Rijadi dhe Pekini diskutojnë sulmet e Huthëve

Rijadi dhe Pekini diskutojnë sulmet e Huthëve

Written by

in

Rijadi dhe Pekini diskutojnë sulmet e Huthëve

Arabia Saudite dhe Kina kanë diskutuar për sulmet e fundit të rebelëve Huthi ndaj territorit saudit dhe mundësitë për uljen e tensioneve në rajon, në një kohë kur konflikti në Lindjen e Mesme po përshkallëzohet.

Ministri i Jashtëm saudit, Faisal bin Farhan, është takuar me të dërguarin e Kinës për Lindjen e Mesme, Zhai Jun, për të diskutuar zhvillimet e fundit dhe sigurinë rajonale, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkohë, rebelët Huthi kanë pretenduar se kanë kryer sulme ndaj infrastrukturës energjetike dhe ushtarake saudite, përfshirë objekte të kompanisë shtetërore të naftës Aramco dhe një stacion pompimi në tubacionin East-West.

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite ka njoftuar se ka interceptuar disa dronë të nisur drejt Riadit dhe provincës lindore të vendit. Autoritetet saudite nuk kanë konfirmuar në mënyrë të pavarur të gjitha pretendimet për sulmet ndaj objekteve energjetike.

Nga ana tjetër, presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Uashingtoni nuk do të hezitonte të ndërmerrte sulme të reja ushtarake kundër Iranit, nëse situata do ta kërkonte.