Blog

  • Inspektorati i Punës ndalon punimet në dy objekte ndërtimi në Rahovec dhe Gjakovë

    Inspektorati i Punës ndalon punimet në dy objekte ndërtimi në Rahovec dhe Gjakovë

    Inspektorati Qendror i Punës ka ndërprerë përkohësisht punimet në dy objekte ndërtimi, një në Rahovec dhe një në Gjakovë, pas parregullsive të evidentuara në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë.

    Sipas njoftimit të këtij institucioni, vendimi për ndalimin e punimeve është marrë pas inspektimeve të kryera në të dy objektet, me qëllim të parandalimit të rrezikimit të jetës dhe shëndetit të punëtorëve.

    Nga Inspektorati kanë bërë të ditur se punimet do të mbeten të ndërprera deri në eliminimin e parregullsive të konstatuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.

    “Siguria dhe shëndeti i punëtorëve mbeten prioritet i Inspektoratit Qendror të Punës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

  • Guardiola beson se Klopp do ta rikthejë Gjermaninë në krye të futbollit botëror

    Guardiola beson se Klopp do ta rikthejë Gjermaninë në krye të futbollit botëror

    Ish-trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, e ka lavdëruar Jurgen Kloppin, duke e përshkruar gjermanin si një nga figurat më të shquara në futboll dhe duke këmbëngulur se emërimi i tij si trajner i Gjermanisë është një hap i rëndësishëm që mund ta ndihmojë ekipin të rifitojë vendin e tij midis ekipeve kryesore kombëtare në botë.

    Duke folur për revistën Bundesliga, Guardiola tha se admirimi i tij për Klopp është i papërshkrueshëm, duke e përshkruar gjermanin si një personazh të jashtëzakonshëm që e bën botën e futbollit më të mirë.

    “Ai është një nga njerëzit më të mirë në futboll dhe nuk mund ta përshkruaj sa shumë e admiroj. Ai është lloji i personit dhe trajnerit që e bën botën e futbollit më të mirë”, ka thënë fillimisht Guardiola për Sky Sports.

    Spanjolli nuk u ndal vetëm te personaliteti i Klopp. Ai gjithashtu vlerësoi mënyrën se si luajnë ekipet e Klopp. “Jurgen bën një punë të mrekullueshme. Lojtarët e tij luftojnë për çdo top përmes kundërpresionit dhe stili i tyre i drejtpërdrejtë i lojës është i jashtëzakonshëm. Kur i shoh ekipet e tij të luajnë, shpesh e gjej veten duke thënë: çfarë futbolli!”.

    Guardiola beson se Federata Gjermane e Futbollit mori një vendim të rëndësishëm duke punësuar Klopp pas eliminimit zhgënjyes nga Kupa e Botës dhe ndarjes me ish-trajnerin Julian Nagelsmann, duke e quajtur këtë veprimin më të mirë të mundshëm në këtë fazë.

    Ish-trajneri i Barcelonës, Bayern Munich dhe Manchester City ka thënë se Klopp ka karizëm të madh dhe një aftësi të rrallë për t’u lidhur me lojtarët. Kjo mund ta ngrejë lart ekipin kombëtar gjerman, si në performancë ashtu edhe në marrëdhënien e tij me tifozët.

    “Mendoj se nën udhëheqjen e tij Gjermania do të jetë në gjendje të kthehet në vendin e saj të merituar, se njerëzit do ta shohin përsëri ekipin kombëtar ndryshe, se kënaqësia do të kthehet dhe se tifozët do të ndihen përsëri krenarë për ekipin e tyre”.

    Guardiola nuk mundi të thoshte nëse Gjermania do ta fitojë Kampionatin Evropian apo Kupën e Botës të radhës. Megjithatë, ai është i bindur se Klopp mund të sjellë ndryshime, duke argumentuar se një trajner me atë lloj personaliteti në dhomën e zhveshjes do t’i nxiste lojtarët të jepnin më të mirën.

    “Ekipi kombëtar ka lojtarë të mirë, dhe kur këta lojtarë hyjnë në dhomën e zhveshjes dhe shohin Jurgen Klopp, do të thonë me vete: çfarë trajneri, do ta ndjek. Jurgen do t’i frymëzojë ata me stilin e tij të futbollit, dhe pas kësaj gjërat do të përmirësohen”, përfundoi trajneri spanjoll. /Telegrafi/

  • Aleksandar Cupiq from Student List elected head of Serbia’s Parliament

    Student List candidate Aleksandar Cupiq was elected head of Serbia’s Parliament by 140 votes. His counterCandidate, Stojan Radenovic, from the opposition parliamentary group Serbia wins, received 97 votes.

    The vote was held on the third day of the constitutional session. MPs voted openly, one by one, after being called the name.

    After the vote, Cupiq took the lead in the session.

    I am entrusted with a great honor and responsibility, Chupic said in his speech.

    The dialogue and tolerance should become part of each of us’s political culture, he added.

    The kid then announced a two-hour break. The session will resume at 15:40.

    After the break, the Assembly is expected to elect the deputy chairman, members of parliamentary labour bodies and members of permanent parliamentary delegations to international institutions. The Assembly is expected to also appoint the secretary general.

    With the election at the helm of the Parliament, Cupiq also assumes the task of leading Serbia’s president after Aleksandar Vuciq resigned on September 27th ahead of the October 25th early parliamentary elections.

    Who is Aleksandar Chupiq?

    Chupiq is an assistant professor at the Postal Transport and Networks Department at the University of Belgrade’s Faculty of Transport.

    According to the biography published on the student page, Chupic was born in 1978 and grew up in Prokuple. He has completed his studies, training and doctorate at the faculty where he works today.

    He specializes in operating, automation and digitalisation of postal transport. He has written and signed several scientific works on optimizing postal systems, automation and implementation of decision-making methods according to certain criteria. His research work includes the application of advanced methods of mail transport and logistics.

    Chupiq has signed the university support initiative and supported student protests. In his series at Sopot, he sheltered the students marching to Kraguyevci. Then, the march itself joined.

    Chupitch is the father of six children. He and his wife run a family farm in Sopot, where they have been busy producing organic fruits and vegetables since 2017.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Aleksandar Çupiq nga Lista Studentore zgjidhet kryetar i Kuvendit të Serbisë

    Aleksandar Çupiq nga Lista Studentore zgjidhet kryetar i Kuvendit të Serbisë

    Aleksandar Çupiq nga Lista Studentore zgjidhet kryetar i Kuvendit të Serbisë

    Kandidati i Listës Studentore, Aleksandar Çupiq, u zgjodh kryetar i Kuvendit të Serbisë me 140 vota. Kundërkandidati i tij, Stojan Radenoviq, nga grupi parlamentar opozitar “Serbia fiton”, mori 97 vota.

    Votimi u zhvillua në ditën e tretë të seancës konstituive. Deputetët votuan hapur, një nga një, pasi iu thirr emri.

    Pas votimit, Çupiq mori drejtimin e seancës.

    “Më është besuar një nder dhe një përgjegjësi e madhe”, tha Çupiq në fjalimin e tij.

    “Dialogu dhe toleranca duhet të bëhen pjesë e kulturës politike të secilit prej nesh”, shtoi ai.

    Çupiq më pas shpalli një pushim dyorësh. Seanca do të rifillojë në orën 15:40.

    Pas pushimit, Kuvendi pritet të zgjedhë nënkryetarin, anëtarët e organeve parlamentare të punës dhe anëtarët e delegacioneve të përhershme parlamentare pranë institucioneve ndërkombëtare. Kuvendi pritet të emërojë edhe sekretarin e përgjithshëm.

    Me zgjedhjen në krye të Kuvendit, Çupiq merr edhe detyrën e ushtruesit të detyrës së presidentit të Serbisë, pasi Aleksandar Vuçiq dha dorëheqje më 27 shtator, para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 25 tetorit.

    Kush është Aleksandar Çupiq?

    Çupiq është profesor asistent në Departamentin e Transportit Postar dhe të Rrjeteve në Fakultetin e Transportit të Universitetit të Beogradit.

    Sipas biografisë së publikuar në faqen e studentëve, Çupiq ka lindur më 1978 dhe është rritur në Prokuple. Ai ka përfunduar studimet, magjistraturën dhe doktoraturën në fakultetin ku punon sot.

    Ai është i specializuar në funksionimin, automatizimin dhe digjitalizimin e transportit postar. Ka shkruar dhe bashkëshkruar disa punime shkencore mbi optimizimin e sistemeve postare, automatizimin dhe zbatimin e metodave të vendimmarrjes sipas disa kritereve. Puna e tij kërkimore përfshin edhe zbatimin e metodave të avancuara në transportin postar dhe në logjistikë.

    Çupiq ka nënshkruar nismën “Mbështetja universitare” dhe ka mbështetur protestat studentore. Në serën e tij në Sopot strehoi studentët që po marshonin drejt Kragujevcit. Më pas, edhe vetë iu bashkua marshimeve.

    Çupiq është baba i gjashtë fëmijëve. Bashkë me bashkëshorten drejton një fermë familjare në Sopot, ku që nga viti 2017 merren me prodhimin organik të frutave dhe perimeve.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Ambasadori Gashi: Potenciali ekonomik i Kosovës tejkaloi pritjet e bizneseve polake

    Ambasadori Gashi: Potenciali ekonomik i Kosovës tejkaloi pritjet e bizneseve polake

    Ambasadori i Kosovës në Poloni, Drilon S. Gashi, ka deklaruar se kompanitë polake që morën pjesë në forumin ekonomik në Prishtinë kanë mbetur të befasuara pozitivisht nga potenciali ekonomik i Kosovës. Në një intervistë për Radio Kosovën, Gashi tha se përfaqësuesit e kompanive polake kanë pranuar se vizita ka tejkaluar dukshëm pritjet e tyre dhe kanë shprehur dëshirën të rikthehen. Ai theksoi se Polonia është partneri i katërt më i madh tregtar i Kosovës brenda Bashkimit Evropian. Sipas ambasadorit, Gashi, synimi është që interesimi i kompanive polake të konkretizohet në partneritete ekonomike, veçanërisht në teknologji, mbrojtje, energji dhe infrastrukturë.

    Pyetje: Zoti ambasador, si e vlerësoni potencialin për zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Polonisë?

    Drilon S. Gashi: Besoj se potenciali është shumë i madh. Polonia është një treg i rëndësishëm dhe një ndër 20 ekonomitë më të mëdha në botë. Ajo ka përjetuar një transformim të jashtëzakonshëm ekonomik, duke kaluar nga një vend relativisht i varfër, pas periudhës së dominimit sovjetik, në një ekonomi me zhvillim dhe dinamizëm të lartë.

    Sa u përket marrëdhënieve ekonomike, tashmë kemi shkëmbime të konsiderueshme tregtare. Kosova importon nga Polonia mallra në vlerë prej rreth 300 milionë eurosh. Polonia renditet ndër partnerët tanë më të mëdhenj tregtarë, përkatësisht e teta në botë dhe e katërta në Bashkimin Evropian.

    Edhe në sektorin e shërbimeve kemi shkëmbime të rëndësishme ekonomike. Kosova eksporton në Poloni shërbime në vlerë prej rreth 23 milionë eurosh, ndërsa importon rreth 18 milionë euro, duke shënuar kështu një bilanc pozitiv në këtë sektor.

    Prandaj, synimi ynë është që këto marrëdhënie të thellohen edhe më tej.

    Forumi ishte i përqendruar në tri fusha kryesore: digjitalizimin e qeverisjes dhe ekonominë digjitale, përfshirë sektorin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK); mbrojtjen, teknologjitë e mbrojtjes dhe sigurinë kibernetike; si dhe infrastrukturën, energjinë dhe prodhimin e teknologjive të avancuara.

    Pyetje: Çfarë interesimi kanë shfaqur kompanitë polake për tregun e Kosovës dhe mundësitë e investimeve në vendin tonë?

    Drilon S. Gashi: Besoj se ekziston interesim dhe kureshtje, por duhet ta pranojmë se bizneset polake ende nuk e njohin mjaftueshëm Kosovën.

    Në këtë forum janë të pranishëm 14 përfaqësues nga Polonia, përfshirë përfaqësues të dhjetë kompanive dhe disa institucioneve. Për të gjithë ata, kjo është një përvojë e re, pasi Kosovën po e vizitojnë për herë të parë.

    Polakët kanë një qasje shumë të drejtpërdrejtë dhe e shprehen hapur nëse kanë interesim real apo jo. Ata na kanë thënë se forumi, takimet me kompanitë dhe prezantimet e kryeministrit, ministrave dhe përfaqësuesve të tjerë i kanë tejkaluar dukshëm pritjet e tyre.

    Kanë theksuar se Kosova u ka lënë përshtypje shumë më të mira sesa kishin pritur dhe dëshirojnë të rikthehen sërish  në Kosovë.

    Natyrisht, tani duhet të vazhdojmë punën përmes misionit tonë diplomatik, në mënyrë që këto kontakte të ruhen, të zhvillohen dhe të shndërrohen në bashkëpunime të qëndrueshme.

    Synojmë të organizojmë edhe një forum tjetër, mundësisht përsëri në Prishtinë. Shpresojmë që kjo vizitë dhe ky forum të shërbejnë si pikënisje për shkëmbime të mëtejshme ekonomike dhe që së shpejti të kemi takime të reja.

    Pyetje: Po bizneset kosovare, çfarë mundësish shohin në tregun polak, veçanërisht për eksport dhe krijimin e partneriteteve të reja?

    Drilon S. Gashi: Besoj se bizneset në Kosovë tashmë janë gjithnjë e më të vetëdijshme për përparimin ekonomik të Polonisë dhe zhvillimin që ka shënuar ky vend.

    Kanë filluar të krijohen kontakte dhe bashkëpunime, por sfida kryesore tani është që ky proces të vazhdojë dhe të konkretizohet.

    Ne dëshirojmë t’u krijojmë mundësi konkrete kompanive tona për të bashkëpunuar me bizneset polake.

    Synojmë të ndërtojmë lidhje të drejtpërdrejta ndërmjet kompanive, të forcojmë bashkëpunimin me odat ekonomike të të dyja vendeve, të cilat po e mbështesin këtë proces, si dhe të identifikojmë interesat e përbashkëta që mund të shndërrohen në projekte konkrete ekonomike.

    Pyetje: Përveç ekonomisë, ju jeni angazhuar edhe në promovimin e kulturës kosovare në Poloni. Si po zhvillohen shkëmbimet kulturore dhe artistike ndërmjet dy vendeve?

    Drilon S. Gashi: Edhe në fushën e artit, ashtu si në ekonomi, vërejmë se ende nuk ka njohuri të mjaftueshme për atë që Kosova mund të ofrojë. Prandaj, synojmë ta promovojmë edhe më shumë kulturën tonë.

    Përmes shkëmbimeve që kemi zhvilluar deri më tani, kemi arritur të ndërtojmë ura bashkëpunimi dhe të dëshmojmë se kultura është pjesë e rëndësishme e identitetit tonë dhe e kontributit që Kosova i ofron Evropës.

    Kemi krijuar lidhje të rëndësishme edhe në këtë fushë. Sukseset e artistëve tanë flasin vetë dhe dëshmojnë për potencialin e madh kulturor që ka vendi ynë.

    Shpresojmë që arti dhe kultura të bëhen një tjetër fushë e rëndësishme e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Polonisë.

    Burimi: RTKLive

  • Rizvanolli: Serbia nuk i liroi linjat energjetike deri më 1 korrik, vendimin e morëm pas njoftimit të BE-së

    Rizvanolli: Serbia nuk i liroi linjat energjetike deri më 1 korrik, vendimin e morëm pas njoftimit të BE-së

    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka deklaruar se vendimi i institucioneve të Kosovës lidhur me linjat energjetike që Serbia nuk i ka liruar është marrë pas disa vitesh përpjekjesh dhe pasi Beogradi nuk e kishte zbatuar afatin e përcaktuar deri më 1 korrik 2026.

    Burimi: Dukagjini

  • Nisin punimet në shkollat e Ratishit dhe Belegut të Deçanit

    Nisin punimet në shkollat e Ratishit dhe Belegut të Deçanit

    Drejtori i Arsimit në Deçan, Besnik Hulaj, ka njoftuar për investimet që po realizohen në disa shkolla të kësaj komune.

    Përmes një postimi në Facebook, Hulaj ka bërë të ditur se në Ratish po vazhdojnë punimet për ndërtimin e shkollës së re, ndërsa në Beleg ka nisur instalimi i sistemit të ngrohjes qendrore me dru.

    Ai ka thënë se këto investime synojnë krijimin e kushteve më të mira për nxënësit dhe stafin e shkollave.

    “Sot e nisa ditën me kënaqësinë dhe krenarinë për investimet që po realizohen në shkollat tona. Në Ratish, shkolla e re po merr vazhdimisht formë, duke u shndërruar në një ambient modern dhe të përshtatshëm për nxënësit tanë. Po ashtu, në Beleg po punohet për instalimin e ngrohjes qendrore me dru, një investim i rëndësishëm që do të krijojë kushte më të mira dhe më të ngrohta për nxënësit dhe stafin e shkollës”, ka shkruar Hulaj.

    Ndërkaq, ai ka bërë të ditur se në shkollën e Lumbardhit, së bashku me nxënësit, mësimdhënësit dhe komunitetin, kanë shënuar Darkën e Lamës.

    “Pjesën e parë të ditës e përmbylla me një aktivitet të veçantë në shkollën e Lumbardhit, ku së bashku me nxënësit, mësimdhënësit dhe komunitetin festuam Darkën e Lamës, një traditë e bukur që ruan kulturën, falënderimin dhe vlerat tona”, ka shkruar ai.

    Në fund, Hulaj ka theksuar rëndësinë e investimeve në infrastrukturën shkollore, duke shtuar se ato janë investime në të ardhmen e fëmijëve. /Telegrafi/

  • Janevska: UKIM ka energji elektrike, në të ardhmen nuk do të ketë probleme të këtilla

    Janevska: UKIM ka energji elektrike, në të ardhmen nuk do të ketë probleme të këtilla

    “Jam e bindur se nuk do ta kemi më këtë problem, ndërsa universiteti dhe fakultetet do të kenë energji elektrike”, tha Ministrja e Arsimit Vesna Janevska.

    Ajo për “Lokalno” tha se janë siguruar fonde për të shërbyer borxhet e energjisë elektrike të institucioneve të arsimit të lartë. Ministria e Arsimit shpjegon se pagesa e faturave është shtyrë për shkak të ribalancimit të buxhetit.

    “Në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” ka energji elektrike. Është e vërtetë që ka borxhe për energji elektrike dhe dje u botua në Gazetën Zyrtare, ribalancimi i buxhetit, ne i shërbejmë rregullisht ato borxhe dhe jam e bindur se nuk do ta kemi këtë problem”, tha Janevska.

    Kur u pyet nëse donte të thoshte që fakultetet në UKIM nuk do të përballen me problemin e ndërprerjes së energjisë elektrike përsëri nesër ose të hënën, Janevska tha padyshim po.

    Sipas informacioneve të publikuara dje në disa media, EVN ndërpreu furnizimin me energji elektrike për Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, Inxhinierisë Elektrike, Shkencave Natyrore dhe Matematikës, dhe Fakultetin e Bujqësisë, si dhe ndërtesën e Rektoratit, për shkak të borxheve të papaguara./Telegrafi/

  • Anthropic shkruan histori, tejkalon rekordin e kompanisë së Elon Musk

    Anthropic shkruan histori, tejkalon rekordin e kompanisë së Elon Musk

    Kompania e Al, Anthropic, e njohur për chatbotin Claude, ka siguruar një shumë rekord prej 107.3 miliardë dollarësh përmes ofertës publike fillestare të aksioneve (IPO) dhe një investimi privat, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm të SpaceX të Elon Muskut.

    Kompania ka shitur 980 milionë aksione me çmim prej 83 dollarësh secili, duke grumbulluar 81.3 miliardë dollarë nga oferta publike, ndërsa 26 miliardë dollarë të tjerë janë siguruar përmes shitjes private të aksioneve te kompani të teknologjisë.

    Kjo marrëveshje e vlerëson Anthropic në rreth 1.5 trilion dollarë, duke e renditur mes kompanive më të vlefshme në botë.

    Anthropic pritet të debutojë të enjten në bursën Nasdaq të New Yorkut, nën simbolin “ANT”.

    E themeluar vetëm pesë vjet më parë nga ish-punonjës të OpenAI, kompania është përqendruar kryesisht në ofrimin e teknologjisë së Al për biznese.

    Sipas të dhënave të publikuara, Anthropic ka afro 12 mijë klientë që gjenerojnë të paktën 100 mijë dollarë të ardhura secili në vit.

    Megjithatë, rritja e shpejtë shoqërohet me kosto të mëdha.

    Vetëm gjatë gjysmës së parë të vitit, kompania ka shpenzuar afro 9 miliardë dollarë për kapacitete kompjuterike dhe infrastrukturë.

    Pavarësisht shqetësimeve për shpenzimet e larta dhe konkurrencën në sektorin e Al, interesi i investitorëve për Anthropic tregon se besimi në potencialin ekonomik të kësaj teknologjie mbetet i lartë.

    Debutimi i saj në bursë konsiderohet një test i rëndësishëm për të ardhmen e investimeve në Al. /Telegrafi/

  • Year for suspension of four pharmacists: The investigation started months ago and will continue

    Health Minister Arben Vitita has stated that the investigation into problems in the drug supply started several months ago and that the suspension of four pharmacists does not mark the outcome of this process.

    Source Layer: Dukeagini