Blog

  • Kombëtarja e Kosovës vazhdon përgatitjet para duelit ndaj Izraelit, në stërvitje mungoi Ermal Krasniqi

    Kombëtarja e Kosovës vazhdon përgatitjet para duelit ndaj Izraelit, në stërvitje mungoi Ermal Krasniqi

    Kombëtarja e Kosovës vazhdon përgatitjet para duelit ndaj Izraelit, në stërvitje mungoi Ermal Krasniqi

    Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot një tjetër seancë intensive stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen kundër Izraelit.

    Kjo ndeshje do të zhvillohet të shtunën në Prishtinë, derisa kjo ishte stërvitja e parafundit para duelit.

    Federata e Futbollit e Kosovës ka treguar për përgatitjet që po bëhen dhe fokusin e përzgjedhësit Franco Foda në stërvitjen e lojtarëve.

    “Përzgjedhësi Franco Foda ka vazhduar punën me futbollistët, duke u fokusuar në aspektet taktike, organizimin e lojës dhe detajet që synojnë ta përgatisin sa më mirë ekipin për sfidën e ardhshme.”, thuhet në njoftim.

    Sipas njoftimit, për shkak të shqetësimeve muskulore, në stërvitjen e sotme mungoi Ermal Krasniqi, i cili është nën përkujdesjen e stafit mjekësor të Kombëtares.

    “Pas ekzaminimeve mjekësore do të bëhet i ditur vlerësimi për gjendjen e tij.”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv

  • Gruaja shtatzënë shpëtohet mrekullisht, nxirret nga rrënojat e ndërtesës së shembur në Brooklyn

    Gruaja shtatzënë shpëtohet mrekullisht, nxirret nga rrënojat e ndërtesës së shembur në Brooklyn

    Gruaja shtatzënë shpëtohet mrekullisht, nxirret nga rrënojat e ndërtesës së shembur në Brooklyn

    Një grua shtatzënë është nxjerrë nga rrënojat e një ndërtese që u shemb në Brooklyn të New Yorkut.

    Ekipet e emergjencës kanë ndërhyrë në vendin e ngjarjes, ku po zhvillohen operacionet e kërkim-shpëtimit pas shembjes së objektit, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv

    Sipas raportimeve, gruaja u nxor nga rrënojat, ndërsa ende nuk ka detaje të konfirmuara për gjendjen e saj shëndetësore.

    Të paktën tetë persona kanë humbur jetën nga ky incident i rëndë. /Klankosova.tv

  • Fuego dhe Nichi kërkojnë përballje kokë më kokë në nominim (VIDEO)

    Fuego dhe Nichi kërkojnë përballje kokë më kokë në nominim (VIDEO)

    Fuego dhe Nichi kërkojnë përballje kokë më kokë në nominim (VIDEO)

    Tensionet mes reperëve Fuego dhe Nichi në Big Brother VIP Kosova 5 po vazhdojnë, ndërsa të dy kanë shprehur gatishmërinë për t’u përballur drejtpërdrejt në nominim.

    I pari ishte Fuego, i cili deklaroi se nuk e ka problem të dalë në nominim ballë për ballë me cilindo banor të shtëpisë.

    “Jam i gatshëm në nominim ballë për ballë me secilin. Gjene një rregull me thy edhe hina n’nominim”, u shpreh Fuego.

    Edhe Nichi u dëgjua duke shprehur të njëjtën dëshirë për nominim kokë më kokë me Fuegon, duke i bërë thirrje Vëllait të Madh që t’ua mundësojë një përballje të tillë.

    “Këtë moment jam i gatshëm. Qitna, Vëllai i Madh, kokë më kokë”, dëgjohet duke thënë Nichi.

    Për më shumë:

  • E vrau të dashurën dhe fshehu trupin në frigorifer – burri publikonte foto pas krimit

    E vrau të dashurën dhe fshehu trupin në frigorifer – burri publikonte foto pas krimit

    E vrau të dashurën dhe fshehu trupin në frigorifer – burri publikonte foto pas krimit

    Një rast tronditës po gjykohet në Liverpool të Britanisë së Madhe, ku një 65-vjeçar akuzohet për vrasjen e artistes Delia McInerney, 62-vjeçare dhe fshehjen e trupit të saj në një frigorifer për gati tre vjet.

    George Gordon dyshohet se e vrau McInerneyn në prill të vitit 2023, vetëm pak ditë para se ajo të shpërngulej në Portugali për të nisur një jetë të re.

    Sipas prokurorisë, ai e goditi atë në kokë me çekiç dhe më pas e copëtoi trupin, duke i vendosur mbetjet në një frigorifer të madh.

    Aty, sipas akuzës, u gjetën edhe pesë derrkucët e saj shtëpiakë, të cilët dyshohet se i kishte vrarë gjithashtu.

    Ajo që e bën rastin edhe më të rëndë janë veprimet e të akuzuarit pas vrasjes së dyshuar, raporton The Mirror, transmeton Klankosova.tv

    Vetëm disa javë më vonë, Gordon mori pjesë në finalen e Eurovisionit në Liverpool, ku bëri fotografi dhe selfie, ndërkohë që miqtë e artistes po pyesnin për vendndodhjen e saj.

    Në gjykatë u tha se ai kishte shpikur histori të ndryshme për të justifikuar zhdukjen e McInerneyt.

    Madje, dyshohet se kishte dërguar mesazhe duke u shtirur si ajo dhe duke pretenduar se ndodhej në Portugali, ku po trajtohej për një tumor në tru.

    Gordon gjithashtu kishte pretenduar se ai dhe McInerney kishin marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit Charles III, ku sipas tij kishin takuar personalitete të njohura si Stephen Fry dhe Joanna Lumley.

    Prokuroria pretendon se pas vdekjes së saj, ai kishte përdorur llogaritë bankare të viktimës, si dhe kishte aplikuar për kredi dhe karta krediti në emrin e saj.

    Trupi i McInerneyt u zbulua në janar të këtij viti, kur policia arrestoi Gordonin. Në frigorifer u gjetën edhe pesë kafshët e saj shtëpiake.

    Ai pretendon se e ka vrarë McInerneyn në vetëmbrojtje. /Klankosova.tv

  • ​Dyshime për tjetërsim të pronave publike në Prishtinë, bllokohen 48 parcela me vlerë miliona euro

    ​Dyshime për tjetërsim të pronave publike në Prishtinë, bllokohen 48 parcela me vlerë miliona euro

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka urdhëruar ndalimin e përkohshëm të 48 parcelave pronësore, që dyshohet se vlejnë miliona euro, në kuadër të hetimeve për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe tjetërsim të kundërligjshëm të pronës publike.

    Për këtë rast, Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit M.B., i cili është arrestuar nën dyshimin për veprën penale “Keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar”.

    Sipas Prokurorisë, i dyshuari gjatë vitit 2023, në cilësinë e zyrtarit përgjegjës për arkivin në Depon e Arkivit Ndërkomunal të Prishtinës, dyshohet se ka keqpërdorur pozitën dhe autoritetin e tij zyrtar.

    Ai dyshohet se ka tejkaluar kompetencat dhe nuk ka përmbushur detyrat lidhur me verifikimin e autenticitetit të dokumentacionit arkivor.

    Hetimet kanë ngritur dyshime se M.B. ka ndihmuar në përdorimin e dokumenteve publike të falsifikuara, me qëllim që personi tjetër, N.J., të përfitonte në mënyrë të kundërligjshme të drejta pronësore.

    Sipas Prokurorisë, përmes këtyre veprimeve dyshohet se prona publike ka kaluar kundërligjshëm në emër dhe posedim të N.J., i cili aktualisht ndodhet në arrati.

    Në kuadër të hetimeve, prokurori i shtetit ka lëshuar urdhër për ndalimin e përkohshëm të 48 parcelave pronësore, vlera e përgjithshme e të cilave dyshohet se arrin në miliona euro.

    Kjo masë është ndërmarrë për të parandaluar tjetërsimin apo humbjen e pasurisë që dyshohet se lidhet me veprimtarinë e kundërligjshme.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se, në koordinim me Policinë e Kosovës, po vazhdon angazhimin për luftimin e korrupsionit dhe ndjekjen penale të personave që dyshohen për shkelje të ligjit.

  • Special Law, EU Office in Kosovo: The Assembly should not approve changes without preliminary consultations

    The European Union office in Kosovo has expressed concern about the possibility that Kosovo’s Assembly will vote tomorrow on amendments to the Law on Specialised Chambers.

    Through a public response, the EU has estimated that the proposed changes raise serious concerns as regards meeting Kosovo’s international obligations and respecting the fundamental principles of rule of law.

    According to the EU, these concerns are particularly about the independence of the judiciary, the protection of victims and witnesses, the continuation of procedural rights, as well as ensuring effective accountability.

    The EU office has also raised questions about the constitutionality of the proposed changes.

    In response it becomes known that, since the law has returned to the Kosovo Assembly for review, the EU has been committed to communicating its concerns and expectations with Kosovo authorities.

    In this context, the EU Office has reaffirmed that prior to the adoption of any changes, preliminary consultations must be held, in line with Kosovo’s international obligations.

    Source Layer: Insander

  • Ligji për Specialen, Zyra e BE-së në Kosovë: Kuvendi nuk duhet të miratojë ndryshimet pa konsultime paraprake

    Ligji për Specialen, Zyra e BE-së në Kosovë: Kuvendi nuk duhet të miratojë ndryshimet pa konsultime paraprake

    Ligji për Specialen, Zyra e BE-së në Kosovë: Kuvendi nuk duhet të miratojë ndryshimet pa konsultime paraprake

    Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka shprehur shqetësim për mundësinë që Kuvendi i Kosovës të votojë nesër ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

    Përmes një reagimi publik, BE-ja ka vlerësuar se ndryshimet e propozuara ngrenë shqetësime serioze sa i përket përmbushjes së obligimeve ndërkombëtare të Kosovës dhe respektimit të parimeve themelore të sundimit të ligjit.

    Sipas BE-së, këto shqetësime kanë të bëjnë veçanërisht me pavarësinë e gjyqësorit, mbrojtjen e viktimave dhe dëshmitarëve, vazhdimësinë e të drejtave procedurale, si dhe garantimin e llogaridhënies efektive.

    Zyra e BE-së ka ngritur pikëpyetje edhe lidhur me kushtetutshmërinë e ndryshimeve të propozuara.

    Në reagim bëhet e ditur se, që nga momenti kur ligji është kthyer në Kuvendin e Kosovës për rishqyrtim, BE-ja ka qenë e angazhuar në komunikimin e shqetësimeve dhe pritjeve të saj me autoritetet kosovare.

    Në këtë kontekst, Zyra e BE-së ka ritheksuar se para miratimit të çfarëdo ndryshimi duhet të zhvillohen konsultime paraprake, në përputhje me obligimet ndërkombëtare të Kosovës.

    Burimi: Insajderi

  • The EU warns Kosovo of changes to the Special Law: Serious concerns about rule of law arise

    The European Union has expressed concern over the possible vote in the Kosovo Assembly of Changes in the Law for Specialised Chambers, praising that they could violate Kosovo’s international obligations and fundamental principles of rule of law.

    The European Union office in Kosovo has reacted to the possibility that Kosovo’s Assembly will vote tomorrow on the law changing and meets the Law for Specialised Chambers.

    In the published response, the EU stresses that the proposed changes raise serious concerns, especially as regards judicial independence, protection of victims and witnesses, continuation of procedural rights and effective accountability.

    In addition to these issues, the EU has raised concerns even regarding the constitutionality of the proposed changes.

    Since the return of the law to the Kosovo Assembly for review, we have been actively engaged to convey our concerns and expectations to the Kosovo authorities, the EU response said.

    The European Union stresses that prior to any possible adoption of the law preliminary consultations should be held, in line with Kosovo’s international obligations.

    The EU’s reaction comes on the eve of possible voting in the Assembly, at a time when amendments to the Specialised Chambers Law have sparked objections and discussions concerning their compliance with international obligations and the functioning of the Special Court.

    The EU has not provided support for the adoption of these changes, but has demanded that Kosovo authorities take into account its concerns and hold necessary consultations before proceeding with the adoption of the law. /Telegraphy.

  • BE-ja paralajmëron Kosovën për ndryshimet në Ligjin për Specialen: Ngrenë shqetësime serioze për sundimin e ligjit

    BE-ja paralajmëron Kosovën për ndryshimet në Ligjin për Specialen: Ngrenë shqetësime serioze për sundimin e ligjit

    Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim për votimin e mundshëm në Kuvendin e Kosovës të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke vlerësuar se ato mund të cenojnë obligimet ndërkombëtare të Kosovës dhe parimet themelore të sundimit të ligjit.

    Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reaguar lidhur me mundësinë që Kuvendi i Kosovës të votojë nesër për ligjin që ndryshon dhe plotëson Ligjin për Dhomat e Specializuara.

    Në reagimin e publikuar, BE-ja thekson se ndryshimet e propozuara ngrenë shqetësime serioze, veçanërisht sa i përket pavarësisë së gjyqësorit, mbrojtjes së viktimave dhe dëshmitarëve, vazhdimësisë së të drejtave procedurale dhe llogaridhënies efektive.

    Përveç këtyre çështjeve, BE-ja ka ngritur shqetësime edhe lidhur me kushtetutshmërinë e ndryshimeve të propozuara.

    “Që nga kthimi i ligjit në Kuvendin e Kosovës për rishqyrtim, jemi angazhuar aktivisht për t’ua përcjellë shqetësimet dhe pritshmëritë tona autoriteteve të Kosovës”, thuhet në reagimin e BE-së.

    Bashkimi Evropian thekson se para çdo miratimi të mundshëm të ligjit duhet të zhvillohen konsultime paraprake, në përputhje me obligimet ndërkombëtare të Kosovës.

    Reagimi i BE-së vjen në prag të votimit të mundshëm në Kuvend, në një kohë kur ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara kanë nxitur kundërshtime dhe diskutime lidhur me përputhshmërinë e tyre me obligimet ndërkombëtare dhe funksionimin e Gjykatës Speciale.

    BE-ja nuk ka dhënë mbështetje për miratimin e këtyre ndryshimeve, por ka kërkuar që autoritetet e Kosovës të marrin parasysh shqetësimet e saj dhe të zhvillojnë konsultimet e nevojshme para se të procedojnë me miratimin e ligjit./Telegrafi.

  • Kosova zhvillon stërvitjen e radhës, një yll mungon shkaku i shqetësimeve muskulore

    Kosova zhvillon stërvitjen e radhës, një yll mungon shkaku i shqetësimeve muskulore

    Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar edhe një seancë tjetër stërvitore para përballjes me Izraelin.

    Stërvitjet kanë vazhduar me intesitet të lartë, me Franco Fodan që është fokusuar në aspektin taktik dhe organizimin e lojës.

    Ndërkohë, fatkeqësisht ka munguar anësori i Amedsporit Ermal Krasniqi, i cili ka ndjerë shqetësime muskulore.

    “Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot një tjetër seancë intensive stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen kundër Izraelit.

    Përzgjedhësi Franco Foda ka vazhduar punën me futbollistët, duke u fokusuar në aspektet taktike, organizimin e lojës dhe detajet që synojnë ta përgatisin sa më mirë ekipin për sfidën e ardhshme.

    Për shkak të shqetësimeve muskulore, në stërvitjen e sotme mungoi Ermal Krasniqi, i cili është nën përkujdesjen e stafit mjekësor të Kombëtares. Pas ekzaminimeve mjekësore do të bëhet i ditur vlerësimi për gjendjen e tij”, raporton FFK.

    Ndërkohë, sfida mes Kosovës dhe Izraelit do të zhvillohet të shtunën nga ora 15:00 në Prishtinë./Telegrafi/