Blog

  • PDK në Gjilan kërkon llogaridhënie për transferimin e afro 500 mijë eurove për paga dhe shtesa

    PDK në Gjilan kërkon llogaridhënie për transferimin e afro 500 mijë eurove për paga dhe shtesa

    Asamblisti i PDK-së në Gjilan, Bujar Nevzati, ka njoftuar se në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal ka kërkuar sqarime të detajuara lidhur me propozimin për transferimin e 497,972.10 eurove nga një nënprogram buxhetor në tjetrin, në kategorinë e pagave dhe shtesave.

    Nevzati, në emër të Grupit të Asamblistëve të PDK-së, ka bërë të ditur se ky grup do ta mbështesë transferimin vetëm mbi bazën e arsyetimit se mjetet janë të domosdoshme për pagesën e pagave të punëtorëve komunalë për muajin nëntor 2026.

    Megjithatë, ai ka kërkuar transparencë dhe sqarime të plota për mënyrën se si është menaxhuar buxheti komunal, duke theksuar se bëhet fjalë për një shumë të konsiderueshme të parasë publike.

    Sipas dokumentacionit të paraqitur, mungesat buxhetore janë evidentuar në disa nënprograme, ku pjesën më të madhe e përbën arsimi fillor me 281,035.70 euro, pasuar nga shërbimet shëndetësore primare me 151,723.12 euro.

    Mungesa të tjera janë paraqitur në Zyrën e Kuvendit Komunal, në vlerë prej 41,118.97 eurosh, te zjarrfikësit dhe inspektimet prej 22,104.95 eurosh, si dhe në planifikimin dhe zhvillimin ekonomik prej 1,989.36 eurosh.

    Në total, mungesa e paraqitur arrin në 497,972.10 euro, ndërsa mjetet propozohet të sigurohen nga nënprogramet që kanë suficit buxhetor.

    Nevzati ka kërkuar nga ekzekutivi komunal një raport të detajuar për secilin nënprogram, përfshirë numrin e punëtorëve të punësuar, vendet e plotësuara dhe ato vakante, si dhe arsyet pse disa drejtori kanë mjete të tepërta, ndërsa të tjerat përballen me mungesa të konsiderueshme.

    Vëmendje të veçantë ai i ka kushtuar arsimit fillor, ku ka kërkuar sqarime se si është krijuar mungesa prej më shumë se 281 mijë eurosh dhe nëse kjo është pasojë e planifikimit të gabuar buxhetor, punësimeve të reja apo rritjes së numrit të punonjësve.

    Ai ka ngritur shqetësimin edhe për mungesën e lëndëve djegëse në shkollat e komunës, duke vënë në pikëpyetje prioritetet e menaxhimit të mjeteve buxhetore.

    Sa i përket shëndetësisë primare, Nevzati ka kërkuar shpjegime për mungesën prej 151,723.12 eurosh, duke e ndërlidhur këtë çështje edhe me mbylljen e ambulancës në Kishnapolë ditë më parë.

    Ai ka kërkuar të sqarohet nëse mungesa e mjeteve në këtë sektor lidhet me numrin e punëtorëve, punësimet e bëra gjatë vitit apo me planifikimin jo të duhur financiar.

    Një tjetër çështje e ngritur nga asamblisti i PDK-së është koha e kërkesës për transferim, përkatësisht muaji nëntor. Sipas tij, duhet të sqarohet nëse kjo situatë ka ardhur si pasojë e planifikimit të dobët buxhetor në fillim të vitit apo e ndryshimeve të bëra gjatë vitit.

    Po ashtu, ai ka kërkuar garanci se marrja e mjeteve nga drejtoritë që paraqesin suficit nuk do të ndikojë në funksionimin e tyre dhe në përmbushjen e obligimeve deri në fund të vitit.

    Në fund, Nevzati ka theksuar se PDK-ja nuk është kundër sigurimit të pagave për punëtorët komunalë, pasi ato janë obligim institucional, por ka nënvizuar se mbështetja për transferimin e mjeteve duhet të shoqërohet me transparencë dhe llogaridhënie për menaxhimin e parasë publike. /Telegrafi/

  • Troubled Israel before confronting Kosovo, loses title defender in doubt of another

    The nation of Israel may face problems in formation for the match against Kosovo, held Saturday in Pristina, within the B3 Group of League of Nations.

    According to the Israeli medium Sports5, left-wing defender Roy Revivo is expected to lose this approach because of a muscle injury, while in doubt even the attacker Manor Solomon.

    The latter is suffering from back pain and is currently unable to play a full match. For this reason, the possibility that he is not in the title formation of Kosovo remains open.

    The match will take place on Saturday, from 1500 in Pristina, where Kosovo aims to exploit local field priority.

    In the B3 Group ranking, Kosovo holds second place with five points, while Israel is the last with only two points collected.

    This confrontation is the earliest in this phase of races, and it matters to both representatives in the race for improved group positions.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Izraeli me telashe para përballjes me Kosovën, humb mbrojtësin titullar – në dyshim edhe një tjetër

    Izraeli me telashe para përballjes me Kosovën, humb mbrojtësin titullar – në dyshim edhe një tjetër

    Izraeli me telashe para përballjes me Kosovën, humb mbrojtësin titullar – në dyshim edhe një tjetër

    Kombëtarja e Izraelit mund të përballet me probleme në formacion për ndeshjen ndaj Kosovës, që zhvillohet të shtunën në Prishtinë, në kuadër të Grupit B3 të Ligës së Kombeve.

    Sipas mediumit izraelit Sport5, mbrojtësi i krahut të majtë, Roy Revivo, pritet ta humbasë këtë përballje për shkak të një lëndimi muskulor, ndërsa në dyshim është edhe sulmuesi Manor Solomon.

    Ky i fundit po vuan nga dhimbjet në shpinë dhe aktualisht nuk është në gjendje të luajë një ndeshje të plotë. Për këtë arsye, mundësia që ai të mos jetë në formacionin titullar ndaj Kosovës mbetet e hapur.

    Ndeshja do të zhvillohet të shtunën, nga ora 15:00, në Prishtinë, ku Kosova synon ta shfrytëzojë përparësinë e fushës vendase.

    Në renditjen e Grupit B3, Kosova mban vendin e dytë me pesë pikë, ndërsa Izraeli është i fundit me vetëm dy pikë të grumbulluara.

    Kjo përballje është e parafundit në këtë fazë të garave dhe ka rëndësi për të dyja përfaqësueset në garën për përmirësimin e pozitës në grup.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Arlinda openly expresses favor to Nora ( V IDEO)

    AThe plant has openly expressed consent to Nora inside Big Brother’s home V IP Kosovo 5.

    During a conversation between them, the resident has shown that Nora likes it, not reluctant to express it to other residents.

    I like that. I like it. I know that. What’s the matter, we’re talking about pleasure.

     

  • Arlinda ia shpreh hapur pëlqimin Norës (VIDEO)

    Arlinda ia shpreh hapur pëlqimin Norës (VIDEO)

    Arlinda ia shpreh hapur pëlqimin Norës (VIDEO)

    Arlinda i ka shprehur hapur pëlqimin NorëS brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 5.

    Gjatë një bisede mes tyre, banorja ka treguar se Nora i pëlqen, duke mos hezituar ta shprehë këtë edhe para banorëve të tjerë.

    “Mua më pëlqen kjo. Po më pëlqen. E di kjo. Çka ka lidhje, po flasim për pëlqim”.

     

  • Alaudin Hamiti thyen heshtjen për largimin e Behares nga Big Brother

    Alaudin Hamiti thyen heshtjen për largimin e Behares nga Big Brother

    Moderatori i Big Brother VIP Kosova 5, Alaudin Hamiti, ka dhënë një sinjal lidhur me largimin e Behare Maksutajt nga shtëpia e këtij reality shou.

    Përmes një postimi në InstaStory, Hamiti ka hapur mundësinë që ndjekësit t’i drejtojnë pyetje në mënyrë anonime.

    Njëri prej tyre e ka pyetur se përse Behare Maksutaj u largua nga shtëpia e BBVK-së.

    Foto: Screenshot/Instagram

    Përgjigjja e moderatorit ka ngjallur kureshtje, pasi ai nuk e ka zbuluar drejtpërdrejt arsyen, por ka paralajmëruar se gjithçka mund të bëhet më e qartë ditën e nesërme.

    “Mendoj që nesër do ta kuptoni arsyen pse Beharja u largua nga Big Brother”, ka shkruar Hamiti.

    Kështu, mbetet të shihet nëse gjatë spektaklit të radhës do të jepen detaje të reja për largimin e ish-banores dhe arsyet që çuan në këtë vendim.

    Megjithatë, u tha se kishte një urgjencë jashtë shtëpisë dhe kjo ishte arsyeja e vetme. /Telegrafi/

  • Real Madridi po përgatit tashmë katër largime

    Real Madridi po përgatit tashmë katër largime

    Real Madridi po shqyrton deri në katër largime të mundshme gjatë afatit kalimtar të dimrit 2027, me Raul Asensio, Thiago Pitarch, Trent Alexander-Arnold dhe Endrick si emrat kryesorë. Sipas gazetarit Miguel Serrano, klubi nuk planifikon të sjellë lojtarë të rinj nëse nuk ndodhin largime më parë, një qëndrim i ndarë nga Jose Mourinho.

    Afati i transferimeve në Spanjë hapet më 2 janar dhe mbyllet më 2 shkurt. Drejtuesit sportiv nuk e konsiderojnë thelbësor përforcimin e skuadrës, megjithëse situatat individuale të disa lojtarëve mund të ndryshojnë planet e tyre në javët në vijim.

    Rasti i Raul Asencios është ai me gjasat më të mëdha për të përfunduar me një largim. Sipas Miguel Serranos, mbrojtësi është i vetmi lojtar, largimi i të cilit do të mirëpritej nga drejtori sportiv, i cili nuk e përjashton mundësinë e dëgjimit të ofertave gjatë afatit kalimtar të dimrit.

    Situata e Thiago Pitarch po ngre gjithashtu pyetje. Mesfushori mezi përfshihet në planet e Jose Mourinhos dhe mungesa e mundësive mund ta çojë atë të kërkojë një destinacion ku do të marrë më shumë kohë loje.

    I diplomuari i akademisë, i cili debutoi këtë sezon kundër Valencias pasi u rikuperua nga një dëmtim gjatë verës, thuhet se ka tërhequr interes nga klubet e Ligës Premier dhe Bundesligës, si dhe nga disa ekipe të La Ligës. Një huazim do t’i lejonte lojtarit të fitonte kohë të vlefshme loje pa i ndërprerë përgjithmonë lidhjet me Real Madridin.

    Një tjetër emër që ka dalë në tregun e transferimeve është Trent Alexander-Arnold. Mbrojtësi anglez ka parë kohën e tij të lojës të zvogëlohet pasi Federico Valverde e ka vendosur veten në pozicionin e mbrojtësit të djathtë dhe klubi nënshkroi me Denzel Dumfries gjatë verës.

    Alexander-Arnold është nën kontratë deri në qershor të vitit 2031 dhe ka një nga pagat më të larta në ekip. Situata e tij mund ta shtyjë klubin të shqyrtojë mundësi të tjera nëse ai vazhdon të mos ketë kohë loje.

    Protagonisti i katërt është Endrick, një sulmues brazilian 20-vjeçar i cili mezi ka luajtur 141 minuta këtë sezon. Mourinho po bëhet problem për Endrick.

    Sulmuesi dëshiron më shumë kohë loje pas periudhës së tij të mëparshme si i huazuar te Olympique Lyonnais. Megjithatë, Mourinho e konsideron të rëndësishme ta mbajë atë si një alternativë ndaj Kylian Mbappes dhe, për momentin, nuk po e shqyrton mundësinë e largimit të tij.

    Trajneri portugez gjithashtu nuk dëshiron të ndahet nga lojtarë të tjerë që janë pjesë e planeve të tij. Për këtë arsye, klubi do të duhet të shqyrtojë individualisht çdo kërkesë përpara se të autorizojë ndonjë transferim gjatë dimrit.

    Situata mund të ndryshojë nëse Eduardo Camavinga ose Brahim Diaz do të kërkonin të largoheshin nga skuadra. Sipas Serranos, Mourinho i ka kërkuar Florentino Perezit që të dy largimet të kompensohen me nënshkrime të reja.

    Camavinga pati mundësi të largohej gjatë verës, por vendosi të qëndronte. Ndërkohë, Brahim ka luajtur 248 minuta këtë sezon dhe situata e kontratës së tij mbetet në pritje të konfirmimit zyrtar nga klubi.

    Real Madridi nuk ka nënshkruar me asnjë lojtar gjatë afatit kalimtar dimëror që nga viti 2020, kur ata morën Reinier Jesus. Planifikimi aktual e ruan këtë trend, megjithëse varet nga largimet e mundshme.

    Drejtori sportiv do të ketë kohë deri më 2 shkurt 2027 për të zgjidhur situatat e Asensio, Pitarch, Alexander-Arnold dhe Endrick. Nëse ndonjëri prej tyre kërkon zyrtarisht një transferim dhe klubi e autorizon atë, Mourinho do të duhet të vendosë nëse ka nevojë për një zëvendësim përpara se të mbyllet afati kalimtar. /Telegrafi/

  • Diaspora shqiptare arrin në 2.26 milionë persona, 77% janë në moshë pune

    Diaspora shqiptare arrin në 2.26 milionë persona, 77% janë në moshë pune

    Diaspora shqiptare po vazhdon të rritet, ndërsa të dhënat më të fundit tregojnë se mbi 2.26 milionë shtetas shqiptarë jetojnë jashtë vendit, prej të cilëve rreth 77% janë në moshë pune.

    Sipas të dhënave të INSTAT-it, të përfshira në Profilin Kombëtar të Migracionit 2025, diaspora shqiptare e krijuar pas viteve ’90 numëron gjithsej 2,256,346 persona. Kjo shifër përfaqëson rreth 49% të numrit të përgjithshëm të shtetasve shqiptarë.

    Siç raporton mediumi ekonomik shqiptar Ekofin, rreth 1.74 milionë persona të diasporës i përkasin grupmoshës 15–64 vjeç, duke përfaqësuar një potencial të rëndësishëm njerëzor dhe ekonomik për vendin.

    Të dhënat tregojnë se 18% e diasporës përbëhet nga fëmijët e moshës 0–14 vjeç, ndërsa vetëm 5% janë persona mbi 65 vjeç. Kjo dëshmon se emigrimi shqiptar nuk përfshin vetëm individë që largohen për punë, por gjithnjë e më shumë edhe familje që vendosen jashtë vendit.

    Sa i përket përbërjes gjinore, diaspora përbëhet nga 52.2% meshkuj dhe 47.8% femra.

    Italia dhe Greqia vazhdojnë të mbeten destinacionet kryesore të emigrimit shqiptar, ndërsa vitet e fundit është rritur prania e shqiptarëve edhe në Gjermani dhe vende të tjera të Evropës Veriore dhe Qendrore.

    Ndërkohë, sipas të dhënave të Eurostat-it të cituara nga “Ekofin”, gjatë vitit 2024 vendet e Bashkimit Evropian kanë lëshuar rreth 79 mijë leje të para qëndrimi për shtetasit shqiptarë, 5.5% më shumë krahasuar me vitin paraprak.

    Prej këtyre lejeve, 47.6% janë dhënë për bashkim familjar, ndërsa 29.1% për arsye punësimi.

    Shifrat tregojnë përmasat e diasporës shqiptare dhe rëndësinë e saj në aspektin ekonomik, demografik dhe shoqëror, ndërsa emigrimi po merr gjithnjë e më shumë karakter të vendosjes afatgjatë të familjeve jashtë Shqipërisë./Telegrafi/

  • Radev: Problemet e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut po thellohen

    Radev: Problemet e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut po thellohen

    “Evropa duhet të marrë pjesë në negociatat për Ukrainën, pa të nuk mund të ketë arkitekturë të re sigurie”, u tha kryeministri bullgar Rumen Radev gazetarëve në Dublin, ku po merr pjesë në takimin e nëntë të Komunitetit Politik Evropian në Republikën e Irlandës.

    Në këtë aktivitet, i cili po mbahet si pjesë e presidencës irlandeze të Këshillit të Bashkimit Evropian, pritet të marrin pjesë mbi 50 krerë shtetesh ose qeverish evropiane dhe udhëheqës të institucioneve kryesore evropiane dhe ndërkombëtare, përfshirë presidenten e RMV-së, Gordana Siljanovska-Davkova.

    Në këtë aktivitet, Radev foli përsëri për marrëdhëniet me Maqedoninë dhe theksoi problemet e supozuara me të cilat përballet pakica bullgare në vend.

    Siç raportohet nga mediat bullgare, kreu i shtetit bullgar njoftoi se do të ngrejë përsëri çështjen e qëndrimit të autoriteteve në Maqedoni ndaj qytetarëve me identitet bullgar.

    Sipas tij, situata nuk po përmirësohet.

    “Problemet e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut po thellohen”, tha Radev./Telegrafi/

  • I zhdukur prej 6 ditësh në pyll, adoleshenti gjendet i gjallë - pamje nga operacioni i shpëtimit në Australi

    I zhdukur prej 6 ditësh në pyll, adoleshenti gjendet i gjallë – pamje nga operacioni i shpëtimit në Australi

    Një djalë 17-vjeçar në Australi është gjetur i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur në një zonë të pyllëzuar, rreth 180 kilometra në lindje të Melburnit.

    Pavarësisht temperaturave jashtëzakonisht të ulëta gjatë natës, adoleshenti arriti të mbijetojë.

    Ai pësoi vetëm disa gërvishtje.

    Në një video nga momenti i shpëtimit të tij që po qarkullon në X, 17-vjeçari shihet duke festuar sapo kupton se po mbërrin ndihma.

    William, mbiemri i të cilit nuk është bërë i ditur, u zhduk të premten e kaluar ndërsa po bënte kamping me një mik në një zonë të largët të vendit.

    Zhdukja e tij shkaktoi një operacion të madh kërkimi, me policinë, zhytësit dhe helikopterët e përfshirë në kërkim. /Telegrafi/