Një djalë 17-vjeçar në Australi është gjetur i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur në një zonë të pyllëzuar, rreth 180 kilometra në lindje të Melburnit.
Pavarësisht temperaturave jashtëzakonisht të ulëta gjatë natës, adoleshenti arriti të mbijetojë.
Ai pësoi vetëm disa gërvishtje.
Në një video nga momenti i shpëtimit të tij që po qarkullon në X, 17-vjeçari shihet duke festuar sapo kupton se po mbërrin ndihma.
William, mbiemri i të cilit nuk është bërë i ditur, u zhduk të premten e kaluar ndërsa po bënte kamping me një mik në një zonë të largët të vendit.
Zhdukja e tij shkaktoi një operacion të madh kërkimi, me policinë, zhytësit dhe helikopterët e përfshirë në kërkim. /Telegrafi/