Blog

  • Bellingham blen edhe veturën e shtatë luksoze – shton një Lamborghini me vlerë 250 mijë euro, përkundër se nuk di të ngasë

    Bellingham blen edhe veturën e shtatë luksoze – shton një Lamborghini me vlerë 250 mijë euro, përkundër se nuk di të ngasë

    Jude Bellingham (23 vjeç), një yll i Real Madridit dhe ekipit kombëtar të Anglisë, pranoi se nuk di të gatuajë ose të ngasë makinën dhe se familja, miqtë, nëna, shefja e kuzhinës dhe pastruesja e ndihmojnë me punët e përditshme.

    Bellingham foli për këtë në një intervistë me British Vogue. Ai thotë se ndihet i pjekur në fushë, por kjo nuk është e vërtetë në jetën e përditshme.

    “Nuk di të gatuaj, nuk di të ngas makinën… Jam i mirë në atë që bëj, por jo shumë gjëra të tjera”, ka thënë Bellingham.

    Ai nuk ka patentë shoferi. Në çështjet e përditshme, tha ai, mbështetet te miqtë dhe familja, përfshirë nënën e tij Denise, e cila jeton me të në Madrid. Ai gjithashtu ka një kuzhiniere dhe një pastruese për ta ndihmuar.

    Megjithatë, kjo nuk e ndaloi atë të grumbullonte një koleksion makinash luksoze.

    Sipas The Sun, Bellingham ka shtatë automjete, vlera totale e të cilave vlerësohet në rreth 1.26 milion euro.

    Më e shtrenjta midis tyre është Lamborghini Urus Performante me vlerë rreth 250,000 euro, megjithëse ai nuk mund ta ngasë vetë. /Telegrafi/

  • Muhammed Dauti shpallet kampion i botës në kickboxing, triumfon në garat ndërkombëtare në Madrid

    Muhammed Dauti shpallet kampion i botës në kickboxing, triumfon në garat ndërkombëtare në Madrid

    Sportisti i ri nga Tetova, Muhammed Dauti, pjesë e klubit Wolf Kickboxing & MMA, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare, duke u shpallur kampion i botës në kickboxing në garat e organizuara nën patronazhin e Federatës Ndërkombëtare ISKA, në Madrid të Spanjës.

    Dauti ka fituar vendin e parë në disiplinën Kick Light, në grupmoshën 6–11 vjeç dhe kategorinë mbi 55 kilogramë, duke dëshmuar talent, teknikë, guxim dhe përgatitje të lartë sportive.

    Ky triumf përbën një arritje të madhe jo vetëm për sportistin e ri, por edhe për Tetovën dhe sportin shqiptar në Maqedoninë e Veriut, duke dëshmuar se talentet e reja vendore mund të shkëlqejnë edhe në garat më të rëndësishme ndërkombëtare.

    Për këtë sukses ka reaguar edhe Federata ISKA e Maqedonisë së Veriut, e cila ka përgëzuar Muhammed Dautin për titullin e kampionit të botës, duke vlerësuar njëkohësisht punën e klubit Wolf Kickboxing & MMA dhe angazhimin e trajnerit Naim Samiu në përgatitjen dhe edukimin e sportistëve të rinj.

    Suksesi i Muhammed Dautit është dëshmi e punës, disiplinës dhe përkushtimit, ndërsa titulli i fituar në Madrid e vendos emrin e tij në mesin e kampionëve të rinj të kickboxing-ut në arenën botërore.

  • Edu Care: Hapi juaj drejt një karriere të re

    Edu Care: Hapi juaj drejt një karriere të re

    Të ndryshoni profesion do të thotë të mësoni diçka të re dhe të gjeni një fushë ku mund t’i vini në punë aftësitë tuaja. Për ata që jetojnë në Zvicër dhe e shohin të ardhmen duke u kujdesur për të tjerët, Edu Care ofron mundësi trajnimi për të hedhur hapat e parë në kujdesin shëndetësor.

    Përmes ndërthurjes së teorisë me praktikën, Edu Care i përgatit pjesëmarrësit për rolin e asistentit të kujdesit. Trajnimi synon të zhvillojë njohuritë profesionale dhe aftësitë për të mbështetur personat që kanë nevojë për përkujdesje, me vëmendje ndaj sigurisë, dinjitetit dhe nevojave të tyre individuale.

    Pjesa praktike i ndihmon pjesëmarrësit të kuptojnë si zbatohen njohuritë në situata të përditshme të përkujdesjes. Krahas përgatitjes profesionale, rëndësi i kushtohet komunikimit dhe qasjes empatike, që ndihmojnë në krijimin e besimit me personin që merr kujdes dhe familjen e tij.

    Nëse po mendoni të ndryshoni drejtimin profesional, njihuni me mundësitë e trajnimit në Edu Care.

    Uebfaqe: www.eduacademy.ch
    E-mail: info@eduacademy.ch
    Tel: +41 44 731 92 65
    Mob: +41 79 908 38 93

  • Kim Kardashian with luxury presents to serial colleagues Alls Fair

    Kim Kardashian surprised her colleagues in the series Alles Fair with a series of luxury gifts after the end of the season shoots. Details have revealed to actress Sarah Paulson, who has shown that the entrepreneur has not been spared to cheer up co-protagonists, reports news York Post.

    After completing the first season, Kardashian donated each of the actresses to a Balenciaga brand bag. As the end of the second season was marked with another surprise: she invited colleagues to the NikeSkims store in Mexico City, where she was allowed to choose whatever product they wanted.

    He said: Take whatever you want. I chose many underwear and pajamas. They were the best underwear I’ve ever worn. Tell Paulson in an interview.

    However, Kardashian surprises did not end up with luxury dress and access. She had offered her colleagues and facial treatment, as well as tests and examination packages, worth about $2,500 each.

    In the series All’s Fair, created by Ryan Murphy, Kim Kardashian performs a lawyer who specializes in divorce cases. Her character was inspired by the lawyer who represents her in real life, Laura Washer.

    Along with Kardashian and Paulson, actress Glenn Close, Niecy Nash, Naomi Watts and Teyana Taylor are on the serial floor.

    The second season of Alls Fair began broadcasting on November 4th on Hulu and Disney+ platforms.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Kim Kardashian “mbyt” me dhurata luksoze koleget e serialit “All’s Fair”

    Kim Kardashian “mbyt” me dhurata luksoze koleget e serialit “All’s Fair”

    Kim Kardashian “mbyt” me dhurata luksoze koleget e serialit “All’s Fair”

    Kim Kardashian ka surprizuar koleget e saj në serialin “All’s Fair” me një sërë dhuratash luksoze pas përfundimit të xhirimeve të sezoneve. Detajet i ka zbuluar aktorja Sarah Paulson, e cila ka treguar se sipërmarrësja nuk është kursyer për t’i gëzuar bashkëprotagonistet, raporton “New York Post”.

    Pas përfundimit të sezonit të parë, Kardashian u dhuroi secilës prej aktoreve nga një çantë të markës Balenciaga. Ndërsa përfundimi i sezonit të dytë u shënua me një tjetër surprizë: ajo i ftoi koleget në dyqanin NikeSkims në Mexico City, ku u lejoi të zgjidhnin çfarëdo produkti që dëshironin.

    “Na tha: ‘Merrni çfarë të doni’. Unë zgjodha shumë të brendshme dhe pizhame. Ishin të brendshmet më të mira që kam veshur ndonjëherë”, rrëfeu Paulson në një intervistë.

    Megjithatë, surprizat e Kardashian nuk përfunduan me veshje dhe aksesorë luksozë. Ajo u kishte ofruar kolegeve edhe trajtime për fytyrën, si dhe paketa analizash e ekzaminimesh, me vlerë rreth 2,500 dollarë për secilën.

    Në serialin “All’s Fair”, të krijuar nga Ryan Murphy, Kim Kardashian interpreton një avokate të specializuar në çështjet e divorceve. Personazhi i saj është frymëzuar nga avokatja që e përfaqëson në jetën reale, Laura Wasser.

    Krahas Kardashian dhe Paulson, në kastin e serialit janë edhe aktoret Glenn Close, Niecy Nash, Naomi Watts dhe Teyana Taylor.

    Sezoni i dytë i “All’s Fair” nisi transmetimin më 4 nëntor në platformat Hulu dhe Disney+.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • She was shot with eggs in Dublin, Rama: Some Albanians felt like waiting for me like that, that’s democracy after all.

    Prime Minister Edi Rama was present today at the 9th European Political Community Summit, where there was a communication for the media.

    Asked what he thought about the fact that yesterday he was met with eggs from some Albanians as he arrived in Dublin, he expressed that this is democracy and that he still feels welcome in Ireland.

    I think this is a democratic state, it’s governed by rules and laws and what happened is part of being a democratic state and at the same time it’s about rules and laws.

    In Ireland, I feel very welcome, I had a very good conversation yesterday in a precipitous set of thoughts and there were dozens of Albanian brothers and sisters who felt they should welcome me in a different way, and that’s what, democracy, what to do.Rama said.

    Source Layer: Insander

  • U godit me vezë në Dublin, Rama: Disa shqiptarë e ndjenë të më prisnin ashtu, kjo është demokracia në fund të fundit

    U godit me vezë në Dublin, Rama: Disa shqiptarë e ndjenë të më prisnin ashtu, kjo është demokracia në fund të fundit

    U godit me vezë në Dublin, Rama: Disa shqiptarë e ndjenë të më prisnin ashtu, kjo është demokracia në fund të fundit

    Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në Samitin e 9-të të Komunitetit Politik Evropian ku pati një komunikim për media.

    I pyetur se çfarë mendonte për faktin se dje u prit me vezë nga disa shqiptarë teksa mbërriti në Dublin, ai shprehu se kjo është demokracia dhe se gjithsesi ndihet i mirëpritur në Irlandë.

    “Mendoj se ky është një shtet demokratik, udhëhiqet nga rregulla dhe ligje dhe çfarë ndodhi është pjesë e të qenit një shtet demokratik dhe në të njëjtën kohë ka të bëjë me rregullat dhe ligjet.

    Në Irlandë, ndihem shumë i mirëpritur, pata një bisedë shumë të mirë dje në një grupim preztigjioz mendimesh dhe kishte dhjetëra vëllezër e motra shqiptarë që ndjenë se duhet ë më mirëpritnin në një mënyrë ndryshe, dhe kaq, është demokraci, çfarë të bësh”, tha Rama.

    Burimi: Insajderi

  • Child born out of wedlock, woman sentenced to 100 whips in Saudi Arabia

    – What?A shocking occasion has raised concerns among women’s rights organisations. Esther Wanja Muthon, a 40-year-old household worker from Kenya, risks taking 100 whips in Saudi Arabia after giving birth to a child out of wedlock.

    The woman was pregnant after a brief relationship with an Egyptian man who then left the country. Her pregnancy was discovered in August last year, when she began birthing in the facilities where employees were staying, writes Metro, broadcast I did. tv.

    After being taken to the hospital, she was stopped by the police and interrogated. In October, the court found him guilty of sexual intercourse outside of marriage and sentenced him to 100 lashes.

    Ever since, Esther has lived amid fear and uncertainty about her and her son’s fate. She has expressed fear of possible punishment, saying she does not believe she can handle 100 hits.

    The case has brought about the conditions and rights of foreign workers in Saudi Arabia, especially women facing difficult situations far from home. /Klankosova. tv

  • Lindi fëmijë jashtë martese, gruaja dënohet me 100 goditje me kamxhik në Arabinë Saudite

    Lindi fëmijë jashtë martese, gruaja dënohet me 100 goditje me kamxhik në Arabinë Saudite

    Lindi fëmijë jashtë martese, gruaja dënohet me 100 goditje me kamxhik në Arabinë Saudite

    Një rast tronditës ka ngritur shqetësime te organizatat për të drejtat e grave. Esther Wanja Muthoni, një punëtore shtëpiake 40-vjeçare nga Kenia, rrezikon të marrë 100 goditje me kamxhik në Arabinë Saudite, pasi lindi një fëmijë jashtë martese.

    Gruaja kishte mbetur shtatzënë pas një lidhjeje të shkurtër me një burrë egjiptian, i cili më pas u largua nga vendi. Shtatzënia e saj u zbulua në gusht të vitit të kaluar, kur ajo nisi lindjen në ambientet ku qëndronin punonjësit, shkruan Metro, transmeton Klankosova.tv.

    Pas dërgimit në spital, ajo u ndalua nga policia dhe u mor në pyetje. Në tetor, gjykata e shpalli fajtore për marrëdhënie seksuale jashtë martese dhe e dënoi me 100 goditje me kamxhik.

    Që prej asaj kohe, Esther jeton mes frikës dhe pasigurisë për fatin e saj dhe të djalit. Ajo ka shprehur tmerrin nga dënimi i mundshëm, duke thënë se nuk beson se mund t’i përballojë 100 goditjet.

    Rasti ka rikthyer në vëmendje kushtet dhe të drejtat e punëtoreve të huaja në Arabinë Saudite, veçanërisht grave që përballen me situata të vështira larg vendit të tyre./Klankosova.tv

  • Pse i mbajmë mend disa ngjarje gjatë gjithë jetës?

    Pse i mbajmë mend disa ngjarje gjatë gjithë jetës?

    Pse i mbajmë mend disa ngjarje gjatë gjithë jetës?

    Stresi zakonisht shoqërohet me pasoja negative shëndetësore, por roli i tij në tru është më kompleks nga sa duket.

    Hulumtimet e reja kanë treguar se kortizoli, një hormon i çliruar gjatë situatave stresuese, mund të ndikojë në ngjarjet që i kujtojmë më mirë.

    Shkencëtarët kanë zbuluar se kortizoli ndryshon mënyrën se si rrjetet e trurit të lidhura me emocionet dhe kujtesën komunikojnë me njëra-tjetrën, gjë që mund të shpjegojë pse disa përvoja emocionalisht intensive mbeten në kujtesën tonë më gjatë se të tjerat, shkruan Popular Mechanics.

    Jo çdo stres është i dëmshëm

    Kur truri njeh një kërcënim, ai shkakton një përgjigje biologjike afatshkurtër të njohur si “lufto ose ik”. Trupi mund të përballojë episode të tilla nëse ato pasohen nga një periudhë pushimi, siç është gjumi cilësor. Problemi lind me stresin kronik, i cili mund të zgjasë me muaj ose vite dhe shpesh është i dëmshëm, transmeton Klankosova.tv.

    Megjithatë, stresi afatshkurtër mund të përmirësojë kujtesën falë kortizolit. Shkencëtarët kanë ditur më parë për lidhjen midis kortizolit dhe kujtesës, dhe tani një ekip nga Universiteti Yale në SHBA ka hetuar pse disa kujtime zbehen, ndërsa të tjerat mbeten të regjistruara përgjithmonë.

    “Stresi ndikon fuqishëm në të nxënë dhe kujtesë. Truri më pas i jep përparësi përpunimit të informacionit të ngarkuar emocionalisht, thelbësor për mbijetesën, duke injoruar përmbajtjen neutrale”, shpjeguan studiuesit në një studim të botuar në revistën Science Advances. Ata shtuan se këto përfitime shoqërohen me nivele të rritura të hormoneve të stresit.

    Si formohen kujtimet emocionale?

    Kujtimet emocionale formohen në dy hapa. Truri së pari e shënon ngjarjen si të rëndësishme emocionalisht dhe më pas e kodon atë për ruajtje afatgjatë në mënyrë që të mund të kujtohet më vonë. Kortizoli ndikon në të dy proceset. Kur diçka emocionalisht e rëndësishme ndodh nën stres, truri ridrejton burimet në përpunimin e asaj ngjarjeje, gjë që ndryshon aktivitetin në të gjithë rrjetin e neuroneve.

    Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se kortizoli mund të amplifikojë efektet e neuroneve të shoqëruara me zgjimin. Është interesante që vetëm ngacmimi i lartë mund ta dobësojë kujtesën, por në kombinim me stresin mund ta përmirësojë atë. Truri gjithashtu përdor rrjete të ndryshme nervore për kujtime emocionale dhe neutrale, dhe kortizoli mund të ndryshojë mënyrën se si këto rrjete komunikojnë me njëra-tjetrën.

    Metodologjia e Kërkimit

    Një ekip në Yale kreu një eksperiment për të përcaktuar se si kortizoli ndikon në forcën dhe qëndrueshmërinë e kujtimeve. Pjesëmarrësve iu dha ose një tabletë hidrokortizoni, një formë farmaceutike e kortizolit, ose një placebo. Më pas ata panë një seri imazhesh me përmbajtje potencialisht emocionale, ndërsa një aparat imazherie me rezonancë magnetike funksionale (fMRI) regjistroi aktivitetin e trurit të tyre, shkruan Index.hr, transmeton Klankosova.tv.

    Pjesëmarrësit vlerësuan se si ndiheshin për secilën imazh. Meqenëse fMRI monitoron rrjedhën e gjakut dhe nivelet e oksigjenit, studiuesit ishin në gjendje të shihnin se cilat imazhe aktivizonin më fort pjesët e trurit përgjegjëse për reagimet emocionale. Të nesërmen, ata u testuan se sa mirë e mbanin mend secilën imazh, pas së cilës eksperimenti u përsërit.

    Çfarë zbuluan skanimet e trurit?

    Duke analizuar skanimet e trurit, studiuesit studiuan se cilat pjesë të trurit ishin të lidhura me reagimet emocionale të pjesëmarrësve dhe aftësinë e tyre për të mbajtur mend imazhet e treguara. Ata zbuluan se kortizoli ndikonte në të dy grupet e rrjeteve të trurit, por në mënyra të ndryshme.

    Ndërsa pjesëmarrësit formonin kujtime të reja, kortizoli rriti dhe stabilizoi aktivitetin e rrjeteve të trurit të lidhura me zgjimin emocional. Kjo ishte veçanërisht e vërtetë për rrjetin frontoparietal, i cili ndihmon në koordinimin e aktiviteteve dhe sjelljeve të ndryshme, dhe rrjetin vizual, i cili është përgjegjës për përpunimin e asaj që shohim.

    Kortizoli gjithashtu përmirësoi lidhjen midis rrjeteve të ndryshme të trurit dhe rriti numrin e zonave, aktiviteti i të cilave shoqërohej me zgjim emocional.

    Kortizoli gjithashtu ndikoi në rrjetet e trurit të lidhura me kujtesën. Tek pjesëmarrësit që morën kortizol, rrjetet përgjegjëse për kujtesën dhe përpunimin emocional funksionuan ndryshe sesa tek ata që morën një placebo. Përveç kësaj, aktiviteti i tyre mbivendosej më shumë, duke treguar se këto rrjete ishin të lidhura më mirë.

    Studiuesit zbuluan gjithashtu se truri i pjesëmarrësve që morën kortizol favorizonte kujtimin e imazheve që ngjallnin emocione më të forta. Kjo tregon një mënyrë se si truri përshtatet me stresin dhe ndihmon në shpjegimin pse shpesh i kujtojmë më mirë ngjarjet emocionalisht intensive.

    “Kortizoli riformëson qarqet e trurit përgjegjëse për kujtesën. Ai i përshtat ato për të përcaktuar përparësitë e ruajtjes së stimujve emocionalisht ngjallës dhe i lidh ato me qarqet që regjistrojnë zgjimin. Nevojiten kërkime shtesë për të konfirmuar këto rezultate, por ato tashmë ndihmojnë në shpjegimin se si kortizoli ndikon në funksionin e trurit dhe formimin e kujtimeve emocionale”, deklarojnë studiuesit.