LEX | Enver Bajraktari u gjet i groposur në një arë me misër në Baicë – aktakuzë ndaj Top Kolshit

LEX | Enver Bajraktari u gjet i groposur në një arë me misër në Baicë – aktakuzë ndaj Top Kolshit

Written by

in

LEX | Enver Bajraktari u gjet i groposur në një arë me misër në Baicë – aktakuzë ndaj Top Kolshit

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj Top Kolshit për vrasjen e rëndë të Enver Bajraktarit në fshatin Baicë të Lipjanit. Kolshi akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje.

Sipas njoftimit të Prokurorisë të 13 nëntorit 2026, ngjarja dyshohet se ka ndodhur më 3 gusht 2025, pas një mosmarrëveshjeje paraprake. Prokuroria pretendon se Kolshi e goditi Bajraktarin me një mjet të fortë dhe më pas i vuri një litar rreth qafës. Sipas aktakuzës, Bajraktari humbi jetën si pasojë e asfiksisë mekanike.

Prokuroria pretendon se pas ngjarjes, i pandehuri e tërhoqi trupin e viktimës, e fshehu në një gropë dhe e mbuloi me dhe.

Gazeta Sinjali e kishte raportuar rastin në gusht të vitit 2025. Më 12 gusht, Sinjali publikoi emrin e Top Kolshit si personi i arrestuar në lidhje me vrasjen e Bajraktarit. Sinjali raportoi gjithashtu se trupi i viktimës ishte gjetur i groposur në një arë të mbjellë me misër në Baicë.

Sipas Prokurorisë, gjatë kontrollit në shtëpinë e Kolshit në Baicë u sekuestruan disa armë dhe municion, që dyshohet se mbaheshin pa autorizim.

Prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës që, pas shqyrtimit gjyqësor dhe vlerësimit të provave, ta shpallë Kolshin fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali