U shpall fajtor, por dalin akuza të reja ndaj Russell Brand, gjashtë gra të tjera rrëfejnë përvojat e tyre

U shpall fajtor, por dalin akuza të reja ndaj Russell Brand, gjashtë gra të tjera rrëfejnë përvojat e tyre

Written by

in

U shpall fajtor, por dalin akuza të reja ndaj Russell Brand, gjashtë gra të tjera rrëfejnë përvojat e tyre

Akuza të reja ndaj aktorit dhe komedianit britanik Russell Brand kanë dalë në dritë, pasi gjashtë gra të tjera kanë rrëfyer për sjellje të papërshtatshme seksuale dhe veprime grabitqare, në intervista për gazetën “The Times” dhe në një dokumentar të ri të Netflix.

Brand u shpall fajtor në një gjyq në Londër për një rast përdhunimi dhe tri raste sulmi seksual. Sipas raportimeve, ai u dënua me burg në fillim të kësaj jave, transmeton klankosova.tv

Ndërkohë, raportimi i ri i “The Times” përfshin pretendimet e gjashtë grave të tjera, të cilat nuk mund të publikoheshin më herët për shkak të procesit gjyqësor. Russell Brand ka mohuar se ka kryer marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e palës tjetër.

Sipas BBC, dokumentari dhe raportimet e reja kanë rikthyer në vëmendje çështjen e Russell Brand, ndërsa akuzat e grave të tjera kanë dalë në publik pas përfundimit të procesit gjyqësor.