Blog

  • Shkelje të sigurisë në punë, ndalen punimet në Drenas

    Shkelje të sigurisë në punë, ndalen punimet në Drenas

    Shkelje të sigurisë në punë, ndalen punimet në Drenas

    Gjatë inspektimit në një objekt ndërtimi në komunën e Drenasit, inspektorët e Inspektoratit Qendror të Punës kanë evidentuar parregullsi dhe mosrespektim të masave të sigurisë dhe shëndetit në punë.

    Si pasojë e këtyre shkeljeve, Inspektorati tha se është marrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.

    Inspektorati Qendror i Punës u bëri thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë obligimet ligjore për sigurinë dhe shëndetin në punë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në vendin e punës.

    Burimi: Insajderi

  • ÇMIME QË NUK BESOHEN! Comodita Home sjell oferta të jashtëzakonshme për Black Friday, me zbritje deri në 75%!

    ÇMIME QË NUK BESOHEN! Comodita Home sjell oferta të jashtëzakonshme për Black Friday, me zbritje deri në 75%!

    ÇMIME QË NUK BESOHEN! Comodita Home sjell oferta të jashtëzakonshme për Black Friday, me zbritje deri në 75%!

    Black Friday këtë vit vjen me oferta të jashtëzakonshme në Comodita Home! Brendi i njohur i produkteve për shtëpi ka lansuar një nga kampanjat më atraktive të vitit, me zbritje deri në 75% dhe çmime që vështirë të besohen.

    Në qendër të vëmendjes është dysheku Hybrid Black Limited Edition, i cili këtë Black Friday vjen me çmim vetëm 299 euro! Një edicion special që kombinon rehatinë dhe cilësinë me një çmim jashtëzakonisht të favorshëm.

    Për ata që dëshirojnë të përfitojnë edhe më shumë, dysheku Cloud vjen me katër dhurata: dy jastëkë, një jorgan dhe lagështuesin e ajrit Rainbow Air S, për vetëm 449 euro! Një ofertë e veçantë që sjell gjithçka që ju nevojitet për një gjumë të rehatshëm.

    Një tjetër surprizë e kësaj kampanje është dysheku Hybrid, me çmim vetëm 349 euro, i cili shoqërohet me një set pjatash nga guri dhuratë. Një kombinim i veçantë që sjell rehati në dhomën e gjumit dhe elegancë në tryezën tuaj.

    Ndërkohë, për të gjithë ata që kërkojnë një dyshek cilësor me çmim ekonomik, dysheku Memory ofrohet për vetëm 199 euro, së bashku me një batanije Soft Touch 200 × 200 cm dhuratë.

    Comodita Home ka përgatitur zbritje deri në 75% në të gjitha kategoritë e produkteve, duke përfshirë jorganë, jastëkë, çarçafë, batanije, sete pjatash, tenxhere, produkte për kuzhinë e banjo, si dhe shumë aksesorë të tjerë për shtëpinë.

    Kjo kampanjë është një mundësi e shkëlqyer për të gjithë ata që planifikojnë të rifreskojnë ambientet e shtëpisë, të investojnë në produkte cilësore apo të përgatiten për festat e fundvitit, duke përfituar nga çmime jashtëzakonisht të favorshme.

    Me oferta të tilla, Black Friday në Comodita Home premton të jetë një nga ngjarjet më tërheqëse të blerjeve të këtij sezoni.

    Ofertat mund t’i shfrytëzoni në të gjitha dyqanet e Comodita Home, si dhe përmes porosive online në www.comoditahome.com, në rrjetet sociale apo duke telefonuar falas në 0800 25 000 dhe përmes dritares Comodita Tv Shop në numrin 0800 77 888!

    Një gjë është e sigurt këtë Black Friday, Comodita Home ka sjell çmimet më të ulta që nuk duhen humbur!

    Burimi: Insajderi

  • Masat e sigurisë: FFK-ja publikon listën e gjësendeve të ndaluara për ndeshjen Kosovë – Izrael

    Masat e sigurisë: FFK-ja publikon listën e gjësendeve të ndaluara për ndeshjen Kosovë – Izrael

    Masat e sigurisë: FFK-ja publikon listën e gjësendeve të ndaluara për ndeshjen Kosovë – Izrael

    Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar tifozët për masat e sigurisë dhe rregullat që duhet të respektohen gjatë hyrjes në stadiumin “Fadil Vokrri”, për ndeshjen e nesërme ndërmjet Kosovës dhe Izraelit.

    Sipas njoftimit të FFK-së, në stadium ndalohet futja dhe përdorimi i armëve të çdo lloji dhe mjeteve të mprehta, mjeteve piroteknike, fishekzjarrëve, flakadanëve dhe mjeteve eksplozive.

    Po ashtu, të ndaluara janë pijet alkoolike, rrezet lazer, dronët, pajisjet e zërimit pa autorizim, banderolat me përmbajtje politike, raciste apo diskriminuese, si dhe çadrat dhe çdo send tjetër që mund të rrezikojë sigurinë e pjesëmarrësve.

    FFK-ja ka bërë të ditur se të gjithë tifozët duhet të kenë me vete një dokument të vlefshëm identifikimi, i cili do të kërkohet gjatë hyrjes në stadium.

    Për shkak të kontrolleve të sigurisë, federata u ka bërë thirrje tifozëve që të arrijnë sa më herët në stadium, pasi kontrolli do të jetë i detyrueshëm për të gjithë.

    Në njoftim është bërë e ditur edhe se “Prishtina Parking” nuk do të jetë në funksion gjatë ditës së ndeshjes. Për këtë arsye, tifozëve u është kërkuar që parkimin e automjeteve ta planifikojnë paraprakisht në zona më larg stadiumit, për të shmangur trafikun dhe vonesat.

    Në fund, FFK-ja ka falënderuar tifozët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, duke u bërë thirrje që ta përkrahin Përfaqësuesen e Kosovës me disiplinë dhe respekt.

  • S’ka kuorum për votimin e rezolutës së propozuar nga deputetja Jashari

    S’ka kuorum për votimin e rezolutës së propozuar nga deputetja Jashari

    S’ka kuorum për votimin e rezolutës së propozuar nga deputetja Jashari

    Kuvendi i Kosovës është kthyer për t’i vazhduar punimet e seancës, e cila u ndërpre pasi kuvendarët shkuan në pauzë.

    Si pikë e parë, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, tha se është Rezoluta e propozuar nga deputetja e PDK-së, Sala Jashari lidhur me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit, e cila mbeti katër muaj pa terapi, dhe mungesën e vazhdueshme të barnave onkologjike, raporton Klankosova.tv.

    Në Kuvend ishin prezentë 63 deputetë, kurse në votim morën pjesë vetëm 44 të tillë. 42 votuan pro, ndërsa dy abstenuan.

    Haxhiu njoftoi se për pasojë, rezoluta nuk kalon në mungesë kuorumi.

    Pikë tjetër e rendit të ditës është “mocioni përmbajtjesor mbi gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë”.

    Gjithashtu, në rend dite është edhe Ligji për Specialen. /Klankosova.tv

  • U shpall fajtor, por dalin akuza të reja ndaj Russell Brand, gjashtë gra të tjera rrëfejnë përvojat e tyre

    U shpall fajtor, por dalin akuza të reja ndaj Russell Brand, gjashtë gra të tjera rrëfejnë përvojat e tyre

    U shpall fajtor, por dalin akuza të reja ndaj Russell Brand, gjashtë gra të tjera rrëfejnë përvojat e tyre

    Akuza të reja ndaj aktorit dhe komedianit britanik Russell Brand kanë dalë në dritë, pasi gjashtë gra të tjera kanë rrëfyer për sjellje të papërshtatshme seksuale dhe veprime grabitqare, në intervista për gazetën “The Times” dhe në një dokumentar të ri të Netflix.

    Brand u shpall fajtor në një gjyq në Londër për një rast përdhunimi dhe tri raste sulmi seksual. Sipas raportimeve, ai u dënua me burg në fillim të kësaj jave, transmeton klankosova.tv

    Ndërkohë, raportimi i ri i “The Times” përfshin pretendimet e gjashtë grave të tjera, të cilat nuk mund të publikoheshin më herët për shkak të procesit gjyqësor. Russell Brand ka mohuar se ka kryer marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e palës tjetër.

    Sipas BBC, dokumentari dhe raportimet e reja kanë rikthyer në vëmendje çështjen e Russell Brand, ndërsa akuzat e grave të tjera kanë dalë në publik pas përfundimit të procesit gjyqësor.

  • "Pijanece" Arlinda në gjendje të rënduar emocionale pas fjalëve të rënda të Nichit

    “Pijanece” Arlinda në gjendje të rënduar emocionale pas fjalëve të rënda të Nichit

    Arlinda është shfaqur në gjendje të rënduar emocionale në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5”, pas komenteve të rënda që ka marrë nga Nichi.

    Banorja nuk ka arritur t’i mbajë lotët gjatë një diskutimi, ku ka shprehur pakënaqësinë dhe lëndimin nga fjalët e tij lidhur me konsumimin e alkoolit.

    Gjatë bisedës me Norën, kjo e fundit ngriti edhe një tjetër çështje, duke pyetur pse Akilit nuk po i përmendet fakti që edhe ai kishte konsumuar alkool.

    Arlinda e konsideroi këtë qasje si standard të dyfishtë, duke theksuar se veprimi i saj po gjykohet ndryshe nga ai i banorit tjetër.

    “Akili ka pi mirë, unë kam pi keq… Veç u kanë flejt edhe ia kam prish gjumin… Janë standarde të dyfishta”, u shpreh ajo.

    Diskutimi dhe reagimi emocional i Arlindës vijnë pas përplasjes me Nichin, ndërsa momenti është bërë pjesë e zhvillimeve të fundit brenda shtëpisë së BBVK-së. /Telegrafi/

    – YouTube youtu.be

  • Three new lines, Foda says one can start tomorrow.

    Kosovo’s deputy, Franco Foda, held a press conference before the match with Israel tomorrow under the League of Nations.

    Among other things, Foda said it might happen tomorrow that one of the three new entries at this gathering start the game.

    All the new players who have come are Kamberi, Enis, or Kurtulushi. We are impressed. One of them could be in formation, Foda said.

    In front of Kosovo, Israel is played tomorrow at 1500 p.m. at the Fadil Vokrri.

    Source Layer: Insander

  • Tri prurjet e reja, Foda thotë se njëri mund të startojë nesër

    Tri prurjet e reja, Foda thotë se njëri mund të startojë nesër

    Tri prurjet e reja, Foda thotë se njëri mund të startojë nesër

    Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda mbajti konferencë për media para ndeshjes me Izraelin nesër në kuadër të Ligës së Kombeve.

    Ndër tjera, Foda tha se mund të ndodh që nesër njëri nga tre prurjet e reja në këtë grumbullim të startojë ndeshjen.

    “Të gjithë lojtarët e rinj që kanë ardhur qoftë Kamberi, Enisi apo Kurtulushi, i kemi përcjellë. Na kanë lënë përshtypje të mirë. Mund të ndodh qe ndonjëri prej tyre të jetë ne formacion”, tha Foda.

    Përballja Kosovë – Izrael luhet nesër nga ora 15:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

    Burimi: Insajderi

  • Enis Rexhepi has surprised everyone in Kosovo’s drills — journalist Shkumbin Pireva details

    Glory Piraeus, Shumbin Pireva and Bardh Maxhun analyse challenges to Israel and Ireland, the Franco Foda list, returns and shortages in the Nationals, as well as recent developments about the National of Kosovo.

    Journalist Shkumbin Piraeus has spoken of assailant Enis Rexhepi, who recently joined Kosovo, showing that he has amazed the entire National staff at the exercise.

    Of course, Annie Rexhepi can have his own minutes when it is known that the exercises they’ve developed so far have all remained impressed with the physical and its preparation.

    His own statement after his arrival at the gathering said: I’ll work hard and my goal is to be a starter, tell us about the mentality he’s created at a big German club like Stutgarti.

    So, even Enice Rexhepi is believing he’ll have the minutes, he’ll provide the debut, if not the first match with Israel at least in the second match with Ireland because of physical football, even though he’ll believe he’ll have his own minutes, Piraeus has said.

    You can follow the full episode of Star Arena on YouTube. /Telegraph/

    YouTube www.youtube.com

  • Enis Rexhepi i ka befasuar të gjithë në stërvitjet e Kosovës – gazetari Shkumbin Pireva jep detaje

    Enis Rexhepi i ka befasuar të gjithë në stërvitjet e Kosovës – gazetari Shkumbin Pireva jep detaje

    Lavdim Pireva, Shkumbin Pireva dhe Bardh Maxhuni analizojnë sfidat ndaj Izraelit dhe Irlandës, listën e Franco Fodës, rikthimet dhe mungesat në Kombëtare, si dhe zhvillimet e fundit rreth Kombëtares së Kosovës.

    Gazetari Shkumbin Pireva ka folur për sulmuesin Enis Rexhepi i cili së fundmi iu bashkua Kosovës, duke treguar se ai ka mahnitur të gjithë stafin e Kombëtares në stërvitje.

    “Sigurisht edhe Enis Rexhepi mund t’i ketë minutat e vet, kur dihet që në stërvitjet që i kanë zhvilluar deri tani kanë mbetur të gjithë impresionuar me fizikun dhe përgatitjen e tij”.

    “Edhe vetë deklarata e tij pas ardhjes në grumbullim që tha: “Unë do të punoj fort dhe synimi im është për qenë startues”, tregon për mentalitetin që ai e ka kriju te një klub i madh gjerman si Stuttgarti”.

    “Kështu që edhe Enis Rexhepi po besoj që do t’i ketë minutat, do ta sigurojë debutimin, nëse jo ndeshjen e parë me Izraelin të paktën në ndeshjen e dytë me Irlandën shkaku edhe i futbollit fizik, edhe përkundër moshës do të besoj që do t’i ketë minutat e vet”, ka thënë Pireva mes tjerash.

    Episodin e plotë të “Arena e Yjeve” mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube. /Telegrafi/

    – YouTube www.youtube.com