoterapi. Pse mungon imunoterapia në Kosovë, kur një terapi kushton nga 3 mijë deri në 5 mijë euro, varësisht prej sëmundjes?”, tha Kajtazi.

    Gazetari ngriti pikëpyetje edhe për mënyrën e funksionimit të tregut farmaceutik, duke pretenduar se disa barna po  shiten vetëm nga një operator i caktuar.

    “Si ka mundësi vetëm një operator, një barnatore pastaj me pas të drejtë me i shitë këto ilaçe? Pse nuk i shesin krejt barnatoret tjera, por vetëm njëra? Ka krim të organizuar këtu. Një terapi që këtu kushton 5 mijë euro në Turqi kushton 400 euro. Si ka mundësi që këta njerëz mos me i pa këto, mos me shku me marrë një terapi të barnave e me çu në Kuvend të Kosovës, e me ia përplasë kryeministrit e ministrit të Shëndetësisë?”, tha Kajtazi. /Klankosova.tv

  • Rama angazhon privatët për pastrim: Qeveria na i bllokoi 100 kamionë, por gjetëm zgjidhje

    Rama angazhon privatët për pastrim: Qeveria na i bllokoi 100 kamionë, por gjetëm zgjidhje

    Rama angazhon privatët për pastrim: Qeveria na i bllokoi 100 kamionë, por gjetëm zgjidhje

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se operatorët privatë i janë bashkuar flotës për pastrimin e kryeqytetit, në përpjekje për të përmirësuar gjendjen me mbeturinat.

    Përmes një postimi, Rama ka akuzuar Qeverinë për bllokimin e disa projekteve komunale, përfshirë sigurimin e 100 kamionëve me financim gjerman, bllokimin e ndërmarrjes së re komunale të pastrimit dhe çështjen e deponisë.

    “Na i bllokuan 100 kamionë, financim nga Qeveria gjermane! Na e bllokuan ndërmarrjen e re komunale ‘Pastrimi’! Na e mbyllën deponinë! Krejt për inate politike! Kolegë, lufta politike ndalet te vota, jo duke i lënë qytetarët mes mbeturinave!”, ka shkruar Rama.

    Megjithatë, Rama ka bërë të ditur se Komuna ka gjetur një zgjidhje alternative, duke angazhuar operatorë privatë për t’i shtuar kapacitetet e pastrimit në kryeqytet.

    “Sidoqoftë, ne gjetëm zgjidhje. Nga sot, të gjithë këta kamionë të operatorëve privatë i bashkohen flotës për pastrimin e kryeqytetit! Ditë e natë, pa u ndalë, kemi me punu që qytetarët t’i marrin shërbimet që i meritojnë!”, ka shkruar Rama.

  • Haradinaj: Pas dy vitesh bllokadë, Qeveria dhe opozita kanë hyrë në apati politike (VIDEO)

    Haradinaj: Pas dy vitesh bllokadë, Qeveria dhe opozita kanë hyrë në apati politike (VIDEO)

    Haradinaj: Pas dy vitesh bllokadë, Qeveria dhe opozita kanë hyrë në apati politike (VIDEO)

    Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, ka vlerësuar se pas dy vitesh bllokadë politike e mungesë të aktivitetit institucional, qeveria dhe opozita kanë hyrë në një periudhë apatie politike.

    Në emisionin Rubikon, Haradinaj ka kritikuar qeverinë për siç tha, komoditetin që po ia mundëson mandati, ndërsa për opozitën tha se angazhimi i saj politik është i kufizuar kryesisht në periudhat zgjedhore, kur prezantojnë programe.

    “Pas dy viteve bllokade dhe një qetësie e aktiviteti politike vetëm përmes zgjedhjeve kemi hyrë në një periudhë apatie edhe nga qeveria edhe nga opozita. Qeveria e ka komoditetin e mandatit dhe mendon që mandati flet për të dhe jo puna që duhet të bëjë apo premtimet që i ka dhënë. Ndërsa opozita është tërësisht në një apati politike, ata angazhohen vetëm për programe politike gjatë zgjedhjeve, ata angazhohen të na shpalosin program, e alternativa vetëm gjatë kohës së fushatës, ndërsa janë kryesisht të heshtur në secilin zhvillim në vend”, tha Haradinaj në Rubikon të Klan Kosovës.

    Haradinaj kritikoi partitë opozitare edhe për qasjen ndaj temave politike. Sipas saj, opozita nuk po arrin t’i identifikojë problemet, t’ua shpjegojë ato qytetarëve dhe të propozojë zgjidhje konkrete.

    “Opozita kryesisht merret me tema që sjellin polarizim se sjellin vota, këtë e kanë për qejfi partitë politike, kur hyjmë në tema sektoriale dështojnë totalisht, nuk ofrojnë alternativa siç e thash përpos fushatës zgjedhore. Dhe nuk angazhohen fare që tua shpjegojnë qytetarit dhe votuesit se cila është ajo alternativë, ta diagnostikojnë problemin e të ofrojnë zgjidhjen. Këtë nuk e bëjnë”, tha më tej Haradinaj. /Klankosova.tv

  • Prezantuesja e Miamit shkakton stuhi me fotot, Shefi e paralajmëroi më parë të mos sillej si një Kardashian

    Prezantuesja e Miamit shkakton stuhi me fotot, Shefi e paralajmëroi më parë të mos sillej si një Kardashian

    Prezantuesja e WPLG me qendër në Miami, Jacey Birch, postoi foto provokuese nga një festival muzikor në Orlando, menjëherë pasi shefi i saj i paralajmëroi punonjësit të mos postonin përmbajtje në stilin e influencuesve.

    Fotot u bënë në festivalin e muzikës elektronike Electric Daisy Carnival, dhe në to ajo pozon me rroba që i zbulojnë anët e gjoksit. Birch është pjesë e WPLG që nga viti 2004. Gazetarët e FTVLive njoftuan se të paktën 10 gazetarë u dërguan atyre linqe për postimet e saj dhe se disa nga kolegët e tyre po pyesin veten pse menaxhmenti nuk reagoi.

    Një burim në redaksinë e WPLG-së, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, pohon se Birch është paralajmëruar tashmë për postimet në mediat sociale. Portali ua tregoi fotot edhe drejtorëve të programeve të lajmeve të stacioneve të tjera televizive. Të katër thanë se do të merrnin në konsideratë masa disiplinore, përfshirë shkarkimin.

    Zëvendëspresidenti i Lajmeve i WPLG-së, Bill Pohovey, më parë u dërgoi një paralajmërim punonjësve që të mos publikonin përmbajtje që mund të dëmtonte reputacionin e tyre si gazetarë.

    “Jam lodhur duke përsëritur veten, por ne nuk jemi ndikues, ne jemi gazetarë. Nuk duam video të stafit tonë duke kërcyer. Nuk duam sfilata mode, kombinime të ditës apo përmbajtje të tjera të pakuptimta që ulin reputacionin tuaj si gazetarë”, shkroi Pohovey, raporton New York Post .

    Ai shtoi se të njëjtat rregulla vlejnë edhe për profilet private, sepse punonjësit përfaqësojnë televizionin edhe kur nuk janë në punë.

    “Pavarësisht nëse punon apo jo, ti prapë përfaqëson median dhe duhet ta kujtosh gjithmonë rolin tënd si gazetar i besueshëm, jo si një Kardashian. Një pjesë e asaj që shoh është e pakëndshme për t’u parë”, shkroi ai.

    Një nga stafi editorial i FTVLive akuzoi Pohovey-n se nuk i zbatonte rregullat e tij dhe e quajti atë një person pa shtyllë kurrizore.

    Paralajmërimi më parë lidhej me prezantuesen e WPLG, Jenise Fernandez, e cila postoi foto me bikini nga pushimet në Fixhi. Pohovey i tha New York Post në atë kohë se ai nuk i ndalonte fotot e pushimeve apo fotot nga jeta e përditshme.

    “Ne jetojmë në Florida dhe njerëzit veshin bikini në plazh. Ato foto ishin të përshtatshme dhe plotësisht në rregull”, tha ai.

    Eksperti i komunikimit me bazë në Nju Jork, Amore Philip, beson se një foto nga një festival në një profil privat nuk është arsye për masa disiplinore, veçanërisht kur vetë drejtori deklaron se memorandumi nuk ndalon postimet nga jeta e përditshme.

    “Rregullat e mediave sociale e mbrojnë një markë vetëm kur janë të shkruara qartë, të paraqitura paraprakisht dhe të zbatuara në mënyrë të barabartë për të gjithë. Nëse prezantuesit meshkuj postojnë foto nga ndeshjet ose daljet në mbrëmje pa pasoja, veçimi i një prezantueseje femër për fotot e festivalit krijon një standard të dyfishtë dhe ky është një rrezik më i madh për reputacionin e medias sesa vetë fotot”, thotë Philip.

    New York Post kontaktoi Pohovey-n dhe Birch-in për koment, por ata ende nuk kanë dhënë përgjigje.

  • Konsullata e Kosovës në Cyrih pret përfaqësuesit e studentëve shqiptarë, diskutohet bashkëpunimi

    Konsullata e Kosovës në Cyrih pret përfaqësuesit e studentëve shqiptarë, diskutohet bashkëpunimi

    Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Cyrih ka pritur përfaqësues të Shoqatës së Studentëve Shqiptarë në Cyrih, me të cilët ka diskutuar për veprimtarinë e shoqatës, angazhimin e studentëve shqiptarë dhe mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, shkruan Telegrafi.

    Përmes një postimi në Facebook, konsullata ka bërë të ditur se gjatë takimit është diskutuar për angazhimin e studentëve shqiptarë në fushën akademike, shkencore dhe kulturore, si dhe për rolin e tyre në përfaqësimin dhe promovimin e vlerave të komunitetit shqiptar në Zvicër.

    Në postimin e saj, konsullata ka theksuar: “Vëmendje e veçantë iu kushtua mundësive të bashkëpunimit ndërmjet Konsullatës dhe shoqatës, organizimit të aktiviteteve të përbashkëta, shkëmbimit të përvojave dhe krijimit të hapësirave për përfshirjen më të gjerë të të rinjve shqiptarë në nisma arsimore, kulturore dhe profesionale”.

    Gjatë takimit u theksua gjithashtu rëndësia e ndërlidhjes së studentëve dhe profesionistëve të rinj shqiptarë në Zvicër me institucionet dhe zhvillimet në vendlindje, me synim shkëmbimin e njohurive, përvojave dhe forcimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët./Telegrafi/

  • Rama says he has hired private trucks for Pristina cleanup: They blocked us, but we found a solution.

    Pristina Mayor Progress Rama has announced that 100 trucks of private operators will join the fleet for the cleanup of the capital, following problems with the municipal company HINA Cleanification and storage.

    Through a Facebook post, Rama has claimed that trucks financed by the German government have been blocked, while the new municipal company, the cleanup, has been hampered and the warehouse is closed.

    He has described these actions as motivated by political resentments, criticising the way that he feels they are handling issues that directly affect citizens.

    About political hatred! Colleagues, we’re in politics by vote, not by leaving citizens in the garbage!

    However, he has indicated that the municipality has found solutions to the situation and that from today private operators’ trucks will be engaged in Pristina clearing.

    Day and night, without stopping, we’ve got citizens getting the services they deserve!

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Rama thotë se ka angazhuar kamionë privatë për pastrimin e Prishtinës: Na i bllokuan, por gjetëm zgjidhje

    Rama thotë se ka angazhuar kamionë privatë për pastrimin e Prishtinës: Na i bllokuan, por gjetëm zgjidhje

    Rama thotë se ka angazhuar kamionë privatë për pastrimin e Prishtinës: Na i bllokuan, por gjetëm zgjidhje

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se 100 kamionë të operatorëve privatë do t’i bashkohen flotës për pastrimin e kryeqytetit, pas problemeve me ndërmarrjen komunale “Pastrimi” dhe deponinë.

    Përmes një postimi në Facebook, Rama ka pretenduar se kamionët e financuar nga Qeveria gjermane janë bllokuar, ndërsa ndërmarrja e re komunale “Pastrimi” është penguar dhe deponia është mbyllur.

    Ai i ka cilësuar këto veprime si të motivuara nga inatet politike, duke kritikuar mënyrën se si, sipas tij, po trajtohen çështjet që ndikojnë drejtpërdrejt te qytetarët.

    “Krejt për inate politike! Kolegë, në politikë matemi me vota, jo duke i lënë qytetarët mes mbeturinave!”, ka shkruar Rama.

    Megjithatë, ai ka bërë të ditur se komuna ka gjetur zgjidhje për situatën dhe se nga sot kamionët e operatorëve privatë do të angazhohen në pastrimin e Prishtinës.

    “Ditë e natë, pa u ndalë, kemi me punu që qytetarët t’i marrin shërbimet që i meritojnë!”, ka deklaruar Rama.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Cledja bursts into tears for Nichin: It bothers me that I always do.

    Cledja has not managed to hold back her tears while talking about Nichi’s behavior to her at Big Brother’s house V IP Kosova.

    During a conversation with Nora, she has expressed concern over the fact that Nichi is constantly there and is behind her, even though this situation makes her feel uncomfortable.

    I feel good, it bothers me that I’m always after, so… I don’t feel okay, I don’t have anything to do, stay here, get out…

    She further stressed that she does not consider it normal for anyone to continue standing next to a person, even after he has asked him to keep a distance.

    It’s not normal when a person tells you not to be so close to me, you keep doing it, Clady said.

    Source Layer: Insander

  • Kledja shpërthen në lot për Nichin: Më bezdis fakti që e kam gjithmonë pas

    Kledja shpërthen në lot për Nichin: Më bezdis fakti që e kam gjithmonë pas

    Kledja shpërthen në lot për Nichin: Më bezdis fakti që e kam gjithmonë pas

    Kledja nuk ka arritur t’i mbajë lotët teksa ka folur për sjelljen e Nichit ndaj saj në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

    Gjatë një bisede me Norën, ajo është shprehur se ndihet e shqetësuar nga fakti që Nichi i qëndron vazhdimisht pranë dhe e ndjek nga pas, edhe pse kjo situatë e bën të ndihet jo rehat.

    “S’ndihem mirë, më bezdis fakti që e kam gjithmonë pas, kaq… Nuk ndihem okej, s’kam çfarë të bëj, të rri këtu, të dal jashtë…”, tha Kledja mes lotësh.

    Më tej, ajo theksoi se nuk e konsideron normale që dikush të vazhdojë t’i qëndrojë pranë një personi, edhe pasi ai i ka kërkuar shprehimisht të mbajë distancë.

    “Nuk është normale kur një person të thotë mos më rri kaq afër, ti të vazhdosh ta bësh”, u shpreh Kledja.

    Burimi: Insajderi