Blog

  • Rafet Halimi is named deputy special prosecutor after Valdet Gashi’s resignation

    Kosovo Prosecutorial Council ( The KKP has appointed Rafet Halimi to the position of deputy special prosecutor of the Republic of Kosovo ( P SRK).

    The decision was made at Friday’s meeting.

    During the meeting, KPK leader has announced that Valdet Gashi has resigned from the position of Special Prosecutor’s Deputy Prosecutor, as well as the leadership of the Department for Corruption.

    After Gashi’s resignation, the KKP has appointed Halim to exercise this post.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Rafet Halimi emërohet zëvendëskryeprokuror i Prokurorisë Speciale, pas dorëheqjes së Valdet Gashit

    Rafet Halimi emërohet zëvendëskryeprokuror i Prokurorisë Speciale, pas dorëheqjes së Valdet Gashit

    Rafet Halimi emërohet zëvendëskryeprokuror i Prokurorisë Speciale, pas dorëheqjes së Valdet Gashit

    Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka caktuar Rafet Halimin në pozitën e zëvendëskryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK).

    Vendimi është marrë në mbledhjen e së premtes.

    Gjatë mbledhjes, kryesuesi i KPK-së ka njoftuar se Valdet Gashi ka dhënë dorëheqje nga pozita e zëvendëskryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, si dhe nga udhëheqja e Departamentit për Korrupsion.

    Pas dorëheqjes së Gashit, KPK-ja ka caktuar Halimin për ta ushtruar këtë funksion.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Hegseth awarded medal to the soldier who rebuked him in public

    US Secretary of Defense Pete Hegseth awarded a medal to an American soldier who had warned him the previous day on Veterans’ Day.

    Specialist Iglesias was patrolling at the Grave of Unknown Soldier Wednesday in Arlington, when he rebuked Hegseth, his wife and his high-level associates for their silence and respect.

    This was after some members of the group were heard laughing and conversing, having taken photographs in that country.

    On Thursday, Hegseth shared Iglesias specialist The Medal of Common Minister Praise (Jont Service Commander Medal) in recognition of the fulfillment of his duties the day before.

    On social networks, Hegseth wrote: We love soldiers. We love standards. Well done, specialist. )

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Hegseth shpërblen me medalje ushtarin që e qortoi atë në publik

    Hegseth shpërblen me medalje ushtarin që e qortoi atë në publik

    Hegseth shpërblen me medalje ushtarin që e qortoi atë në publik

    Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, e shpërbleu me medalje një ushtar amerikan që një ditë më parë ia kishte tërhequr vërejtjen atij, në Ditën e Veteranëve.

    Specialisti Iglesias ishte duke patrulluar te Varri i Ushtarit të Panjohur të mërkurën në Arlington, kur e qortoi Hegsethin, bashkëshorten e tij dhe bashkëpunëtorët e tij të nivelit të lartë se duhej të heshtnin dhe të tregonin respekt.

    Kjo ndodhi pasi disa nga anëtarët e grupit u dëgjuan duke qeshur dhe biseduar, pasi kishin bërë fotografi në atë vend.

    Të enjten, Hegseth i ndau specialistit Iglesias Medaljen e Lavdërimit për Shërbim të Përbashkët (Joint Service Commendation Medal), në shenjë vlerësimi për përmbushjen e detyrave të tij një ditë më parë.

    Në rrjetet sociale, Hegseth shkroi: “Ne i duam ushtarët. Ne i duam standardet. Të lumtë, specialist.”

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Trump: The Muslim Brotherhood may be more dangerous than the Communists

    The president of the United States, Donald Trump, has declared that both communism and the Muslim Brotherhood pose a serious threat, but praised that the latter may currently be the greatest threat.

    In an interview with American journalist Hugh Hewitt, published on November 12th, Trump was asked which of these two groups represents the greatest danger.

    He replied that both are dangerous, but stressed that the Muslim Brotherhood is gaining more and more ground.

    I think they’re both very dangerous. Right now, I think the Muslim Brotherhood could be more dangerous. It seems to be getting more fashionable, Trump said.

    During the interview, the American president said the activity of this movement should be halted.

    They should be if we use a softer word neutralize, because they’re acting and they’re crazy, He said it.

    Trump also said that his position on the issue has changed over time, stressing that five years ago he would have given another answer.

    He also criticised previous US administrations, claiming they have not addressed the issue and that the responsibility to face it has remained with his administration.

    Source Layer: Insander

  • Trump: Vëllazëria Myslimane mund të jetë më e rrezikshme se komunistët

    Trump: Vëllazëria Myslimane mund të jetë më e rrezikshme se komunistët

    Trump: Vëllazëria Myslimane mund të jetë më e rrezikshme se komunistët

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se si komunizmi, ashtu edhe Vëllazëria Myslimane përbëjnë rrezik serioz, por vlerësoi se kjo e fundit mund të jetë aktualisht kërcënimi më i madh.

    Në një intervistë me gazetarin amerikan Hugh Hewitt, të publikuar më 12 nëntor, Trump u pyet se cili prej këtyre dy grupeve paraqet rrezikun më të madh.

    Ai u përgjigj se të dyja janë të rrezikshme, por theksoi se Vëllazëria Myslimane po fiton gjithnjë e më shumë terren.

    “Unë mendoj se të dyja janë shumë të rrezikshme. Për momentin, mendoj se Vëllazëria Myslimane mund të jetë më e rrezikshme. Duket se po bëhet më në modë”, deklaroi Trump.

    Gjatë intervistës, presidenti amerikan tha se veprimtaria e kësaj lëvizjeje duhet të ndalet.

    “Ata duhet të – nëse përdorim një fjalë më të butë – neutralizohen, sepse po veprojnë dhe janë të çmendur”, u shpreh ai.

    Trump tha gjithashtu se qëndrimi i tij për këtë çështje ka ndryshuar me kalimin e kohës, duke theksuar se pesë vjet më parë do të kishte dhënë një përgjigje tjetër.

    Ai kritikoi edhe administratat e mëparshme amerikane, duke pretenduar se ato nuk e kanë trajtuar këtë çështje dhe se përgjegjësia për t’u përballur me të i ka mbetur administratës së tij.

    Burimi: Insajderi

  • Nis rrënimi i shtëpive të shpronësuara në Pejë (VIDEO)

    Nis rrënimi i shtëpive të shpronësuara në Pejë (VIDEO)

    Nis rrënimi i shtëpive të shpronësuara në Pejë (VIDEO)

    Ka nisur rrënimi i shtëpive të shpronësuara në Komunën e Pejës.

    Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Gazmend Muhaxheri, përmes një postimi në Facebook, ku ka njoftuar se ka filluar rrënimi i shtëpisë së parë nga gjithsej 23 të përfshira në këtë proces.

    Rrënimi i këtyre objekteve vjen pas procesit të shpronësimit të pronave nga Komuna e Pejës.

    “Me hair kjo punë që nisi. Kjo është shtëpia e parë. 6 mijë e 300 metra katrorë hapësirë publike po i shtojmë komunës”, tha Muhaxheri. /Klanosova.tv

  • Mbyllet përkohësisht Kalaja e Prizrenit, erërat e forta rrezikojnë sigurinë e vizitorëve

    Mbyllet përkohësisht Kalaja e Prizrenit, erërat e forta rrezikojnë sigurinë e vizitorëve

    Mbyllet përkohësisht Kalaja e Prizrenit, erërat e forta rrezikojnë sigurinë e vizitorëve

    Kalaja e Prizrenit do të jetë e mbyllur për vizitorë gjatë ditës së sotme, për shkak të erërave të forta që paraqesin rrezik për sigurinë e tyre.

    Mbyllja është konfirmuar edhe nga drejtori i Shërbimeve Publike në Prizren, Islam Ukimeraj, në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM, ku ai theksoi se Kalaja do të rihapet së shpejti për vizitorët.

    Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, drejtuesit e Kalasë kanë bërë të ditur se vendimi është marrë si masë parandaluese, me qëllim të garantimit të sigurisë së të gjithë vizitorëve, transmeton Klankosova.tv.

    “Ju njoftojmë se Kalaja e Prizrenit do të jetë e mbyllur për vizitorë gjatë ditës së sotme, për shkak të erërave me intensitet të lartë, të cilat paraqesin rrezik për sigurinë e vizitorëve.

    Ky veprim është marrë si masë parandaluese, me qëllim të garantimit të sigurisë së të gjithë vizitorëve.

    Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe kërkojmë ndjesë për këtë shqetësim.

    Siguria juaj është prioriteti ynë!”, thuhet në njoftimin e Kalasë.

  • Si ndikojnë temperaturat e ulëta në trup dhe shëndet?

    Si ndikojnë temperaturat e ulëta në trup dhe shëndet?

    Si ndikojnë temperaturat e ulëta në trup dhe shëndet?

    Moti i ftohtë dhe temperaturat më të ulëta po vijnë, dhe një mjeke e përgjithshme ka shpjeguar se si temperaturat e ulëta ndikojnë në trupin e njeriut.

    Dr. Claire Agathou, e cila punon në Spitalin Wellington të Londrës, ka nxjerrë në pah pesë ndryshime kryesore që ndodhin në trup dhe ka dhënë këshilla praktike për të qëndruar të shëndetshëm gjatë muajve të ftohtë, shkruan The Independent.

     Sistemi imunitar

    Moti i ftohtë krijon kushte të favorshme për përhapjen e viruseve. “Viruset mbijetojnë dhe qarkullojnë më lehtë në ajër të ftohtë dhe të thatë, dhe ne kalojmë më shumë kohë brenda, gjë që rrit kontaktin e ngushtë dhe transmetimin e infeksionit”, shpjegon Agathou, transmeton Klankosova.tv.

     Sistemi kardiovaskular

    “Moti i ftohtë shkakton vazokonstriksion, ose ngushtim të enëve të gjakut, veçanërisht në duar, këmbë dhe lëkurë, të cilat mund të rrisin presionin e gjakut dhe të rrisin rrahjet e zemrës”, thotë Agathou, duke shtuar se njerëzit që kanë pasur një atak në zemër, ata me hipertension, sëmundje të zemrës ose diabet, si dhe duhanpirësit, janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj këtyre ndryshimeve.

     Sistemi i frymëmarrjes

    “Ajri i ftohtë dhe i thatë mund të irritojë rrugët e frymëmarrjes dhe të shkaktojë bronkospazëm, që është një shtrëngim i papritur i muskujve në rrugët e frymëmarrjes. Kjo mund të shkaktojë ngushtësi në gjoks, gulçim ose kriza kolle, veçanërisht kur largohet papritur nga një dhomë e ngrohtë në të ftohtë”, thotë Agathou.

    Njerëzit me sëmundje kronike të mushkërive, të tilla si astma ose sëmundja kronike obstruktive pulmonare, janë veçanërisht në rrezik sepse i ftohti mund t’i përkeqësojë ndjeshëm simptomat e tyre.

     Lëkura

    “Kushtet e dimrit janë një shkaktar klasik për ekzemën”, thotë Agathou. “Ajri i ftohtë është i thatë, dhe ngrohja e brendshme gjithashtu e than ajrin, dhe kombinimi i këtyre efekteve dobëson barrierën mbrojtëse të lëkurës. Rezultati është humbja më e madhe e lagështisë dhe shfaqja e zonave të irrituara dhe të inflamuara në lëkurë.”

     Edhe njerëzit që nuk kanë ekzemë të rëndë mund të përjetojnë përkeqësime, siç është lëkura jashtëzakonisht e thatë, kruarja dhe inflamacioni. Temperaturat e ftohta janë gjithashtu një shkaktar i zakonshëm për sindromën Raynaud, një gjendje në të cilën enët e vogla të gjakut në gishtat e duarve dhe të këmbëve reagojnë tepër ndaj të ftohtit, duke bërë që ato të ngushtohen përkohësisht. Kjo çon në një ndryshim në ngjyrën e lëkurës; gishtat mund të bëhen të bardhë, pastaj blu, pastaj të kuq, shkruan Index.hr, transmeton Klankosova.tv.

     Dhimbje dhe ngurtësim i kyçeve

    “Njerëzit kanë tendencë të jenë më pak aktivë në dimër, dhe mungesa e lëvizjes mund të rrisë dhimbjen e kyçeve, veçanërisht me artritin”, paralajmëron mjeku, duke shtuar se shumë pacientë me osteoartrit, artrit reumatoid ose gjendje kronike të dhimbjes shpesh raportojnë simptoma të përkeqësuara gjatë dimrit. Përveç kësaj, dihet që moti i ftohtë i bën mbaresat nervore më të ndjeshme, gjë që mund të amplifikojë sinjalet e dhimbjes.

     Këshilla kryesore shëndetësore

    Dr. Agathou gjithashtu ofron disa rekomandime praktike për ditët e ftohta. “Është shumë e rëndësishme të qëndroni ngrohtë dhe të visheni me shtresa. Disa shtresa të holla e ruajnë nxehtësinë më mirë se një shtresë e trashë”, thotë ajo. Ajo gjithashtu këshillon të mbuloni kokën dhe krahët, pasi shumë nxehtësi humbet përmes tyre.

     Ajo gjithashtu thekson rëndësinë e hidratimit. “Shumë njerëz mendojnë se nuk kanë nevojë për aq shumë ujë gjatë muajve të ftohtë, por hidratimi është çelësi. Lëngjet mbështesin imunitetin dhe nivelet e energjisë”, thotë ajo, duke shtuar se një dietë e shëndetshme është gjithashtu thelbësore, me sasi të mjaftueshme proteinash dhe vitaminë D.

     Ajo gjithashtu rekomandon aktivitet fizik.

  • 'Jam një copë m...': Jensen Huang dukej i thyer dhe i shkatërruar, zbulohen detaje rreth orëve të fundit të tij si CEO i Nvidia-s

    ‘Jam një copë m…’: Jensen Huang dukej i thyer dhe i shkatërruar, zbulohen detaje rreth orëve të fundit të tij si CEO i Nvidia-s

    Në fund, Jensen Huang dukej i thyer dhe i shkatërruar; energjia e tij legjendare ishte shteruar.

    Pas javësh të tëra duke mohuar akuzat për pabesi dhe duke luftuar për të mbajtur postin e drejtorit ekzekutiv në Nvidia Corp., dorëzimi i tij, vonë të mërkurën në mbrëmje, ishte i pakushtëzuar.

    Qëndrimi i tij i zakonshëm, i karakterizuar nga marrja e kontrollit dhe vendosmëria, ishte zhdukur – sipas një personi të njohur me situatën – dhe ai kishte filluar të përdorte shprehje si “s’ka rëndësi” apo “nuk më intereson”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

    Për dekada të tëra, ndërsa e shndërronte Nvidia-n në një gjigant shumë-trilionë-dollarësh të çipave për inteligjencën artificiale (AI), Huang njihej për vëmendjen e tij ndaj detajeve më të imta: nga arkitektura e çipave e deri te paketat e shpërblimit edhe për punonjësit e nivelit më të ulët në kompani.

    Tani, në sytë e të pranishmëve në dhomë, ai ishte dorëzuar plotësisht.

    Sipas personave që kanë biseduar me të ditët e fundit, Huang ka shfaqur pendesë të thellë, duke e quajtur veten “një copë muti”.

    Ishte një rënie jashtëzakonisht e shpejtë për një miliarder dhe titan të teknologjisë, i cili, vetëm dy javë më parë, ishte fytyra e inteligjencës artificiale në mbarë botën.

    Me drejtpërdrejtësinë dhe energjinë e tij, ai kishte fituar simpatinë e presidentit amerikan Donald Trump, kishte ndikuar në politikat globale të teknologjisë dhe kishte tërhequr turma admiruesish gjatë turneve të tij ndërkombëtare, të cilat ngjanin me vizitat e një pape.

    Është e vështirë të imagjinohet hovi aktual i inteligjencës artificiale pa Huang-un, kompaninë e tij dhe çipat e tyre; po ashtu, është e vështirë të parashikohet se si do të duket situata pas rënies së tij.

    Siç shkroi Harvey Jones, kryetari i bordit të drejtorëve, në një email drejtuar punonjësve pas largimit të Huang-ut: “Kontributet e Jensen-it për Nvidia-n janë thelbësore. Nvidia është një nga kompanitë teknologjike me ndikimin më të madh në botë”.

    Dhe siç thuhet në shkrimin në fjalë, Huang nuk ishte i disponueshëm për koment.

    Kur doli lajmi, në fund të tetorit, se Huang kishte lidhje të ngushta me një grua të dyshuar si spiune kineze, dukej se ai do t’ia dilte mbanë.

    Bordi i drejtorëve – i përbërë kryesisht nga investitorë të vjetër, partnerë biznesi dhe miq të Huang-ut – hezitonte të ndërmerrte veprime bazuar në këto lajme, apo qoftë edhe t’i komentonte ato publikisht.

    Shumica e raportimeve mediatike e trajtonin me shumë kujdes dhe në mënyrë të tërthortë natyrën e saktë të marrëdhënies së drejtorit ekzekutiv me Alice Huang-un, gruan e dyshuar si spiune.

    Huang mohoi para miqve dhe kolegëve se kishte qenë jobesnik ndaj bashkëshortes së tij.

    Ai e kishte mohuar këtë gjë sa herë që ishte pyetur brenda kompanisë, që nga fundi i vitit 2025.

    Në një nga intervistat e tij të fundit si CEO, Huang i tha Bloomberg News se marrëdhënia e tij me Alice Huang ishte tipike për marrëdhëniet me klientët dhe drejtuesit kinezë.

    “Gjithçka ishte krejtësisht normale dhe aspak e pazakontë”, tha ai.

    Por një pikë kthese erdhi të premten e kaluar, më 6 nëntor, kur një artikull në Financial Times citoi zyrtarë amerikanë të cilët deklaruan se marrëdhënia kishte qenë romantike.

    Pak më vonë, këshilltari i përgjithshëm i Nvidia-s, Tim Teter, shkoi në shtëpinë e Huang-ut për ta ballafaquar atë, dhe Huang e pranoi të vërtetën.

    Në atë moment, shumica e anëtarëve të bordit ende nuk donin të mbanin një qëndrim publik, por Teter, i cili shërben si sekretar i bordit, u tha atyre se duhej të vepronin.

    Bordi njoftoi se do t’i hetonte pretendimet.

    Një firmë ligjore e njohur, Wachtell, Lipton, Rosen & Katz, do të drejtonte hetimin.

    Të dielën, Huang dërgoi një email për të gjithë kompaninë, duke pranuar lidhjen, duke i kërkuar falje familjes së tij dhe duke u zotuar se do të “bashkëpunonte plotësisht” me hetimin e bordit.

    Ndërsa skandali merrte përmasa gjithnjë e më të mëdha, u shfaqën prova se ai – ndoshta jo çuditërisht – po e shpërqendronte Huang-un nga detyrat e tij të shumta në kompani.

    Për shkak të strukturës së veçantë organizative të Nvidia-s, Huang kishte rreth 60 drejtues që i raportonin drejtpërdrejt atij – një “ushtri e vogël” sipas standardeve të zakonshme të menaxhimit.

    Të gjithë punonjësit e kompanisë duhej të dërgonin email-e ku rendisnin pesë prioritetet e tyre kryesore; Huang i përdorte këto për t’u siguruar që të gjithë po punonin për atë që ai e konsideronte më të rëndësishme.

    Zakonisht, ai u përgjigjej atyre menjëherë, në çdo orë të ditës apo të natës. Por, ditët e fundit, koha e përgjigjes ishte zgjatur.

    Ndërkohë, të mërkurën, New York Times raportoi se Huang kishte gjithashtu një lidhje jashtëmartesore me Kimberly Powell, nënkryetaren e Nvidia-s për sektorin e kujdesit shëndetësor.

    Këtë herë, bordi veproi shpejt.

    Anëtarët e bordit u mblodhën në distancë të mërkurën dhe takimi zgjati deri vonë në natë.

    Në fund, Huang-ut nuk i mbeti zgjidhje tjetër veçse të jepte dorëheqjen, duke humbur kështu çdo rol zyrtar në kompaninë që ai e kishte bashkëthemeluar.

    Të nesërmen në mëngjes, bordi njoftoi se Drejtoresha Financiare, Colette Kress, do të merrte detyrën e Drejtores Ekzekutive (CEO) të përkohshme.

    Ajo u përpoq menjëherë t’i qetësonte punonjësit e shqetësuar.

    “Besoj thellësisht në këtë kompani dhe në të ardhmen e saj”, shkroi Kress në një email të parë nga Bloomberg.

    “Mbi të gjitha, besoj tek secili prej jush, tek klientët dhe partnerët tanë, si dhe tek roli thelbësor që luajmë çdo ditë në ekonominë globale. Bordi, stafi dhe unë jemi të vetëdijshëm se kjo ka qenë një periudhë jashtëzakonisht e vështirë, dhe dua ta dini se sa mirënjohës jemi për qëndrueshmërinë, profesionalizmin dhe përkushtimin tuaj të vazhdueshëm. Faleminderit”.

    Ajo premtoi të organizonte një mbledhje me të gjithë punonjësit më 18 nëntor.

    Një ditë më parë, Nvidia pritet të publikojë rezultatet e saj dhe të bëjë të ditur atë që analistët e Wall Street-it e parashikojnë si një rritje të shitjeve tremujore që pothuajse do të dyfishohet.

    Tani, bordi përballet me sfidën e vështirë për të gjetur një zëvendësues për Huang-un.

    Disa drejtues që mendohet se mund të jenë në listën e ngushtë janë: Lisa Su, CEO e Advanced Micro Devices Inc., dhe Rene Haas, CEO i Arm Holdings Plc.

    Është e vështirë të imagjinohet dikush që mund t’i mbulojë të gjitha rolet e tij – teknolog, drejtues, ekspert marketingu, lobist, simbol i kompanisë – ndërkohë që kompania nuk është kujdesur kurrë të hartojë një plan tradicional për pasardhës.

    Kështu, për mirë apo për keq, në të ardhmen Nvidia do të fillojë t’i ngjajë më shumë një kompanie të zakonshme, të menaxhuar në një mënyrë më të rregullt.

    Sa i përket vetë Huang-ut, ai nuk do të mund të tërhiqet nga jeta publike, edhe sikur ta dëshironte këtë.

    Në javët në vijim, ai pritet të dëshmojë para Kongresit, ku politikanët do ta pyesin për marrëdhënien e tij me Alice Huang-un dhe nëse kjo mund t’i ketë vënë në rrezik disa nga sekretet e çipave të teknologjisë së përparuar të Nvidia-s.

    Sipas personave që kanë biseduar me të, ditët e fundit Huang-u ka deklaruar se nuk i intereson më se çfarë do të ndodhë me të.

    Ai shprehet se shqetësimi i tij kryesor është bashkëshortja, si dhe dëshira për të mos “shkatërruar jetët” e grave të shumta që, në opinionin publik, përfliten se janë të lidhura me të në mënyrë romantike. /Telegrafi/