Blog

  • 47 vjeçari kosovar vrau gruan e tij pasi dyshonte se bënte magji të zezë, personi që ia siguroi armën rrezikon burg të përjetshëm

    47 vjeçari kosovar vrau gruan e tij pasi dyshonte se bënte magji të zezë, personi që ia siguroi armën rrezikon burg të përjetshëm

    47 vjeçari kosovar vrau gruan e tij pasi dyshonte se bënte magji të zezë, personi që ia siguroi armën rrezikon burg të përjetshëm

    Një ngjarje e rëndë që tronditi Austrinë në Pashkët e këtij viti, ku një 38-vjeçare dhe nënë e katër fëmijëve u vra në komunën Sooß të Austrisë së Poshtme, do të dalë sërish në gjykatë në muajin nëntor, shkruan gazeta autriake Heute.

    Përveç bashkëshortit të viktimës, një 47-vjeçar shqiptar nga Kosova, i akuzuar për vrasjen e saj, para trupit gjykues do të dalë edhe një 45-vjeçar, bashkëkombës i tij, i cili dyshohet për trafikim të paligjshëm të armëve dhe ndihmë në kryerjen e vrasjes.

    Sipas raportimit të mediumit austriak Heute, 45-vjeçari akuzohet se ia kishte siguruar armën të njohurit të tij, duke qenë në dijeni se ai synonte ta vriste bashkëshorten. Për këtë arsye, edhe ai rrezikon dënimin me burgim të përjetshëm.

    Ngjarja kishte ndodhur më 5 prill, në ditën e Pashkëve. Sipas aktakuzës, 47-vjeçari kishte shkuar te bashkëshortja e tij, nga e cila ishte ndarë, për t’i dërguar dhurata të Pashkëve.

    Ai dyshohet se më pas kishte qëlluar tri herë me pistoletë të tipit Beretta ndaj 38-vjeçares, ndërsa më pas e kishte goditur rreth 40 herë në pjesën e sipërme të trupit me një kaçavidë, derisa ajo kishte humbur vetëdijen.

    Pas sulmit, ai dyshohet se e kishte tërhequr trupin e saj në kopsht dhe e kishte fshehur nën mbeturinat e kopshtit.

    Vrasja kishte shkaktuar tronditje të madhe në Austri, ndërsa pas ngjarjes ishte organizuar edhe një fushatë humanitare për katër fëmijët që mbetën pa nënën. Përmes kësaj fushate ishin mbledhur 4 mijë euro donacione. Njëri nga fëmijët është një futbollist i ri me talent, sipas raportimit të mediumit austriak.

    I dyshuari për armën pretendon se nuk ka lidhje me vrasjen

    45-vjeçari, i cili përfaqësohet nga avokati Mirsad Musliu, ndodhet në paraburgim prej muajsh.

    Megjithatë, avokati i tij ka hedhur poshtë akuzat, duke pretenduar se klienti i tij nuk ia kishte shitur pistoletën të dyshuarit kryesor për 900 euro, siç pretendohet në aktakuzë.

    Sipas mbrojtjes, 45-vjeçari kishte tentuar t’ia shiste pistoletën një të njohuri tjetër, ndërsa pretendon se nuk ka pasur asnjë rol në vrasje.

    Ekspertiza psikiatrike: I dyshuari kryesor nuk është penalisht përgjegjës

    Ndërkohë, sipas një ekspertize të re psikiatrike, 47-vjeçari i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes vlerësohet se vuan nga një gjendje psikotike dhe konsiderohet i papërgjegjshëm penalisht.

    Sipas raportimit të Heute, ai edhe gjatë qëndrimit në burg ka folur vazhdimisht për magji të zezë dhe demonë. Ai dyshohet se besonte se bashkëshortja e tij ishte shtrigë, ndërsa zyrtarët korrektues i konsideronte si njerëz që po përgatiteshin për ferrin.

    47-vjeçari nuk është pa precedentë penalë. Sipas mediumit austriak, ai kishte vuajtur më parë 16 vjet burgim për një sulm me armë zjarri ndaj një personi që punonte si sigurimtar në një lokal nate.

    Avokati i 45-vjeçarit të akuzuar për furnizimin me armë, megjithatë, insiston se klienti i tij nuk ka asnjë lidhje me këtë vrasje.

    Vendimin përfundimtar për të akuzuarit do ta marrë trupi gjykues në Gjykatën Rajonale të Wiener Neustadt, në mesin e muajit nëntor.

    Të dy të akuzuarit gëzojnë prezumimin e pafajësisë deri në një vendim përfundimtar të gjykatës.

    Burimi: Insajderi

  • Oda e Veterinerëve e Kosovës merr mbështetjen për anëtarësim vëzhgues në UEVP

    Oda e Veterinerëve e Kosovës merr mbështetjen për anëtarësim vëzhgues në UEVP

    Kërkesa e Kosovës u prezantua në Asamblenë e Përgjithshme të UEVP-së, ku në emër të OVK-së foli drejtoresha për Marrëdhënie me Jashtë, Gloria Hylviu, në emër të kryetarit Hasan Limani.

    Gjatë prezantimit, Hylviu paraqiti historikun institucional të Odës, aktivitetet e saj dhe vizionin për të ardhmen, duke theksuar synimin për përafrimin me standardet evropiane dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e mjekësisë veterinare.

    Ajo veçoi edhe anëtarësimin e OVK-së në Asociacionin Botëror të Veterinarisë në vitin 2024, si dhe bashkëpunimin rajonal me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për edukimin e vazhdueshëm profesional të veterinerëve.

    Pas debatit ndërmjet përfaqësuesve të organizatave anëtare, kërkesa e Kosovës mori mbështetjen e të gjithë anëtarëve në votim.

    Sipas njoftimit të OVK-së, delegacioni i Serbisë votoi kundër, duke paraqitur argumente politike, ndonëse çështja kishte të bënte me përfaqësimin profesional në fushën e mjekësisë veterinare.

    Burimi: RTKLive

  • There’s mortore remains on Brod of Shtrpce, the DNA identification process begins

    Mortar remains have been found today at a suspected location in the village of Brod in the Shtrepca municipality, where research and evaluation were taking place within the framework of efforts to whitewash the fate of violent missing persons.

    According to the Government Commission’s announcement of missing persons, research activities at this location were launched on November 6, 2026, following the provision of the appropriate judicial order. During the first day, however, the suspected tomb had not been located because of changes in the terrain over the years.

    After continuing excavations on November 12th, mortore remains have been found, which will undergo forensic examinations and identification procedures through DNA analysis.

    The activities have been carried out in co-ordination between the Government Commission for Missing Persons, the Institute for Legal Medicine and the Kosovo Police, with the support of the Prosecutor’s Department of War Crimes, respectively.

    The commission has announced that handling this location is a result of regional co-operation, including communication with Croatian institutions for missing persons during the war, as well as co-operation with families of missing persons and citizens who have provided important information.

    The identity of persons belonging to mortore remains is expected to be determined following the completion of DNA testing and analysis procedures.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës, nis procesi i identifikimit përmes ADN-së

    Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës, nis procesi i identifikimit përmes ADN-së

    Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës, nis procesi i identifikimit përmes ADN-së

    Mbetje mortore janë gjetur sot në një lokacion të dyshuar në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, ku po zhvilloheshin kërkime dhe gërmime vlerësuese në kuadër të përpjekjeve për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me dhunë.

    Sipas njoftimit të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, aktivitetet e kërkimit në këtë lokacion kishin nisur më 6 nëntor 2026, pas sigurimit të urdhrit përkatës gjyqësor. Megjithatë, gjatë ditës së parë nuk ishte arritur të lokalizohej varri i dyshuar, për shkak të ndryshimeve që kishte pësuar terreni ndër vite.

    Pas vazhdimit të gërmimeve më 12 nëntor, janë gjetur mbetje mortore, të cilat do t’u nënshtrohen ekzaminimeve mjekoligjore dhe procedurave të identifikimit përmes analizës së ADN-së.

    Aktivitetet janë realizuar në koordinim mes Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutit për Mjekësi Ligjore dhe Policisë së Kosovës – Sektorit për Hetimin e Personave të Zhdukur, me përkrahjen e Prokurorisë, përkatësisht Departamentit për Krime Lufte.

    Komisioni ka bërë të ditur se trajtimi i këtij lokacioni është rezultat edhe i bashkëpunimit rajonal, përfshirë komunikimet me institucionet kroate për personat e zhdukur gjatë luftës, si dhe bashkëpunimin me familjet e të zhdukurve dhe qytetarët që kanë ofruar informacione të rëndësishme.

    Identiteti i personave, të cilëve u përkasin mbetjet mortore, pritet të përcaktohet pas përfundimit të procedurave të ekzaminimit dhe analizës së ADN-së.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Incompatibility for elections in the Oda of Doctors in RMV, the Albanian Medical Association: The elected vice president does not represent us

    Incompatibility for elections in the Oda of Doctors in RMV, the Albanian Medical Association: The elected vice president does not represent us

    The Association of Albanian Doctors in Macedonia expresses its concern and disappointment over the process of forming Macedonia’s Oda’s organs, especially developments in the constitutional gathering, where the will and representation of Albanian doctors, represented by our Association, were not respected.

    The association says the elected deputy chairman and elected member of the Steering Council do not represent the Association of Albanian Doctors in Macedonia and do not have the mandate to represent the attitudes or will of Albanian doctors.

    Special concern is also the way delegates are chosen through lists, where statuteary provisions and the principle of representation of 20% are not observed. Also, during the election of Oda’s governing bodies, this principle has not been respected, not providing adequate representation of Albanian doctors.

    We consider that observing the Statu, just representation and equality in decision making are fundamental principles for the democratic and institutional functioning of the Oda of Doctors.

    In this regard, we make it known that the Association will take all available legal steps and mechanisms, including the initiative of relevant procedures to the Administrative Court, in order to identify and establish violations made during this process and require protection of the rights of representation of Albanian doctors, the Albanian Medical Association in Macedonia is said to be in response.

    We remember yesterday that the Oda of Macedonia’s doctors for her new chairman chose Nikola Jankulovovski, while Deputy Chairman was elected Idriz Orana. /Telegraphy/

  • Pakënaqësi për zgjedhjet në Odën e Mjekëve në RMV, Shoqata e Mjekëve Shqiptarë: Zëvendëskryetari i zgjedhur nuk na përfaqëson neve

    Pakënaqësi për zgjedhjet në Odën e Mjekëve në RMV, Shoqata e Mjekëve Shqiptarë: Zëvendëskryetari i zgjedhur nuk na përfaqëson neve

    Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Maqedoni shpreh shqetësimin dhe pakënaqësinë e saj lidhur me procesin e formimit të organeve të Odës së Mjekëve të Maqedonisë, veçanërisht me zhvillimet në mbledhjen konstituive, ku nuk u respektua vullneti dhe përfaqësimi i mjekëve shqiptarë, të cilët përfaqësohen nga Shoqata jonë.

    Nga shoqata thonë se zëvendëskryetari i zgjedhur dhe anëtari i zgjedhur i Këshillit Drejtues nuk e përfaqësojnë Shoqatën e Mjekëve Shqiptarë në Maqedoni dhe nuk kanë mandat për të përfaqësuar qëndrimet apo vullnetin e mjekëve shqiptarë.

    “Shqetësim i veçantë mbetet edhe mënyra e zgjedhjes së delegatëve përmes listave, ku nuk janë respektuar dispozitat statutare dhe parimi i përfaqësimit prej 20%. Po ashtu, gjatë zgjedhjes së organeve drejtuese të Odës nuk është respektuar ky parim, duke mos siguruar përfaqësimin e duhur të mjekëve shqiptarë.

    Konsiderojmë se respektimi i Statutit, përfaqësimi i drejtë dhe barazia në vendimmarrje janë parime themelore për funksionimin demokratik dhe institucional të Odës së Mjekëve.

    Në këtë drejtim, bëjmë të ditur se Shoqata do të ndërmarrë të gjithë hapat dhe mekanizmat ligjorë në dispozicion, përfshirë inicimin e procedurave përkatëse pranë Gjykatës Administrative, me qëllim që të evidentohen dhe konstatohen shkeljet e bëra gjatë këtij procesi dhe të kërkohet mbrojtja e të drejtave të përfaqësimit të mjekëve shqiptarë”, thuhet në reagimin e Shoqatë së Mjekëve Shqiptarë në Maqedoni.

    Kujtojmë se dje Oda e Mjekëve të Maqedonisë për kryetar të saj të ri zgjodhi Nikolla Jankullovski, ndërsa nënkryetar u zgjodh Idriz Orana./Telegrafi/

  • Osmani after meeting with EULEX chief: Kosovo needs strong institutions

    LDK MP Vjosa Osmani has held a meeting with European Union Mission Chief for Rule of Law in Kosovo ( EULEX, Antero Lopes.

    During the meeting, it has been discussed the importance of strengthening rule of law, independence of justice institutions and equal implementation of the law for all citizens.

    Through a post, Osman stressed that rule of law is not only a European standard but also the foundation of citizens’ trust in state institutions.

    ) Kosovo needs strong institutions where no one is above the law and nobody is vulnerable before it, Osmani wrote.

    It has stressed that law enforcement is essential for protecting citizens’ dignity and guaranteeing justice.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Osmani pas takimit me shefin e EULEX-it: Kosova ka nevojë për institucione të forta

    Osmani pas takimit me shefin e EULEX-it: Kosova ka nevojë për institucione të forta

    Osmani pas takimit me shefin e EULEX-it: Kosova ka nevojë për institucione të forta

    Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Antero Lopes.

    Gjatë takimit është diskutuar për rëndësinë e forcimit të sundimit të ligjit, pavarësinë e institucioneve të drejtësisë dhe zbatimin e barabartë të ligjit për të gjithë qytetarët.

    Përmes një postimi, Osmani ka theksuar se sundimi i ligjit nuk është vetëm një standard evropian, por edhe themeli i besimit të qytetarëve në institucionet e shtetit.

    “ Kosova ka nevojë për institucione të forta ku askush nuk është mbi ligjin dhe askush nuk është i pambrojtur para tij”, ka shkruar Osmani.

    Ajo ka theksuar se respektimi i ligjit është thelbësor për mbrojtjen e dinjitetit të qytetarëve dhe garantimin e drejtësisë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • U.S. dollars in Kazakhstan, the reason for the suitcases falling out of the sky is revealed

    An unusual scene has been recorded in Kazakhstan’s capital city, Astana, where suitcases filled with piles of money have been thrown out of the window of a residential palace.

    The images have attracted public attention, while the event is related to an operation by authorities against the country’s two key leaders.

    According to reports, Nurlan Jacquesupov, head of the sovereign property fund Samruk-Kazina and Yelzhas Otynshiev, head of the state-owned company Kazakhstan Railways, has been completed in handcuffs.

    The circumstances of dropping money from the building and their connection to bans have not yet become clear in published information.

    Samruk-Kazina manages some of Kazakhstan’s biggest strategic assets, with investments and activities in the energy, industry and transport sectors. The ban on two leaders has increased attention to developments in the country’s top state institutions and companies.

    Source Layer: Insander

  • “Shi” dollarësh në Kazakistan, zbulohet arsyeja e valixheve me para që binin nga qielli

    “Shi” dollarësh në Kazakistan, zbulohet arsyeja e valixheve me para që binin nga qielli

    “Shi” dollarësh në Kazakistan, zbulohet arsyeja e valixheve me para që binin nga qielli

    Një skenë e pazakontë është regjistruar në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, ku valixhe të mbushura me tufa parash janë hedhur nga dritarja e një pallati banimi.

    Pamjet kanë tërhequr vëmendjen e publikut, ndërsa ngjarja është lidhur me një operacion të autoriteteve kundër dy drejtuesve të rëndësishëm të vendit.

    Sipas raportimeve, në pranga kanë përfunduar Nurlan Zhakupov, drejtues i fondit sovran të pasurisë Samruk-Kazyna dhe Yelzhas Otynshiev, kreu i kompanisë shtetërore Kazakhstan Railways.

    Rrethanat e hedhjes së parave nga ndërtesa dhe lidhja e tyre me ndalimet nuk janë bërë ende të qarta në informacionin e publikuar.

    Samruk-Kazyna administron disa prej aseteve më të mëdha strategjike të Kazakistanit, me investime dhe veprimtari në sektorët e energjisë, industrisë dhe transportit. Ndalimi i dy drejtuesve ka shtuar vëmendjen ndaj zhvillimeve në institucionet dhe kompanitë kryesore shtetërore të vendit.

    Burimi: Insajderi