Blog

  • Dogana godet argjendaritë në Prishtinë: Konfiskon afro 1 kilogram ar me vlerë 120 mijë eurosh

    Dogana e Kosovës ka zhvilluar sot kontrolle në tri argjendari në qytetin e Prishtinës, në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme për luftimin e kontrabandës, parandalimin e tregtisë së paligjshme dhe mbrojtjen e tregut.

    Gjatë kontrolleve, në njërën prej argjendarive është zbuluar dhe konfiskuar një sasi prej 952,54 gramësh ari të përpunuar, me vlerë të përafërt prej 120 mijë eurosh. Për këtë rast janë ndërmarrë veprimet përkatëse, në përputhje me legjislacionin doganor në fuqi.

    Ndërkohë, në një argjendari tjetër, zyrtarët kanë konstatuar praninë e rreth 5 kilogramëve ari të pashenjëzuar, përkatësisht pa vulat përkatëse të kontrollit dhe shenjëzimit.

    Lidhur me këtë rast, Dogana e Kosovës ka njoftuar dhe ka kërkuar asistencën e Inspektoratit kompetent të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT). Inspektorët përkatës kanë marrë në trajtim sasinë e identifikuar të arit, me qëllim të kryerjes së procedurave të verifikimit dhe shenjëzimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

    Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe tregtisë së paligjshme të metaleve të çmuara, si dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional për garantimin e konkurrencës së ndershme, mbrojtjen e konsumatorëve dhe respektimin e detyrimeve ligjore.

    Sipas Doganës, kontrollet e tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, me qëllim të identifikimit dhe parandalimit të veprimtarive që cenojnë interesat ekonomike dhe fiskale të Republikës së Kosovës.

    Burimi: Insajderi

  • Trump shqyrton mundësinë e ndërhyrjes ushtarake në Kubë

    Trump shqyrton mundësinë e ndërhyrjes ushtarake në Kubë

    Trump shqyrton mundësinë e ndërhyrjes ushtarake në Kubë

    Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se nuk e përjashton mundësinë e përdorimit të forcës ushtarake kundër Kubës, duke thënë se dëshiron të ndërmarrë veprime ndaj ishullit para përfundimit të mandatit të tij në vitin 2029.

    Në një intervistë telefonike me moderatorin konservator Hugh Hewitt, Trump u pyet nëse do të konsideronte një ndërhyrje ushtarake për ndryshimin e pushtetit në Kubë.

    “Sigurisht që do ta konsideroja”, u përgjigj presidenti amerikan, duke shtuar se administrata e tij po e monitoron nga afër situatën në vend.

    Trump e cilësoi Kubën si një shtet në krizë të thellë dhe përmendi sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, si një nga figurat që mund të angazhohen në këtë çështje.

    Deri më tani, Shtëpia e Bardhë nuk ka bërë të ditur ndonjë plan konkret për ndërhyrje ushtarake në Kubë.

  • Gjykata në Spanjë pezullon aktivitetin e grupit ekstremist të djathtë, 14 anëtarë të arrestuar

    Gjykata në Spanjë pezullon aktivitetin e grupit ekstremist të djathtë, 14 anëtarë të arrestuar

    Gjykata në Spanjë pezullon aktivitetin e grupit ekstremist të djathtë, 14 anëtarë të arrestuar

    Një gjykatë në qytetin Gijon, në veri të Spanjës, ka urdhëruar pezullimin e aktiviteteve të grupit të ekstremit të djathtë Nucleo Nacional, në kuadër të një hetimi për krime të dyshuara të urrejtjes dhe organizim të paligjshëm.

    Vendimi përfshin mbylljen e selisë së organizatës, bllokimin e llogarive bankare dhe përmbajtjeve të saj në rrjetet sociale.

    Masa gjyqësore vjen pas arrestimit të 14 anëtarëve të grupit javën e kaluar, të dyshuar për nxitje të urrejtjes ndaj grupeve të cenueshme dhe personave me bindje të ndryshme ideologjike.

    Gjatë kontrolleve në selinë e organizatës në Madrid dhe në lokacione të tjera, policia ka sekuestruar më shumë se 20 armë zjarri, disa prej tyre pa leje, si dhe sasi të mëdha municioni dhe armësh të tjera të ndaluara.

    Autoritetet spanjolle dyshojnë se organizata ka rekrutuar dhe indoktrinuar të rinj, përfshirë të mitur, duke i nxitur drejt veprimeve të urrejtjes, diskriminimit dhe dhunës ndaj grupeve të caktuara.

    Grupi Núcleo Nacional, i cili e përshkruan veten si një lëvizje politike, ka reaguar duke i cilësuar veprimet e autoriteteve si “persekutim dhe represion politik”.

  • Rijadi dhe Pekini diskutojnë sulmet e Huthëve

    Rijadi dhe Pekini diskutojnë sulmet e Huthëve

    Rijadi dhe Pekini diskutojnë sulmet e Huthëve

    Arabia Saudite dhe Kina kanë diskutuar për sulmet e fundit të rebelëve Huthi ndaj territorit saudit dhe mundësitë për uljen e tensioneve në rajon, në një kohë kur konflikti në Lindjen e Mesme po përshkallëzohet.

    Ministri i Jashtëm saudit, Faisal bin Farhan, është takuar me të dërguarin e Kinës për Lindjen e Mesme, Zhai Jun, për të diskutuar zhvillimet e fundit dhe sigurinë rajonale, transmeton Klankosova.tv.

    Ndërkohë, rebelët Huthi kanë pretenduar se kanë kryer sulme ndaj infrastrukturës energjetike dhe ushtarake saudite, përfshirë objekte të kompanisë shtetërore të naftës Aramco dhe një stacion pompimi në tubacionin East-West.

    Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite ka njoftuar se ka interceptuar disa dronë të nisur drejt Riadit dhe provincës lindore të vendit. Autoritetet saudite nuk kanë konfirmuar në mënyrë të pavarur të gjitha pretendimet për sulmet ndaj objekteve energjetike.

    Nga ana tjetër, presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Uashingtoni nuk do të hezitonte të ndërmerrte sulme të reja ushtarake kundër Iranit, nëse situata do ta kërkonte.

  • Dogana konfiskon afro një kilogram ari në vlerë prej 120 mijë eurosh në Prishtinë

    Dogana konfiskon afro një kilogram ari në vlerë prej 120 mijë eurosh në Prishtinë

    Dogana konfiskon afro një kilogram ari në vlerë prej 120 mijë eurosh në Prishtinë

    Dogana e Kosovës ka konfiskuar 952.54 gramë ari të përpunuar, në vlerë të përafërt prej 120 mijë eurosh, gjatë kontrolleve të realizuara në tri argjendari në Prishtinë.

    Sipas njoftimit të Doganës, ari është zbuluar në njërën prej argjendarive, për të cilin janë ndërmarrë veprimet përkatëse ligjore.

    Ndërkaq, në një argjendari tjetër është konstatuar prania e rreth pesë kilogramëve ari të pashenjëzuar, pa vulat përkatëse të kontrollit dhe shenjëzimit., transmeton Klankosova.tv

    Lidhur me këtë rast, Dogana ka kërkuar asistencën e Inspektoratit kompetent të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT).

    Bëhet e ditur se inspektorët kanë marrë në trajtim sasinë e identifikuar për verifikim dhe shenjëzim, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

  • Finland zbulon sulmin ndaj një anijeje luftarake ruse në Detin Baltik, Ukraina merr përgjegjësinë

    Finland zbulon sulmin ndaj një anijeje luftarake ruse në Detin Baltik, Ukraina merr përgjegjësinë

    Finland zbulon sulmin ndaj një anijeje luftarake ruse në Detin Baltik, Ukraina merr përgjegjësinë

    Finlanda ka bërë të ditur se ushtria e saj ka zbuluar një sulm ndaj një anijeje luftarake ruse në Gjirin e Finlandës, në Detin Baltik, ndërsa Ukraina ka marrë përgjegjësinë për operacionin.

    Sipas Forcave të Armatosura finlandeze, incidenti është regjistruar të mërkurën, më 11 nëntor, dhe situata është monitoruar nga autoritetet ushtarake. Helsinki ka theksuar se vendi nuk përballet me ndonjë kërcënim të menjëhershëm ushtarak.

    Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës  ka pretenduar se qëndron pas sulmit. Mediat estoneze raportojnë se objektivi ishte një anije e vogël luftarake ruse, e cila më pas është kthyer në Shën Petersburg. Megjithatë, nuk ka ende konfirmim të pavarur për shkallën e dëmeve apo viktimat e mundshme.

  • Baton Haxhiu promovon dy librat e tij në Prishtinë Historia që zhbëri Jugosllavinë” dhe “Brenda Luftës”​

    Baton Haxhiu promovon dy librat e tij në Prishtinë Historia që zhbëri Jugosllavinë” dhe “Brenda Luftës”​

    Në Qendrën e Zhvillimit “Agim Lluka”, në Dukagjin Center, është mbajtur promovimi i librave të autorit Baton Haxhiu, ku u prezantuan veprat e tij dhe temat historike që trajtohen në dy librat e tij.

    Gjatë promovimit, autori Baton Haxhiu foli për përmbajtjen e librave, rrugëtimin e tij krijues dhe ngjarjet historike që kanë shërbyer si bazë për shkrimet e tij.

    Duke folur për veprat, Haxhiu theksoi se librat nuk janë ndërtuar domosdoshmërisht mbi mesazhe të caktuara, por mbi përjetime dhe ngjarje që ai i ka dokumentuar përmes shkrimit.

    “ S’ka mesazh këtu, ka vetëm përjetim, edhe përjetimin e kam vendosur në libër”, u shpreh Haxhiu.

    Ai veçoi gjithashtu rëndësinë e trajtimit të historisë së Kosovës në kontekstin e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.

    Sipas tij, njëra nga veprat synon t’u ofrojë lexuesve një pasqyrë mbi mënyrën se si proceset dhe zhvillimet në Kosovë ndikuan në shkatërrimin e Jugosllavisë.

    Haxhiu përmendi ngjarje të periudhave të ndryshme historike, nga viti 1968 deri në vitin 1981, si dhe zhvillimet e viteve 1989-1990, përfshirë suprimimin e autonomisë së Kosovës.

    Ai bëri të ditur se këto zhvillime janë trajtuar në kapituj të veçantë, duke sjellë ngjarje që, sipas tij, ndihmojnë në kuptimin e proceseve historike dhe politike të asaj kohe.

    Promovimi shërbeu si mundësi për të pranishmit që të njihen më afër me veprat e autorit, temat që trajtojnë dhe përjetimet që qëndrojnë prapa tyre. /Telegrafi/

  • He published Facebook videos with a gun next to him, police raid the house in Mitrovica. This is 26-year-old who ended up under investigation.

    A video published on Facebook, where a gun was seen near a young man, has set police in Mitrovica on motion. Investigators have raided the 26-year-old house, but have not found weapons or other suspicious items, while he has chosen to defend himself quietly during the interview, the Signal Journal exclusively teaches.

    According to the information the signal provided, it’s about Ensar GashiTwenty-six years old, to which case has been initiated for allegedly possession of unauthorized weapons.

    The case was reported on Wednesday, November 11th, about 1600, in Mitrovica.

    Everything started after publishing a video on his Facebook account, where a suspected weapon was spotted in the seat next to him.

    The pattern and type of suspected weapons have not been identified, while the location where the video was located remains unknown.

    After obtaining information, police have contacted the Prosecutor and, on the oral order of the pre-procedure judge, have conducted raids at the 26-year-old house on the street of Sami Gashi.

    However, nothing suspicious has been found during the search.

    The young man was interviewed by police investigators, but used the right to defend in silence, without giving statements concerning the case.

    With the D.A.’s instructions, procedures for criminal work have been initiated against him to keep ownership, control or unauthorized possession of weapons.

    After the interview, Gashi has been released in regular procedure, while investigations are continuing.

    Note: The people mentioned in this news are considered innocent until their guilt is confirmed by court’s firm form.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Civil clothing policemen stop an Audi in Pristina, discover marijuana inside the car. This is the 27-year-old who ended up under investigation.

    A 27-year-old has ended up in the police after civil – clothing officials found suspected narcotic substances during the search of his car in Pristina. The young man was traveling with an Audi when he was detained by police units that have discovered over three grams of marijuana, the Signal newspaper learns.

    The event took place on Wednesday, November 11th, at around 10:45, on the streets of Lugmiri, in the Zolar area in Pristina.

    According to information provided by the signal, the suspect is… Iron MujaTwenty-seven years old, who was detained for inspection during the patrol of police units in civilian clothes.

    During the search of the Audi vehicle, officials have found a quantity of the suspected narcotics substance of marijuana, which has resulted in 3.64 grams.

    After the substance was discovered, the 27-year-old was escorted to the Police Station, where he was interviewed in the quality of the suspect.

    The State Prosecution has been announced in the case, which has instructed the sequencing of the substance as material evidence and initiating criminal procedure for the unauthorized possession of narcotics, psychotrope or analogue substances.

    The case will be handled in regular procedure.

    Note: The people mentioned in this news are considered innocent until their guilt is confirmed by court’s firm form.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Policët me rroba civile ndalojnë një Audi në Prishtinë, zbulojnë marihuanë brenda veturës – ky është 27-vjeçari që përfundoi nën hetime

    Policët me rroba civile ndalojnë një Audi në Prishtinë, zbulojnë marihuanë brenda veturës – ky është 27-vjeçari që përfundoi nën hetime

    Policët me rroba civile ndalojnë një Audi në Prishtinë, zbulojnë marihuanë brenda veturës – ky është 27-vjeçari që përfundoi nën hetime

    Një 27-vjeçar ka përfunduar në Polici pasi zyrtarët me rroba civile i kanë gjetur substancë të dyshuar narkotike gjatë kontrollit të veturës së tij në Prishtinë. I riu po udhëtonte me një Audi kur është ndaluar nga njësitë policore, të cilat kanë zbuluar mbi tre gramë marihuanë, mëson Gazeta Sinjali.

    Ngjarja ka ndodhur të mërkurën, më 11 nëntor, rreth orës 22:45, në rrugën “Lugmiri”, në zonën e Zllatarit në Prishtinë.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, i dyshuari është Hekuran Muja, 27 vjeçar, i cili është ndaluar për kontroll gjatë patrullimit të njësive policore me rroba civile.

    Gjatë kontrollit të automjetit Audi, zyrtarët kanë gjetur një sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë, e cila pas peshimit ka rezultuar të jetë 3.64 gramë.

    Pas zbulimit të substancës, 27-vjeçari është shoqëruar në Stacionin Policor, ku është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.

    Për rastin është njoftuar Prokuroria e Shtetit, e cila ka udhëzuar sekuestrimin e substancës si provë materiale dhe inicimin e procedurës penale për veprën “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”.

    Rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

    Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali