Blog

  • Sekretari amerikan i Thesarit flet për zhvendosjen në bazën ushtarake: S’frikësohem nga kërcënimet me vdekje që vijnë nga Irani

    Sekretari amerikan i Thesarit flet për zhvendosjen në bazën ushtarake: S’frikësohem nga kërcënimet me vdekje që vijnë nga Irani

    Sekretari amerikan i Thesarit flet për zhvendosjen në bazën ushtarake: S’frikësohem nga kërcënimet me vdekje që vijnë nga Irani

    Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, deklaroi se nuk frikësohet nga kërcënimet me vdekje që vinë nga Irani, pasi u zhvendos së fundmi nga rezidenca e tij në Uashington D.C. në një bazë ushtarake amerikane.

    “Pse duhet të kem frikë kur personeli ynë ushtarak në Gjirin Persik dhe Presidenti (Donald) Trump marrin vazhdimisht kërcënime me vdekje?”, u shpreh Bessent në një intervistë për CNBC.

    Irani ka mohuar akuzat se po komploton për të sulmuar zyrtarë dhe qytetarë në tokën amerikane.

    Megjithatë, Bessent shtoi se Irani po sillet “si një kafshë e rrezikshme e zënë ngushtë”, duke shpjeguar se ka ndjekur udhëzimet e Shërbimit Sekret dhe është zhvendosur nga shtëpia e tij në një bazë ushtarake.

    Bessent tha se u detyrua të zhvendosej pjesërisht edhe për shkak se gazeta The Ëall Street Journal publikoi një foto ajrore të shtëpisë së tij në Georgetow n në janar të vitit 2025.

    “Shumë e papërgjegjshme dhe e rrezikshme, dhe gjëra të tilla duhet të ndalen”, tha ai.

    Një zyrtar i lartë i inteligjencës në administratën Trump paralajmëroi në një memorandum të parë nga agjencia Reuters në fund të muajit të kaluar se komplotet iraniane kundër personelit amerikan dhe shtetasve amerikanë kishin arritur në një fazë të avancuar.

    Që nga muaji gusht, Bessent ka udhëhequr fushatën e sanksioneve dhe presionit ekonomik të SHBA-së kundër Iranit, të quajtur Operacioni “I Përjashtuari Ekonomik” në përpjekje për ta shtyrë Teheranin t’i japë fund sulmeve ndaj anijeve tregtare dhe të rihapë Ngushticën e Hormuzit.

    Kjo rrugë ujore jetike ka mbetur kryesisht e mbyllur që kur SHBA-ja dhe Izraeli sulmuan Iranin më 28 shkurt.

    Fushata e presionit ekonomik, e cila përkon me një bllokadë detare amerikane të porteve iraniane, ka përfshirë sanksione ndaj degëve të bankave në Lindjen e Mesme dhe firmave të tjera të shërbimeve financiare që lehtësojnë transaksionet me Iranin.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • I wanted her with my heart and soul Mentor Miftari confirms separation from Miranda Hashan

    Renowned singer Miranda Hashan and Mentor Miftar are divided.

    The news has revealed to Miftari himself by means of an exciting social networking post where he has announced the completion of their relationship.

    The couple, who have two children together, have been part of each other’s life for a long time.

    Through his post, Miftar has also shared a scripture in which he spoke about his separation and feelings without specifying the reasons for the decision.

    Teach it not to keep close to yourself those who choose to leave you. Not everyone will remain in your life, not even those to whom you have given a special place in your heart. Accept that some people choose to leave even if you don’t understand their reasons. Do not spend your time running after explanations, seeking attention, or trying to understand the silence that sometimes more than a thousand words speak has written by Miftar.

    Following the post, he has confirmed the separation by these words:

    To move forward is not to deny what you felt. It means accepting your story without letting the past keep you from building the future. Because sometimes the greatest love you can give yourself is to let go of those who do not choose common life. I loved you, and now we’re divorced, and he wrote, among other things, Miftar by posting Facebook.

    He has even attached a picture to the singer.

    Meanwhile, Miranda Hashan has not yet made any public response regarding the partition.

    Source Layer: Insander

  • “E kam dashtë me shpirt e zemër” – Mentor Miftari konfirmon ndarjen nga Miranda Hashani

    “E kam dashtë me shpirt e zemër” – Mentor Miftari konfirmon ndarjen nga Miranda Hashani

    “E kam dashtë me shpirt e zemër” – Mentor Miftari konfirmon ndarjen nga Miranda Hashani

    Këngëtarja e njohur Miranda Hashani dhe Mentor Miftari janë ndarë.

    Lajmin e ka bërë të ditur vetë Miftari përmes një postimi emocionues në rrjetet sociale, ku ka njoftuar për përfundimin e lidhjes së tyre.

    Çifti, të cilët kanë edhe dy fëmijë së bashku, kanë qenë pjesë e jetës së njëri-tjetrit për një periudhë të gjatë.

    Përmes postimit të tij, Miftari ka ndarë edhe një shkrim, në të cilin ka folur për ndarjen dhe ndjenjat e tij, pa specifikuar arsyet që çuan në këtë vendim.

    ‘Mëso të mos mbash me zor pranë vetes ata që zgjedhin të largohen prej teje. Jo të gjithë do të qëndrojnë në jetën tënde, madje as ata të cilëve u ke dhënë një vend të veçantë në zemrën tënde. Pranoje që disa njerëz zgjedhin të largohen, edhe atëherë kur ti nuk i kupton arsyet e tyre. Mos e kalo kohën duke vrapuar pas shpjegimeve, duke kërkuar vëmendje apo duke u përpjekur të kuptosh heshtje që ndonjëherë flasin më shumë se një mijë fjalë’, ka shkruar Miftari.

    Në vazhdim të postimit, ai ka konfirmuar ndarjen edhe përmes këtyre fjalëve:

    ‘Të ecësh përpara nuk do të thotë të mohosh atë që ke ndier. Do të thotë ta pranosh historinë tënde, pa e lejuar të shkuarën të të pengojë të ndërtosh të ardhmen. Sepse ndonjëherë, dashuria më e madhe që mund t’i dhurosh vetes është të lësh të ikin ata që nuk zgjedhin jetën e përbashkët. Të kam dasht me shpirt e zemër e tani u ndam’, ka shkruar mes tjerash Miftari përmes postimit në Facebook.

    Postimit ai i ka bashkëngjitur edhe një fotografi ku shfaqet së bashku me këngëtaren.

    Ndërkohë, Miranda Hashani nuk ka bërë ende ndonjë reagim publik lidhur me ndarjen.

    Burimi: Insajderi

  • “Hajnesh, ktheji paratë e …” – Zemaj përplaset ashpër me deputeten Nagavci

    “Hajnesh, ktheji paratë e …” – Zemaj përplaset ashpër me deputeten Nagavci

    “Hajnesh, ktheji paratë e …” – Zemaj përplaset ashpër me deputeten Nagavci

    Një përplasje e ashpër ka ndodhur gjatë seancës së sotme parlamentare mes deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemajt, dhe asaj të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci.

    Gjatë debatit, Zemaj ka përdorur gjuhë të ashpër ndaj Nagavcit, duke i thënë: “Hajnesh, ktheji paratë e librave”.

    Burimi: Insajderi

  • Adriani merr një mesazh emocionues nga familja – Ja reagimi i tij (VIDEO)

    Adriani merr një mesazh emocionues nga familja – Ja reagimi i tij (VIDEO)

    Adriani merr një mesazh emocionues nga familja – Ja reagimi i tij (VIDEO)

    Një moment emocionues ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5, ku Adriani ka marrë një mesazh të veçantë nga familja e tij përmes një droni.

    “Të don familja shumë. Jemi krenarë me ty. Veç vazhdo! Wuff”.

    Ky gjest duket se i ka dhënë Adrianit një dozë të madhe motivimi, duke i rikujtuar se jashtë shtëpisë ka njerëz që e mbështesin dhe janë krenarë për rrugëtimin e tij.

    Për të parë reagimin e Adrianit, ndiqni videon:

  • Franca në prag të një vale të re protestash, autoritetet mobilizojnë 70 mijë policë

    Franca në prag të një vale të re protestash, autoritetet mobilizojnë 70 mijë policë

    Franca po përgatitet për raundin e pestë të demonstratave për çështjet e arsimit, por edhe kundër kostos së lartë të jetesës.

    Siç njoftoi Ministri i Brendshëm Roland Nunez, dhjetëra marshime do të zhvillohen të shtunën, në shumë qytete franceze, ndërsa afërsisht 70,000 oficerë policie do të jenë në gatishmëri

    Raportohet se Franca po përgatitet për një raund të ri ngjarjesh të mëdha.

    “Do të kemi të njëjtën vendosje të forcave policore si të shtunën e kaluar”, tha ministri francez, i cili i përshkroi masat e sigurisë si “fleksibile, të ndjeshme dhe të adaptueshme ndaj veprimeve të grupeve me rrezik të lartë, të cilat shpërndahen në grupe të vogla dhe përpiqen të anashkalojnë autoritetet e zbatimit të ligjit”, njoftoi ministri.

    “Dhe siç them çdo herë, ne do të jemi të gatshëm për çdo gjë që lidhet me vandalizmin dhe plaçkitjen “, theksoi ai. /Telegrafi/

  • Gashi: Të gjitha problemet mund të zgjidhen me dialog të hapur dhe koordinim

    Gashi: Të gjitha problemet mund të zgjidhen me dialog të hapur dhe koordinim

    “Nuk ka problem që nuk mund të zgjidhet dhe askush nuk dëshiron të krijojë precedentë, por dëshirojmë që së bashku të ecim drejt zgjidhjes së problemeve eventuale apo objektive që lindin nga interpretimi i neneve të caktuara të Rregullores së Punës. Përmes dialogut të hapur dhe koordinimit të hënën, të gjithë së bashku mund të arrijmë deri te një zgjidhje e tillë”, theksoi sot kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në përgjigje të vërejtjeve procedurale të deputetëve të opozitës lidhur me seancën e 130-të, në të cilën dje duhej të parashtroheshin pyetjet e deputetëve.

    Ai sot vazhdoi me seancën e 129-të, në rendin e ditës të së cilës janë disa pika që nuk janë shqyrtuar, por debati nuk filloi për shkak të vërejtjeve procedurale të deputetëve të opozitës. Ai dha një pauzë prej 30 minutash për koordinim me grupet parlamentare.

    Sipas tij, në rastet kur ekzistojnë interpretime të ndryshme për disa nene të Rregullores së Punës, të cilat nuk janë përcaktuar plotësisht dhe ndodh ndonjë keqkuptim, mënyra më e mirë është që kjo të zgjidhet përmes një marrëveshjeje të përbashkët.

    “Për këtë arsye dje e ndërpreva seancën dhe ju ftova në koordinim. Ju nuk erdhët. Shpresoj që të hënën të vini të gjithë koordinatorët dhe të bisedojmë për këtë temë. Jam i bindur se mund të gjejmë zgjidhje. Nuk ka problem që nuk mund të zgjidhet. Prandaj mendoj se të gjitha mundësitë janë të hapura për të vazhduar me këtë seancë”, theksoi Gashi.

    Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, deputeti Oliver Spasovski, konsideron se është krijuar një precedent me të cilin nuk u mbajtën pyetjet e deputetëve të opozitës, por edhe një precedent lidhur me të drejtën e grupeve parlamentare për të kërkuar vërejtje procedurale ose pauzë, ndërsa kjo kohë të llogaritet si pjesë e kohës së paraparë për pyetjet e deputetëve të opozitës.

    “Mendoj se kjo është shkelje e plotë e Rregullores së Punës dhe e gjithçkaje që është vendosur si praktikë në Kuvend”, theksoi Spasovski, duke kërkuar ndërprerjen e seancës së 129-të dhe që të hënën, në mbledhjen e koordinimit, të arrihet marrëveshje për mbajtjen e seancës për pyetjet e deputetëve të opozitës.

    Deputetët e BDI-së dhe të Aleancës për Shqiptarët reaguan proceduralisht që në kuadër të seancës së 129-të fillimisht të shqyrtohet pika 6, në të cilën është propozuar ligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për vendosjen e pikave të përbashkëta kufitare ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë dhe për zbatimin e aktiviteteve të përbashkëta për kontroll kufitar.

    Deputetja e BDI-së, Rina Ajdari, i bëri vërejtje kryetarit të Kuvendit, Gashit, për anashkalimin e kësaj pike dhe kalimin te pika 12, në të cilën parashihet shqyrtimi i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Prokurimet Publike.

  • The basement of a building in Ulpiana is picked up by fire, firemen say: Suspected Use of Homeless Ones

    The basement of a building in Pristina’s Ulpiana neighbourhood is involved in the fire, while allegedly the space was exploited by homeless persons.

    News of the signal has confirmed Male Gashi, commander of the Fire Brigade in Pristina.

    Garments, garbage, and other materials in the cellar have been burned by the fire.

    Firefighters’ intervention has already ended, while the flames have been extinguished by the Fire Brigade teams in Pristina.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Kaplohet nga zjarri bodrumi i një ndërtese në Ulpianë, flasin zjarrfikësit: Dyshohet se shfrytëzohej nga të pastrehët

    Kaplohet nga zjarri bodrumi i një ndërtese në Ulpianë, flasin zjarrfikësit: Dyshohet se shfrytëzohej nga të pastrehët

    Kaplohet nga zjarri bodrumi i një ndërtese në Ulpianë, flasin zjarrfikësit: Dyshohet se shfrytëzohej nga të pastrehët

    Bodrumi i një ndërtese në lagjen Ulpianë të Prishtinës është përfshirë nga zjarri, ndërsa dyshohet se hapësira shfrytëzohej nga persona të pastrehë.

    Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar Male Gashi, komandant i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë.

    Nga zjarri janë djegur lecka, mbeturina dhe materiale të tjera që ndodheshin në bodrum.

    Intervenimi i zjarrfikësve ka përfunduar tashmë, ndërsa flakët janë shuar nga ekipet e Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Ramadan: Kosovo spent over 1 billion euros on electricity import

    Alliance for Future of Kosovo MP ( The AAK, Burim Ramadani, has criticised the government of Kosovo for its dependence on electricity import, demanding accountability for lack of investments and not realising projects to increase local production capacities.

    According to Ramadani, from 2021 to October 2026, Kosovo has spent 1 billion and 55m euros on electricity imports.

    It is down to less than 1 billion and 55m euros that have been bought electricity for the past five and a half years. Do you know that at almost 1 billion euros, a new thermal power plant was built? Ramadani said.

    He has mentioned spending only for one day, suggesting that on November 12th Kosovo has paid 938 thousand euros for the purchase of energy from abroad.

    We are talking about a little less than 1m euros of electricity purchase in Kosovo, which may be one of the days it has at least cost, he has declared.

    Ramadani has also criticised the decision to cut off the contract with the Contour Global company, which envisioned the construction of a new thermal power plant with a capacity of 500 megawatts.

    Why wasn’t a new thermal built? This government, from the first decisions when it came to power, has been to close the project for the new thermal power plant. With this, it has closed the possibility of Kosovo having sufficient electricity for itself, the MP has indicated.

    He has demanded that the Government report in the country on delays in energy projects, as well as show which measures will be taken to increase local production and reduce dependence on import.

    Kosovo’s citizen cannot continue to face energy uncertainty and increased household spending. Therefore, the government should render an account to us in the Assembly and citizens of Kosovo on concrete issues and missing results, Ramadani has stressed.

     

    Source Layer: Dukeagini